Deputeti në largim i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës vendore, i cili ka sjellë largimin e një numri të konsiderueshëm drejtuesish në bashki të ndryshme të vendit.
Krashi e cilësoi administratën publike si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, duke vënë theksin te mungesa e meritokracisë dhe punësimet e bëra në mënyrë të padrejtë.“Administrata publike është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Opinioni publik është i vetëdijshëm për këto problematika dhe nuk ka nevojë të informohet përmes institucioneve. Kam parë punonjës që janë punësuar përmes mjeteve korruptive. Kam parë njerëz që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë, jo më të kryejnë detyra të tjera të punës. Këta duhet të largohen nga sistemi,” tha Krashi.
Ai theksoi gjithashtu se çdo person që aspiron të punojë në administratë duhet të përballet me një proces të ndershëm konkurrimi, si kusht për të garantuar profesionalizëm dhe cilësi në shërbimet publike.
Deklaratat e Krashit vijnë në një kohë kur qeveria ka nisur një fushatë të gjerë rivlerësimi të strukturave vendore dhe të administratës në tërësi, duke premtuar pastrim nga paaftësia dhe ndikimi politik në emërimet publike.
Tag: krashi
-

Aksioni në administratën vendore/ Deputeti socialist: Disa janë punësuar me mjete korruptive
-

Aksioni në pushtetin vendor/ Deputeti në largim i PS: Kam parë punonjës që s’dinë të shkruajnë e të lexojnë
Deputeti në largim i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës vendore, i cili ka sjellë largimin e një numri të konsiderueshëm drejtuesish në bashki të ndryshme të vendit.
Krashi e cilësoi administratën publike si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, duke vënë theksin te mungesa e meritokracisë dhe punësimet e bëra në mënyrë të padrejtë.
“Administrata publike është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Opinioni publik është i vetëdijshëm për këto problematika dhe nuk ka nevojë të informohet përmes institucioneve. Kam parë punonjës që janë punësuar përmes mjeteve korruptive. Kam parë njerëz që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë, jo më të kryejnë detyra të tjera të punës. Këta duhet të largohen nga sistemi,” tha Krashi.
Ai theksoi gjithashtu se çdo person që aspiron të punojë në administratë duhet të përballet me një proces të ndershëm konkurrimi, si kusht për të garantuar profesionalizëm dhe cilësi në shërbimet publike.
Deklaratat e Krashit vijnë në një kohë kur qeveria ka nisur një fushatë të gjerë rivlerësimi të strukturave vendore dhe të administratës në tërësi, duke premtuar pastrim nga paaftësia dhe ndikimi politik në emërimet publike. -

“Administrata ka nevojë për ‘rifreskim’”, Krashi e thotë hapur: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë!
Lavdërim Krashi
TIRANË- Deputeti socialist, Lavdërim Krashi, komentoi zhvillimet e fundit sa i përket riorganizimit që ka nisur në bashkitë e vendit, duke theksuar nevojën për riqasje pasi sipas tij, ka nënpunës që janë abuzues. I ftuar në MCN, Krashi vuri në dukje se mbivendosja e autoritetit, është një e metë e madhe nëpër administratat publike. Duke theksuar rëndësinë e shërbimeve që duhet t’u jepen qytetarëve, Krashi pohon faktin se ekzistojnë shërbëtorë publikë që janë abuzues.
Riorganizimi i adminsitratës publike në nivel lokal dhe qendror është i domosdoshëm sipas tij, pasi nuk fuksionojnë ashtu siç duhet, dhe kjo ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“Për mua është tepër e rëndësishme mënyra si do funksionojë administrata publike në tërësi. Rreth 70-80 për qind është administratë publike në nivel lokal. 62 mijë janë të punësuar në autoritete lokale në bashki, ndërkohë që ke institucione kombëtare që veprojnë. Është një handikap shqiptar, një e metë e madhe, që ka mbivendosje të autoritetit. Sepse bashkitë janë të zhveshura nga përgjegjësitë. Flasim për zjarret, ka mbivendosje. Ka ekip në nivel bashkiak, rajonal, dhe në nivel kombëtar.
Kjo është recetë për dështim të garantuar. Bashkitë duhet të kenë rolin primar, rolin kryesor. Është shumë e rëndësishme shërbimet që u jepen qytetarëve. A ka nevojë për rirorganizim, ristrukturim, riqasje, ripërqasje? Patjetër që ka. Jemi dëshmitarë që përveç faktit që kemi individë në administratë, korrekt, me integritet, me vizion, profesionistë, në të njëjtën kohë kemi shumë shërbëtorë publikë që janë abuzues publik. Unë jam një nga kritikët kryesor të administratës publike.
Në të çdo raport ndërkombëtar janë dy element kryesor: Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Administrata publike në nivel lokal dhe qendror s’funksion ashtu siç duhet të funksionojë. Bashkitë afishojnë vende pune pa pikë kriteri, thirrje pa lidhje”, tha ai.
Referuar aksionit të fundit për lirimin e hapësirave publike, Krashi e quajti një ndërhyrje të nevojshme. Ndërkohë, duke iu rikthyer edhe një herë administratave, Krashi nuk kurseu komentet teksa u shpreh se në administratë ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë dhe punonjës me makina 200 mijë euroshe dhe miliarderë. Sipas Krashit, punonjësit e adminsitratës e shohin rezultojnë milionerë, ndërkohë që sektori publik nuk është për të arritur të mira materiale.
“S’kemi nevojë për ministër Shteti për Pushtetin lokal për të kuptuar zaptimin e trotuareve. A është ndërhyrja me vonesë? A është ashtu siç duhet bërë? Këto mund të diskutohen. Por që ka nevojë për ndërhyrje, këtë s’e luan topi. Shqipëria pa adresuar këto gjëra ta harrojë BE-në dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Unë mendoj që s’ka nevojë për 61 bashki. Numri i bashkive duhet të jetë ndoshta 12, apo 4. Çfarë ekonomie zhvillon Pusteci apo Klosi?! Panelet që do intervistojnë njerëz për të punuar në bashki s’duhet të jenë politikë.
Në BE shkohet me metoda europiane. Këtu ka drejtorë dhe punonjës që s’dinë të shkruajnë, s’e di për të lexuar. Si mundet ti me rrogë 2 milionë të kesh makinë 200 mijë euro dhe i ndërron kostumet përditë. Ku i gjen lekët? S’është sektori publik për të arritur të mira materiale, është sektori privat. Punonjës administrate që rezultojnë milionerë dhe miliarderë, me hotele në bregdet”, tha ai./ZËRI -

