Tag: kovac

  • Prapaskena: Babai i Bellingham tentoi përplasjen me trajnerin e Dortmundit

    Prapaskena: Babai i Bellingham tentoi përplasjen me trajnerin e Dortmundit

    24 Gusht 2025

    14:55

    Telesport

    Dramë e panevojshme te Borussia Dortmund! Pas barazimit 3-3 të verdhezinjve endaj St Paul, prindërit e Jobe Bellingham shfaqën pakënaqësi për zëvendësimin e tij në pushim.
    Mesfushori 19-vjeçar, i ardhur këtë verë nga Sunderland, pati një paraqitje të dobët dhe u largua nga loja në pjesën e parë. Babai i tij, Mark Bellingham, që është edhe këshilltari i tij, shprehu zhgënjimin te drejtori sportiv Sebastian Kehl. Sipas BILD, ai kërkoi të takohej personalisht me trajnerin Niko Kovac për të diskutuar vendimin.
    Ngjarja ndodhi në një ditë të tensionuar për Dortmundin, që dështoi të ruajë fitoren në minutat e fundit. Incidenti ka ngritur shqetësime për raportin mes familjes Bellingham dhe stafit teknik të klubit, sepse i ati i lojtarit ka tentuar përplasjen me Kovac.

  • Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

    Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

    18 Gusht 2025

    13:03

    Telesport

    Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë shumë premtuese.
    Prej kohësh zyrtarët e Borussia Dortmund po punojnë që të zgjasnin kontratën e trajnerit aktual sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht faktit se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.
    Si presidenti i BVB, Hans-Joachim Watzke, ashtu edhe drejtori sportiv Lars Ricken e kanë lënë të kuptohet këtë disa herë në javët e fundit. Deri më tani, ishte thënë se klubi dhe trajneri donin të merrnin kohën e tyre deri në vjeshtë.
    Megjithatë, skenari tani duket se ka ndryshuar dhe nënshkrimi mund të ndodhë shumë më shpejt. Sipas mediave, të gjitha palët e interesuara janë tashmë në negociata të avancuara.
    Diskutimet midis Ricken, Kovac dhe menaxhmentit të tij janë në një fazë të avancuar dhe një marrëveshje, ndoshta brenda katër javëve të ardhshme, është e afërt.

  • Kovac: Dortmund mes 8 ekipeve më të mira në botë, nuk është dështim të eliminohesh nga Real

    Kovac: Dortmund mes 8 ekipeve më të mira në botë, nuk është dështim të eliminohesh nga Real

    8 Korrik 2025

    12:53

    Telesport

    Skuadra e Borussia Dortmund ka nisur pushimet pas eliminimit në Botërorin për klube. Trajneri Niko Kovac, duke analizuar paraqitjen e të tijve në këtë turne, shprehet i kënaqur, pasi skuadra e tij arriti ta kalojë fazën e grupeve.
    “Nuk është dështim të shkosh në shtëpi pas një humbjeje kundër Real Madrid. Arritëm të shkojmë deri mes 8 skuadrave më të mira në botë dhe ky është një rezultat shumë i mirë“, deklaroi Niko Kovac.
    “Ishte një turne i mirë për ne, arritëm të punojmë në disa drejtime që i konsideroj të rëndësishme. Pamë disa gjëra që duhet të përmirësojmë në të ardhmen dhe do të punojmë pas pushimeve”, u shpreh trajneri i verdhezinjve.

  • Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real

    Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real

    2 Korrik 2025

    11:54

    Telesport

    Borussia Dortmund fitoi 2-1 ndaj Monterrey për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube. Dy golat e Giurassy në 25 minutat e pjesës së parë i dhanë suksesin ekipit të trajnerit Niko Kovac, që avancon mes tetë klubeve më të mira në botë.
    Dortmund tani po përgatitet të përballet me Real Madrid, por do të jetë pa Jobe Bellingham për shkak të pezullimit. Ai mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne kundër Monterrey, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e së shtunës, në sfidën kundër vëllait të tij Jude.
    Kovac është i njohur me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, i cili ka qenë në krye për katër ndeshje. “Duke punuar në Gjermani për dy vjet e gjysmë, Alonso sjell përvojën e tij nga Leverkusen në Madrid”, tha Niko Kovac, që pret taktika të ngjashme, por me lojtarë të ndryshëm dhe mezi e pret sfidën.
    Kovac shprehu besim në shanset e ekipit të tij nëse ata përsërisin performancën e tyre të fundit kundër Monterrey. “Ne e dimë shumë mire se kë kemi përballë. Ndeshja e ardhshme paraqet një provë të rëndësishme për ne. Mungesa e Jobe Bellingham është për të ardhur keq”, tha më tej trajneri i Dortmund.

