Tag: kosovës

  • Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Një operacion policor i koduar “SHTEGU” ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 32 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e një të dyshuari në Pikën Kufitare të Jarinjës.
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Njësinë e Krim-Teknikës, ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes A-Class me targa serbe, pas dyshimeve se transportonte substanca të paligjshme.
    Makina është dërguar për kontroll më të detajuar në Mitrovicën e Jugut, ku është zbuluar një rezervuar i fshehtë metalik, me dimensione 160x97x25 cm. Brenda tij, policia ka gjetur 30 pako me marihuanë, me peshë totale 32.4 kilogramë.
    I dyshuari, N.M. nga Beogradi, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndërkohë, automjeti dhe dy telefona celularë janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
    Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër trafikut të drogës dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • “Ishte gjeni” Sali Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë

    “Ishte gjeni” Sali Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë

    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha Sali Berisha në promovimin e librit më të ri të Adnan Merovcit për ish-presidentin Rugova.
    “Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij. Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombet, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë”, tha Berisha.
    “Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij. Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.
    Ibrahim Rugova, sigurisht që lufta dhe ndërhyrja e NATO-s qenë faktorë madhorë, por përsëri u garantoj se edhe pas çlirimit, pa Ibrahim Rugovën, pavarësia e Kosovës e kishte shumë të ngushtë hapësirën. Rugova, në kushtet e pushtimit, ngriti institucione të shqiptarëve dhe institucione të cilat u qëndruan besnikë parimeve të shpallura. Tani, Rugova në liri, pa diskutim që ishte i plotë për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe unë jam dëshmitar i sa e sa kundërshtive që kishte pas çlirimit të Kosovës për të pranuar si variant pavarësinë. Por përsëri kthehemi tek e para, për Rugovën tjetër zgjidhje nuk kishte përveç pavarësisë. Pra, ky burrë ia doli. Ia doli të ideojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ta ndryshojë. Ajo ëndërr ishte për bashkim kombëtar. Por ajo ëndërr për bashkim nuk ishte e realizueshme. Ajo kishte një kosto të tmerrshme për Kosovën. Edhe e thoshte, pavarësia njëherë, pastaj shohim më vonë.
    Pra, nuk ka një të dytë në politikë, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin. Gandi ishte nismëtar i asaj që realizoi. Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi. Në kushtet më të vështira”, tha Berisha.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • “Agjenda e Shtëpisë së Bardhë, jo e qartë”, ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat e SHBA e çojnë Kosovën te Trump

    “Agjenda e Shtëpisë së Bardhë, jo e qartë”, ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat e SHBA e çojnë Kosovën te Trump

    Prezenca e trupave amerikane në Kosovë tërheqin vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë për stabilitetin e atij vendi. Kështu vlerëson ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea. Në një intervistë për KosovaPress, ai thekson se megjithatë politika e administratës Trump për Kosovën nuk është ende e qartë.
    “Sigurisht, prania amerikane është e rëndësishme. E dini, NATO, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe europianët, realizuan fushatën ajrore në vitin 1999. SHBA-ja dhe Europa punuan së bashku për të sjellë paqe në Bosnje e Hercegovinë pas vitit 1995. Dhe, sigurisht, KFOR-i ka qenë aty tashmë për më shumë se një çerek shekulli. Kështu që ka qenë një histori e madhe suksesi për shkak të këtij partneriteti transatlantik. Kur e konsideroni zhvendosjen e forcave amerikane në mbarë botën, në Korenë e Jugut, në Japoni, në Filipine, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, dhe sigurisht, në Europë, numri në Kosovë është i vogël. Është shumë, shumë i vogël.
    Nuk është një barrë e madhe për buxhetin e Pentagonit. Por promovon një nivel të jashtëzakonshëm stabiliteti dhe parandalimi gjithashtu, duke parandaluar agresionin kundër Kosovës. Prandaj, shpresoj shumë që ato forca amerikane të mbeten. E dini, ndoshta europianët do të duhet të paguajnë më shumë për këtë. Nuk e di, siç thashë, sepse Trump është shumë i fokusuar te çështjet financiare. Por trupat amerikane gjithashtu e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë trupa në një vend, ata kanë tendencë të interesohen për gjeopolitikën e atij vendi dhe të luajnë një rol në diplomacinë e rajonit gjithashtu. Prandaj mendoj se është e rëndësishme të kesh atë praninë e dukshme të SHBA-së për të mbajtur SHBA-në të angazhuar në diplomacinë konstruktive rajonale gjithashtu. Nuk e shoh mundësinë për një konflikt të ri.
    Por gjithmonë ekziston rreziku i disa incidenteve siç ndodhi me Banjskën, sigurisht, disa vite më parë, që ishte një incident i tmerrshëm. Dhe këto incidente, sigurisht, mund të shpërthejnë dhe të dalin jashtë kontrollit. Kjo është e vërtetë. Dhe kemi parë demonstrata dhe trazira në veri. Ka njerëz që, sigurisht, duan të nxisin probleme, kur bëhet fjalë për tabela regjistrimi ose zgjedhje komunale, ose rolin e dinarit në ekonominë e Kosovës, ata shohin një pretekst për të nxitur probleme. Kështu që mendoj se ky është një skenar shumë i mundshëm, fushata dezinformuese, propaganda dhe incidente. Dhe mendoj se është e rëndësishme, që KFOR-i të punojë shumë ngushtë me forcat e sigurisë të Kosovës, me policinë e Kosovës, për të pasur informacione të mira për të parashikuar këto incidente, për të monitoruar kufirin shumë me kujdes. Kështu që mendoj se nuk do të ketë një konflikt të madh, jo, por fatkeqësisht, provokime, po, dhe për këtë arsye nevojiten të jemi të gatshëm”, tha Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO.