Krashi: Sistemi më i mirë zgjedhor në Shqipëri do të ishte mazhoritar i pastër
Deputeti socialist Lavdrim Krashi i cili është në fund të mandatit të tij pasi nuk do të jetë më pjesë e legjislaturës së ardhshem, ka kritikuar kodin zgjedhor që përdoret në Shqipëri.
I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Krashi tha se sistemi më i mirë zgjedhor do të ishte mazhoratar i pastër.
Pjesë nga debati:Krashi: Beteja më e mirë elektorale është mazhoratari i pastër. Mos u çudit nëse parlamenti i ardhshëm do të bëjë një formë tjetër. Maqedonia e Veriut ka proporcional rajonal i ndarë në mënyrë të barabartë.
Shabani: Kaq të vogla sa i kemi zonat ne, mazhoritar ëhstë. Ky vend kaq i vogël me 12 rajone s’ka aryse, kjo është mbajtje gjallë e feudalizmin.
Krashi: Patjetër mo që dalin feudalët e zonës, janë këta drejtuesit politikë që sillen si kryeministra në hije. Ajo që më shqetëoson mua është se në dështojmë në çdo gjë. Nëse Arkend Balla në mori në vitin 2021 mbi 2 mijë vota, pse nuk duhet të merrte më shumë.
Shabani: Po nëse do të ishte Çyrbja në palament a do ta njihnin kaq shumë? -

Krashi: Rikthimi i i sotëm në parlament i pakuptimtë dhe i paligjshëm
Deputeti socialit Lavdrim Krashi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për rikthimin e sotëm në parlament.
Ai theksoi se ky rikthim ishte totalisht i pakuptimtë dhe i paligjshëm. Siaps Krashit në momentin që nis fushata zgjedhore dhe shpërndahet parlamenti, nuk ka më deputetë.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Zoti Krashi jemi në fund të një legjislature, rikthimi sërish në sallë, si e vlerësoni këtë legjislaturë?
Krashi: Rikthimi i ditës së sotme i pakuptimtë, i jashtëligjshëm. Ata 140 deputëtët e rinj duhet të rishijkojnë ligjin zgjedhor. Në vendet demokratike në momentin që shpallen zgjedhjet deparlamenti shpërbëhet. Bota demokratike në momentin që shpërndahet parlamenti, të gjtihë të tjerët janë kandidatë deputetë. Kam precedentin britanik. Të enjten e parë të majit bëhen zgjedhjet, dhe të hënën fillon punën parlamenti i ri. Nuk është si këtu te ne, që bëjmë 2 muaj pushime pastaj kthehemi. Kam kundërshtuar që në fillim.
Borakaj: Ndoshta keni kundërshtuar shumë prandaj nuk jeni në listë, jeni bërë pishman?
Krashi: Jo. Unë nuk bëj kompromis për dy gjëra, vizoionin që kam e çoj deri në fund dhe integritetin. Gjë të cilën në Shqipëri shoh që është në përmasa shumë të vogla integriteti, qytetar, profesional dhe moral. Ata 140 deputetë të rinj të mos hidhen në oqean, atyre tu jepet mbështetje më e madhe dhe hapësirë më e madhe për të punuar.
Borakaj: Duhet ta kuptoje në 4 vite, që ata poishtë vendosin atë që duan ata lart.
Krashi: Unë në çdo komunikim publik, të qënit kritik konstruktiv është gjëja më e mirë në partitë politike. -