  • Niko Kovac: Ndaj Monterrey një sfidë e fortë fizike, Sergio Ramos ka sjellë mentalitet fituesi

    Niko Kovac: Ndaj Monterrey një sfidë e fortë fizike, Sergio Ramos ka sjellë mentalitet fituesi

    Borussia Dortmund do të duhet të kapërcejë “superyllin” Sergio Ramos dhe mentalitetin e tij fitues te skuadra e Monterrey për të arritur në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Ramos, 39 vjeç, është lideri mbrojtës i Monterrey dhe Kovac theksoi vullnetin e spanjollit për të fituar.
    “Ai është një superyll. Lojtarët që luajnë kaq gjatë tregon për mentalitetin e tyre. Ata janë fitues, ata duan të fitojnë në çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, ata duan të jenë në nivelin më të lartë me çdo pasim të vetëm në stërvitje,” tha trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac.
    “Ai është një lider dhe si i tillë dëshiron të qëndrosh sa më gjatë të jetë e mundur në një skenë të lartë”, tha Kovac, që shtoi se skuadra e tij duhet të jetë e vetëdijshme për stilin luftarak që Ramos dhe shokët e tij të skuadrës do të përdorin në Atlanta.
    “Ekipet e Amerikës Latine luajnë futboll të fortë, kanë fizik të fortë. Futbolli është një sport kontakti, nuk mund ta dukemi si basketboll. Duhet të përshtatemi. U thashë lojtarëve se duhet të mbrohen nëse është e nevojshme”, shtoi më tej trajneri kroat.
    Trajneri është ankuar për nxehtësinë e madhe në turne, me skuadrën gjermane të detyruar të luajë në fillimet e hershme nën një diell përvëlues, por ndeshja e së martës në stadiumin Mercedes-Benz me ajër të kondicionuar do t’i ofrojë skuadrës së tij njëfarë lehtësimi.
    “Mendoj se ndoshta me deklaratat e mia ndonjëherë mund të jem paksa bezdisës kur flas për faktorë të caktuar që përsëriten. Këtë herë nuk na duhet të luajmë në 45 gradë. Kemi vërtetuar se mund të luajmë futboll me intensitet të lartë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë kur është pak më freskët dhe kushtet nuk janë aq të nxehta“, tha Kovac.

  • Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    26 Qershor 2025

    12:08

    Telesport

    Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pranoi se ishte i kënaqur pasi skuadra e tij kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës për klube. Verdict që erdhi pas fitores 1-0 ndaj klubit të Koresë së Jugut, Ulsan.
    “Ne donim të kalonim fazën e grupeve, ndaj jemi të kënaqur që e arritëm objektivin fillestar dhe jemi mes 16 skuadrave më të mira“, tha Kovac. Dortmund tani do të luajë ndaj Monterrey në fazën tjetër me eliminim direkt.
    “Ishte një paraqitje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne e menaxhuam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishte vapë. Në fund të fundit, ne dhe Fluminense meritojmë të kalojmë përpara“, tha më tej trajneri i Dortmund.
    “Ne kemi pak kohë për të menduar për ndeshjen e radhës dhe duhet të jemi të përgatitur. Kemi pothuajse një javë kohë deri të martën, duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë kualifikimin për më tej”, tha Kovac.

  • Dortmund, flet trajneri Kovac: S’ishte ndeshje pozitive, por fitorja ka rëndësi

    Dortmund, flet trajneri Kovac: S’ishte ndeshje pozitive, por fitorja ka rëndësi

    Të shtunën erdhi fitorja e parë në Kupën e Botës për Klube për Borussia Dortmund, falë triumfit 3-4 ndaj Mamelodit.
    Në fund të ndeshjes, trajneri i verdhezinjve, Niko Kovac, bëri analizën e tij për DAZN.

