Tag: kosovë

  • Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë.
    Vendimi i PZAP-së u publikua sot, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, e cila ishte përjashtuar nga gara më 2 dhjetor me vendim të KQZ-së.
    Në arsyetimin e saj, PZAP-ja thekson se vendimi i KQZ-së ka qenë i paligjshëm dhe jokushtetues, duke shkelur disa nene të Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
    “Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me nenet 31 dhe 45 të Kushtetutës, si dhe me nenet 16, 17, 26, 27 dhe 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Urdhërohet KQZ-ja ta konfirmojë subjektin politik Lista Serbe në përputhje me ligjin,” – thuhet në dokumentin zyrtar të PZAP-së.
    Ky është rasti i tretë radhazi ku PZAP i jep të drejtë Listës Serbe pas refuzimit të certifikimit nga KQZ-ja. Situata e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit, ku PZAP ndërhyri duke lejuar pjesëmarrjen e këtij subjekti politik.

    Në mbledhjen e së martës, dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe, ndërsa kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe e KQZ-së kishin votuar pro. Shtatë anëtarët e tjerë zgjodhën të abstenonin, duke lënë në fuqi refuzimin – deri në ndërhyrjen e sotme të PZAP-së.
    Me këtë vendim, Lista Serbe do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, që konsiderohen kyçe për përfaqësimin politik të komuniteteve në veri të Kosovës.

  • Marrëveshja Rankoviq-Tito për “çarmatosje” e dëbim të shqiptarëve

    Marrëveshja Rankoviq-Tito për “çarmatosje” e dëbim të shqiptarëve

    “Së pari e njoftova Titon dhe më pastaj, në mbledhje e informova edhe sekretariatin e Komitetit Ekzekutiv. Lidhur me aksionin, pajtueshmëria ishte e plotë. Tito na i zuri për të madhe se pse armët nuk ishin mbledhur më herët! Në linjën ushtarake, gjenerali Ivan Goshnjak (1909 – 1980) jo vetëm që e konfirmoi vlerësimin e tillë të situatës në Kosovë, por ai aty i paraqiti edhe të dhënat e tij (të dhënat e KOS-it – S. L.). Unë i sqarova vonesat lidhur me motivet politike, sikurse dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve, pasi ata në fakt kurrë nuk janë shkëputur me dëshirë prej armëve!”, dëshmon Aleksandar Rankoviq në “Shënime ditore”.

    Libri i Aleksandar Rankoviqit, “Shënimet ditore”, i botuar në vitin 2002, fragmente të të cilit janë të përkthyera dhe përdorura në këtë artikull, sipas dëshmive të botuesit janë shënime të mbajtura duke filluar menjëherë pas mbajtjes së Plenumit të Brioneve dhe ato janë shkruar me dorë në shkrimin latin! Midis tjerash, Aleksandar Rankoviq në libër e ka shpalosur edhe bisedën që ai e ka pasur me Jopis Broz Titon (1892 – 1980) lidhur me “Aksionin e mbledhjes së armëve” në Kosovë, duke e potencuar se megjithatë, vendimi për ndërmarrjen e aksionit ishte sjellë në forumet politike të Serbisë, gjë që sikur bëhet me dije se kreu shtetëror jugosllav ishte anashkaluar, por megjithatë, duke u mbështetur në materialet e qasshme arkivore, realiteti i Kosovës së nënshtruar të viteve të pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta të shekullit XX, është paksa më ndryshe prej atij që në fakt e paraqet zbatuesi i “Aksionit të mbledhjes së armëve”.

