Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e opozitës, teksa u shpreh se Partia Demokratike në Shqipëri është në gjendje të paralizuar.
I ftuar në një studio televizive, Krasniqi u shpreh se një nga rrugëdaljet, është drejtimi për një periudhë njëvjeçare pa përfshirë në krye figura si lideri historik Sali Berisha.
Sipas Krasniqit, brenda PD-së nuk po bëhen analizat e duhura për qëndrimet politike të opozitës, por vetëm takime rutinë.
“Ka një rrugëdalje të opozitës: dialog, drejtim kolegjial e konsensual për një periudhë njëvjeçare, pa përfshirë në krye figura si Sali Berisha apo të tjerë që konsiderohen liderë historikë të PD-së. Ribashkimi në shtator–tetor dhe reformimi programor me qasje perëndimore mbeten domosdoshmëri, ashtu si edhe krijimi i një liste të përbashkët kandidatësh me mbi një të tretën prurje të reja, e vetmja mënyrë për të rikthyer votën refuzuese dhe liberale në vend. PD ndodhet në një gjendje të paralizuar, ku dy organet themelore, Këshilli Kombëtar dhe grupi parlamentar, nuk ushtrojnë asnjë funksion. Ai theksoi se këto dy struktura duhet të përcaktojnë qëndrimet politike të opozitës për zgjedhjet, reformën në drejtësi, raportet ndërkombëtare, demokracinë e brendshme dhe luftën ndaj korrupsionit, por sot ato janë “jashtë loje”. Partitë sajojnë tema të reja, organizojnë takime rutinë dhe flasin për analiza që realisht nuk bëhen. Në rrethe ka vetëm fjalime dhe improvizime. Drejtuesit e sotëm të opozitës i përkasin një kategorie tjetër: “pjesës së milionerëve të Shqipërisë”, të cilët janë komodë me tranzicionin dhe humbjen, pa interes për ndryshim real”,-tha Krasniqi.
Tag: krasniqi
-

‘PD në gjendje të paralizuar’/ Krasniqi: Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë
-

Shqipëria e vajzave barazon 1-1 ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë
Shqipëria e vajzave barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Necmi Kad?o?lu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj.
Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.
Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.
Përfaqësuesja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Vajzat tona u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë.
Kuqezezat kaluan shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj u gjend saktë dhe shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0–1 në favorin tonë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën.
Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin dhe zhvillimin e aksioneve. Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por arbitrja kryesore nuk reagoi dhe vendosi të mos fishkëllejë. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.
Shqiperia e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën me 1 dhjetor ne ora 14:00 ne stadiumin “Yusuf Ziya Öni?”. -

Perandoria 4 mln paund e drogës në Skoci! Shqiptari hiqej si italian për të mbuluar ‘shtëpitë e barit’, dënohet me burg
Afrim Krasniqi
SKOCI-Një shtetas shqiptar që vepronte si ndërmjetës për një grup të strukturuar kriminal në Skoci u dënua me pesë vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtor për rolin e tij në një operacion të gjerë kultivimi kanabisi me vlerë miliona paund.
The Sun raporton se Afrim Krasniqi, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe zotëronte njohuri më të mira të anglishtes se pjesëtarët e tjerë të grupit, u punësua nga banda për t’i bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një qytetar italian që kërkonte strehim për familjen e tij. Përmes kësaj skeme, rrjeti kriminal arriti të siguronte një sërë pronash në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, të cilat më pas u shndërruan në ferma kanabisi.
Krasniqi u kap më vonë pasi u gjurmua në një adresë në kryeqytetin Edinburg. Sipas hetimeve kultivimet e kanabisit kishin një vlerë prej 3.8 milionë paundë.
Banorët në Aberdeen kishin njoftuar policinë, për shqetësimet në lidhje me një numër pronash në qytet. Oficerët filluan të zbulonin ferma kanabisi brenda tyre. U zbulua gjithashtu se matësit e energjisë elektrike ishin manipuluar. Prokurori David McLean tha se Krasniqi ishte “përfshirë” në prona pasi kishte përdorur dokumente identiteti të falsifikuara për t’i dhënë me qira ato.
Avokati mbrojtës Iain McSporran, i tha gjykatës: Roli i tij ishte në thelb dikush që kishte një njohuri më të mirë të anglishtes sesa disa zotërinj të tjerë shqiptarë, të cilët ishin lëvizësit kryesorë. Ai nuk kishte asnjë rol përtej kësaj, asnjë rol në kultivimin e drogës, por ishte i vetëdijshëm se po lehtësonte një sipërmarrje kriminale. Ai ishte në vështirësi financiare dhe mori vendimin krejtësisht të gabuar duke u përfshirë. -

