Tag: kotec

  • 6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

    6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

    Një banor i fshatit Mnik në Tiranë është përballur me një gjobë marramendëse prej gati 6 milionë lekësh për ndërtimin e një koteci pulash. Ilir Pojana, i cili jeton prej 34 vitesh në këtë zonë, denoncon masën administrative si një sulm të qëllimshëm me prapavijë interesash për pronën. Sipas rrëfimit të tij, toka në fjalë ka qenë dikur shtrat lumi, të cilën ai e ka kthyer në tokë të punueshme me shpenzimet e tij, pasi lumi u devijua vite më parë. Mbi këtë sipërfaqe, ai ndërtoi një kotec për të mbajtur shpendë, si një mjet jetese për familjen e tij prej 12 anëtarësh.
    Problemi nisi rreth dy muaj më parë, kur në pronën e tij mbërritën inspektorët e IMT-së së Bashkisë Tiranë, të cilët kryen matje të kotecit dhe një gardhi rrethues. Pojana tregon se nuk e mendoi se situata do të përshkallëzohej, duke e konsideruar një strukturë të parëndësishme. Por pak kohë më vonë, ai mori me postë një faturë gjobe me vlerën 5,870,000 lekë për ndërtim pa leje.
    Banori shprehet i indinjuar, duke e quajtur absurd faktin që gjobitet për një kotec pulash, ndërkohë që në Tiranë ka pallate pa leje.
    Përtej masës administrative, Pojana hedh akuza të forta, duke pretenduar se pas kësaj lëvizjeje fshihen dy persona, Bledar dhe Bension Meniku. Sipas tij, këta individë kanë lidhje me IMT-në dhe kanë paguar për të ushtruar presion mbi familjen e tij, me qëllim final marrjen e tokës.
    Ai thekson se gjobat janë vendosur në mënyrë selektive, pasi nga familja e tij e madhe, vetëm katër anëtarë janë penalizuar. Kjo, sipas tij, dëshmon se nuk bëhet fjalë për zbatim të ligjit, por për një skemë presioni për t’i larguar nga prona që e kanë shndërruar nga zhavorrishte në tokë prodhuese.
    “Quhem Ilir Pojana. Jam banor i fshatit Mnik. Lindur dhe rritur këtu. Më përpara kemi qenë me shtëpinë në kodrat lart. Kemi marrë tokë mbas ligjit. Jemi vendosur këtu prej 34 vitesh. Aty ku kam tokën me ligj, unë dhe vëllai, kemi këtë pjesën që ka qenë shtrat lumi.
    Ka qenë pjesë zhavori. E kam bërë, e kam kthyer në jetë, tokë me lekët e mia. Kam blerë makinat e dheut, e kam mbushur gradualisht pak nga pak edhe e kam bërë atë pjesë, e kam bërë tokë. Aty kam ndërtuar dhe një kotec pulash. Aty kam dhe një objekt të vjetër që e kam paguajt shtetit. Kam një objekt të vjetër që e kam paguar shtetit. E kam paguajt në kohën kur nuk ishte shtet. Kam paguajt lekët.
    Ndërtova një kotec pulash. Vjen bashkia, IMT-ja para dy muajve, kërkoi kartën një inspektor, Hamarildo Susaj. Emrin ka se inspektor nuk është, ai po nejse. Kalon krahën mal ai për mua. Për mua, logjika ime, se s’merrte vesh nga puna. Vij nga puna i gjej duke matur kotecin e pulave.
    Po. Kotec mo vëlla, Marino, po e maste. Kush po ti këtu? Unë jam punonjësi i IMT-së, Bashkisë Tiranë. Se e kam përmendur dhe herë të tjera po… Tha quhet ndërtim pa leje. Ndërtim pa leje koteci i pulave? Ndërkohë thashë në Tiranë ti ke lënë pallate. Pallate pa leje, kotec pulash? Turp për faqe të zezë.
    Unë s’e kam bërë gjë këtë thashë. Unë kam 34 vjet që jetoj këtu. Ju lutem më jep kartën tha, mund tha, thjesht për verifikim tha. Unë e besova, tha, thashë kotec pulash, e neglizhova, si ta them, nuk më besoj se do më presi gjobë për kotec pulash. Se turp për faqe të zezë.
    Kur më erdhi gjoba me postë. 5 milion e 870 mijë lekë. Rreth 6 milionë lekë gjobë. Vetëm për kotecin e pulave dhe një gardh rrethues aty. Ky person, këta persona janë të shtyrë nga Bledar Meniku. Ta marri vesh prapë ai, se e ka marrë vesh dhe e ka pa shumë mirë. Bension Meniku. Këta janë të dy të lidhur me IMT-në e Bashkisë Tiranë, kanë paguar lekë që na kanë prurë IMT-në këtu.
    Ata e kanë urdhëruar këtë masakër. Pse? Duan të marrin tokat. Kjo nuk ka qenë një herë tokë e shfrytëzuar nga kooperativa, ish-kooperativa bujqësore. Kjo ka qenë shtrat lumi, këtu ka qenë lumi. Këtu devijimin e lumit e ka bërë ura kur është ndërtuar pacarela. Bëri devijimin e lumit, pacarela, ne e mbushëm me dhe. Dhe e bëmë tokë, për të mbajtur bagëtitë. Mbajmë bagëtitë me këtë. Jemi 12 pjesëtarë”- denoncon ai për SyriTv.

