Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia gjithashtu ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.
Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.
“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.
Siç duken nga pamjet e publikuara nga SYRI TV, dy të rinjtë janë përleshur në trotuar jashtë një dyqani.
Tag: kostandini
-

Sherri me thikë në Vlorë, dalin pamjet nga përleshja mes dy të rinjve
-

Autori e godet pa pushim…/ Rrëfimi tronditës i të plagosurit në Vlorë: Iu kundërpërgjigja me grushte…
Pasditen e djeshme, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, një konflikt i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.
Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.
Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.
“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.
Sipas të dhënave, agresori kishte sulmuar më parë një tjetër person pranë një karburanti në zonën e “Bolv Oil”, duke treguar se tensionet kishin nisur më herët në ditën e ngjarjes.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përparimin e procedurave ligjore ndaj autorit.
-

“Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, veprat artistike prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore
Nga Julia Vrapi
Artistë, kuratorë arti dhe aktivistë janë pjesë e një projekti, që solli “Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”. Ekspozitat e artit janë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, por këtë herë në galerinë e artit në Pogradec janë me punët e tyre dhe artistë të njohur në artin pamor, si piktori Anastas Kostandini. Projekti nga Tirana Art Lab, solli në Pogradec një rezidencë kërkimore një javore, e cila kulmoi me prodhimin e veprave të reja artistike dhe një ekspozitë publike në galerinë e arteve të Pogradecit kuruar nga Adela Demetja dhe Fabio Toska. Në këtë projekt marrin pjesë artistë, kuratorë dhe aktivistë: Bora Baboçi, Adela Demetja, Genc Kadriu, Denisa Kasa, Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Fabio Toska, Ilir Tsouko dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në tekstin kuratorial shpjegohet se projekti fokusohet tek Liqeni i Ohrit, liqeni natyror më i vjetër në Evropë (me një moshë të vlerësuar rreth 4 milionë vjet) dhe një nga më të vjetrit në botë, duke nxjerrë në pah vlerat natyrore dhe kulturore të tij, por edhe duke adresuar rreziqet që kërcënojnë këtë ekosistem unik. “Përmes një qasjeje inovative, projekti ndërthur rezidencën artistike, krijimin e veprave të reja dhe prezantimin publik për të promovuar praktika të qëndrueshme artistike dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e këtij ekosistemit të mbrojtur nga UNESCO. Emri i projektit i referohet Lychnidos (shkruar edhe Lyhnida ose Lychnida), emri i lashtë i qytetit të Ohrit, sot në Maqedoninë e Veriut.
Fjala Lychnidos vjen nga greqishtja (lychnos), që do të thotë “dritë” ose “lampë”, duke iu referuar qartësisë dhe shkëlqimit të Liqenit të Ohrit pranë të cilit ndodhet qyteti”, thuhet nga kuratorët. “Ekspozitë Performative” është një format i krijuar nga Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor, që synon zbërthimin e ekspozitës si format dhe bërjen publike të proceseve artistike dhe kuratoriale përmes performativitetit. “Ky koncept kërkon të përfshijë mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik përtej ngjarjes ekspozuese, duke ofruar forma të reja të ekspozimit dhe punës së përbashkët”, thuhet rreth ekspozitës.
Veprat në ekspozitë
Veprat e paraqitura në ekspozitë, sipas organizatorëve janë prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore në Pogradec gjatë një jave. “Dhe disa prej tyre duhet të kuptohen si punë në proces, që ende nuk e kanë arritur formën e tyre përfundimtare”, thuhet rreth punëve. Bora Baboçi sygjeron ekzistencë e një novele me titull “Një hënë e dytë”, të frymëzuar nga analiza e Aurel Plasarit mbi rrëfimin kutelian si formë e përshtatshme për zhanrin récit fantastique -rrëfim fantastik- ku vetë personazhet dhe lexuesi pyesin veten nëse ngjarjet shpalosen përmes shkaqesh të natyrshme apo të mbinatyrshme, nëse ato janë vegullira apo realitete të kapshme.
“Ky “publikim” vendoset në dialog me veprën “Shpikja e Morelit” të Adolfo Bioy Casares, ku një i arratisur në një ishull përballet me një zgjedhje të ngjashme: t’i përkasë më shumë vegullisë apo realitetit. Në të njëjtën frymë, publikimi i novelës “Një hënë e dytë” vjen me këto karakteristika, ku qenësia dhe vërtetësia e vetë këtij akti publikimi mbeten në pikëpyetje”, thuhet rreth saj. Genc Kadriu paraqet projektin me titullin po aq evokues sa edhe enigmatik Sivalë. “Një vepër që vjen si një shumësi poezish-hapësire ku çdo metaforë shënon një përpjekje për të kapur të paprekshmen, për t’u lidhur me përmasat imagjinative të natyrës”, shpjegohet rreth punës së tij nga kuratorët. Denisa Kasa sjell historinë e “Lumit të Madh” të Pogradecit, që mban emrin e tregimit me të njëjtin titull nga shkrimtari Mitrush Kuteli. Në tekstin kuratorial rreth saj thuhet se Kasa sjell përmes kujtimeve (fotografi, harta) dhe rrëfimeve të banorëve të Pogradecit (Dr. Neli Naço dhe Anastas Kostandini) një reflektim mbi harresën, transformimin urban dhe largimin nga natyra. Tre vepra të Anastas Kostandinit: Ylli i Jetës (1999), Sirenat e Liqenit (2022) dhe Këngëtor Finoshi , Triumfi i poezisë (2011), hapin ekspozitën përmes tre rrugëtimeve fantastike që ndërthuren me historinë e Pogradecit dhe të liqenit.
Teksti kuratorial vijon me artisten Ledia Kostandini, ku thuhet se gjatë rezidencës së saj, nis një eksplorim artistik të formave të jetës së padukshme të Liqenit të Ohrit. “Në qendër të projektit janë diatomet- alga mikroskopike njëqelizore me mbështjellje të ndërlikuara silikati, thelbësore për ekosistemin e liqenit”, vijon materiali. Ndërsa Mariana Kostandini ndërton një rrëfim vizual shumëvjeçar përmes fotografimit të liqenit të Ohrit buzë të cilit ka kaluar fëmijërinë. “Duke e parë atë jo vetëm si një peizazh natyror, por si një hapësirë të mbushur me ndriçim poetik dhe përjetim personal”, shpjegohet në material.
Në vijim kuratorët shprehen dhe për “Reflektimet e Lyhnidës” nga Ilir Tsouko, që sjell një video-portret meditativ të Liqenit të Ohrit, të njohur në antikitet si Lyhnida, “Liqeni i Dritës.”. I xhiruar në të dy brigjet, si në atë shqiptar, ashtu edhe në atë të Maqedonisë së Veriut, puna përçon praninë tejbotësore të liqenit dhe lidhjen e pandërprerë që ai ruan me komunitetet përreth tij. Ekspozita në galerinë e arteve në Pogradec vijon deri më 5 gusht.