Tag: krahasim

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.
    “Qe tronditjeje mua, por ngaqë kisha zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze… familjarët e patën më problem atë situatë, ndërsa unë u mësova”, tha ajo në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale, dosjet e të cilëve i ka pasur në hetim.

    Top Channel

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.

    Top Channel

  • Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

    Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

    Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.
    “Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.
    Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”

  • Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi në krahasim me funksionet e tjera.

    Në ndryshimet e fundit buxhetore, buxheti për e-qeverisjen arriti në mbi 20.1 miliardë lekë, më shumë se 200 milionë euro. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.

    Ky trend reflekton zgjerimin e shërbimeve publike online dhe adoptimin në rritje të teknologjive digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike. Rritja lidhet edhe me shtimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar apo me përmirësimin e aksesit dhe efikasitetit të platformës.

    Qeveria shqiptare hyri në histori pasi për herë të parë emëroi ministre një chatbot të inteligjencës artificiale të quajtur “Diella”.

    Megjithëse Diella është në strukturën e qeverisë, ajo nuk ka fusha përgjegjësie, por zëri i shpenzimeve për e-qeverisjen, që në thelb lidhet me Diellën, po rritet me shpejtësi.

    Qeveria ka kaluar edhe Europën për digjitalizimin e shërbimeve publike, por një pjesë e madhe e popullsisë pa njohuri digjitale paguan të tretë që i ndihmojnë në këto shërbime.

    Lexo dhe: Rama heq paratë nga arsimi e shëndetësia dhe ia kalon Belindës

    Kancelaritë, zyrat noteriale dhe të tjera këshillimore po përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të e-Albania-s për moshat e treta.

    Teksa Shqipëria ka përparuar me investimet në shërbime digjitale, nga ana tjetër njohuritë digjitale të popullsisë janë ndër më të ulëtat në Europë.

    Në vitin 2018, financimet për e-qeverisjen ishin 2.3 miliardë lekë. Në 7 vitet e fundit, financimi i shërbimeve publike digjitale është rritur më shumë se 8 herë.

    Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

    Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.

    Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./ Monitor

  • Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

    Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

    Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë.
    Raste të tilla ka me dhjetëra në Mitrovicë të Veriut – pjesa veriore e Kosovës – dhe gati në të gjitha njëri prej pronarëve është shqiptar dhe tjetri serb.
    Ato janë kryesisht banesa që ndërmarrja shoqërore Trepça ua ka ndarë punëtorëve të saj nga radhët e komunitetit shqiptar, në vitet ‘80 dhe ‘90.
    Por, pas përfundimit të luftës më 1999, një numër i madh i familjeve shqiptare që kanë jetuar në veri të Kosovës, ku serbët kanë qenë shumicë, i kanë lënë shtëpitë e tyre për arsye të sigurisë.
    Kështu, disa persona thuhet se kanë humbur të drejtën e banimit në pronat e ndërmarrjeve shoqërore dhe, për të njëjtat prona, institucionet e kontrolluara nga Serbia u kanë dhënë vendime për përdorim qytetarëve të komunitetit serb.
    Pronarët e rinj nga komuniteti serb pretendojnë se, ndërkohë, i kanë blerë ato, por ish-pronarët shqiptarë tani i kërkojnë të njëjtat.
    Disa janë të zemëruar sepse, siç thonë, i kanë humbur shtëpitë, ndërsa të tjerë janë të lumtur që kanë arritur t’i rikthejnë pas 26 vjetësh.
    Të dyja palët pretendojnë se kanë vendime pronësie.
    Megjithatë, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës – e cila merret me pronat e uzurpuara pas luftës në Kosovë – nuk i njeh vendimet që posedojnë pronarët nga komuniteti serb.
    Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, i cili pas luftës ka krijuar një administratë të përkohshme, ka miratuar një rregullore, sipas së cilës çdo person që ka humbur të drejtën mbi pronën në periudhën nga 23 marsi 1989 deri më 24 mars 1999, për shkak të diskriminimit, ka të drejtë të kërkojë kompensim.
    “Kompensimi mund të bëhet në formën e rikthimit të së drejtës pronësore ose si kompensim financiar”, thuhet në atë rregullore.
    Sipas ligjeve në Serbi, e drejta e banimit në pronat e ndërmarrjeve shoqërore humbet, nëse përdoruesi nuk banon në banesë për më shumë se gjashtë muaj pa një arsye të justifikuar.
    Dëshmitë e pronarëve
    Zoran Janaçkoviç ka jetuar në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut – të cilën prindërit e tij e kanë fituar në vitin 1999 dhe më pas e kanë blerë nga Trepça – deri më 6 gusht të këtij viti.
    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se, në fund të viteve ‘80, Trepça ka bërë shkëmbime banesash me një kompani tjetër dhe se banesa në Mitrovicë të Veriut atëkohë i është dhënë një shqiptari, i cili ka banuar aty deri në fund të viteve ‘90.
    Ai shton se pronari i banesës ka vdekur ndërkohë dhe se, sipas ligjit të asaj kohe, Trepça e ka rikthyer pronën nën zotërimin e vet dhe më pas ia ka ndarë babait të tij.
    Megjithatë, familja Janaçkoviç nuk ka mundur të zhvendoset në atë banesë që nga viti 2007, sepse, sipas Zoranit, ajo është uzurpuar nga një serb.
    Në të njëjtën kohë, procedura për lirimin e saj ka ndërmarrë edhe familja e një shqiptari që ka jetuar aty deri në fund të viteve ‘90.
    “Atëherë, Habitat-i [program i Kombeve të Bashkuara] ka vendosur që kjo banesë është e tyre, pa e ditur që edhe ne ekzistojmë dhe kemi vendimin tonë. Ndërkohë, ne kemi dashur që ta largonim ligjërisht këtë serb që ka uzurpuar banesën, ndaj kemi shkuar tek administrata e UNMIK-ut për të legalizuar në sistemin e Kosovës vendimin dhe kontratën e blerjes që kemi pasur me Trepçën”, rrëfen Janaçkoviç, duke shtuar se me konfirmimet e marra nga sistemi i Kosovës, kanë arritur ta nxjerrin jashtë personin që ka uzurpuar banesën e tyre.
    Zoran Janaçkoviç thotë se deri vitin e kaluar, askush nuk e ka informuar se dikush po e kërkonte banesën e tij.
    Kur familja e tij ka paraqitur dokumentet që tregonin se banesa i takonte asaj, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës i ka thënë se ato dokumente nuk njihen, sepse janë lëshuar nga “institucionet paralele” serbe.
    Kosova i konsideron të gjitha institucionet që funksionojnë brenda sistemit serb në Kosovë si paralele dhe ilegale.
    “Unë u kam thënë se si mund të mos vlejnë institucionet e UNMIK-ut, pasi ato, atëkohë, kanë qenë të vetmet të vlefshme si për ju, ashtu edhe për ne. Ata më kanë thënë: ‘Jo, ne nuk njohim asgjë para 2008-ës’ – kohë kur e kanë shpallur pavarësinë e tyre. Ata konsiderojnë se banesa tani është në pronësi të shqiptarit dhe se ai ka më shumë të drejta se unë, edhe pse unë kam vendim si në sistemin serb, ashtu edhe në atë të Kosovës”, thotë Janaçkoviç.
    Janaçkoviç tregon se Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – i ka gjetur familjes së tij strehim të përkohshëm, por shton se nuk do të heqë dorë nga banesa që është dashur ta lirojë.
    Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të kontaktojë me personin që ka kërkuar dhe konfirmuar pronësinë mbi banesën ku ka banuar familja Janaçkoviç.
    Megjithatë, REL-i ka biseduar me familjen Shipoli, e cila pas 26 vjetësh ka arritur ta rikthejë banesën e saj në Mitrovicën e Veriut, në të cilën ka jetuar një tjetër familje serbe – Janiqijeviç.
    Edhe në këtë rast, dy veta pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm të banesës.
    Familja Janiqijeviç është dëbuar prej saj me ndihmën e policisë, më 23 korrik.
    “Ne e kemi blerë banesën dhe kemi banuar aty. Pronari i ardhshëm nuk ka jetuar në banesë, ua ka dhënë me qira personave të tjerë dhe e ka humbur të drejtën e banimit. Tani, papritmas, ne po dalim nga banesa dhe ai po kthehet aty”, ka thënë Millojka Janiqijeviç për mediat lokale në gjuhën serbe, gjatë zhvendosjes.
    Pronari shqiptar i banesës, Ferki Shipoli, thotë se banesa i është zënë prej vitesh.
    Ai thotë se babai i tij e ka fituar atë nga ushtria jugosllave në vitet ‘70, ku ka punuar si bojaxhi.
