Tag: kovac

  • Kovac: Humbje e merituar ndaj Barcelonës, mbrojtja jonë u tregua e dobët

    Kovac: Humbje e merituar ndaj Barcelonës, mbrojtja jonë u tregua e dobët

    10 Prill 2025

    8:31

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Borussia Dortmund, Nico Kovac, foli për kanalet zyrtare të Bundesligës pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës: “Mendoj se sonte e kemi merituar të humbisnim. Luajtëm mjaft mirë për 20 minuta, pasi pësuam golin e parë. Në pjesën e dytë ishim sërish pak të paqëndrueshëm dhe na mungoi qetësia, u ndëshkuam vetë.
    Pësuam një gol nga goditje standarde dhe tre gola në kundërsulm, çka nuk është gjë e mirë. Thjesht u mbrojtëm keq. Mund ta humbasësh topin, kjo ndodh në futboll, por morëm gjithashtu edhe vendime të gabuara”.

  • Kovac: Jemi finalistët e vjetshëm në Champions, ja se si mund ta mposhtin Barcelonën

    Kovac: Jemi finalistët e vjetshëm në Champions, ja se si mund ta mposhtin Barcelonën

    9 Prill 2025

    8:54

    Telesport

    Një nga çerekfinalet e Champions League që do të luhen sot në mbrëmje është ajo mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund. Edhe pse katalanasit janë favoritë, te verdhezinjtë janë optimist, duke qenë se vjet shkuan deri në finale.
    Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pak orë para ndeshjes ka folur për të analizuar takimin. Kroati foli për kolegun e tij Hansi Flick: “Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin si njerëz”.
    “Ne e dimë gjithashtu se si e shohim futbollin e njëri-tjetrit. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e sulmuesve të Barcelonës dhe duhet të mbrohemi mirë. Duam të përfitojmë nga dobësitë e tyre nëse duam të fitojmë”, shtoi Kovac.
    “Unë mendoj se Barcelona është favoriti kryesor sot për të fituar, por Dortmund luajti në finalen e sezonit të kaluar. Në futboll gjithçka është e mundur. Ne jemi pak të dobët, por kjo nuk do të thotë asgjë”, deklaroi Niko Kovac.

  • Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    8 Prill 2025

    12:06

    Telesport

    Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Këtë herë, në stolin e verdhezinjve do të jetë Niko Kovac në detyrën e trajnerit.
    Një ribashkim mes mësuesit dhe nxënësit, pasi kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Barçës. Dikur ata ishin së bashku në stol, te Bayern Munich, në vitin 2019.
    Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovac foli për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund të shihni se ai kishte cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë”.
    “Personalisht jam shumë i kënaqur me faktin se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor i madh, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin”, shtoi Niko Kovac.
    Në lidhje me takimin e parë si kundërshtarë, korari shtoi: “Do të jetë mirë sepse kemi punuar bashkë. ai ishte asistenti im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin në Champions League”.

  • Dy fitore radhazi, te Borussia ka optimizëm para ndeshjes me Barcelonën: Mund t’ia dalim mbanë

    Dy fitore radhazi, te Borussia ka optimizëm para ndeshjes me Barcelonën: Mund t’ia dalim mbanë

    7 Prill 2025

    13:18

    Telesport

    Rritja e Borussia Dortmund në Bundesliga vazhdon pas dy fitoreve radhazi: 3-1 në shtëpi kundër Mainz dhe suksesit 4-1 jashtë fushe, ndaj Freiburg.
    Rezultate që kanë kthyer disi qetësinë te verdhezinjtë, sidomos në prag të ndeshjes në Champions League, ditën e mërkurë ndaj Barcelona, në Spanjë.
    Trajneri Niko Kovac, duke komentuar situatën tha: “Ndeshja e radhës e rëndësishme është në Barcelonë, një sfidë krejt tjetër sepse po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë”.
    “Duhet të dimë të mbrohemi mirë. Ne kemi parë tashmë se ne mund ta bëjmë këtë. Të gjithë jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Të gjithë janë të gatshëm të bëjnë përpjekje”, tha Kovac.
    “Vetëm së bashku mund të kemi sukses. Jam i lumtur që Serhou Guirassy shënoi pas lëndimit të tij dhe që Jamie Gittens shënoi sërish. Një fitore e plotë dhe të gjithë sulmuesit shënuan”, komentoi Niko Kovac.