    “Lidhur me aksionin mua më informuan Sllobodan Peneziq-Kërcuni (1918 – 1964) Jovan Veselinovi (1906 – 1982) dhe Petar Stamboliqi (1912 – 2007) dhe më propozuan që për vendimin e tyre ta njoftoja Titon dhe shokët tjerë”, ka shkruar Rankoviq, gjë që është pak për t’u besuar, sepse ai me çdo kusht, sikur në dokumentin e pjesës së parë të artikullit, nuk e ka vendosur veten si nismëtar të kësaj ndërmarrjeje, siç edhe do të dëshmohet më vonë! Më tej ai ka shkruar se Titoja është informuar para se të niste aksioni në Kosovë.
    “Së pari e njoftova Titon dhe më pastaj, në mbledhje e informova edhe sekretariatin e Komitetit Ekzekutiv. Lidhur me aksionin, pajtueshmëria ishte e plotë. Tito na i zuri për të madhe se pse armët nuk ishin mbledhur më herët! Në linjën ushtarake, gjenerali Ivan Goshnjak (1909 – 1980) jo vetëm që e konfirmoi vlerësimin e tillë të situatës në Kosovë, por ai aty i paraqiti edhe të dhënat e tij (të dhënat e KOS-it – S. L.). Unë i sqarova vonesat lidhur me motivet politike, sikurse dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve, pasi ata në fakt kurrë nuk janë shkëputur me dëshirë prej armëve! Kjo ndjeshmëri e lidhur me armët te shqiptarët ishte rrënjosur qysh nga shtypja kombëtare që ata e kishin përjetuar në Jugosllavinë e vjetër, nga koha kur borgjezia serbomadhe kishte ushtruar dhunë mbi popullatën shqiptare! Prandaj, të gjitha ato rrethana duhej të ishin prezente në zbatimin e “Aksionit të mbledhjes së armëve” dhe në radhë të parë duhej veçuar armiqtë e armatosur prej qytetarëve tjerë shqiptarë, serbë dhe malazezë. Me këto vërejtje ky aksion i është besuar UDB –së, republikës (Serbisë) dhe asaj krahinore (Kosovës) me një përkrahje të plotë politike dhe bashkëpunimi me organizatat shoqëroro – politike”, ka dëshmuar Rankoviq. Ndërsa ne duhet të kujtojmë se sipas statistikës zyrtare në vitet e pasluftës “numri i shqiptarëve të punësuar në Shërbimin e Brendshëm të Sigurisë në Kosovë ishte vetëm 13,33 për qind, i malazezëve 28,34 për qind ndërsa i serbëve 58,3 për qind”.

    ” alt=”” aria-hidden=”true” />Kopertina e ditarit të Aleksandar Rankoviqit
    “Aksioni i mbledhje së armëve” në Kosovë ishte aksion legal!