Memli Krasniqi heq dorë nga kandidimi për deputet
Kosova E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 20:20
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është emëruar Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të kësaj force politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se do të angazhohet plotësisht në udhëheqjen e fushatës së partisë. Ai tha se PDK hyn në këtë garë e përgatitur, e bashkuar dhe e vendosur për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”. Krasniqi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet, pasi ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht menaxhimit të fushatës dhe mbështetjes së kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza.
Postimi i plotëSot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor.
Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore.
Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.
Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë! -

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Krasniqi njofton tërheqjen nga kandidimi
Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.
Krasniqi njofton se ai do të jetë udhëheqës i fushatës zgjedhore të PDK-së dhe mbështetjes për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
Postimi i plotë:
Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor.
Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore.
Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.
Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë. -

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme! Analiza e REL: Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.
Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.
“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje.
Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.
“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.
Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.
“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.
Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.
Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.
“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.
Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit.
Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti.
Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.
E, Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.
“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.
Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin.
Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.
“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi./REL/
-

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme! Analiza e REL: Dështimi për votimin e Qeverisë së re, degradim i skajshëm..
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.
Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.
“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje. Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.
“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.
Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.
“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.
Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.
Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.
“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.
Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit.
Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti. Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.
E, Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.
“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.
Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin.
Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.
“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi./REL -

Analiza e REL: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata “Demokraci Plus” përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.
Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje.
Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.
“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.
Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.
“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.
Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.
Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.
“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.
Pse përmendet zgjedhja e presidentit?
Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm.
Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para.
Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Në rast të dështimit, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.
Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit.
Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti.
Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.
Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.
“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.
Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin.
Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.
“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë -

Radio “Europa e Lirë”: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
-Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
-Vëzhguesit thonë se ky dështim pasqyron degradimin e jetës politike dhe mungesën e përgjegjësisë nga të gjitha partitë në vend.-Sipas Kushtetutës, Kosova duhet të mbajë tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.
Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.
“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje.
Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.
“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.
Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.
“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.
Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.
Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.
“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.
Pse përmendet zgjedhja e presidentit?
Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm.
Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para.
Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Në rast të dështimit, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.
Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit.
Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti.
Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.
E, Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.
“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.
Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin.
Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.
“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi.
Arton Konushevci (REL) -

“PD kërkon 95 bashki, PS synon reduktimin në 35″/ Analisti zbulon prapaskenat e diskutimeve, për Reformën Territoriale
Politologu Afrim Krasniqi ka zbuluar detaje të reja mbi diskutimet për Reformën Territoriale, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë propozime skajshmërisht të ndryshme për hartën e re administrative, duke kërkuar respektivisht rritje dhe ulje drastike të numrit të bashkive.
“Partia Demokratike ka propozuar një ndarje me 95 bashki, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar uljen e tyre në vetëm 35,” tha Krasniqi, duke e cilësuar mungesën e debateve të brendshme në partitë politike si problem thelbësor për çdo reformë të qëndrueshme.
Krasniqi theksoi se partitë duhet të konsultohen realisht për qëllimet e tyre, përpara se të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo administrativ. Ai u ndal edhe te kriza e përfaqësimit dhe mungesa e figurave me profil profesional brenda partive, sidomos në opozitë.
“Sot askush nuk mund të thotë kush mbulon ekonominë, financat, politikat sociale apo shëndetësinë në PD,” u shpreh politologu.
Ai kritiko edhe performancën e deputetëve në parlament, duke theksuar se shumë prej tyre ankohen se nuk u jepet fjala, ndonëse vetë nuk kanë folur asnjëherë në seancat plenare. “Kjo është tallje me jetën publike, tallje me mandatin,” tha Krasniqi.