Tag: kostot

  • Muharremi: Kostot në Shqipëri për menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta më krahasim me vendet e BE

    Muharremi: Kostot në Shqipëri për menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta më krahasim me vendet e BE

    Këshilltari bashkiak i PS, Alfred Muharremi thotë se kostot të cilat janë në Shqipëri në lidhje me menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta në krahasim me vendet e BE.
    ”Një nga kapitujt më të rëndësishëm të cilët janë hapur, pra se ne kemi hapur të gjithë grup kapitujt lidhet edhe me mjedisin. Pra shumë i rëndësishën. Dhe nga direktivat e BE ne duhet të përshtatemi edhe në procedurat dhe në funksionimin apo më saktë menaxhimin qoftë edhe të kostove por qoftë edhe të mirëorganizimit të kësaj nisme në këtë rast siç është pastrimi.
    Ne e dimë shumë mirë që pastrimi është një problem jo vetëm në Shqipëri por është problem thuajse në të gjithë botën. Madje për mendimin tim kostot të cilat janë në Shqipëri në lidhje me menaxhimin e mbetjeve mendoj se janë të ulëta në krahasim me vendet e BE apo qoftë edhe vendet e rajonit. Unë jam shumë dakord që ka pasur një problem në menaxhim dhe në funksionim. Duhet të dimë që shqiptarët apo taksapaguesit paguajnë vetëm kosto në lidhje vetëm me transportin”.

  • Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

    Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

    Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013, një konglomerat i madh, grupi Agrokor, me peshë sa 15% e PBB-së së vendit, falimentoi.
    Keqmenaxhimi financiar para anëtarësimit e bëri të papërballueshme konkurrencën pas hapjes së tregjeve të BE-së.
    Për shkak të madhësisë, falimenti i Agrokor vuri në rrezik gjithë ekonominë e Kroacisë, ndërsa u desh ndërhyrja e BE-së për ristrukturimin e grupit. Shembulli i Kroacisë është i vlefshëm edhe për vendin tonë.
    Nëse qeveria shqiptare përmbush mbylljen e negociatave dhe realizon anëtarësimin brenda vitit 2030, shumica e bizneseve shqiptare, sidomos në sektorin prodhues, do të përballen me presion të fortë nga hapja e tregjeve me BE-në, nëse nuk përmbushin standardet.
    Ekspozimi përballë një tregu të madh do ti vendosë sektorë të caktuar përballë një konkurrence që mund t’u rrezikojë tregun ku kanë operuar deri tani nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë për modernizim dhe përshtatje, tha Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv  Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe industrisë.
    Sipas tij, ndërmarrjet e vogla e të mesme, në përgjithësi, karakterizohen nga produktivitet i ulët, të përgatitura për të përballuar vetëm nevoja të vogla lokale, kanë numër të ulët punonjësish dhe vështirësi në financim.
    Pa mbështetje, ato nuk do të mund të rrisin kapacitetet apo cilësinë e prodhimit dhe do ta kenë shumë të vështirë të mbeten konkurruese.
    Mullai theksoi se është koha që bizneset të fokusohen tek investimi në teknologji moderne dhe automatizim, në marrjen e certifikatave dhe përputhjen me standardet e BE-së, si dhe tek diversifikimi i produkteve dhe tregjeve.
    Samir Mane, president i BALFIN Group, tha më herët në një intervistë për “Monitor” se anëtarësimi në BE do të sjellë konkurrencë më të fortë, por edhe mundësi për bizneset që përshtaten shpejt.
    Sipas tij, sipërmarrjet shqiptare duhet të investojnë në inovacion, teknologji dhe kapital njerëzor për të konkurruar në një treg më të madh e të strukturuar.
    Ai shtoi se brenda Grupit po digjitalizohen proceset kryesore dhe po implementohen projekte me Inteligjencë Artificiale për efikasitet. Modernizimi i vazhdueshëm dhe fokusi te njerëzit janë mënyra më e mirë për ta kthyer integrimin në motor zhvillimi afatgjatë.
    Zoti Nikolin Jaka, i cili drejton Dhomën e Tregtisë, thekson se këto investime mund të rikuperohen në 3–5 vjet përmes aksesit në tregun e BE-së, rritjes së eksporteve dhe përmirësimit të cilësisë së produktit.
    Por bizneset, sidomos ato të mesme e të vogla, duhet të nisin përshtatjen tani për të shmangur falimentin kur tregjet të hapen.
    Shumë biznese shqiptare – nga tregtarët e produkteve të falsifikuara e deri te fabrikat pa standarde dhe fermat që nuk plotësojnë kriteret e BE-së – rrezikojnë falimentimin pas anëtarësimit, nëse nuk përshtaten. Më të vështirë do ta kenë bizneset e vogla dhe të mesme për shkak të mundësive të kufizuara financiare.
    Në vitin 2024, rreth 80% e bizneseve shqiptare e konsideruan integrimin në BE zhvillim pozitiv, sipas Barometrit të Ballkanit – përqindja më e lartë në rajon, megjithëse ra nga 96% në 2023.
    Shumica nuk i njohin pasojat, pasi në vitet e para, kostot e përshtatjes janë të larta dhe shumë prodhues mund të mos konkurrojnë pas heqjes së tarifave doganore.
    Alban Zusi, prodhues me përvojë në industrinë ushqimore, pohon se shumë biznese do të jenë në disavantazh, sepse duhet të bëjnë investime joproduktive për të plotësuar standardet mjedisore, ushqimore dhe të sigurisë në punë.
    “Këto investime kërkojnë shumë financime dhe kanë kosto të lartë operative e mirëmbajtjeje, pa sjellë domosdoshmërisht rritje produktiviteti”, tha ai.
    Z.Mullaj shton se bizneset shqiptare që duan të përshtaten me standardet e BE-së do të përballen me disa kosto të menjëhershme.
    Pjesa më e madhe lidhet me investimet teknike, ku hyjnë blerja e pajisjeve të reja, modernizimi i linjave prodhuese, përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare sipas standardeve të BE-së, deri te masat e sigurisë në punë dhe eficienca energjetike.
    Sigurisht, këto janë investime që kërkojnë likuiditete financiare, por ai shton se, një pjesë mund të subvencionohet nga fonde të BE-së dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
    Luan Leka, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të industrisë prodhues, përmes grupit EHW thotë se duhet ta shohim me optimizëm aderimin në BE.
    “Fakti që do të jemi pjesë e një tregu shumë më të gjerë do të mundësonte investime më eficente. Shpresoj që do të ketë edhe investime në infrastrukturë, të ndihmuara edhe nga fonde të BE, proces që ka ndodhur edhe më parë në vende të tjera”.
    Por, ai shton se ka vend për një shqetësim, që do të jetë më e lehtë rruga për tu larguar forcat e punës, “fenomen që duhet ta përballojmë”.
    Për të përfituar nga ky proces, hapin e parë duhet pa humbur kohë ta bëjë shteti. Ky hap duhet të jetë: “Përputhja e legjislacionit të sigurisë ushqimore me atë të BE”
    “Mbi këtë bazë duhet të ristrukturohet sektori bujqësor dhe ai blegtoral. Ky sektor vuan edhe parcelizimin ekstrem të tokës që pengon zhvillimin e një bujqësie të përparuar.
    Gjithashtu duhet të ristrukturohet industria agropërpunuese, konform standardeve më të përparuara, për të qenë konkurruese në një treg të hapur. Sa më shpejt të nisë ky proces aq më të mëdha do të jenë shanset për të përfituar nga anëtarësimi në BE”, sugjeron Z.Leka.
    Kostot
    Bizneset shqiptare që duan të përshtaten me standardet e BE-së do të përballen me disa kosto të menjëhershme. Pjesa më e madhe lidhet me investimet teknike, ku hyjnë blerja e pajisjeve të reja, modernizimi i linjave prodhuese, përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare sipas standardeve të BE-së, deri te masat e sigurisë në punë dhe eficienca energjetike.
    Kostot e anëtarësimit, më të larta për prodhuesit e ushqimeve