    Në vijim Aleksandar Rankoviq ka shpalosur detaje nga organizimi i “Aksionit të mbledhjes së armëve” në Kosovë, por që më vonë ato do të dalin shumë kundërthënëse, sidomos kur krahasohet numri i armëve të mbledhura.
    “Midis çështjeve që në mënyrë tendencioze u iniciuan pas Plenumit të Brioneve në shtypin tonë, vend gjeti edhe ‘Aksioni i mbledhje së armëve në Krahinën Autonome të Kosovës dhe të Dukagjinit’, ka shkruar ai duke shtuar se “është fjala për një aksion legal që e kishte për qëllim zbulimin dhe mbledhjen e armëve ilegale me të cilat ishin furnizuar qytetarët e kësaj krahine gjatë luftës dhe pas çlirimit të vendit… Iniciativa se në çfarë përmasash do të jetë “Aksioni i mbledhje së armëve” në Kosovë u iniciua nga pushteti dhe forumet politike të Serbisë, në kohën e aktiviteteve të mëdha të elementeve armiqësore në Kosovë. Në atë kohë u zbuluan shumë organizata ilegale, që tashmë i kishin programet dhe statuset e tyre politike. Ato organizata politike të shqiptarëve, nuk ishin grupe të vogla që nuk kishin lidhje mes vete, por organizata të mirëfillta me udhëheqësi unike, të afta për ndërmarrjen e aksioneve të rëndësishme armiqësore. Këto organizata në mënyrë shumë të suksesshme mbanin lidhje ilegale me Shqipërinë, duke i shfrytëzuar vendkalimet në kufi, sikurse edhe të gjitha mjetet e tjera që i kishin në dispozicion. Ato u forcuan aq shumë në planin organizativ dhe politik, sa që në errësirën e thellë të natës shpërndanin parulla të përmbajtjeve armiqësore, më pastaj shkruanin parulla nëpër muret e ndërtesave të ndryshme, i vendosnin flamujt kombëtar shqiptarë, e bënin strehimin e veprimtarëve të ndryshëm dhe agjentëve të tyre u afronin ndihmë në kalimin e kufirit shqiptar. Përveç kësaj ata e kishin planifikuar organizimin e atentateve mbi njerëzit tanë në pozita udhëheqëse – kuadro serbe, malaziase dhe shqiptare (Rankoviq e ka përdorur herë shprehjen fyese Shiptari e herë Albanci – S. L). Më pastaj shumë shpesh kanë ndodhur sulme të armatosura në kufirin shtetëror, ku janë vrarë pjesëtarë të pushtetit, por edhe të formacioneve ushtarake kufitare. Në këto aksione apo organizime ka pasur gisht, pra pjesëmarrje edhe inteligjenca shqiptare dhe midis tyre ka pasur edhe pjesëtarë të afërm familjarë apo bij të ministrave dhe udhëheqësve tjerë (kosovarë S. L.). Nuk ka dyshim se këto organizata dhe aksionet e tyre politike i kanë pasur rrënjët në prapambetjen ekonomike dhe kulturore ‘të krahinës sonë’. Mirëpo, përkundër kësaj, anëtarët e këtyre organizatave janë rekrutuar kryesisht nga radhët e lëvizjes reaksionare balliste në të cilën lëvizje okupatorët e kanë pasur përkrahjen e fuqishme dhe bashkëpunim të gjithanshëm në luftën kundër ushtrisë sonë çlirimtare. Kështu edhe vetë Shqipëria mbështetet në forca të tilla, kur i shtron kërkesat për pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë! Në aksionet e organeve të pushtetit dhe të forumeve politike për zbulimin dhe luftimin e këtyre organizatave, ka ardhur deri te proceset e shumta gjyqësore publike por edhe të mbyllura. Dënimet ishin relativisht të mëdha. Me rastin e arrestimeve dhe paraqitjes para gjyqeve të të akuzuarve, ka pasur qasje të diferencuar. Masa gjyqësore janë ndërmarrë vetëm kundër udhëheqësve, spiunëve, diversantëve dhe atentatorëve, ndërsa anëtarët e zakonshëm të organizatave janë arrestuar vetëm me qëllim të tërheqjes së vërejtjes ndaj tyre.Situata e vështirë politike e imponoi ndërmarrjen e masave të caktuara në Kosovë. Masat e tilla në Kosovë u zhvilluan në përmasa të gjera dhe kuptohet se ato kanë qenë më të ndjeshme sesa në çfarëdo vendi tjetër”.http://smart-link-3045860

    Pra siç vërehet në përmbyllje të kësaj pjese të rrëfimit, Aleksandar Rankoviq, ka tentuar që ta bëjë të njëjtin veprim që sot e praktikon dhe e promovon shteti i Serbisë në raport me krimet në Kosovë, Bosnjë, Kroaci dhe gjetiu, pra të barazimit të viktimave me kryesit e krimeve.
    ” alt=”” aria-hidden=”true” />Aleksandar Rankoviqi në Pejë
    Aksioni mori përmasa të mëdha, në Kosovë u mblodhën 26 mijë armë

    Mirëpo, disa detaje në shpjegimet e Aleksandar Rankoviqit që thuajse janë prezentë gjatë gjithë rrëfimit të zhvillimit të “Aksionit të mbledhjes së armëve” në Kosovë, prapë e dëshmojnë frymën e veprimit konspirativ dhe ai përpiqet që ta luajë rolin balancues midis kontrollit mbi zbatuesit e urdhrave të tij dhe mundësisë së jokontrollit të plotë, që në normat e sotme do të emërtohej si dështim i zinxhirit komandues, në rastin konkret të UDB-së.

