Tag: kosto

  • “Po shesim nën kosto, po falimentojmë”, fermerët në Fier protestojnë për çmimin e shalqirit

    “Po shesim nën kosto, po falimentojmë”, fermerët në Fier protestojnë për çmimin e shalqirit

    Fermerët e shalqirit në Kallm të Madh të Fierit u ngritën sot në protestë, për shkak të rënies së çmimit nga 25 në vetëm 10 lekë për kilogramë.

    Ata u shprehën se po sheshin produktin nën kosto, gjë që po i çon drejt falimentimit. “Po shesim nën kosto, po falimentojmë”, shprehen ata.
    Fermerët shprehen se rënia e çmimit të shalqirit në 10 lekë nuk i ndihmon ata të mbulojnë as shpenzimet bazë të prodhimit.
    Sipas tyre, janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin çmimin në mënyrë arbitrare, duke përfituar nga mungesa e kontrollit dhe ndërhyrjes së institucioneve.
    “Kostoja është shumë më e lartë. Duhej të shitej të paktën me 20 lekë që të mos dilnim me humbje” thonë ata.
    Përballë kësaj situate, shumë fermerë kanë lënë prodhimin në arë, pa e mbledhur fare, pasi shitja e tij do t’u sillte më shumë humbje.
    “Është një situatë që përsëritet çdo vit, dhe po na çon drejt falimentimit e braktisjes së vendit” – shtojnë ata, ndërsa apelojnë për mbështetje urgjente nga shteti dhe institucionet përkatëse.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Frakull, fermerët e braktisur nga shteti, Astrit Troka: Prodhimet i shesim nën kosto

    SYRI TV/ Frakull, fermerët e braktisur nga shteti, Astrit Troka: Prodhimet i shesim nën kosto

    Fermerët e zonës së Frakullës në Fier janë lënë në harresë nga shteti. I tillë është edhe rasti i Astrit Trokës, i cili merret me pemëtari, dhe sic tregon ai, cdo proces e kryen vetë, pa asnjë lloj ndihme. Sipas tij, edhe më shqetësues është fakti se prodhimet i shet në treg nën kosto

    Astrit Troka është një fermer nga zona e Frakullës në Fier, i cili prej afro 10 vitesh merret me pemëtari. Ai kultivon kryesisht pjeshkë dhe nektarina në një plantacion prej 6 dynymësh me rreth 400 rrënjë, të cilat i shërben i vetëm gjatë gjithë vitit. Por, pavarësisht përkushtimit dhe punës së palodhur, ai thotë se del me humbje.

    “Jam i moshuar, gruan e kam të sëmurë, fëmijët në emigracion. Fuqi punëtore nuk ka sepse të rinjtë kanë ikur jashtë. I vetëm i shërbej gjithë plantacionit dhe kjo e rrit shumë koston e prodhimit.”

    Përveç mungesës së fuqisë punëtore dhe kostove të larta, Astriti përballet edhe me mungesën e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve si dhe me mungesën e subvencioneve apo mbështetjes nga shteti. Ai kujton se viti i kaluar u karakterizua nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, që dëmtuan rëndë frutat, por dëmshpërblimi mungoi
    Astriti thotë se prodhimi po shitet nën kosto. Sot kiligrami shitet me 80 lekë ndërkohë që duhet të shitet minimumi me 100 lekë që të mbetet pak fitim

  • Azilantët e Gjadrit po riatdhesohen me fluturime nga Tirana! Alarmi i europarlamentarëve

    Azilantët e Gjadrit po riatdhesohen me fluturime nga Tirana! Alarmi i europarlamentarëve