    Kostot me të cilat bizneset shqiptare do të përballen nga anëtarësimi në BE lidhen kryesisht me përshtatjen me standardet europiane dhe mund të arrijnë deri në 700 mijë euro në fazën e parë, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
    Për sektorin e prodhimit dhe shërbimeve të vogla e të mesme, pasojat mund të jenë më të rënda, siç tregon përvoja e Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.
    Standardet e BE-së për sigurinë ushqimore, cilësinë e produktit, gjurmueshmërinë dhe efikasitetin energjetik kërkojnë linja prodhimi moderne.
    Për një ndërmarrje prodhuese me 40–60 punonjës, modernizimi i makinerive dhe instalimi i sistemeve të kontrollit cilësor përkthehet në 150–300 mijë euro shpenzim fillestar. Në sektorë me rrezik më të lartë (ushqim, pije, kimikate), shifra mund të arrijë 400–700 mijë euro.
    Certifikata si ISO 22000 për sigurinë ushqimore, CE për produkte industriale apo HACCP për përpunim ushqimor janë të domosdoshme. Çdo certifikim kushton 5–20 mijë euro për implementim dhe auditim, plus 2–5 mijë euro në vit për rinovim.
    Trajnimet për sigurinë në punë, menaxhimin mjedisor dhe raportimin financiar sipas standardeve të BE-së llogariten 500–1,000 euro për punonjës në vitin e parë.
    Direktivat europiane për ujërat e ndotura, emetimet dhe riciklimin mund të kërkojnë stacione filtruese, depo mbetjesh ose kontrata riciklimi. Për një kompani prodhuese të mesme, kostoja fillestare varion 50–200 mijë euro, ndërsa mirëmbajtja vjetore 10–20 mijë euro.
    Rregullat e raportimit financiar dhe të drejtave të punës shtojnë zakonisht 5–10% në shpenzimet vjetore operative. Harmonizimi i tatimeve (TVSH minimale 20%, akcizat) mund të rrisë kostot në disa sektorë.
    Në total, për një biznes prodhimi të mesëm, hyrja në BE nënkupton një investim fillestar prej 200–600 mijë eurosh gjatë 2–3 viteve të para e pas anëtarësimit, plus 10–15% rritje të kostove operative vjetore për mirëmbajtje standardesh, auditime dhe trajnime.
    Për një kompani shqiptare në agroindustri me rreth 50 punonjës, që merret me përpunimin e qumështit ose mishit, përmbushja e plotë e standardeve të BE-së kërkon një paketë investimesh edhe më të lartë, rreth 700 mijë euro, ndërsa kostot operative vjetore mund të rriten me 120–200 mijë euro.
    Kjo varet nga niveli aktual i teknologjisë: impiantet moderne janë më pranë kufirit të ulët, ndërsa pajisjet e vjetra kanë kosto më të larta.
    Paulin Gega, i GEGA OIL GROUP, thekson se sipërmarrjet që përqafojnë inovacionin, forcojnë menaxhimin financiar dhe rrisin standardet e shërbimit do të jenë fituesit e procesit të integrimit.
    “Ky është një moment vendimtar për ekonominë shqiptare dhe një mundësi që bizneset të shndërrohen në aktorë konkurrues jo vetëm në rajon, por edhe në tregun europian”, tha ai.
    Kostot
    Në total, për një biznes prodhimi të mesëm, hyrja në BE nënkupton një investim fillestar prej 200–600 mijë eurosh gjatë 2–3 viteve të para e pas anëtarësimit, plus 10–15% rritje të kostove operative vjetore për mirëmbajtje standardesh, auditime dhe trajnime. Për një kompani shqiptare në agroindustri me rreth 50 punonjës, që merret me përpunimin e qumështit ose mishit, përmbushja e plotë e standardeve të BE-së kërkon një paketë investimesh edhe më të lartë, rreth 700 mijë euro, ndërsa kostot operative vjetore mund të rriten me 120–200 mijë euro.
    Përfitimet nga tregu 450 milionë banorësh
    Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE pritet të sjellë një transformim gradual, por të thellë, për bizneset e vogla dhe të mesme (SME). Përveç kostove, do të ketë edhe përfitime për ato që arrijnë të përshtaten.
    Dhoma e Tregtisë analizon se hyrja në tregun unik europian hap hapësira të mëdha për eksport.
    Bizneset shqiptare nuk do të përballen më me tarifa doganore apo kuota, ndërsa procedurat doganore do të thjeshtohen. Një prodhues i vogël tekstilesh apo një punishte artizanale ushqimore do të ketë akses të drejtpërdrejtë në një treg prej mbi 450 milionë konsumatorësh.
    Standardet e BE-së për cilësinë, sigurinë ushqimore, gjurmueshmërinë dhe etiketimin janë shumë më të larta se ato aktuale shqiptare, prandaj çdo kompani eksportuese duhet të investojë në pajisje, laboratorë testimi, sisteme kontrolli cilësie dhe certifikime ndërkombëtare.
    Rritja e konkurrencës është e pashmangshme. Tregu shqiptar do të hapet për kompani europiane me kapital më të madh, teknologji të avancuar dhe përvojë menaxheriale, duke ushtruar presion mbi bizneset vendase për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të optimizuar kostot.
    Për disa ndërmarrje, kjo mund të nënkuptojë rrezik mbylljeje, por për të tjera do të nxisë partneritete strategjike, investime në teknologji digjitale dhe rritje profesionale të stafit.
    Integrimi në BE sjell akses më të gjerë në fonde zhvillimi: fondet strukturore dhe të kohezionit ofrojnë mundësi për bashkëfinancim të pajisjeve moderne ose trajnime të stafit.
    Përfitimi i këtyre fondeve kërkon kapacitete menaxheriale dhe aftësi për të përgatitur projekte konkurruese, çka mund të jetë sfidë për shumë SME.
    Legjislacioni i BE-së për mjedisin, punësimin dhe mbrojtjen e konsumatorit nënkupton detyrime të reja për trajtimin e mbetjeve, raportim financiar transparent, respektim të plotë të të drejtave të punonjësve dhe sigurime më të larta. Në afat të gjatë, kjo krijon klimë më të drejtë konkurruese dhe ul rrezikun e gjobave apo konflikteve ligjore.
    Në një plan më të gjerë, anëtarësimi përmirëson perceptimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit, duke ulur koston e kapitalit dhe duke e bërë më të lehtë për SME-të të tërheqin investime ose kredi me interesa më të ulëta.
    Lëvizja e lirë e punëtorëve mund të sjellë sfida me emigrimin e punonjësve të kualifikuar, por edhe mundësi për të rekrutuar specialistë nga vende të tjera të BE-së.
    Përfitimet
    Hyrja në tregun unik europian hap hapësira të mëdha për eksport. Bizneset shqiptare nuk do të përballen më me tarifa doganore apo kuota, ndërsa procedurat doganore do të thjeshtohen. Një prodhues i vogël tekstilesh apo një punishte artizanale ushqimore do të ketë akses të drejtpërdrejtë në një treg prej mbi 450 milionë konsumatorësh./Monitor.al/

  • Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me platformat “online”

    Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me platformat “online”

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Teknologjia, platformat online dhe zakonet e reja të shikuesve po transformojnë thellësisht mënyrën se si konsumohet televizion. Për herë të parë, shikueshmëria e aplikacioneve dhe platformave dixhitale në botë tejkaloi atë të televizionit linear, duke treguar se audienca ndjek përmbajtjen kudo, jo vetëm para ekranit klasik. Televizionet shqiptare po ndërtojnë ekosisteme dixhitale ku programet transmetohen live, arkivohen për shikim më vonë dhe shoqërohen me rrjete sociale për të ruajtur lidhjen me shikuesin.
    Edhe pse prodhimi dhe blerjet e përmbajtjes janë shtrenjtuar dukshëm, këto shpenzime konsiderohen investime strategjike për forcimin e markës, angazhimin e audiencës dhe të ardhurat nga reklamat. Duke kombinuar programe të bazës që rezistojnë prej vitesh në ekran me reality show, seriale, televizioni dhe platformat digjitale po krijojnë një eksperiencë hibride që pasqyron trendet globale dhe pritshmëritë e audiencës moderne.
    Viti 2010 shënoi pikun e shikueshmërisë për televizionin linear. Në atë kohë, konkurrenca ishte njëlloj e fortë, por në një terren të njohur mes të barabartëve, të cilët shkëputjen apo diferencimin do të përpiqeshin ta bënin përmes programeve më të larmishme, më të guximshme apo eksplorimit të formateve të reja. Kjo bëri që në vitin 2018, edhe shpenzimet për reklama në televizione të arrinin pikun.
    Pas kësaj për televizionin nis një tjetër epokë? Terreni që fituan mediat sociale dhe platformat online të transmetimit, dy degë të ndryshme të medias dixhitale do ta vendosnin televizionin linear në udhëkryq për strategjinë që duhet të ndiqte. Reagimi i parë i televizioneve do të ishte një strategji sulmi ku secila palë përpiqet të tërheqë shikuesin në fushën e saj.
    Qasja që kanë brezat e rinj sot, zhvillimi i teknologjisë dhe përfshirja e Inteligjencës Artificiale, koha që kalohet në telefon, kompjuter, tablet, duket se i kanë dhënë formë një strategjie të re të televizioneve.
    Në maj 2025, për herë të parë në histori, platformat online tejkaluan televizionet për shikueshmëri, duke bërë të qartë se ky është momenti i bashkëjetesës.
    Kjo është një tendencë globale, së cilës as Shqipëria nuk i shpëton, dhe televizionet kombëtare e kanë të qartë qëndrimin që duhet të mbajnë. Ato po orientohen drejt forcimit të platformave të tyre online, për t’i fuqizuar dhe për të ndjekur shikuesin e tyre kudo që ndodhet.
    Ka një zbehje gjithmonë e më të madhe të atyre vijave që ndanin televizionin tradicional dhe platformat online duke tentuar modele hibride që sigurojnë bashkëjetesë të shëndetshme dhe me përfitim për të gjithë, sigurisht pa harruar që ky sërish është një terren i ri për të konkurruar.
    Televizionet në Shqipëri po investojnë në forcimin e platformave online.
    Televizionet janë në një fazë intensive të përshtatjes me tendencat më të reja të zhvillimit teknologjik, që u garanton atyre të jenë të pranishëm te shikuesit.
    “Sot audienca nuk është më vetëm përpara televizorit – ajo është kudo, në telefon, tablet apo kompjuter. Prandaj strategjia jonë është të bashkojmë ekranin klasik me platformat online, në mënyrë që përmbajtja jonë të jetë gjithmonë pranë shikuesit, kudo dhe kurdo.
    Prandaj dhe një nga risitë e vitit 2022 e në vazhdim ka qenë aplikacioni ‘Klani im’. TV Klan ka zhvilluar një aplikacion që transmeton LIVE 24 orë të gjithë programin e TV Klan, si dhe një platformë OTT për më shumë se 26 kanale televizive shqiptare dhe 5 radio shqiptare. Përveç transmetimit të njëkohshëm, në këtë aplikacion është dhe opsioni ‘catch up’: një program mund ta shohësh kurdo dhe kudo, sepse është i arkivuar aty për 7 ditë. Synimi është që çdo përmbajtje televizive të ketë një ‘jetë’ të dytë digjitale; pra, një program që shfaqet në ekran, vazhdon të jetojë online në YouTube apo përmes klipesh, intervistash apo përmbajtjeje shtesë në web dhe rrjetet sociale. Kështu po krijohet një ‘ekosistem’ i plotë mediatik, ku televizioni dhe platformat digjitale plotësojnë njëri-tjetrin, duke e mbajtur audiencën të lidhur me logon TV Klan në çdo moment të ditës”, shprehet Albert Dumani, Drejtori i Programacionit dhe Blerjeve në TV KLAN.
    Përveç aplikacionit, fokus i veçantë po i kushtohet edhe forcimit të mediave sociale dhe YouTube si kanale më vete dhe plotësuese të ekranit.
    Në të njëjtën linjë është edhe Fatos Risto, Drejtor i Programacionit në Vizion Plus. Sipas tij, për të ruajtur dhe për të zgjeruar audiencën, po shihet kombinimi i fuqisë së televizionit tradicional me prani aktive në platformat digjitale.
    Kjo do të thotë se shumë programe tashmë transmetohen drejtpërdrejt edhe në YouTube dhe Facebook, teksa momentet më të mira nga programe të caktuara ndahen në rrjete sociale popullore, në kërkim të viralitetit dhe një audience më të re.
