Tag: kostic

  • Juventus vuan, por e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence. Kostic nderon bardhezinjtë (video)

    Juventus vuan, por e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence. Kostic nderon bardhezinjtë (video)

    22 Nëntor 2025

    19:04

    Telesport

    Juventus është duke fituar 0-1 në transfertë në “Artemio franchi” ndaj Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
    Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. SHIKOGOLIN

  • Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    3 Nëntor 2025

    7:59

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti ka nisur aventurën e tij te Juventusi me një fitore të rëndësishme kundër Cremonese, ekipit surprizë të këtij fillimi sezoni, që në shtëpi nuk kishte humbur kurrë. Fitorja u vendos nga goli i shpejtë i Kostic, rikthyer si protagonist pas javësh anonimati, dhe nga një paraqitje e përgjithshme solide e ekipit bardhezi. Pa Yildiz, trajneri Spalletti u mbështet te Vlahovic dhe Openda, të dy më në qendër të lojës se në epokën e Tudor.
    Openda tregoi shumë përkushtim, ndërsa Vlahovic ishte pranë golit dy herë. Për tifozët, vërehej edhe eksperimentimi me Koopmeiners si mbrojtës qendre, një lëvizje e guximshme që funksionoi, edhe pse e diktuar nga emergjenca. Megjithatë, Juventusi tregoi dobësi në fund, duke lejuar golin e vetëm të kundërshtarit dhe rënë në vështirësi.
    Pavarësisht sfidave, fillimi i Spallettit është i mirë. Ekipi bardhezi rikthehet nga Cremona me moral dhe pikë, duke ruajtur objektivin minimal, kualifikimin në Champions, dhe mbajtur shpresën për titullin nëse rivalët nuk shtyjnë shumë përpara.
     

  • Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

    Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

    1 Nëntor 2025

    21:30

    Telesport

    Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë, 0-1, në transfertën ndaj Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari.
    Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
    Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë për Luciano Spaletti-n në krye të Juventusit. Ndërkohë, Edon Zhegrova gjendet sërish në stol, shpresojmë që të ketë disa minuta për të në pjesën e dytë.