    “Aksioni mori përmasa të mëdha, kështu që dalëngadalë ai e mori simbolikën e çarmatosjes në radhë të parë të elementeve armiqësore, të nxitura prej grupeve ilegale dhe organizatave që të sigurojnë armë të reja dhe t’i ruajnë armët e vjetra. Në këto aksione milicia hasi në vështirësi të paparashikueshme! Unë besoj se me rastin e mbledhjes së armëve ka pasur edhe parregullsi dhe nxitim në zbatimin e këtyre detyrave, por ato kanë qenë të kushtëzuara me rezistencën e rreptë nga ana e zotërueseve të armëve që i fshihnin ato. Të dhënat për armët e mbledhura në Kosovë mund të shihen në arkiva, nëse ato materiale nuk janë djegur duke u vlerësuar si ‘punë të mbrapshta apo të këqija’ të Sigurimit Shtetëror apo janë shkatërruar për arsye të tjera. Në atë kohë mua më informuan zyrtarisht se janë gjetur në gjendje të mirë rreth 26.000 armë të llojeve të ndryshme. Përveç tjerash ndër to kishte armë të lehta dhe të rënda, ndonjë top, minahedhës, mjaft bomba dore etj. Këto janë fakte që nuk mund të hidhen poshtë dhe vetvetiu imponohen si vlerësime për aksionin e zbatuar”, ka përfunduar Rankoviq, por ai ka kërkuar “që ndaj zbatuesve të aksionit duhet të mos ndërmerreshin kurrfarë masash, pasi ata kanë qenë vetëm ekzekutues të vendimeve që në fakt janë aprovuar në nivele më të larta shtetërore!”
    Pra, siç shihet dëshmia e Rankoviqit është e fragmentizuar dhe episodike dhe një paraqitje më e plotë e fakteve se çfarë në të vërtetë ka ndodhur rreth “Aksionit të mbledhjes së armëve” në Kosovë pritet akoma të ndriçohet vetëm në vitet e mëvonshme fillimisht nëpërmjet arkivave, por si lehtësim për të ardhur tek e vërteta e plotë do të mund të përdoreshin edhe materialet e publikuara si në shtypin e kohës, por edhe në kujtimet e publikuara prej personaliteteve të ndryshme joshqiptare, që atëbotë ishin pjesë e zbatimit të politikës së Aleksandar Rankoviqit. Këto publikime sidomos janë aktualizuar atëherë kur në skenë u rikthye nacionalizmi serb, pas viteve tetëdhjetë të shekullit XX, madje ky nacionalizëm i riformatizuar ishte edhe më agresiv sesa ai i kohës së Rankoviqit.

  • “Helmimet në Kosovë : 1990-1992”, ekspozita e IKKL-së në BKK

    “Helmimet në Kosovë : 1990-1992”, ekspozita e IKKL-së në BKK

    Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë ditë më parë, me temën “Helmimet në Kosovë 1990-1992”, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe MAShTI-t, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po qëndron e hapur ekspozita me dokumente origjinale, fotografi, raportime ndërkombëtare dhe dëshmi që vërtetojnë helmimet masive të mijëra nxënësve shqiptarë në vitet ’90, një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë sonë moderne.

    Gjatë këtyre ditëve ekspozita është vizituar nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë dhe përfaqësues nga vende si Italia, Turqia, Portugalia e të tjera. Vizitorët janë informuar nga zyrtarët e IKKL-së rreth kësaj ngjarjeje dhe misionit të institutit për dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetës historike.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor 2025.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    2.1 MILIONË EURO PËR RESTAURIMET E DY XHAMIVE NË PRISHTINË E FERIZAJ

  • “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, kënga e propozuar për himn nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova

    “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, kënga e propozuar për himn nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova

    Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë është këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes.

    Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit, komponuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.

    ObserverKult ua sjell tekstin dhe një variant të kënduar të himnit të propozuar nga Rugova:

    Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

    Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,Janë bashku qytete, katundeDhe bjeshkët me malësorë.Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë,Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë,Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë,Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë.Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë,Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë,Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë,Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë.

    =-===========================

    Lexo edhe:

    ALI PODRIMJA: UNË, BIRI YT, KOSOVË

  • Merren nën akuzë 2 persona, dyshohet për krime lufte

    Merren nën akuzë 2 persona, dyshohet për krime lufte

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
    Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë.
    Të dyshuarit ishin pjesë e policisë së atëhershme serbe në Kosovë dhe akuzohen se kishin keqtrajtuar dhe abuzuar civilë pasi i kishin arrestuar në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-’99.
    “Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në aktakuzë.
    Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit. Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës, informon Radio Evropa e Lirë.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
    Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë, janë ngritur disa dhjetëra aktakuza në mungesë kundër disa dhjetëra anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
    Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

    Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
    Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë.
    Të dyshuarit ishin pjesë e policisë së atëhershme serbe në Kosovë dhe akuzohen se kishin keqtrajtuar dhe abuzuar civilë pasi i kishin arrestuar në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-’99.

    “Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në aktakuzë.
    Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
    Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
    Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
    Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë, janë ngritur disa dhjetëra aktakuza në mungesë kundër disa dhjetëra anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
    Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./rel

  • Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Të dielën në mesnatë u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
    Në total, janë 24 subjekte mes të cilave parti politike, koalicione dhe kandidat të pavarur që do të marin pjesë në parlamentaret e 28 dhjetorit.
    Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione në garën.

    Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tre parti politike: Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
    Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të tretat që mbahen brenda vitit në Kosovë, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde gjatë muajit të kaluar.

  • Nën ‘petkun’ e dëborës/ Kosovë, shqiptarët dynden drejt Prevallës për të kaluar fundjavën

    Nën ‘petkun’ e dëborës/ Kosovë, shqiptarët dynden drejt Prevallës për të kaluar fundjavën

    Kjo e diel ka shënuar një fluks të konsiderueshëm vizitorësh nga qytete të ndryshme të Shqipërisë drejt Prevallës në Kosovë, e cila tashmë është mbuluar nga dëbora.
    Automjetet me targa shqiptare kanë qenë të shumta përgjatë rrugës Prizren-Prevallë, rreth 20 kilometra aks malor, ku qarkullimi vijon të paraqesë vështirësi për shkak të rrezikut nga rënia e gurëve në trase veçanërisht në segmentin Reçanë-Prevallë.
    Shkak i këtij fenomeni është lagështia në shpatet përreth rrugës, si pasojë e mjegullës që ka mbizotëruar gjatë orëve të para të mëngjesit, si dhe dëborës së rënë gjatë diteve te fundit.
    Këto kushte kanë shtuar rrezikun për shkëputje gurësh dhe rrëshqitje materialesh në disa pika të aksit rrugor.Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të lëvizin me distancë sigurie, sidomos në zonat ku shenjat e rrezikut janë të theksuara. Fshati turistik i Prevallës mbetet një nga destinacionet dimërore më të preferuara për pushuesit shqiptarë.
    Dëbora, peizazhi malor dhe sportet dimërore tërheqin çdo fundjavë qindra vizitorë, të cilët kryesisht udhëtojnë me guida turistike të organizuara, por nuk mungojnë as ata që zgjedhin ta vizitojnë zonën me automjetet e tyre private.

  • Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, raportohet për një të plagosur

    Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.
    Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.
    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka deklaruar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.
    Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.