    “Aplikacioni Vizion Plus do të ofrojë së shpejti mundësinë e chat-it interaktiv dhe votimeve live, duke krijuar një eksperiencë më të personalizuar dhe duke i dhënë shikuesit një rol aktiv gjatë programit”, tha z. Risto.
    Kjo qasje integruese garanton që audienca të mbetet e angazhuar dhe e lidhur me përmbajtjen.
    Rriten kostot e prodhimit dhe blerjeve, televizionet i shohin si investim për markën
    Kostot e prodhimit të programeve në televizione, por edhe blerja e atyre të gatshme, kanë shënuar rritje këtë sezon, dhe kjo lidhet me një seri zërash që i përbëjnë ato, duke nisur nga stafet tek investimet teknologjike.
    “Kostot e prodhimit këtë sezon kanë shënuar rritje të ndjeshme, veçanërisht në drejtimet e transmetimeve live dhe të stafit redaktues, por kjo rritje është kompensuar në mënyrë efektive përmes zgjerimit të kontratave me sponsorë sportivë dhe kulinarë, si dhe përmes paketave të brandimit të integruara në formate të veçanta. Në këtë mënyrë ka një korrelacion të qartë dhe të drejtpërdrejtë midis investimeve të bëra në prodhim dhe rritjes së të ardhurave nga reklamat”, shprehet z. Risto.
    Televizionet i shohin kostot e prodhimeve si një investim strategjik për markën e tyre dhe forcimin e pozicionit në treg, diçka që josh më shumë sponsorë apo biznese të interesuar për të reklamuar pranë tyre. Por, teksa kjo është njëra anë, në disa raste rritja e kostove është thjesht një fakt që pranohet sepse është rrjedhojë e asaj që ndodh edhe në tregjet globale dhe që ka një efekt zinxhir edhe këtu, dhe nuk flasim vetëm për pajisjet, por edhe për blerjet e programeve në tregjet e huaja.
    “Kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm këtë sezon, ashtu si në gjithë tregun ndërkombëtar. Kjo lidhet me çmimet më të larta të teknologjisë, pajisjeve dhe shërbimeve kreative, por edhe me kërkesën në rritje për cilësi më të lartë në prodhimet televizive. Megjithatë, ne e shohim këtë si një investim strategjik, jo thjesht si kosto. Sepse sa më shumë investon në prodhime cilësore, aq më e fortë bëhet lidhja me audiencën dhe kjo reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave nga reklamat. Sponsorët duan të jenë pjesë e programeve që kanë ndikim, shikueshmëri dhe origjinalitet. Rritja e cilësisë shton kostot, që do të thotë rritje e ofertës për sponsorizim dhe, rrjedhimisht, edhe më shumë të ardhura nga reklamat. Sa u përket kostove të blerjeve, edhe aty ka pasur rritje. Tregu ndërkombëtar është bërë më selektiv dhe çmimet për formatet apo serialet e njohura janë rritur”, – pohon z. Dumani.
    Bazë e qëndrueshme programesh dhe përshtatje me tendencat
    Sezoni i ri në televizione, që ngriti siparin në shtator, tregoi se pjesa më e madhe e programeve është e qëndrueshme dhe e sprovuar, si një garanci për të mbajtur pranë vetes audiencën besnike të konfirmuar më herët. Kjo duket më shumë si një qasje e kujdesshme e televizioneve për të hedhur hapa të sigurt dhe për t’u ndalur pastaj në risitë që kërkon tregu si pjesë e tendencave.
    Emisionet e mëngjesit, sporti, talent show dhe emisionet politike dhe të aktualitetit të vendosur në mbrëmje mbeten ende fokusi i ekranit të familjeve shqiptare, teksa në lidhje me blerjet, Turqia mbetet tregu kryesor për serialet. Shqipëria është pjesë aktive e blerjeve në këtë treg, që ka gjetur një famë të jashtëzakonshme edhe në tregje të tjera që dikur ishin kryesorë në prodhim.
    “Politika është ‘ushqimi’ tradicional i shqiptarëve, të cilët edhe justifikohen për këtë zgjedhje në këto vite të stërzgjatura të tranzicionit të zhvillimit të shoqërisë në të gjitha aspektet, dhe sepse jemi në rrugën disavjeçare për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane në Bashkimin Europian. Prodhimet turke vazhdojnë të jenë numri 1, si serialet më të realizuara artistikisht dhe më të dashura për publikun shqiptar. Trendi i prodhimeve turke po shtrihet gjithashtu edhe në vende të tjera. Aktualisht, Turqia është numri 2 i eksportit më të madh të prodhimeve televizive pas SHBA-së”, – nënvizon z. Dumani.
    Në të njëjtën linjë është edhe z. Risto, i cili nënvizon se ka një kombinim të argëtimit, politikës dhe aktualitetit për të zgjuar interesin e të gjithëve.
    Por cilat janë tendencat e prodhimit që po mbizotërojnë në botë?
    “Televizioni modern po shkon drejt përmbajtjes me cilësi të lartë, histori të vërteta dhe formate që e përfshijnë publikun emocionalisht. Formatet e ndryshme TV janë drejt reality, talent show me njerëz të thjeshtë, quiz-show me njerëz që shohin vetveten në ekran, talk-show me ndërthurje me personazhe të thjeshtë. Serialet dramatike janë më të preferuara, sepse dhimbja lë ‘gjurmë’ dhe kjo e bën publikun ‘njësh’ me personazhin që vuan më shumë. Ne si TV Klan po fokusohemi gjithmonë e më shumë në prodhime ‘in house’ që pasqyrojnë realitetin shqiptar me standarde ndërkombëtare”, pohon z. Dumani./ Monitor

  • Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare
    Deputetët e mazhorancës votuan në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtive dhe shqetësimit për rritje të madhe të faturës për bashkitë dhe qytetarët.
    Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar faturën financiare të zbatimit të tij.
    Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
    Qeveria i rikthehet hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve duke i dhënë prioritet ndarjes në burim, ripërdorimit, riciklimit dhe kompostimit, ndërsa ligji lë pothuaj në hije rolin e inceneratorëve dhe incenerimin si proces për të cilin qeveria socialiste investoi me dhjetra-milionë euro në një dekadë.
    Dispozitat ligjore dhe relacioni që shoqëron ligjin i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i këtyre dispozitave.
    Gjatë diskutimit të ligjit në komisionet parlamentare dhe nga dëgjesat publike me grupet e interesuara, Ministria e Mjedisit si propozuese e nismës nuk arriti të jepte përgjigje për kostot financiare, sa do të jenë kostot e bashkive për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve në pikat fundore dhe për pasojë sa do të rriten tarifat vendore për qytetarët.
    Vetë ligji parashikon që Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e llogaritjes së kostove operative dhe të shërbimit të grumbullimit, pastrimit dhe transportit deri në stacionet e transferimit të mbetjeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Metodologjia do të përcaktojë edhe tarifat e menaxhimit të mbetjeve.
    Por pyetjet e ripërsëritura të deputetëve se sa do t’i kushtojë taksapaguesve kjo reformë e menaxhimit të mbetjeve nuk morën përgjigje të qarta nga ministria.
    Në lidhje me koston totale për menaxhimin e mbetjeve, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se direktivat e BE-së përcaktojnë objektivat e riciklimit për vitin 2035 dhe bazuar në këto objektiva është parashikuar vlera financiare që duhet të investohet për infrastrukturën që nevojitet deri në vitin 2035.
    Në raportin e vlerësimit të përgatitur nga kjo ministri në opsionin e rekomanduar nga BE vlerësohet që kostot e përgjithshme të investimit të shkojnë në rreth 683 milion euro deri në vitin 2035.
    Po ashtu, kostot vjetore për ton mbetje të krijuara pritet të rriten nga 79 euro për ton në vitin 2025 në 170 euro për ton në vitin 2035.
    Ndërsa ministri Jaupaj informoi deputetët se ministria ishte në fazat e negociatave “për shtyrjen e afatit të përmbushjes së këtij investimi përtej 2035”, sipas raportit të komisionit parlamentar për “Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
    Gjatë dëgjesës në komisionin e Ligjeve, ai tha se barrën kryesore financiare do ta mbajë qeveria, ndërsa bashkitë do të përballojnë një pjesë të kostove.
    “Ky është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria është në bisedime për të siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, në mënyrë që të mbështesim infrastrukturën e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,” argumentoi ai.
    Edhe në raportin e përgatitur nga Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nuk ka një faturë të qartë financiare që shoqëron zbatimin e këtij ligji.
    “Kostot e infrastrukturës dhe operimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve mbulohen nga krijuesi ose nga zotëruesi i mbetjeve, në përputhje me parimin “ndotësi paguan”- thuhet në këtë raport, ndërsa nevoja për financime nga buxheti i shtetit do të vlerësohet nga AKEM.
    “Çdo zonë mbulon kostot e investimit për ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake. Bashkitë dhe AKEM-i financojnë kostot e investimit për çdo zonë të menaxhimit të mbetjeve,” thuhet më tej në raport e këtij komisioni
    Ligji parashikon që kostoja për grumbullimin dhe transferimin e mbetjeve të jetë pjesë e buxhetin vjetor të bashkive dhe do të përballohet nga mbledhja e tarifës së pastrimit për qytetarët
    Shoqatat e bashkive dhe vetë kryetarët e bashkive që morën pjesë në një dëgjesë në komisonin e Ligjeve thanë se bashkitë do të gjenden në vështirësi financiare për të përballuar kostot që u ngarkon zbatimi i këtij ligji dhe kërkuan që të parashikohej në ligj që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara.
    Ligji u kontestua gjithashtu nga opozita dhe shoqatat që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor se cënon autonominë vendore, ndërsa në komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme u kritikua për përafrim të pjesshëm të dispozitave të BE-së për Mjedisin.
    Ministri tha se përafrimi i plotë do të bëhet me miratimin e 12 projektvendime të Këshillit të Ministrave si akte nënligjore në linjë me periudhat transitore të kërkuara në kuadër të procesit të anëtarësimit.
    Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit të mbetjeve plotësohej dhe me një nismë tjetër ligjore, ajo për “Përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, e cila është futur për shqyrtim në Kuvend./BIRN