A është bërë pishman që la Anglinë për Shqipërinë? Flet socialisti Lavdrim Krashi
Deputeti socialit Lavdrim Krashi, i cili nuk do të garojë në këto zgjedhje, ka folur në studion e Quo Vadis për moderatoren Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku ka treguar se si e priti vendimin.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është bërë pishman sot që la Anglinë katër vite më parë për tu kthyer në Shqipëri, dhe tashmë e sheh veten jashtë listave? Krashi tha se ai është idealist dhe nuk ka asnjë pishman.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Një profesionist që ka një pagë 12 herë më rtë lartë se deputeti, për të lënë Anglinë dhe të vijë në Shqipëri duhet të ketë shumë idealizëm. Ju është zbehur idealizmi?
Krashi: Nuk ka sgjë që më zbeh idealizmin.
Borakaj: Do e bënit sërish?
Krashi: Patjetër që po. Ne kemi një diasporë të shkëlqyer që do të përmirësojë nivelin e debatit. Partitë politike për herë të parë, përveç PS në vitin 2013-të që ka patur një program, është hera e parë në këto zgjeddhje që po artikulohet një program. Arsyeja është se po komunikojnë me diasporën. E dinë shumë mrië ata çdo të thotë që diaspora të jetë aksionere në zgjedhjet e ardhshme. -

Si e priti vendimin e lënies jashtë listës së kandidatëve? Lavdrim Krashi përgjigjet në Quo Vadis
Deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se lënia jashtë listës së kandidatëve ishte një suprizë.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus, nëse ka komunikuar me Edi ramën për këtë vendim, Krashi dha pak detaje, duke kërkaur të ruaj konfidencialitetin e bisedës.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Si e pritët vendimin që nuk do ishe në lista? E kishe folur më parë me Ramën?
Krashi: Në radhë të parë unë jam një person ku puna e anëtarit të deputetit ka qenë puna e 15-të. Sa i takon pyetjeve personale më lejoni të ruaj konfedicianilitetin e komunikimit, por nuk do të thotë se ka patur komunikim.
Borakaj: Po drejtuesi i qarkut?
Krashi: E njëjtë. Drjtuesit e qarkut kanë një problem të madh, i vlerësoj, por plotfuqishmëria që ata kanë është qasje jo e drejtë. Mendoj që qasja që duhet patur është që duhet t’i lihet roli deputetit të qarkut, kryetarit të partisë së qarkut, apo kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Qarkut duhet të ketë rol koordinatori, jo i plotfuqishëm. -

Do donit primare brenda PS? Përgjigjet në Quo Vadis Lavdrim Krashi
Deputeti Lavdrim Krashi tregoi në Quo Vadis në Vizion Plus si e pritën miqtë dhe familjarët e tij që ai nuk ishte në listat e kandidatëve.
Ai tha se e telefonuan shumë persona, ku disa prej tyre ishin nga diaspora.
Pyetjes së moderatores Pranvera Borakajt se a ndihet i shfrytëzuar në parti, Krashi iu përgjigj se ndihet i keqardhur që nuk janë realizuar ende të gjitha projektet.Krashi tha se nuk do donte primare brenda PS.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Do donit primare brenda partisë?
Krashi: Primaret janë primare ku ka vend dhe ku është vend shumë më i madh, me demokraci shumë të lirë. Unë quaj model të mirë kur kandidatët prezantohen nga baza. Por, vendimi duhet të merret nga baza, jo nga individë të caktuar. Kjo është një nga mangësitë që ka ligji ynë.
Borakaj: Kishte familjarë nga ana juaj, miq, që ju morën në telefon dhe u habitën që nuk ishit në listë?
Krashi: Ka pasur shumë, sidomos nga diaspora. Jam munduar, sa e kam arritur, është çështje tjetër. Kam qenë shumë aktiv. Në media kam qenë tepër aktiv, sidomos në aktivitetet ndërkombëtare.
Borakaj: Ndiheni i shfrytëzuar?
Krashi: Unë ndihem i keqardhur që nuk janë realizuar aq gjëra sa duhet. Unë jam shumë i kënaqur që sot i them diasporës “votoni”. Aq sa është bërë për diasporën në 3 vitet e fundit, nuk është bërë në 30 vjet.
Borakaj: Cila është merita e qeverisë sa i përket diasporës?
Krashi: E drejta e votës ku ata jetojnë, është folur, por është hera e parë që do iu jepet kjo e drejtë emigrantëve. Pushteti që ka opozita është i jashtëzakonshëm, por që nuk e kanë përdorur. Se ka përdorur as PS kur ishte në opozitë, as PD tani.
/vizionplus.tv