    “Është një ndjesi e mirë kur kthehesh në shtëpinë tënde pas 26 vjetësh. Por, për t’u kthyer, nevojitet një investim i madh, sepse gjithçka është e dëmtuar – që nga dritaret dhe dyert, për të mos përmendur banjën. Në atë banesë nuk ka asgjë nga ajo që ka qenë aty para luftës. Të gjithë fqinjët e tjerë kanë investuar në banesa, përveç kësaj familjeje që nuk ka investuar. Ajo e ka ditur që banesa nuk është e saj”, thotë Shipoli.
    Ai, gjithashtu, pretendon se çdo dokumentacion mbi pronësinë e familjes Janiqijeviq, është i falsifikuar.
    “Faturat e ujit dhe energjisë elektrike janë në emër të babait tim, Isa Shipoli”, thotë ai.
    Përpara se familja Janiqijeviç të largohej nga banesa, ai thotë se ajo i ka kërkuar t’ia jepte me qira, por se ai nuk ka qenë i interesuar.
    Çfarë thonë nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës?
    Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës thotë se është e detyruar t’i zbatojë vendimet e Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore, dhe se këto vendime nuk i nënshtrohen asnjë rishikimi, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23.
    Ajo thotë se është e detyruar t’ua kthejë pronën paraqitësve të suksesshëm, duke e liruar atë nga shfrytëzuesit e paligjshëm.
    Deri më tash, thuhet në përgjigje, “janë liruar 65 prona në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilat, më pas, u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”.
    “Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës së sigurisë në rajonin e veriut të Mitrovicës, për një kohë të gjatë Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka qenë e kufizuar në zbatimin e vendimeve sipas mandatit të saj në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Megjithatë, ju informojmë se, për të garantuar respektimin e të drejtave pronësore dhe përmbushjen e mandatit të saj ligjor, që nga viti i kaluar Agjencia ka shqyrtuar kërkesat për kthim në posedim për 67 prona në pjesën veriore të Mitrovicës”, thuhet në përgjigje.
    Aty, po ashtu, theksohet se janë bërë tentime për të shmangur “masat e detyrueshme ligjore për lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm” dhe se janë bërë përpjekje për lirimin vullnetar.
    “Për më tepër, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka zhvilluar takime me kryetarët e komunave përkatëse për të shqyrtuar mundësinë e gjetjes së akomodimit për qytetarët e prekur nga zbatimi i vendimeve të Agjencisë, të cilët potencialisht përbëjnë raste humanitare”, thuhet në përgjigjen e kësaj agjencie.
    Reagimet nga Beogradi
    Problemi rreth dëbimit të familjeve serbe që kanë marrë banesa nga Trepça në vitet 1990, është aktualizuar në qershor të vitit të kaluar, kur Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka filluar t’i informojë ata se të njëjtat banesa po kërkohen nga pronarët e mëparshëm nga radhët e komunitetit shqiptar.
    Atëkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruar se Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës po përpiqet të dëbojë rreth njëqind familje serbe nga banesat e tyre dhe se këto janë banesa që janë blerë rreth 20-30 vjet më parë nga Trepça dhe ndërmarrje të tjera shoqërore.
    Ai ka vlerësuar se bëhet fjalë për një “vendim politik”, duke e cilësuar atë si “vazhdim të politikës së dëbimit të popullit serb nga Kosova”.
    Më 23 korrik të këtij viti, kur familja Janiqijeviç është dëbuar, Petkoviç ka reaguar sërish, duke thënë se shqiptari “ia ka marrë padrejtësisht banesën”.
    Ai ka thënë se ky është “terrori” që po ushtron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
    “Ata gabojnë nëse mendojnë se serbët do të mbeten pa kulm mbi kokë”, shkroi Petkoviç në rrjetin social X.
    Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës tha se deklaratat e Petkoviqit janë të pavërteta dhe të papranueshme, sepse nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën.
    Agjencia theksoi se banesa ku ka qëndruar familja Janiqijeviç është, në fakt, në pronësi të familjes së Ferki Shipolit.
    Sipas saj, ky rast është zhvilluar në vitin 2005, “kur është vërtetuar se pala është pronare ligjore e pronës”.
    Agjencia sqaroi se zbaton vendimet e institucioneve ligjore dhe shtoi se kthimi i pronave kryhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet për çdo uzurpim të paligjshëm, pavarësisht nga etnia apo statusi i palës.
    A po lirohen banesat e uzurpuara në jug të Ibrit?
    Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka mandat në të gjithë territorin e Kosovës.
    Në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë, ajo tha se, aktualisht, ka nën administrim 11.224 prona të paluajtshme në të gjithë Kosovën, për të cilat, kur të paraqiten kërkesat, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’ua kthyer pronarëve të ligjshëm.
    Në fillim të janarit të vitit 2022, Marija Novakoviç ka rikthyer banesën e saj në Prishtinë me ndihmën e kësaj agjencie dhe të Habitat-it.
    Për këtë kthim, ajo ka pritur mbi 20 vjet.
    Më herët, në vitin 2021, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka liruar edhe banesën e Dragica Gashiçit në Gjakovë – gjë që ka nxitur kundërshtime të ashpra nga komuniteti lokal shqiptar në atë qytet.
    Gashiç, përndryshe, është gruaja e parë serbe që është kthyer në Gjakovë pas luftës në vitin 1999.
    Megjithatë, ka edhe raste kur pronarët e kanë provuar pronësinë e tyre në gjykata, por nuk kanë mundur të rikthejnë pronën e tyre.
    Në prill të vitit 2024, Radio Evropa e Lirë ka shkruar për Lubisha Ceroviqin nga fshati Bellopojë i Pejës, të cilit i është shitur në mënyrë të paligjshme toka pas luftës, ndërsa ai dhe familja e tij kanë qenë refugjatë në Serbi.
    Ai nuk ka arritur ta kthejë këtë tokë as pas vendimeve gjyqësore në favor të tij.
    Problemi i pronave të uzurpuara përmendet edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2023.
    Në këtë raport theksohet, mes tjerash, se disa përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë pohuar se institucionet qeveritare “nuk i kanë zbatuar vendimet e gjykatave në favor të serbëve të Kosovës, sidomos kur bëhej fjalë për mosmarrëveshje pronësore”./REL

