Më 19 prill 1999, në kulmin e Betejës së lavdishme të Koshares, ra dëshmor komandant Sali Çeku – jurist, oficer karriere dhe vizionar i çlirimit e bashkimit kombëtar. Rënia e tij nuk ishte vetëm një akt trimërie ushtarake, por një shkrirje e plotë e jetës me idealin: lirinë dhe ribashkimin e atdheut.Sali Çeku nuk ishte thjesht luftëtar. Ai ishte ideatori dhe hartuesi i konceptit strategjik të luftës çlirimtare. Pas përballjeve të para guerile në vitin 1998, u pa se duhej ndryshuar koncepti dhe doktrina e luftës nga ajo guerile në atë frontale – nga njëra anë e kufirit në tjetrën, me synim lirinë dhe heqjen me forcën e armës së kufirit në mes shqiptarëve si konstrukcion i padrejtësisë historike.Ky koncept i ri operacional, i formësuar përmes përvojës dhe vizionit ushtarak, u mbështet fuqimisht nga vetë Çeku dhe u implementua në qendrat stërvitore të UÇK-së, ku ai koordinoi përgatitjen e luftëtarëve për mision, në bashkëveprim me oficerët e brigadave 131, 134 që ai vetë i komandonte, dhe njësi të tjera luftarake. Ky koncept u bë realitet në Betejën e Koshares, e cila u përgatit nga shtabi i avancuar i GO3 dhe ishte ndër drejtuesit e betejës në vijat e frontit, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, që edhe vetë i përgatiti.Veterani – Dëshmor e Hero si autoritet shumëdimensional, po t’i qasemi si kryetar i Komunës së Deçanit, ishte i vetmi që zbatoi Kushtetutën e Kaçanikut, duke e përfshirë si akt politik e juridik në statutin komunal, ndërkohë që misioni i shenjtë që iu ngarkua ta zhvillonte e për të cilin intensivisht punonte, ishte të ndërtonte themelet e mbrojtjes së armatosur të qytetarëve.Si oficer në rezervë me graden kapiten, i përgatitur në fushën e sigurisë dhe i emëruar nga marrëveshja ndërmjet presidentëve Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia, ai u bë koordinator i organizimit të dërgimit të të rinjve kosovarë për stërvitje në Shqipëri. Ai ishte ura mes përgatitjes dhe betejës, ndërgjegjes dhe aksionit, ndërmjet idealeve kombëtare dhe realitetit të luftës për çlirim.Që në ditët e para të organizimit të UÇK-së, Sali Çeku, përkrah me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sadri Zenelin e shumë heronjve që shkrinë jetën për lirinë, e filluan luftën për liri, të cilën nuk e ndali deri në frontin e lavdisë në Koshare, ku luftoi e ra bashkë me Agim Ramadanin, Abaz Thaçin, Ali Hasin, Xhemajl Fetahun dhe shumë të tjerë.Pseudonimi i tij i luftës – “Veterani” – nuk ishte zgjedhur rastësisht: ai ishte me të vërtetë veterani i çështjes kombëtare, që nga themelet e saj në shekullin XX, deri te përballja përfundimtare për çlirim.Por më shumë sesa një ushtarak, Sali Çeku ishte një figurë e mendimit politik shqiptar që nuk e pranonte kufirin mes shqiptarëve si legjitim.Ai i përkiste brezit të rilindasve të rinj, që besonin se Kosova është pjesë e trungut të ndarë shqiptar, jo një entitet i ndarë politik. Trashëgimia e tij lidhet me filozofinë e Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës dhe Mit’hat Frashërit – një vizion që lirinë e mendonte vetëm të plotë, me bashkimin si mision historik.Lëvizjet e tij nga Drenica në Tropojë, nga Juniku në Valbonë, e përshkruajnë atë si njeri që e jetonte realitetin e bashkimit.Ai nuk pranonte që shqiptari të mbetej i ndarë në kufij të imponuar. Kjo e bënte Sali Çekun më shumë se një luftëtar e komandant: e bënte simbol të ndërgjegjes kombëtare, një burim frymëzimi për brezat që vijnë.Sot, dëshmori Sali Çeku – Hero i Kosovës dhe Hero i Kombit, prehet në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, përkrah 113 Dëshmorëve të Lirisë – në altarin e pavdekësisë ku fillon historia moderne e Kosovës së lirë.19 Prilli është datë e dyfishtë: përvjetori i rënies së një prej heronjve më të mëdhenj të kombit dhe Dita e Veteranëve të Betejës së Koshares – ata që guxuan të përballen me të pamundurën dhe e kthyen atë në fitore për të gjithë ne.Lavdi e përjetshme për Heroin e Kosovës, Sali Çeku – “Veteranin”!Lavdi të gjithë Dëshmorëve të lirisë!Nderim përjetë për të gjithë bashkëluftëtarët dhe veteranët e pavdekshëm të Koshares!.Nga Hisen Berisha
Tag: koshares
-

10 fakte për Betejën e Koshares
Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 26 vjetori i saj.
Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje:
1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.
3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.
4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.
5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.
6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.
7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.
8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.
9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.
10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

