Tag: kosova

  • Oda Ekonomike Amerikane kërkon që Kosova ta heqë tarifën për mallrat nga SHBA-ja

    Oda Ekonomike Amerikane kërkon që Kosova ta heqë tarifën për mallrat nga SHBA-ja

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.
    “Po që se Kosova lëviz përpara në mënyrë të njëanshme me ndërmarrjen e një mase preferenciale tregtare, duke tërhequr në tërësi tarifën doganore për produktet amerikane, mund të shpresojmë që i njëjti hap do të pasohet dhe do të hiqet nga administrata amerikane”, tha Zeka për REL-in.
    Radio Evropa e Lirë ka pyetur Zyrën e kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se a do shqyrtohet kjo kërkesë dhe cilat janë mundësitë për tërheqjen e kësaj tarife, por nga këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.
    “Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu dalë në ndihmë bizneseve që preken nga ky vendim. Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Në vendimin e bërë publik më 2 prill, përveç tarifës bazë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL/

  • “Sektori privat më i prekuri”, Kosova e shqetësuar për tarifën prej 10 për qind nga SHBA-ja

    “Sektori privat më i prekuri”, Kosova e shqetësuar për tarifën prej 10 për qind nga SHBA-ja

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ndëshkuar edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa të reja për disa nga partnerët e saj tregtarë, duke përfshirë edhe Kosovën.Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërkaq ekspertë ekonomikë kanë theksuar ndikimin e mundshëm të këtyre masave për vendin tonë.Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka shpjeguar se këto tarifa, të cilat janë të vendosura në nivelin 10 për qind për Kosovën, janë pjesë e një realiteti të ri global që karakterizohet nga politika e mbrojtjes ekonomike të SHBA-së, e njohur ndryshe si “trampizëm”.Gërxhaliu ka theksuar se ky lloj i “trampizmit” ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe se vendime të tilla, kanë një argumentim të fortë që qëndron pas mbrojtjes së ekonomisë amerikane.Sipas tij, Kosova është e goditur nga një masë e tillë, duke shpreh shqetësim se vendi nuk ka as stabilitet politik që të ju bëj ballë këtyre vendimeve ndaj Kosovës.“Sipas asaj që është proklamuar Kosova e ka një taksë 10 për qind. Por, duhet të kuptohet që prej të gjitha vendeve në Ballkan, në Evropë, Kosova është në pozitën më të vështirë, nga vet fakti që jemi në sanksion nga BE-ja, fondet e USAID-it janë të ngrira dhe që në Kosovë nuk kemi stabilitet politik dhe ne merremi me vetveten. D.m.th në vend që të kemi institucione sa më shpejtë, ne luftojmë për pushtet… Besoj që efektet do të jenë shumë të mëdha, sepse nuk ka kush të draftojë apo të hartojë një strategji të taksave apo një strategji mbrojtje”.Ai tha se sektorit privat është para sfidave të shumta duke shtruar disa pyetje.“Dihet mirë që kemi pas preferenca tregtare me ShBA-të, besoj që tash pyetja më e adresuar do të jetë: pse nuk u shfrytëzuan ato preferenca, pse nuk u mbështetën bizneset vendore për t’u depërtuar në mënyrë më agresivë atje? Por, ky realitetin me të cilin duhet të ballafaqohemi dhe besoj që është koha kur duhet ta avancojmë dhe në çfarë forme duhet të rreshtohet ekonomia sociale”.Në lidhje me vendimin e SHBA-së kanë reaguar edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke theksuar se ka kohë që ky institucion ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim.DhTIK ka theksuar se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit.“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti. Gjithashtu, DhTIK i bënë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë bizneseve që atakohen nga ky vendim”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thonë se besojnë se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.“Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës. Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.Tutje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.Tarifa prej 10 për qind e vendosur nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën do t’i shtrenjtojë produktet kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, mund të bjerë kërkesa për to, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.Ai u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shfrytëzojnë të gjitha kanalet e mundshme për të kërkuar pezullimin – qoftë edhe të përkohshëm – të kësaj tarife, por gjithashtu të eliminojnë tarifën ekzistuese ndaj produkteve të SHBA-së.Rafuna tha gjithashtu se edhe tarifa prej 20 për qind e vendosur nga SHBA ndaj Bashkimit Evropian mund të ketë ndikime indirekte në Kosovë, veçanërisht te prodhuesit vendorë që furnizohen me mallra nga BE-ja, të cilat në fakt importohen nga SHBA-ja.“Ndikimi do të jetë i madh, sepse do të kemi një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat e Kosovës që eksportohen në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse na është vendosur një tarifë më e ulët sesa disa vendeve të rajonit, që e rrethojnë Kosovën, kjo gjithsesi e shtrenjton produktin me origjinë nga Kosova, i cili do të dalë në tregun e SHBA-së më i shtrenjtë sesa ka qenë deri më sot. Nëse i shohim të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe nga Dogana e Kosovës, shohim që rreth 50 për qind të eksporteve përbëhen kryesisht nga artikuj që lidhen me mobilieri – krevate, dyshekë, jastëkë. Rreth 30 për qind janë tekstil dhe artikuj tekstili. Më pas, 9 për qind përbëhen nga metalet bazë dhe artikujt e tyre, si dhe ushqimet e përgatitura, dhe një përqindje shumë e vogël përbëhet nga produktet prej plastike apo gome”.Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.Në vendimin e bërë publik më 2 prill, përveç tarifës bazë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionitPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet e Shqipërisë drejt SHBA-së për produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • WSJ: Trump po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit, nën shqyrtim edhe Kosova

