Tag: kostandini

  • “Gurët udhërrëfyes” në Tiranë, ku eksplorohet tema e rrugës së rikthimit

    “Gurët udhërrëfyes” në Tiranë, ku eksplorohet tema e rrugës së rikthimit

    Nga Julia Vrapi
    “Gurët udhërrëfyes” përmes fotografive, ku eksplorohet tema e rrugës së rikthimit. Ekspozita këtë nëntor vjen përmes fotografive të artistes Mariana Kostandini. Një nga ekspozitat e reja që hapet këtë mbrëmje, duke pasuruar dhe kalendarin artistik të aktiviteteve në kryeqytet këtë nëntor. Ekspozita sjell në Tiranë një sërë punësh të artistes Mariana Kostandini, dhe është e kuruar nga Yandé Diouf. Ekspozita “Gurët udhërrëfyes” në Tiranë eksploron temën e rrugës së rikthimit. E krijuar nën vjeshtën e vitit 2025 gjatë një rezidence në ishullin mesdhetar të Sifnos, kjo seri fotosh flet për udhëtimin e brendshëm që nënkupton largimin e më pas kthimi. Në këtë rrëfim transformimi, fragmente, peizazhesh, gjurmë dhe takime shndërrohen në pika orientuese në gurë udhërrëfyes. Kuratorja Yandé Diouf në tekstin e saj rreth ekspozitës shprehet se Mariana Kostandini interesohet prej kohësh mbi temën e largimit, qoftë ky i dëshiruar a i detyruar dhe mbi pasojat tek ata që mbeten pas.
    “Çfarë ndodh me një familje kur disa prej pjesëtarëve të saj zhduken, largohen apo shkojnë në mërgim? Si vazhdojmë “ta mbajmë gjallë” pavarësisht mungesës? Përmes fotografisë, artistja imton imazhet familjare si gjurmë të asaj që nuk është më, të atyre që kemi humbur. Punët e saj flasin për kujtesën, për lidhjet e brishta që mbijetojnë mes të gjallëve dhe të ikurve, si dhe për kufijtë e lëkundshëm mes pranisë dhe mungesës, mes mërgimit dhe rrënjosjes”, shprehet ajo. “Gurët udhërrëfyes” kuruar nga Yandé Diouf, organizuar nga Tirana Art Lab sjell këtë herë për artdashësit një seri fotosh nga Mariana Kostandini,  e cila me një formim të dyfishtë në muzikë dhe arte pamore, ajo është diplomuar në histori arti bashkëkohor.
    Një ekspozitë e veçantë këtë nëntor në Tiranë për të gjithë artdashësit, ku kuratorja sjell në vëmendje se këtë herë artistja dëshiron të tregojë historinë e atij që është larguar dhe rikthehet. Kuratorja Yandé Diouf  vijon se puna e Mariana Kostandinit frymëzohet nga tradita e përrallave iniciuese: një kërkim i brendshëm, ku vetë rrugëtimi shndërrohet në akt krijimi. “Midis fillimit dhe fundit, natës dhe dritës, ky cikël flet për ndërtimin e shenjave orientuese, për shfaqjen e ngadaltë të një vetveteje të ripërtërirë asaj që ka përjetuar”, shprehet kuratorja Yandé Diouf , e cila në aktivitetin e saj është drejtore projektesh në Centre Pompidou Paris (Centre Pompidou Málaga, KANAL-Centre Pompidou dhe konceptimi dhe realizimi i qendrës se ardhme të Île-de-France për konservim dhe krijim) me një përvojë të gjerë në fushën e artit dhe kulturës. Pas kontributit të saj në hapjen e Fondation Louis Vuitton (programet për artistë dhe arkitekturë), ajo ka bashkëpunuar me një numër të madh artistësh në fushën e kinematografisë, muzikës dhe arteve vizuale, si në Francë ashtu edhe ndërkombëtarisht. Së fundmi, Yandé Diouf ishte kuratorja e ftuar e edicionit 2025 të Le Nouveau Printemps  nga Kiddy Smile në Toulouse, për ekspozitën Faire Famille.
    Aktiviteti artistik i Kostandinit
    Mariana Kostandini jeton dhe punon në Paris. Me një formim të dyfishtë në muzikë dhe arte pamore, ajo është diplomuar në histori arti bashkëkohor në École du Louvre dhe Sorbonne, përpara se të specializohet në fotografi dokumentare sociale. Praktika e saj përqendrohet me një qasje të ndjeshme dhe minimaliste  rreth temës të memories individuale dhe kolektive, nëpërmjet fotografisë dokumentare, të arkivit dhe arkitekturës. Libri i saj 13e Ciel (2023) rrëfen metamorfozën urbane të lagjes së 13-të të Parisit. Në projektet e saj më të fundit, The One We Lost (2024) dhe Mall (2025, Le Nouveau Printemps Toulouse), artistja punon me imazhe nga arkivat familjare, duke u përqendruar në nocionet e gjurmës dhe fiksionit. Mariana Kostandini (lindur në 1985, Pogradec) ka qenë finaliste në edicionin e 2012 të çmimit “Onufri”.
     

