Tag: kosiso

  • Barcelona ka një mrekulli tjetër, nënshkroi një kontratë të pabesueshme: Harrojeni Messin dhe Yamalin

    Barcelona ka një mrekulli tjetër, nënshkroi një kontratë të pabesueshme: Harrojeni Messin dhe Yamalin

    I fundit në një seri yjesh të Barcelonës që vijnë nga akademia është Lamine Yamal. Sigurisht, Lionel Messi, Xavi, Iniesta ishin atje më parë, dhe së fundmi Pedri, Gavi kanë dalë… lista është shumë e gjatë. Por në Barcelonë, ata po përgatisin terrenin për një tjetër mrekulli futbolli në akademinë e tyre. Destiny Kosiso Ejofor është një djalë 12-vjeçar që ka lënë mbresa në akademinë e Barcelonës.
    Ai shënoi deri në 145 gola në 92 ndeshje në ekipet e të rinjve. Edhe pse është 12 vjeç, ai luan rregullisht për kategoritë më të mëdha të ekipit të Barcelonës U13 dhe U14.Skautët botërorë që ndjekin futbollistët e rinj shkruan emrin e këtij futbollisti i cili së fundmi mori një kontratë të pabesueshme dhe tronditi botën e futbollit. Konkretisht, Kosiso nënshkroi një kontratë me Nike si futbollisti më i talentuar në botë.
    Kjo shkaktoi shumë reagime, sepse futbollistët e rinj nuk nënshkruajnë kontrata me sponsorë para moshës 16 vjeç, por duket se Barcelona ka një djalë unik në radhët e tyre. Babai i tij është ish-futbollisti nigerian Ejike Paschal.
    “Kam tre djem që luajnë për Barcelonën, por Destiny ka diçka të veçantë në këtë nivel”, tha babai i tij për The Sun. Gjithashtu, media botërore është plot me lëvdata për këtë djalë. “Harrojeni Messin dhe Yamalin, mrekullia e re nga Barcelona po vjen, Destiny Kosiso Ejiofor”, deklarojnë mediat botërore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • 145 gola në 52 ndeshje, Barcelona gjen që tani “Lamine Yamal-in e ri”

    145 gola në 52 ndeshje, Barcelona gjen që tani “Lamine Yamal-in e ri”

    16 Shtator 2025

    17:20

    Telesport

    Në Spanjë janë të sigurt se Barcelona ka gjetur që tani “Lamine Yamal-in e ri”. Quhet Destiny Kosiso, është vetëm 11 vjeç, aktualisht pjesë e “La Masia” dhe ka shënuar 145 gola në 52 ndeshjet e fundit.
    Destiny Kosiso është më i vogli i tre vëllezërve me origjinë nigeriane, por të lindur në Spanjë. I pari është i vitit 2009, i dyti 2011 dhe i treti është pikërisht Destiny Kosiso i lindur në vitin 2024.
    11-vjeçari konsiderohet në Spanjë si “fëmija i mrekullueshëm” dhe ka një instikt të jashtëzakonshëm për të shënuar gola. Aktualisht, Destiny Kosiso është pjesë e Barcelonës U-12, por nëse vazhdon me këto ritme, do i ngjisë shkallët shumë shpejt.

    Son sezonlarda gol rekorları kıran 11 yaşındaki forvet Destiny Kosiso, altyapı kategorilerinin en büyük yeteneklerinden biri olduğunu kanıtlamaya devam ediyor. La Masia’nın 11 yaşındaki yıldızı Destiny, son 52 maçta 145 gol attıpic.twitter.com/XbUyEIpDvM
    — Odatv (@odatv) September 15, 2025