  • Si ndodhi vrasja e 19-vjeçarit Ardit Zymeri? Nga shkaqet te dëshmia e autorit

    Si ndodhi vrasja e 19-vjeçarit Ardit Zymeri? Nga shkaqet te dëshmia e autorit

    Një 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri. I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.
    Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.
    Çfarë ndodhi?I dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës të hënën.
    Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar.
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë.
    Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës.
    Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.
    “Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.
    Motivet ende nuk dihenPreteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme.
    Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes.
    Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh dorasin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.
    “Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur… Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.
    Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./REL

  • 26 vite nga bombardimet e NATO-s, Nazarko: Të rikthehet roli i Trump në dialog. Prania e Aleancës në Kosovë, e pazëvendësueshme

    26 vite nga bombardimet e NATO-s, Nazarko: Të rikthehet roli i Trump në dialog. Prania e Aleancës në Kosovë, e pazëvendësueshme

    Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se prania e NATO-s në Kosovë ka qenë dhe mbetet një faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e vendit, duke parandaluar një mundësi për një sulm të mundshëm nga Serbia. Në një intervistë për RTSH 24 duke folur për 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, Nazarko tha se në atë kohë Rusia ka pasur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen pro Kosovë. Nazarko kujtoi se, para bombardimit, Rusia ka dhënë mbështetje për aksionet e NATO-s ndaj Serbisë.
    “Prania e rolit të NATO-s në Kosovë është i pazëvendësueshme, pasi Serbia do të matej para se të mendonte sërish sulmin ndaj Kosovës. Megjithatë kjo prani është e garantuar nga ky konsensus politik i shteteve anëtare. Kosova gjendet e vendosur mbi shpatullat e NATO-s dhe jo në pak raste në këtë qeveri nuk është matur në veprimet e veta që të përfshihej në një konflikt ku do të përfshihej edhe NATO, pa u kujdesur që në veprimet e veta t’i koordinojë me NATO që ka këtë mision në Kosovë. Nëse një konflikt i tillë do të ndodhte sot, nuk jemi të sigurt nëse NATO do të vepronte në të njëjtën mënyrë. Perëndimi i asaj kohe ishte në mirëkuptim të plotë me Rusinë dhe kjo nuk mund të neglizhohet.
    Kosova sot në përplasjet që ka pasur me Perëndimin kemi asistuar në rritje të ndjeshmërisë anti-perëndimore dhe kjo është e pafalshme dhe anti-amerikane. Roli i Rusisë në atë kohë ka qenë pjesë e çdo vendimmarrje pro Kosovës. Para se të ndodhte bombardimi, diplomacia amerikane u investua të merre një OK rus përmes një vote në Këshillin e Sigurimit. Rusia nuk votoi brenda Këshillit të Sigurimit, por votoi rezoluta të tjera që dënonin Serbinë. Rusët e kanë autorizuar bombardimin e NATO-s. Rusët ishin pjesë edhe të propozimi në 2006 në Londër për statusin e Kosovës dhe në një rezolutë të firmosur nga Lavrov janë firmosur 4 parimet, jo ndarje, jo bashkim me një vend tjetër dhe respektim i vullnetit të popullit të Kosovës. Rusia e saj kohe e miratoi shkëputjen e Kosovës nga Serbia”, tha Nazarko.
    Duke folur për dialogun me Serbinë, Nazarko sugjeron një qasje të re dhe të fokusuar, duke propozuar rikthimin e administratës Trump për të vazhduar negociatat.
    “Nevojitet një qasje e re për adresimin e dialogut me Serbinë. Unë besoj se duhet bërë thirrje administratës Trump që të rikthet atje ku e la në shtator 2020 duke e vazhduar negocimin e saj mbështetur mbi atë tekst marrëveshje që u firmos atë kohë në Shtëpinë e Bardhë. Atje ka një nen që thuhet se ka një moratorium që palët duhet të takohen pas një viti dhe kanë kaluar 4 vite dhe është koha që ato të rikthen sërish në dialog”, tha ai.
    Nazarko ndau edhe përvojën e tij si këshilltar i presidentit Rexhep Mejdani gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, kur ai luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin me faktorët ndërkombëtarë për të siguruar kthimin e shqiptarëve të larguar nga forcat serbe në Kosovë.
    “Në atë kohë kam qenë këshilltarë i presidentit Rexhep Mejdani dhe kishim një rol të rëndësishëm në koordinimin me faktorin ndërkombëtar që ky operacion, i paprecedentë në historinë marrëdhënieve ndërkombëtare, të kishte sukses, që shqiptarët e larguar me dhunë nga forcat serbe të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kosovë. E përjetova këtë ngjarje të paprecedentë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. E paprecedentë është se u vendos nga NATO të sulmohej një shtet për gjenocidit ndaj popullsisë së Kosovës dhe nuk kishte ndodhur më parë. Perëndimi nuk ishte shumë i qartë në favor të Kosovës, por presidenti Mejdani arriti të bënte të pranueshme që Kosova të kthej në gjirin e Federatë Jugosllavë në atë kohë. Gjithashtu ai kundërshtoi tezën e ndarjes së Kosovës, që po qarkullonte brenda kancelarive ndërkombëtare. Vendimet në NATO merren në nivel politik dhe disa qeveri të vendeve anëtare ishin në krizë për shkak të protestave në atë kohë dhe Mejdani ka thënë disa herë në takimet e nivelit të lartë që Shqipëria nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë”, u shpreh analisti.