  • Debati për mozaikun, Anastas Kostandini: Vepra e ka mbyllur historinë e vet, nuk ka nevojë për ndërhyrje artistike

    Debati për mozaikun, Anastas Kostandini: Vepra e ka mbyllur historinë e vet, nuk ka nevojë për ndërhyrje artistike

    Nga Julia Vrapi
    Instalacioni artistik “Dielli i Ditës Tjetër” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar ka ngjallur valë reagimesh në rrjete sociale. Në fasadën e muzeut, artistja Blerta Kambo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, ku në qendër qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara. Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë, siç është bërë me dije si shenjë solidariteti me të gjitha gratë që përballen ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit. Instalacioni artistik në fasadën e MHK ka ngjallur reagime në rrjete sociale, por edhe një nga autorët e mozaikut, piktori i njohur Anastas Kostandini shprehet në një prononcim për gazetën “SOT” kundër ndërhyrjes që është bërë. Piktori thotë se e çmon shumë sensibilizimin dhe format e tjera kundër luftës me kancerin, por sipas tij nuk ka nevojë të mbërrihet deri te ndërhyrja tek mozaiku “Shqipëria” në MHK.
    “Këto janë të paimagjinueshme për brezin tonë, aq më tepër për mua. Kjo ndërhyrje artistike nuk ka lidhje fare me atë mozaik. Nuk ka nevojë mozaiku të Muzeu Historik Kombëtar që të shërbejë si një suport sensibilizimi. Duhet të lënë të qetë historinë kombëtare të funksionojë. Në jetën e përditshme do dalin lloj -lloj kancerash dhe nuk duhet të jetë ajo. Jam i indinjuar për këtë gjë. Sigurisht që e çmoj shumë sensibilizimin dhe format e tjera kundër kësaj lufte, por nuk ka nevojë të mbërrihet deri atje. Është më tepër një nevojë për të bërë një ekzibicionizëm personal, pavarësisht nga “arsyeja” për të cilën bëhet. Vepra e ka mbyllur historinë e vet dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, thotë piktori Kostandini.
    Vepra përfundoi në 1981
    Mozaiku “Shqipëria” është një vepër e punuar nga artistë të njohur, mes tyre dhe piktori Anastas Kostandini. Ndërhyrja artistike te mozaiku ka ngjallur një debat, por piktori Kostandini që gjithashtu del kundër saj thotë se nuk mund të bëhet art për art. “Për çfarëdo lloj arsye nuk është e përligjur ajo gjë. Çfarë pune kanë me të? Është tjetër gjë, ajo është një ikonë kombëtare. Ajo është historia jonë. Nuk më pëlqen ajo ndërhyrje që është bërë. Nuk mund të bëhet art për art. Ky është art për art kur merret një vepër dhe mbi të instalohet diçka tjetër”, vijon piktori. Ndër të tjera në reagimin e tij piktori Anastas Kostandini shpreh dhe kritika ndaj institucioneve. “Nuk mund ta imagjinoj dot që të ndërhyhet deri në një ikonë, e cila është mbyllur në vitin 1981. Ndonjë ditë do kenë punë dhe me atë skulpturën që është në varrezat e dëshmorëve, sepse çfarë nuk i shpik mendja”, vijon piktori.
    Ndërkohë që edhe Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i është përgjigjur debatit të ngritur në rrjete sociale duke shkruar se: “Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese”, por gjithashtu për debatin ka pasur një reagim edhe nga artistja Kambo. Siç është bërë me dije instalacioni është vendosur mbi mozaik në një distancë 10 centimetra nga sipërfaqja, si shtresë e përkohshme simbolike dhe pa asnjë ndërhyrje fizike në monument. Instalacioni do të qëndrojë 12 ditë. Mozaiku “Shqipëria” i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është punuar nga artistët Vilson Kilica, Josif  Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri dhe ai u përurua bashkë me Muzeun Historik Kombëtar më 28 nëntor 1981 në Tiranë.

  • Gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë/ Problemet me pasurinë, mbetet në fuqi vendimi i KLP

    Gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë/ Problemet me pasurinë, mbetet në fuqi vendimi i KLP

    Kolegjit i Posaçëm i Apelimit, (KPA) këtë ka vendosur që të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Tiranës Arben Kostandini. 
    Trupe gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e 25 marsit të 2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës  Arben Kostandini. 
    Konstandini u shkarkua nga KLP, pasi kishte probleme me pasurinë, një nga tre shtyllat e Vettingut. KPA njofton se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 
    Njoftimi i plotë: 
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 636, datë 15.03.2023. 
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 636, datë 15.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini. 
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 
     

  • KPA lë në fuqi vendimin e KLP/ Problemet me pasurinë, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë

    KPA lë në fuqi vendimin e KLP/ Problemet me pasurinë, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) këtë ka vendosur që të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Tiranës Arben Kostandini.
    Trupe gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e 25 marsit të 2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Arben Kostandini.
    Konstandini u shkarkua nga KLP, pasi kishte probleme me pasurinë, një nga tre shtyllat e Vettingut. KPA njofton se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Njoftimi i plotë:
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 636, datë 15.03.2023.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 636, datë 15.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

  • Legjenda e “Kostandini dhe Juredina” u gjet për herë të parë tek arbëreshët

    Legjenda e “Kostandini dhe Juredina” u gjet për herë të parë tek arbëreshët

    Legjenda e famshme “Kostandini dhe Jurendina” është padyshim më e bukura dhe më tronditësja në trashëgiminë tonë gojore.

    Për herë të parë dëshmohet si studim etnologjik me materiale burimore qysh me Dorëshkrimin e Famshëm Arbëresh të Kieutit, (1737) vepër e shkrimtarit të njohur arbëresh Nikollë Filja (1671-1769), lindur nga një familje historike arbëreshe, shpërngulur në Italinë e Jugut pas pushtimit osman te Shqipërisë në shekullin XV, me origjinë nga Filati i Çamërisë. Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë.Në kapitullin III, të këtij dorëshkrimi, nën titullin “Kënkezë të pleqrijsë”, jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin folklorit të arbëreshëve të Sicilisë.

    Legjendën e famshme e gjen në dhjetëra variante në tërë hapësirën shqiptare, veri e jug, por asnjë prej tyre nuk ka bukurinë e variantit arbëresh. Më vonë ajo mori përkushtimin e zjarrtë të poetit më të madh lirik shqiptar, De Radës dhe sa e sa poetëve e studiuesve të tjerë arbëresh të Italisë.Vetëm tek ky version gjejmë për herë të parë emrat real (dhe jo artistikë) të baladës, vendin ku u martua motra e Kostandinit dhe ngjyrime të tjera thellësisht arbërore. Heronjtë e saj janë Kostandini dhe Jurendina, një emër, që më së shumti, nga banorët e vjetër shqiptohej edhe me rënien e ‘”J” së pazëshme, duke mbetur thjesht Urendina ose Urëndina.

    Shembull: “Urëndina, motra ima, ç’ësht ki sinjall (ki shëngj) që m’shek? I vreni ka xerku: “Veshzit tënd jan t’pluhuruara” … rrëfiar nga nglezot Matallena Brunetti (101 vjet)Me këta emra këngën e gjejmë të kënduar në traditë dhe me stofin modern të sotshëm fare lehtë duke klikuar në YouTube me linkun:

    Për herë të parë këtu gjendet i përcaktuar qartë edhe vendi i martesës së Jurendinës, në Veneti, (Venedik-u,) me gjasë, ende të banuara nga fise iliro- arbërore./Redaktori.net/Përgatiti Petrit Ruka/

    ObserverKult

    ———————–

    LEXO EDHE:

    Besa e Konstandinit

  • Në vitin 330, Kostandini I, perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore

    Jahja Drancolli

    Si sot, në vitin 330, Kostandini I (c. 306-337), perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore, një akt që ndihmoi në shndërrimin e tij në një qytet kryesor të botës. Perandoria Bizantine, e quajtur shpesh Perandoria Romake Lindore ose thjesht Bizanti, ekzistonte nga viti 330 deri në 1453. Perandoria në fjalë ndryshonte në përmasa gjatë shekujve, në një kohë ose një tjetër, zotëron territore në Itali, Greqi, Ballkan, Levant, Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut!Atëbotë, Roma, seli e Perandorisë Romake kishte nisur të degradohet në aspektin arkitekturor, shoqëroro-ekonomik, politik, kulturor, sidomos në atë gjeostrategjik; në anë tjetër, ndërtimi i kryeqytetit të ri, te qyteti Bizanti, pjesë e arealit të Trojës së moçme zotëronte përparësi të mëdha, të cilat atëbotë i mungonin Romës së vjetër; ishte i rrethuar pothuajse nga të gjitha anët nga uji, dhe nepërmjet të portit Briri Art siguronte lidhje të shkëlqyeshme mes dy qytetërimeve, Perëndimor dhe Lindor.Tërheqë vëmendjen se, qyteti ri, shumë kohë më parë ishte kryeqytet i dardanëve, dhe se këtejmi më këtë ndërmarrje ndërtimore kolosale, Kostandini Madh sikurse i realizonte të gjitha aspiratat e paraardhësve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën (Stambolli sotëm), e cila ishte ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën, ku ajo dikur sundohej nga paraardhësi tij i largët Dardani.Kostandinopoja, e ndërtuar në kufirin e dy kontinenteve, ajo kishte një pozitë të jashtëzakonshme strategjike, dhe gjatë gjithë shekujve të ekzistimit të saj (deri në ditët e sotme), është shquar për njërën ndër qendrat më të mëdha në botë. Nga shek. VI, numri i banorëve të qytetit është rritur në më shumë se gjysmë milioni. Perandori bizantin, Justiniani I (527-565), perandor bizantin, gjithashtu i origjinës dardane, pas zjarrit të madh që kishte kapluar kryeqytetin më 532, ngriti shumë objekte, ndër të cilat dhe objektin e madh të kultit, Shën Sofia. Përveç këtij monumenti të famshëm, është ndërtuar dhe gjykata perandorake, hipodromi si dhe shumë objekte të tjera më të spikatura të qytetit mesjetar.Duke u ngjitur në shekuj të mesjetës, Kostandinopoja (Stambolli sotëm), u bëri ball sulmeve të shumta sllave, avare, persiane, arabe, bullgare, peçenege selxhuke, osmane, venedikase e ndonjë populli tjetër.Pas një dobësim të gjatë të Perandorisë Bizantine, Kostandinopoja do të bie (më 29/V/1453) nën osmanët, të cilët do ta shpallin për kryeqytet të Perandorisë Osmane deri në vitin 1923, kur selia e Turqisë Moderne do të bartët në Ankara; emri Konstantinopol (në gjuhën osmane, Konstantiniye) është përdorur në përdorim zyrtar deri në vitin 1930!

  • Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Konstandini I ishte perandori i parë dhe i vetëm romak që mori titullin “I Madh”. Një udhëheqës revolucionar dhe i pandalshëm, ai ishte gjithashtu perandori i parë që u konvertua në besimin e krishterë, duke shpallur krijimin e një Perandorie të re Romake, akt që do tësillte në fund edhe rënien e saj.

    Po kush ishte Kostandini i Madh? Lindi në qytetin Naisus (në Serbinë e sotme) më 27 shkurt 272 Pas Krishtit. I ati i tij, Flavius Konstancius, ishte një nga truprojat e perandorit të atëhershëm Aurelianit. E ëma e Konstandinit, ishte një grua greke e varfër me emrin Helena.

    Konstancius i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në radhët e ushtrisë romake, duke u bërë guvernator i provincës romake të Dalmacisë. Në vitin 284, Diokleciani u bë sundimtari i ri i Perandorisë Romake. Disa vite më vonë, ai emëroi si bashkë-perandor mikun e tij të ngushtë Maksimianin.

    Në vitin 288, Maksimiani deklaroi se Konstanci do t’i bashkohej prefektit të tij në provincën e Galisë, që sot përbëhet nga Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Zvicra. Më vonë,Maksimiani do të emëronte Kostancin mëkëmbës të tijin në Çezare në Tetrarkinë e Dioklecianit.

    Gjatë asaj kohe, Kostandini i ri u rrit dhe nisi të shërbejë si trashëgimtari i të atit, deri në vdekjen e tij në vitin 306. Kostandini kishte marrëdhënie të afërta me paganët dhe të krishterët. Megjithëse u rrit si pagan, ai ishte tolerant ndaj kësaj feje.

    Konstandini zhvilloi në emër të Dioklecianin në disa luftëra në Siri, Mesopotami dhe madje edhe Britani. Pikërisht në Jork të Anglisë vdiq Konstanci në vitin 306. Para vdekjes së tij, ai shpalli synimin e tij për ta bërë perandor djalin e tij Konstandinin. Provincat e Galisë dhe Britanisë ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.

    Kostandini e shpalli veten Çezar, gjë që sfidoi direkt bashkësundimtarin e tij Maksentius. Si perandori i ri i Romës, Konstandini sundoi mbi një nga ushtritë më të mëdha romake në Gali, Britani dhe Spanjë. Ai drejtoi disa projekte infraskrukturore të mëdha në kryeqytetin gal,Trier, ku përfshiheshin fortifikime të rikonstruktuara, një kompleks i madh pallatesh, një sallë audiencash, dhe një banjë perandorake.

    Menjëherë pas fillimit të mbretërimit të tij, pati shumë komente se sundimi i Konstandinitishte i ngjashëm me atë të babait të tij. Deri në vitin 311, ai sundonte mbi perandorinë perëndimore, ndërsa një sundimtar i ri, Liciniusi, kontrollonte Lindjen.

    Maksentius u ndje i tradhtuar nga humbja e papritur e pushtetit, dhe nisi një luftë hakmarrëse kundër Kostandinit. Ai mori kontrollin e gjithë Italisë, ndërsa Konstandini u zhvendos në Milano për ta rifituar atë. Kur po marshonte drejt Maksentiusit, ushtria e tij mbajti për herë të parë pankarta me shkronjat greke X (chi) dhe P (rho) që shkruanin “Krishti”.

    Kostandini pretendoi se Zoti i kishte folur, dhe e kishte udhëzuar të mbante këto banderola për të siguruar fitoren. Ushtria e Konstandinit e mundi atë të Maksentiusit. Licinius u detyrua të dorëzonte fronin e tij në këmbim të faljes së jetës. Por pasi mori pushtetin, Konstandini e vrau. Për herë të parë në shumë vite, Roma kishte një perandor të vetëm.

    Dhe për herë të parë në histori, ai ishte i krishterë. Paraardhësi i Konstandinit, Dioklecianikishte zgjedhur Nikomedian (në Turqinë e sotme) si selinë e tij të pushtetit në Lindje. Por perandori i ri pranoi zhvendosjen e qendrës së perandorisë së tij drejt Bizantit.

    Ai zgjodhi të krijojë një kryeqytet të ri të Perandorisë Romake Lindore, Kostandinopojën, e cila u shndërrua në një qendër të mësimit të krishterë dhe ruajtjes së kulturës. Qyteti strehonte relike të famshme siç ishte Kryqi i Vërtetë ,që besohej se ishte kryqi mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti 300 vjet më parë, dhe Shkopin e Moisiut.

    Kostandini e ndërtoi Kishën e Shenjtë të Apostujve të Shenjtë në majë të tempullit të vjetër të perëndeshës greke Afërdita. Perandori i krishterë i sapokonvertuar, mori përgjegjësinë për politikën e re fetare në Perandorinë Romake, për të ndalur armiqësinë në rritje midis paganëve romakë dhe të krishterëve.

    Në një përpjekje për të lehtësuar disi tensionet, Konstandini e legalizoi Krishterimin, dhe i ndaloi të krishterët të merrnin pjesë në fenë pagane, gjë që nxiti luftën ndaj të krishterëve jo-praktikantë. Në një përpjekje për të forcuar harmoninë shoqërore, Konstandini mblodhi një këshill peshkopësh që udhëtuan në qytetin e Nikesë për t’u mësuar njerëzve parimet bazë të Krishterimit.

    Duke ndalur persekutimin intensiv kundër të krishterëve në të gjithë Perandorinë, dhe duke deklaruar se të krishterët mund të ndiqnin lirshëm besimin e tyre, Konstandini ndryshoi praktikisht brenda natës politikën fetare.

    Konstandini druhej se mund të kishte fatin e shumë perandorëve romakë përpara tij:një grusht shteti ushtarak që përfundonte me vrasje. Për të minimizuar këtë rrezik, ai e riorganizoi të gjithë sistemin e senatit, duke i dhënë më shumë pushtet guvernatorëve provincialë që ubesonte më shumë.

    Perandori e reformoi edhe ushtrinë, duke shpërbërë legjionet që ai besonte se kërcënoninpushtetin e tij, duke përmirësuar aftësitë e armëve, për të mbajtur larg kryeqytetit tradhtarët e mundshëm nga radhët e ushtrisë. Kostandini nuk ishte i vetmi në familjen e tij që arriti njëfamë ndërkombëtare.

    E ëma e tij, Helena, u bë Shën Helena e Kostandinopojës, pasi ndërmori një pelegrinazh

    në Tokën e Shenjtë. Ajo supozohet se ri–zbuloi Kryqin e Vërtetë. Por jo e gjithë familja e Konstandinit u shpall shenjtore. Djali i tij më i madh Krispus dhe gruaja e tij, Perandoresha Fausta, u dënuan të dy me vdekje me urdhër të Perandorit.

    Emrat dhe imazhet e tyre u fshinë nga të dhënat historike. Në atë kohë, shumë njerëzspekuluan se Krispus dhe Fausta ishin në një marrëdhënie intime të paligjshme. Krispus u helmua në qershorin e vitit 326, ndërsa Fausta u vra një muaj më vonë.

    Kostandini vdiq më 22 maj 337. Pas një sëmundjeje të gjatë, ai shpresonte të pagëzohej përpara vdekjes së tij në lumin Jordan. Por perandori i sëmurë nuk arriti kurrë në Tokën e Shenjtë. Ai vdiq teksa po përpiqej të arrinte në qytetin e tij, Kostandinopojë.