  • Sa paguajnë shqiptarë  për të pasur internet në shtëpi?

    Sa paguajnë shqiptarë për të pasur internet në shtëpi?

    Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse, me përjashtim të telefonisë fikse.
    Në krahasim me tremujorin e parë 2024, këtë vit rezulton që shqiptaët të kenë instaluar një numër më të madh pajisjesh që ofrojnë internet në shtëpi. Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 682 mijë, që përbën një rënie me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2024.

    Ndërkohë, numri i atyre që paguajnë për të pasur telefoni, internet dhe televizor bashkë, në shtëpinë ose biznesin e tyre, arriti në rreth 296 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 1.1% në krahasim me tremujorin e fundit 2024, por është rritur me 0.9% vlerësuar me tremujorin e parë të 2024-ës.

    Nga ata që zgjedhin paketa të integruara, 47.6% abonohen për paketa dyfishe (internet dhe televizor), 29.9% paguajnë në një kompani të vetme për paketa dyfishe (internet dhe telefoni), ndërsa 22.5% abonohen për paketa trefishe (internet, televizor dhe telefoni).
    Për sa i përket telefonave të vjetër me kabëll, përdorimi i tyre vijon të bjerë. Sipas statistikave zyrtare, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2025 është raportuar rreth 159 mijë, duke rënë me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? AKEP publikon të dhënat

    Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? AKEP publikon të dhënat

  • Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

    Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

    Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.
    Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës, shkruan A2 CNN.
    Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Në harkun kohor janar–korrik të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga doganat kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shënuar një rritje prej 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve. Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.
    Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit. Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë. (A2 Televizion)

  • Shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin, Balluku “gllabëron” buxhetin e shtetit

    Shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin, Balluku “gllabëron” buxhetin e shtetit

    Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.
    Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
    Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
    Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
    Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor.

    Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor./Monitor

  • Shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin Balluku “gllabëron” buxhetin e shtetit

    Shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin Balluku “gllabëron” buxhetin e shtetit