26 vite më parë, Beteja e Koshares/ Kryeministri Kurti kryen homazhe, Osmani: Flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kjo betejë, që përmbylli ndarjen midis Kosovës dhe Shqipërisë, ishte një akt i pastër besimi dhe sakrifice për liri, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për breza të tërë. 26 vjet më parë, Beteja e Koshares shënoi një moment të paharrueshëm në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mirënjohje për ata që dhanë jetën në këtë luftë. Ajo theksoi se Beteja e Koshares është një simbol që do të mbetet gjithmonë i ndezur.
“Aty ku regjimi gjenocidal serb kishte ngritur një mur ndarës me Shqipërinë, ushtarët e UÇK-së ngritën një ideal dhe mbollën guxim dhe frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukeshin të pamundura, ata arritën të sjellin fitoren,” ka shkruar Osmani. Po ashtu, presidentja shtoi se Kosharja ishte një akt i pastër besimi në liri, që tregonte se populli i Kosovës ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të arritur lirinë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjithashtu bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, ku përkujtoi betejën e lavdishme dhe sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së.
26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e saj, rrëzoi kufirin që ndante shqiptarët dhe që ishte aty që nga vitet 1913 e 1918,” tha Kurti. Në këtë betejë të rëndësishme ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së, përfshirë komandantin Agim Ramadani, i njohur si “Katana”, dhe Sali Çekun. Beteja kishte gjithashtu pjesëmarrës nga shtete të ndryshme si Franca, Algjeria, Italia, Suedia dhe Britania, ndërsa ushtria serbe ishte mbështetur nga mercenarë rusë.
Kurti përkujtoi sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe tha: “Vijmë këtu te varret e dëshmorëve për t’u kujtuar se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme ishte lufta e UÇK-së dhe çmimi i madh që kemi paguar për lirinë që e gëzojmë, një liri që po e ndërtojmë së bashku.” -

Albin Kurti nderon dëshmorët e Koshares në 26-vjetorin e betejës së lavdishme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryer sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në përkujtim të 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares. Ai ka nderuar rënien e 114 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.Në një fjalim pas homazheve, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e kësaj beteje, duke u shprehur: “Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku.”Kryeministri Kurti theksoi se 26 vjet më parë, betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me luftëtarë nga të gjitha njësitet e zonave operative, arritën të thyejnë kufirin që ndante shqiptarët, një kufi i vendosur që nga vitet 1913-1918, duke i hapur rrugën bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë betejës ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, dhe mbi 400 të plagosur. “Përveç heroizmit të luftëtarëve tanë, ishte e rëndësishme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte vullnetarë nga shumë shtete, përfshirë Francën, Algjerinë, Italinë, Suedinë dhe Britaninë, ndërsa ushtria serbe kishte mercenarë nga Rusia”, shtoi ai.Kurti theksoi se Beteja e Koshares mbetet një ngjarje që shënon një kapitull të lavdishëm të historisë së Kosovës dhe simbolizon bashkimin e shqiptarëve për liri. Ai përfundoi fjalimin duke nënvizuar se 26 vjet pas kësaj beteje, Kosova po ndërton shtetin e saj, duke u përpjekur për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për qytetarët e saj.
-
Beteja e Koshares: Dita që thyen kufirin dhe forcon UÇK-në
Në 9 prill 1999, një nga betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u zhvillua në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Beteja e Koshares, e njohur për rëndësinë e saj strategjike dhe morale, shënoi një moment kyç në luftën për liri të Kosovës.Thyerja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk ishte vetëm një fitore ushtarake, por edhe një hap i rëndësishëm që mundësoi furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike për zonat e tjera të luftës në brendësi të Kosovës. Kjo ngjarje pati ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet më të mëdha, pasi pas dështimit të bisedimeve për tërheqjen e forcave serbe, forcat aleate të NATO-s sulmuan pozitat serbe, duke ndihmuar në përshpejtimin e procesit të çlirimit.Në planin strategjik, Beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë për krijimin e një prapavije të qëndrueshme logjistike dhe ndihmës mjekësore për luftëtarët. Po ashtu, ajo shënoi një hap të rëndësishëm në kuptimin juridik, pasi heqja e kufirit ndërmjet dy shteteve të një kombi, Kosova dhe Shqipëria, bëri që të shkërmoqej ndikimi shtetëror dhe dhunues i forcave serbe.Kjo betejë jo vetëm që i dha fund kontrollit të forcave serbe mbi kufirin, por gjithashtu i forcoi besimin popullsisë në UÇK dhe aleatët e saj, duke shtuar numrin e vullnetarëve që i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përgjatë kësaj beteje, Brigada 138, e udhëhequr nga komandanti Agim Ramadani, arriti të shënojë një fitore të madhe, duke rrëzuar barrierat që ishin ngritur mes Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, e cila do të kujtohet gjithmonë si një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë.
-

26 vjet nga beteja e Koshares
Shënohet sot 26 vjet nga beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyenin kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.
Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë.
Thyerja e kufirit, jo vetëm që kishte rëndësi strategjike, por edhe simbolike, duke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