    WSJ: Trump po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit, nën shqyrtim edhe Kosova

    Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me disa vende të tjera, për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje, ka raportuar The Wall Street Journal.
    Zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i deportojë.
    Në mesin e tyre, sipas këtij raportimi, është edhe Kosova. Ndër vendet që SHBA-ja ka kërkuar të marrin të deportuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.
    Po ashtu mësohet se SHBA shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës Trump, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme.
    Modeli i tyre i dëshiruar bazohet në një marrëveshje të njëhershme që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një aeroplan me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore. Panamaja më pas i ndaloi emigrantët dhe punoi për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës.

  • Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri

    Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri

    Kosova do të mirëpresë përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”.
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sqaron se “përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë”.
    “Jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm”, shprehet Maqedonci.
    Ai po ashtu bën me dije se trupat e FSK-së janë duke u stërvitur në Mnelë të Shqipërisë, ku edhe ministri i Mbrojtjes i ka vizituar sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
    “Vizituam ushtarakët tanë, konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim!”, thotë Maqedonci.

  • Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge

    Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge

    Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Suspendet”.
    Sipas policisë 23-vjeçari Altin Pajaziti dhe 53-vjeçari Kadri Prushi, kanë trafikuar pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
    Ndërkohë hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

  • 10 mijë euro pistoletat, arrestohen 2 persona nga Kosova, do shisnin armë e municione në Tiranë

    10 mijë euro pistoletat, arrestohen 2 persona nga Kosova, do shisnin armë e municione në Tiranë

    Dy shqiptarë të Kosovës janë vënë në pranga në Tiranë pasi janë kapur me armë zjarri e municioni, të cilat dyshohet se do i shisnin.
    Mësohet se personat e arrestuar janë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
    “Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”, njofton policia.

  • Do të shisnin armë për 10 mijë euro, kapen në flagrancë trafikantët nga Kosova (Emrat)

    Do të shisnin armë për 10 mijë euro, kapen në flagrancë trafikantët nga Kosova (Emrat)

    Policia ka arrestuar dy persona nga Kosova, të cilët akuzohet se shisnin armë në Tiranë.
    Në pranga kanë rënë Altin Pajaziti e Kadri Prushi, të cilët u arrestuan teksa udhëtonin me makinë në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”.
    Gjatë kontrollit në automjet policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, si edhe municion luftarak.
    Nga hetimet dyshohet se Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi pistoletat me vlerë afro 10 000 euro i kanë trafikuar nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Njoftimi i policise
    Finalizohet pas hetimeve disamujore, operacioni policor i koduar “Suspend”.
    Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Nga Kosova në Shqipëri, për trafikim armësh! Kapen me 2 pistoleta dy të rinjtë, do i shisnin për 10 mijë euro

    Nga Kosova në Shqipëri, për trafikim armësh! Kapen me 2 pistoleta dy të rinjtë, do i shisnin për 10 mijë euro

    ARMA E SEKUESTRUAR

    TIRANË-Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa në pranga janë vendosur dy shqiptarë të Kosovës. Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç u ndaluan në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, teksa ishin nisur drejt Tiranës me qëllim shitjen e 2 pistoletave. 
    Armët me vlerë afro 10 mijë euro u gjetën në automjetin me të cilin lëviznin dy të rinjtë. Gjatë kontrollit u sekuestrua dhe municion luftarak.

    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas hetimeve disamujore, operacioni policor i koduar “Suspend”.
    Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.