    Nga Alba Kepi 

    Kosto e lartë e shkelje e legjislacionit europian për azilantët e riatdhesimet. Më 9 maj 2025, një fluturim çarter i nisur nga Roma dhe i destinuar për në Kajro ndaloi në Tiranë për të marrë 5 shtetas egjiptianë të marrë në kampin e emigrantëve në Gjadër. Në dukje qe një operacion teknik por në fakt qe një veprim që ka ngritur shqetësime të mëdha ligjore e etike, si dhe reagime të parlametarëve e europarlamentarëve italianë.Sipas një investigimi të Altreconomia, emigrantët nuk ishin fare në kampin e Gjadrit në momentin e vendimit të Ministrisë së Brendshme Italiane (më 28 prill 2025) por u sollën atje pak para fluturimit. Dyshimi është se po testohet një model i ri dëbimi nga jashtë kufijve italiane, për të shmangur mbrojtjet ligjore të parashikuara nga normativat evropiane.
    Shuma e shpenzuar mbi 113 mijë euro dhe heshtja politike rreth operacionit e bëjnë situatën edhe më shqetësuese. Organizatat si ASGI dhe ActionAid paralajmërojnë për një precedent të rrezikshëm. Edhe në Bruksel, europarlamentarët Cecilia Strada dhe Alessandro Zan kërkojnë transparencë.”Manovrat e qeverisë janë të qarta; të cmontojnë kuadrin e të drejtave të garantuara duke përdorur presionin politike kur munden, ose duke shkelur ligjet ekzistuese. Në këtë optikë, kampet në Shqipëri bëhen zona të lira ku ligjet italiane, normativat europiane dhe Karta e të drejtave thelbësore të BE nuk zbatohen më”, shkruajnë në një komunikim mediatik europarlamentarët italianë Cecilia Strada e Alessandrop Zan.”Qeveria italiane po vepron në mënyrë të paligjshme, shkruajnë ata, minon ligjet europiane e i shndërron emigrantët në njerëz pa të drejta.”Dy europarlamentarët italiane i bëjnë apel Komisionit Eiuropian “të mos mbyll veshët ndaj abuzimeve të qeverisë italiane”.Nën firmën e një grupi europarlamentarësh, është kërkuar një interpelancë ndaj Komisionit Europian nëse ka qënë në dijeni të fakteve të 9 majit mes Tiranës e Romës, nëse c’ ka ndodhur a ka respektuar normativën europiane e çfarë synon të bëjë për respektimin e plotë të të drejtave europiane mbi azilkërkuesit, riatdhesimet e aplikimin e plotë të normativave ligjore europiane.”Gjithashtu Gianfranco Schiavone ekspert i emigracionit e anëtar i ASGI, shoqata për studime juridike në të drejtën e emigracionit, është shprehur për mediat italiane se “nuk është e pranueshme që një aziliant të dal jashtë territorit të kampit të Gjadrit e të riatdhesohet nga Shqipëria. Ky fakt nuk respekton të drejtat themelore të azilantit e shkel juriduksionin europian”.

    Për riatdhesimin e 5 shtetasve egjiptianë, qeveria italiane ka marrë me qera një charter që është nisur nga Tirana me kosto 113 850 euro, me një vlerë 31 770 euro më shtrenjtë nëse ky fluturim do të kryhej nga Italia e jo nga Shqipëria e rreth 6300 euro më shumë për secilin nga 5 azilantët egjiptianë të riatdhesuar.”I gjithë operacioni Shqipëria është i turpshën e opak e me një kosto shumë të madhe. Qysh në prill kur u shndërruan në qendra paraburgimi për dëbim, është e vështirë të marrësh informacoon e të kuptosh se cfarë i ndodh personave që transferohen në Shqipëri”, shkruajnë europarlamentarët.

  • Plazh me mushkonjat në Divjakë

    Plazh me mushkonjat në Divjakë

    Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre.
    Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh krem me vete për t’u mbrojtur nga mushkonjat.
    Pushuesit janë mësuar tashmë me bezdisjen e mushkonjave dhe presin rritjen e temperaturave që të ulet prania e tyre.
    “Tani që nuk ka shumë turistë, nuk ka dizinsektuar fare qeveria.”
    “Ka patur mushkonja, ka qënë një mushkonjë e vogël që nuk bënte as zhurmë asgjë, por edhe tani ka por ka larguar pak. Nga nxehtësia largojnë mushkonjat.”
    Bizneset janë në kërkim të preparatave të ndryshme për të mbajtur larg mushkonjat.
    Pronari i një lokali thotë se duhet të shpenzojë çdo ditë të paktën 4 mijë lekë për helme të insekteve.
    “Kosto është ditore, nuk është një kosto afatgjatë sepse nuk mund ta eleminojmë për një kohë me afat të gjatë mushkonjën pa u sulmuar përditë e pa u mbajtur në kontrollë që ta largojmë. Dhe efekti I ilaçit nuk zgjat për një kohë shumë të gjatë”, tha Jurgen Murrizi, operator turistik.
    Nga drejtoria e Shëndetit Publik në Lushnjë thonë se dezinsektimi do të kryhet javën e ardhshme.
    Kjo është hera e dytë që bëhet ky proces pasi është kryer edhe në muajin maj kur u sulmuan vezët e kolonive të insekteve.
    Klan News

  • Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin për Zonat e Mbrojtura, flet Ina Zhupa

    Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin për Zonat e Mbrojtura, flet Ina Zhupa

    Ina Zhupa

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancën dëgjimore lidhur me ligjin për “Zonat e Mbrojtura”. E para që ka nisur të shpjegojë ankimimin e bërë në organin më të lartë gjyqësor të vendit, është deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Në prezantimin e saj, ajo ka shpjeguar se drafti në Kuvend, edhe pse pa nevojë, u dërgua për miratim në Këshillin e Ministrave. Po sipas saj, drafti u kthye i ndryshuar, por edhe me kosto financiare. Po ashtu, në ankimimin e saj, Partia Demokratike thekson se ligji bie në kundërshtim me nenin 59 të Kushtetutës, që garanton ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm, ndërsa shoqëria civile e cilëson këtë ndryshim si “kapje të natyrës nga interesat ndërtimore”, duke përmendur rastet e Lagunës së Karavastasë, Luginës së Vjosës, Divjakës, Rradhimës, e të tjera zona ku është raportuar presion mbi biodiversitetin.
    Ina Zhupa: Gjykata thotë se është e drejtë Kushtetuese transparenca dhe përfshirja e publikut në veprimtarive që sjellin ndikime në mjedis. Ligji për zonat e mbrojtura erdhi në Kuvend si iniciativë e 12 deputetëve. Sollën një draft që nisi të diskutohej në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ky draft, ndryshe nga sa e parashikon procesi ligjvënës, siç kishte ardhur nuk kishte kosto financiare. Pavarësisht se nuk kishte kosto, Kuvendi vendosi që ta çonte në Këshillin e Ministrave për ta zëvë në veprim. Në Kushtetutë parashikohet që të dërgohet në Këshill kur ka kosto financiare. Këshilli i Ministrave sjell një draft të ri dhe në bazë të këtij drafti të ri, që u bë VKM, Kuvendi nisi dhe vazhdoi procedurën për zonat e mbrojtura. Mirëpo drafti kishte dhe një problematikë tjetër, kishte dhe kosto financiare sepse duhet të ngriheshin zyrat e administrimit. Përsëri u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, pa bërë asnjë proces konsultimi për këtë version të ri të ligjit. Zonat e mbrojtura kanë kuptim kur kanë mbrojtje, jo kur kanë kufizim. Ligji i ndryshuar bën efektin e kundërt, çon në prishjen e këtyre zonave. Ne kemi argumentuar se nuk arrihet që të garantohet ajo që kërkon Kushtetuta. 
    PUNIMET NË SEANCË: 

    Ç’mund të vendosë Gjykata?
    Nëse Gjykata Kushtetuese i konsideron ndryshimet si në përputhje me Kushtetutën, ligji do të mbetet në fuqi, duke legalizuar mundësinë që në zona të mbrojtura të zhvillohen projekte me ndikim të madh në territor. Pranimi i ligjit mund të hapë rrugë për ndërtime me përmasa të mëdha në zona që deri tani kanë qenë të paprekshme për nga statusi i tyre mjedisor. Kjo sepse ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të këtij viti lejojnë që në zonat e mbrojtura të mund të ndërtohen projekte të konsideruara me interes publik, përfshirë infrastrukturë rrugore, linja energjetike, hidrocentrale apo zhvillime të tjera që mund të jenë pjesë e programeve strategjike. Kritikët e ligjit e shohin këtë si një derë të hapur për ndërtime të karakterit privat, përmes formulimeve të paqarta dhe kontratave koncesionare. Nëse, përkundrazi, ndryshimet shpallen antikushtetuese, do të rivendoset mbrojtja e mëparshme ligjore, duke ruajtur zonat si pasuri natyrore me regjim të rreptë./ZËRI

  • Përfitimet dhe kosto nga integrimi

    Përfitimet dhe kosto nga integrimi

    Intervistë me Marek Belka, ish-Kryeministër i Polonisë Polonia vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të suksesshëm të integrimit në Bashkimin Europian për një kombinim faktorësh, që lidhen me reformat institucionale, rritjen ekonomike të qëndrueshme, shfrytëzimin efektiv të fondeve të BE-së dhe angazhimin politik afatgjatë.Dr. Marek Belka, i cili ka luajtur një rol kyç në konsolidim…

  • Netanyahu: Ne po paguajmë kosto për luftën. Dasma e djalit tim u shty për herë të dytë!

    Netanyahu: Ne po paguajmë kosto për luftën. Dasma e djalit tim u shty për herë të dytë!

    Bota E Premte, 20 Qershor 2025 10:05
    Tel Aviv- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli për “koston personale” të luftës me Iranin për veten dhe familjen e tij, por dha një përshtypje të paqartë se cila ishte ajo kosto. Pasi iu referua bombardimit të Londrës nga gjermanët në dimrin e vitit 1940, Netanyahu iu referua shtyrjes së dasmës së djalit të tij, për herë të dytë.
    Deklaratat e Netanyahut u bënë nga Beersheba, përpara spitalit që u godit nga një raketë iraniane të enjten në mëngjes. Dhe, siç vëren gazeta britanike, ato vijnë në një kohë kur izraelitët po e kritikojnë kryeministrin për shkëputje gjithnjë e më të madhe nga jeta e përditshme.

    “Më kujton vërtet britanikët gjatë sulmit të shpejtë. Po kalojmë nëpër një sulm të shpejtë“, tha ai, duke shtuar se ka njerëz që janë vrarë, familje që kanë humbur të dashurit e tyre, e vlerësoj shumë këtë.
    “Secili prej nesh mban një kosto personale, dhe familja ime nuk bën përjashtim ”, tha ai, duke vënë në dukje se nuk ishte hera e parë që dasma e djalit të tij Avner duhej të shtyhej.
    Ai shtoi se edhe e fejuara e djalit të tij ishte e zhgënjyer. Avner Netanyahu fillimisht e kishte planifikuar dasmën për në nëntor, por u shty për arsye sigurie. Data e re ishte e hëna, pavarësisht kërcënimit të protestave të opozitës. Në fakt, raportet e medias thanë se kryeministri do të merrte disa ditë pushim, raporte që mund t’i kenë lehtësuar iranianët.

  • Lufta vazhdon, Netanyahu “qan hallet”: Edhe unë kam pasur kosto, mu shty dasma e djalit për herë të dytë

    Lufta vazhdon, Netanyahu “qan hallet”: Edhe unë kam pasur kosto, mu shty dasma e djalit për herë të dytë

    Benjamin Netanyahu

    IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për “koston personale” të luftës me Iranin. Pasi iu referua bombardimit të Londrës nga gjermanët në dimrin e vitit 1940, Netanyahu tha se kishte pasur edhe ai vështirësi dhe kosto nga nisja e luftës, duke përmendur shtyrjen e dasmës së djalit të tij…për herë të dytë.
    Deklaratat, siç raportohet nga Guardian , u bënë nga Beersheba, përpara spitalit që u godit nga një raketë iraniane të enjten në mëngjes. Dhe, siç vëren gazeta britanike, deklaratat e tij vijnë në një kohë kur izraelitët po e kritikojnë kryeministrin për shkëputjen gjithnjë e më të madhe nga jeta e përditshme.
    “Ka njerëz që janë vrarë, familje që kanë humbur të dashurit e tyre. Secili prej nesh mban një kosto personale, dhe familja ime nuk bën përjashtim,”- tha ai, duke vënë në dukje se nuk ishte hera e parë që dasma e djalit të tij Avner duhej të shtyhej. Ai shtoi se edhe e fejuara e djalit të tij ishte e zhgënjyer, e lëre më nëna e dhëndrit, duke shtuar për të “gruaja ime heroike Sara”.
    Avner Netanyahu fillimisht e kishte planifikuar dasmën për në nëntor, por u shty për arsye sigurie. Data e re ishte e hëna, pavarësisht kërcënimit të protestave të opozitës./ZËRI

  • Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

    Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

    Revista prestigjioze amerikane Forbes ka bërë një klasifikim të pesë qyteteve evropiane bregdetare, ku mund të blihet pasuri e paluajtshme me vlerë nën 100 mijë dollarë. Mes tyre renditet edhe qyteti bregdetar i Vlorës.
    “Çmimet e pronave në Amerikën e Veriut vazhdojnë të rriten, ndërsa pjesë të Evropës po ofrojnë në heshtje shtëpi të jetueshme dhe të dashura për nën 100 mijë dollarë. Imagjinoni të zotëroni një shtëpi komode prej guri në Itali, një arratisje buzë detit në Rivierën Shqiptare, ose një apartament plotë diell në Spanjë, secila me kosto më të ulët”, shkruan Forbes.
    Një mundësi shumë e mirë për të blerë një apartament për pushime, me kosto të përballueshme, por që të ofron bukuri dhe kulturë, është Vlora.
    Në artikullin e Forbes shkruhet se Shqipëria ka qenë prej kohësh një arratisje popullore nga plazhi me kosto të ulët për pushuesit evropianë. Por tashmë po shfaqet në radarët e udhëtarëve amerikanë, ndoshta pjesërisht për shkak të vëmendjes që Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i sjellin këtij kombi ballkanik.
    Ata kanë pushuar në Shqipëri vitet e fundit dhe aktualisht po zhvillojnë një hotel luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit në Vlorë.
    Sipas Forbes, “Shqipërisë krenohet me një kryeqytet të gjallë, peizazhe të thyer malore dhe një vijë bregdetare mahnitëse përgjatë detit Adriatik dhe Jon të Mesdheut. Një nga destinacionet më të njohura është Vlora, një qytet bregdetar përgjatë Rivierës Shqiptare me histori të pasur dhe plazhe të mrekullueshme, ku mund blini pronë për 77 mijë apo 90 mijë dollarë”.
    Më tej, Forbes renditet si mundësi për të blerë pasuri të paluajtshme edhe në Abruzzo të  Italisë, Olvera, Spanjë, Selaniku në Greqi apo Burgas në Bullgari./ Klan News