    Trupi i tij u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, por më vonë u përdhos dhe u shkatërrua gjatë Kryqëzatës së Katërt në vitin 1204. Kisha e Apostujve të Shenjtë u shkatërrua gjatë kryqëzatave, ndërsa vendndodhja e varrit të Kostandinit, u harrua me kalimin e kohës. Djemtë e tij Konstandini II, Konstanci II dhe Konstani e sunduan Perandorinë pas babait të tyre. Gjatë mbretërimit të tij, Kostandini i Madh ribashkoi Romën e Lashtë nën një perandor,dhe e zgjeroi perandorinë e tij në atë që do të bëhej më vonë Evropa. / Vintage News – Bota.al

  • Konstandini Xl Paleologu, perandori i fundit i Perandorisë Bizantine me prejardhje shqiptare

    Konstandini Xl Paleologu, perandori i fundit i Perandorisë Bizantine me prejardhje shqiptare

    6 janar 1449 Kostandini XI Paleologu u bë perandor i Perandorisë Romake të Lindjes, i fundit i historisë mijëvjeçare të Perandorisë.

    Siç e thekson Mathieu Aref: “Ishte Kostandini i Madh nga Naisi ilir, ai që ligjëroi dhe mbështeti krishterimin, njëkohësisht themeloi edhe Perandorinë Romake të Lindjes, Bizantin. Nga ana tjetër, ai që e mbrojti i fundit këtë perandori, më 29 maj 1453, duke rënë heroikisht me shpatë në dorë si një ushtar i thjeshtë, ishte Kostandin Paleologu XI, shqiptar.” /Trungu & InforCulture.info

  • Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh

    Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh

    Jahja Drancolli

    Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh, një nga perandorët më të shquar të lashtësisë!

    Dihet dhe vërtetohet shkencërisht se Dardania dhe Dardanët nuk arritën të arrijnë apogjeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u përdorën për të mbrojtur atdheun nga armiqtë e shumtë, fillimisht nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga keltët. Duke u futur përfundimisht nën Perandorinë Romake, forcat e tyre ishin plotësisht të heshtura, por në shek. III – VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Dardania dhe popullsia e saj u gjendën sërish në fokusin e ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qendror, Kostandini i Madh me gjak dhe origjinë dardane, ashtu siç përmbushi të gjitha aspiratat e të parëve të tij të largët, dardanëve: e ngriti atdheun e tij në masën më të madhe të mundshme, duke banuar në Romën e Re – Konstandinopojë, e cila është ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën ku dikur sundohej nga paraardhësi i tij i largët Dardani!

  • Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi

    Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi

    Jahja Drancolli

    Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi, në të cilën tregjet dhe zyrat publike do të mbyllën!

    Kostandini I, perandor i Perandorisë Romake, me origjinë nga Dardania i njohur në histori si Kostandini i Madh, konsiderohet për njërin nga sundimtarët më me ndikim të antikitetit, dhe mund të pretendohet me plotë të drejtë për ndikimin e dendur të tij në shoqërinë e sotme. Sipas Ediktit të Milanos i vitit 313, Kostandini, yni dardano-ilir bëri një shqiptim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që deklaronte se qytetarët duhet të lejohen të praktikojnë fenë e zgjedhjes së tyre, dhe posaçërisht ndaloi nënshtrimin e adhuruesve të krishterë. Së këtejmi, procesi gradual i reformave të perandorit në fjalë u nënvizua edhe në vitin 321, kur, më 7 Mars, Konstandini dekretoi që “dies Solis Invicti” ose “dies Sol Invictus” (“Dita e Diellit” ose Dita e Diel), duhet të shihet si një ditë universale e pushimit. Në këtë kontekst sipas dekretit të 7 marsit të dielën duhet të shmangen shumë aktivitete. Tregtarët ishin të ndaluar të bënin tregti dhe institucionet administrative duhet mbyllën, përveç atyre që merreshin me çlirimin e skllevërve. Vetëm bujqve dhe shërbimeve shëndetësore u lejohet të vazhdojnë të punojnë duke pranuar se disa aktivitete bujqësore e shëndetësore ishin të pamundura për tu shtyrë!