  • Qeveria miraton ligjin për mbetjet, mungon fatura reale, të cilën e paguajnë bashkitë dhe qytetarët

    Qeveria miraton ligjin për mbetjet, mungon fatura reale, të cilën e paguajnë bashkitë dhe qytetarët

  • BIRN: Mazhoranca miraton ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    BIRN: Mazhoranca miraton ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit të mbetjeve plotësohej dhe me një nismë tjetër ligjore, ajo për “Përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, e cila është futur për shqyrtim në Kuvend./reporter.al

  • BIRN: Kuvendi miraton ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    BIRN: Kuvendi miraton ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit të mbetjeve plotësohej dhe me një nismë tjetër ligjore, ajo për “Përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, e cila është futur për shqyrtim në Kuvend./ BIRN

  • Rama: Tirana në fokus të zhvillimit, jo i “lavatriçeve”; Nisma për blerjen e apartamenteve

    Rama: Tirana në fokus të zhvillimit, jo i “lavatriçeve”; Nisma për blerjen e apartamenteve

    Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp mbi paketën ligjore për mbrojtjen e territorit, iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështje që lidhen me kostot e larta të ndërtimit, pastrimin e parave në këtë sektor dhe çmimet e larta të shitjes së apartamenteve.Kryeministri Rama theksoi se imazhi i Tiranës është sot më pozitiv se kurrë në mediat ndërkombëtare, duke u përmendur si një qytet në zhvillim dhe me arkitekturë të admirueshme:“Tirana është sot në mediat ndërkombëtare si kryeqytet në zhvillim, për t’u vizituar, me arkitekturë të admirueshme. Siç ka 95% të artikujve që flasin për këtë Tiranë ka dhe 5% që flasin për historitë e lavatriçeve. Por unë merrem me 95% të realitetit që transformon qytetin çdo ditë, jo me lavatriçe apo frigoriferë.”Në lidhje me kostot në ndërtim nga masat e reja, ai i cilësoi të parëndësishme për sa kohë nuk shkelen rregullat.“Mos bëj shkelje dhe nuk ke asnjë kosto. Mos shto sipërfaqe jashtë lejes dhe nuk ke pse shqetësohesh kur të vijnë të ndërtojnë. Kostot e ndërtuesve nuk më interesojnë. Më shqetësojnë kostot për qytetarët, që shpenzojnë kursimet apo marrin kredi për të blerë një shtëpi që e ëndërrojnë prej vitesh.”Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria është në proces të krijimit të një Agjencie Kombëtare të Planifikimit Urban dhe Strehimit, që do të fokusohet në një qasje të re ndaj strehimit social, si dhe në iniciativa për të lehtësuar blerjen e banesave nga shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.“Do t’i qasemi në një mënyrë të re strehimit social, duke krijuar mundësi reale për ata që sot e kanë të pamundur të blejnë një banesë në tregun e lirë.”    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E shiti si moderne, media italiane nxjerr bllof Ramën: “Libra” iu dha Shqipërisë sepse ishte e vjetruar

    E shiti si moderne, media italiane nxjerr bllof Ramën: “Libra” iu dha Shqipërisë sepse ishte e vjetruar