  • “Për një kotec pulash të vjen IKMT e policia”/Rama-qytetarit:Do ta denoncojmë bashkë

    Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një qytetar gjatë takimit që u zhvillua në ish Uzinën e Autotraktorëve.
    Qytetari u ankua se edhe për të bërë një kotec pulash, inspektorët kërkojnë shumë të mëdha parash.
    Ndërkohë Rama i tha se duhet të përmendë emra dhe se së bashku do t’i denoncojnë këtë rast korrupsioni.
    Qytetari: Po vijmë shumë, rrugët gropa gropa, s’po them për legalizimet se e kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë, a ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave, Në momentin që do të bësh kotec pulash të vjen IKMT IMT, polici bashkiake, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, shihe vetë këtë.
    Rama: Këto llafet në hava si kam qejf, duhet ta denoncosh se ndryshe nuk mundet të funksionojë kjo punë që të flasësh në hava dhe ti ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, nuk e përjashtoj se ka individë të tillë, policia janë 9 mijë vetë, s’mund ti ngarkosh ata, ti nuk je vetëm që ke ndërtu pa leje, dëgjojnë kët historinë e legalizimeve, e kemi bërë ne, as ti as ai, se bën dot kshu dhe të qeshësh, ne të dy do shkojmë bashkë do ta denoncojmë atë person që të ka cenu ty, turp i madh që e thu kshu.
    Unë se përjashtoj që ka të tillë, por në bazë të ligjit je aq fajtor sa ai që e ka bërë me ty, e dyshoj shumë. Nuk kemi nevojë për zotin, nuk do ti lëmë këta njerëz që të godasin imazhin e shumë të tjerëve se ka patjetër punonjës që meritojnë ndëshkim, infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, por nuk janë shumica, nuk e meritojnë të futen në një thes, ne të dy bashkë do të shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë, ti e merr met qeshme, unë jam shumë serioz, unë i njoh njerëzit, këtë humorin do ta bashkojmë dhe do të merremi seriozisht të dy, nëse të ka kërkuar të paguash ai do të paguajë.
    Unë ty do të kthej me partinë time, se do bëhesh personazh në lajme. Erdhe për t’më hap probleme, por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët, se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët.

  • “Për një kotec pulash të vjen IKMT e polici e kërkojnë nga 5 mijë euro”, Rama-qytetarit: Do shkojmë bashkë ta denoncojmë

    “Për një kotec pulash të vjen IKMT e polici e kërkojnë nga 5 mijë euro”, Rama-qytetarit: Do shkojmë bashkë ta denoncojmë

    Qytetari: Po vijmë shumë, rrugët gropa gropa, s’po them për legalizimet se e kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë, a ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave, Në momentin që do të bësh kotec pulash të vjen IKMT IMT, polici bashkiake, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, shihe vetë këtë.
    Rama: Këto llafet në hava si kam qejf, duhet ta denoncosh se ndryshe nuk mundet të funksionojë kjo punë që të flasësh në hava dhe ti ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, nuk e përjashtoj se ka individë të tillë, policia janë 9 mijë vetë, s’mund ti ngarkosh ata, ti nuk je vetëm që ke ndërtu pa leje, dëgjojnë kët historinë e legalizimeve, e kemi bërë ne, as ti as ai, se bën dot kshu dhe të qeshësh, ne të dy do shkojmë bashkë do ta denoncojmë atë person që të ka cenu ty, turp i madh që e thu kshu.
    Unë se përjashtoj që ka të tillë, por në bazë të ligjit je aq fajtor sa ai që e ka bërë me ty, e dyshoj shumë. Nuk kemi nevojë për zotin, nuk do ti lëmë këta njerëz që të godasin imazhin e shumë të tjerëve se ka patjetër punonjës që meritojnë ndëshkim, infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, por nuk janë shumica, nuk e meritojnë të futen në një thes, ne të dy bashkë do të shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë, ti e merr met qeshme, unë jam shumë serioz, unë i njoh njerëzit, këtë humorin do ta bashkojmë dhe do të merremi seriozisht të dy, nëse të ka kërkuar të paguash ai do të paguajë.
    Unë ty do tët kthej me partinë time, se do bëhesh personazh në lajme. Erdhe për t’më hap probleme, por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët, se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët

    Top Channel