    “Sigurisht që nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, diçka e tillë nuk ishte e mundur.
    Bëmë shumë gabime dhe nuk shkoi gjithçka mirë. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi gjithsesi”- tha Kovac.

  • Kovaç vendos në Mynih  finalen PSG- Inter

    Kovaç vendos në Mynih finalen PSG- Inter

    Rumuni Istvan Kovaç do të arbitrojë finalen e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Interit, e planifikuar për të shtunën, 31 maj në Mynih.

    Kjo është arritja më e rëndësishme në karrierën e 40 vjeparit në të gjitha kompeticionet. Deri më tani, ai ka arbitruar finalen e Europa League 2024 Atalanta – Bayer Leverkusen dhe aktin e fundit të Ligës së Konferencës UEFA 2022 Roma-Fejnord nëe zhvilluar në Tiranë.

    Në garën më të lartë evropiane, ai arriti kulmin e tij duke arbitruar ndeshjen historike të parë gjysmëfinale 2021-2022 midis Mançester Sitit dhe Real Madrid. Vitin pasardhës, ai u emërua si gjyqtari i katërt i finales së Ligës së Kampionëve 2022-2023 midis Sitit dhe Interit, e cila u arbitrua nga arbitri që sot gjykon Vllaznia- Egnatia në kryeqytetin shqiptar Simon Marçiniak. Përveç kësaj, në vitin 2024 ai u thirr për Kampionatin Evropian në Gjermani.

    Vazhdo leximin

  • Kovaç mposhti 3-1 Barcelonën: Ah, sikur mos të ndodhte ai autogol…

    Kovaç mposhti 3-1 Barcelonën: Ah, sikur mos të ndodhte ai autogol…

    16 Prill 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Niko Kovaç, trajneri i Borussia Dortmundit, komentoi për “Sky Sport” fitoren 3-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës:
    “Ishte e rëndësishme ta shënonim golin e parë pothuajse menjëherë, pastaj pas të dytit mendova se nëse do të rezistonim, mund ta përmbysnim, por ndodhi ai autogol. Me golin e tretë gjithçka mund të ndodhte, por jam i kënaqur me atë që bëri skuadra”.
    A jeni më shumë i zhgënjyer për humbjen 4-0 në Barcelonë apo i kënaqur për këtë fitore?Sigurisht që ishim të zhgënjyer për rezultatin në Barcelonë, sepse nuk kishim luajtur mirë, por jam i lumtur për atë që treguam sonte. Kemi cilësi, por duhet ta tregojmë veten ndeshje pas ndeshjeje.

  • Kovac: Mrekullitë ndodhin, por t’i shënosh 4 gola Barcelonës do të jetë më shumë se mrekulli

    Kovac: Mrekullitë ndodhin, por t’i shënosh 4 gola Barcelonës do të jetë më shumë se mrekulli

    15 Prill 2025

    8:32

    Telesport

    Është e vërtetë që në futboll asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, por ajo që Borussia Dortmund do të kërkojë të realizojë sot është vërtet në kufi me të pamundurën. Gjermanët u mundën 4-0 nga Barcelona në gjysmëfinalen e parë të Champions League luajtur në Spanjë dhe tani do të kërkojnë të përmbysin shifrat në fushën e tyre.
    Trajneri i Borussia, Niko Kovac, në konferencën për shtyp para ndeshjes, u përpoq të karikonte skuadrën dhe tifozët, duke deklaruar se ende beson në kalimin në gjysmëfinale.
    “Mrekullitë ndodhin gjatë gjithë kohës, por Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje në vitin 2025, gjë që e bën sfidën shumë më të vështirë. E dimë situatën, nuk luajtëm mirë në ndeshjen e parë dhe duam të tregojmë një fytyrë tjetër sot”, tha Kovac.
    “Ne duam të fitojmë, por nuk e di nëse do të mund ta realizojmë mrekullinë. Ne duhet të sulmojmë nga minuta e parë nesër dhe të kemi tifozët në krah. Prej tyre do të marrim vetëm shtytjen e nevojshme, dëshirën për të vrapuar”, shtoi Kovac.