    Anija “Libra”, e prezantuar nga kryeministri si një investim i madh modernizues për marinën shqiptare, rezulton se iu dhurua Shqipërisë nga Italia sepse ishte e vjetruar dhe jashtë përdorimit. Sipas mediave italiane, Shqipëria ka shpenzuar 1.6 milion euro vetëm për të ndryshuar flamurin dhe kryer disa përshtatje minimale.
    Siç është përcaktuar në marrëveshjen e vitit 2023 për qendrat e migrantëve, ne i dhuruam gjithashtu anijen Libra Shqipërisë, një anije patrullimi të Marinës Italiane që përdoret posaçërisht për të transportuar disa dhjetëra egjiptianë dhe bangladeshas në objektet e Shëngjinit dhe Gjadërit. Kjo ndodhi përpara se referimet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë të bllokonin planet e qeverisë, duke e detyruar atë të zhvendoste fokusin e saj përsëri në një qendër riatdhesimi, duke transferuar atje ata që mbaheshin tashmë në Itali.
    Duke folur për mbeturinat, opozita donte gjithashtu të sqaronte transferimin e Libra-s. Korrikun e kaluar, në Komitetin e Buxhetit të Dhomës së Deputetëve, Marco Grimaldi dhe Gianmauro Dell’Olio, deputetë nga Aleanca e të Gjelbërve dhe e Majtës dhe Lëvizja Pesë Yje, kishin kërkuar sqarime mbi projekt-dekretin ministror që po shqyrtohej dhe kostot e lidhura me të.
    “Vetëm falë presionit tonë, qeveria më në fund i publikoi shifrat. Dhe ato janë skandaloze: vetëm ndryshimi i flamurit, domethënë ndryshimi i flamurit, i kushtoi Italisë 1.6 milion euro”, tha deputeti i AVS.
    Në përgjigjet e saj drejtuar parlamentarëve, Ministria e Ekonomisë dhe Financave fillimisht mbrojti arsyet e shitjes, duke përmendur “pasoja të rëndësishme strategjike, operacionale dhe diplomatike”, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit në sigurinë detare, “me shpresën e konsolidimit të bashkëpunimit ekzistues në mbikëqyrje, kërkim-shpëtim, mbrojtje të mjedisit dhe fusha të tjera me interes të përbashkët në detet Mesdhe dhe Adriatik”. Së fundmi, ajo theksoi “mbështetjen për qëndrimin kombëtar në Ballkanin Perëndimor” dhe “konsolidimin e besimit të ndërsjellë midis Romës dhe Tiranës”. Lidhur me kostot, Ministria e Ekonomisë dhe Financave deklaroi se Libra u vendos në “status rezervë administrative” duke filluar “nga 1 maji 2025, pasi është i vjetëruar për arsye teknike dhe nuk i plotëson më nevojat moderne operacionale të Marinës”.
    Konkretisht, “kostot e ri-ndërtimit të flamurit arrijnë në afërsisht 1.6 milion euro, të nxjerra nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitetet e Ndërtimit të Kapaciteteve të Mbrojtjes”.
    Qeveria siguron se “vlera e mbetur e anijes detare vlerësohet në afërsisht 3.8 milionë euro”. Dell’Olio, duke i bërë jehonë komenteve të Grimaldit, kërkoi detaje mbi materialet e bashkangjitura në anije, “edhe pse të vjetruara”, për të verifikuar vlerën e saj ekonomike. Ministria e Ekonomisë dhe Financave specifikoi se këto janë pajisje të paklasifikuara në bord, kryesisht bashkëkohore me anijen, të destinuara për të siguruar funksionimin e saj. Dhe megjithëse vlera e tyre e inventarit është rreth një milion euro, ato janë teknologjikisht të vjetruara dhe kanë vlerë tregtare “praktikisht zero”, duke shtuar se Marina do të përballet me kosto shumë më të larta për asgjësimin e saj përfundimtar.
    Së fundmi, ajo deklaron se si skrap, anija mund të ketë një vlerë midis 70,000 dhe 100,000 euro vetëm nëse bashkohet me anije të tjera, ndërsa prishja e saj do të sillte kosto midis 200,000 dhe 250,000 euro për Italinë.
    Grimaldi, duke komentuar përgjigjet që mori, e kritikoi operacionin, duke e quajtur atë “të padenjë për një demokraci”.
    “Një anije patrullimi ushtarake, e armatosur dhe operative për të paktën 15 vjet, e dhuruar me fonde publike për të forcuar një marinë që do të jetë përgjegjëse për monitorimin dhe largimin e njerëzve që kërkojnë mbrojtje. Dhurata prej një milion dollarësh shton kostot joproporcionale të CPR-ve ekstraterritoriale. Ky nuk është një pakt midis aleatëve; është Evropa që paguan për të heshtur, është Italia që tregton të drejta për kontrollin kufitar dhe eksternalizimin. Një projekt i paligjshëm dhe çnjerëzor”, deklaroi ai.