Tag: korsitë

  • Fund parkimeve kaotike/ Bashkia dhe Policia nisin aksionin për lirimin e rrugëve kryesore

    Fund parkimeve kaotike/ Bashkia dhe Policia nisin aksionin për lirimin e rrugëve kryesore

    Për të gjithë drejtuesit e pabindur të cilët parkojnë në vende që nuk lejohet, policia ka gjetur si përgjigje përdorimin e karroatrecit.
    Sipas bluve, në vijim të zbatimit të masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor në Tiranë, kanë nisur kontrollet e shumta për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, apo parkimet në korsitë e emergjencave dhe të urbanëve.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Policia shprehet se këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

  • Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Rrugorja e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë vijojuar kontrollet për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët etj.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë gjobitur, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Njoftimi i policisë
    Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, po vijojnë kontrollet intensive për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo tjetër shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
    Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo kohë, dhe ndaj drejtuesve të automjeteve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve/përdoruesve të rrugës, do të merren masa të menjëhershme dhe ligjore.
    Policia e Tiranës apelon për respektimin e sinjalistikës dhe të rregullave të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

  • SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik

    SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik

    SYRI TV

    Në Vlorë, një nga qytete e frekuentuara në sezonin veror mungojnë korsitë e emergjencave. Por edhe në ato akse rrugore ku janë, bllokohen nga automjete të tjera, ose janë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se bashkia duhet te marrë masa për këtë situatë.

    Korsia e ndërtuar në rrugën “Ali Demi” në Vlorë prej vitesh gjendet jashtë funksionit. Në qytetin bregdetar mungojnë korsitë e emergjencave teksa autoambulancat e kanë të vështirë për të dhënë ndihmën mjekësore në kohë pasi ngecin në trafikun e rënduar.

    Në lidhje me bllokimin e korsisë së dedikuar për autoambulancat, as policia bashkiake dhe as ajo e shtetit nuk marrin masa, pasi ky segment shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh, ku ka pasur raste të shumta që janë aksidentuar kalimtarë.

  • Punimet në Tiranë-Durrës, Rama: Korsitë e reja drejt përfundimit

    Punimet në Tiranë-Durrës, Rama: Korsitë e reja drejt përfundimit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje të punimeve që po kryen për zgjerimin e autostradës që lidh Tiranë me Durrësin.
    Kreu i qeverisë shkruan se punimet për korsitë e reja të lëvizjes tashmë kanë përfunduar, në këtë aks që shpesh herë është kthyer në problematik për shkak të trafikut.
    Mes të tjerash, Rama bën me dije se paralelisht ka nisur puna dhe për rindërtimin e korsive të vjetra.
    “Dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Ja si duket autostrada Tiranë – Durrës. Rama: Kanë përfunduar korsitë e reja

    Ja si duket autostrada Tiranë – Durrës. Rama: Kanë përfunduar korsitë e reja

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri në autostradën Tiranë-Durrës.
    “Dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Superstrada Tiranë Durrës, Rama publikon pamjet nga kantieri: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

    Superstrada Tiranë Durrës, Rama publikon pamjet nga kantieri: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri në superstradën Tiranë-Durrës.

    A shkruan se procesi i punës për korsitë e reja është drejt përfundimit, teksa shton se po vijon edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
    “MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel