Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e mbikalimit të Plepave, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.
Tag: korsinë
-

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt, disa të plagosur
-

VIDEO/ Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Tiranë: Duhet rimenduar zgjidhja
Deputeti socialist, por më së shumti opozitar Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë.
Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë. Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale. Por edhe pse ka orare për veprime dhe furnizime, ata përsëri kryejnë shkeljet.Postimi i plotë
Në Unazë, duke vëzhguar korsinë e re për autobusë, taksi, ambulancë, zjarrfikës, Polici!
Shiheni, nuk funksionon! Edhe koshat u hipën mbi trotuar, por përsëri korsia është e zënë dhe autobusi është në rrugë!
Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!
Duhet rimenduar zgjidhja, edhe për trotuaret, edhe për këmbësorët, edhe për plehrat, edhe për shërbimet, edhe për shërbimmarrësit. -

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon, edhe pse u hoqën koshat
Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit.
Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë. Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë.
Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale. Por edhe pse ka orare për veprime dhe furnizime, ata përsëri kryejnë shkeljet.“Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!”, shkruan ai mes të tjerave.
Ligjvënësi propozon që të ketë një zgjidhje konkrete.
Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:
“Në Unazë, duke vëzhguar korsinë e re për autobusë, taksi, ambulancë, zjarrfikës, Polici!
Shiheni, nuk funksionon!
Edhe koshat u hipën mbi trotuar, por përsëri korsia është e zënë dhe autobusi është në rrugë!
Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!
Duhet rimenduar zgjidhja, edhe për trotuaret, edhe për këmbësorët, edhe për plehrat, edhe për shërbimet, edhe për shërbimmarrësit!”. -

Aksident në Pogradec, makina përfundon në korsinë e biçikletave dhe…
Një aksident është shënuar këtë të enjte në segmentin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me trafikndarëset dhe ka përfunduar në korsinë e biçikletave.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia mbi normat e lejuara kanë bërë që drejtuesi të humbë kontrollin.
Burime bëjnë me dije se shoferi ka qenë vetëm në makinë në momentin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Gjendja e tij nuk raportohet të jetë e rëndë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. -

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Pogradec, makina futet në korsinë e biçikletave
Një aksident rrugor është regjistruar pak pasditen e sotme në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset dhe për pasojë ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qënë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
-

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si më 28 janar të vitit 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip “Golf”.
Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë u përplasën në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca. Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit.Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj. Ndërsa e fejuara e tij dhe 21-vjeçari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës. Fatosi tregon se shkak i aksidentit u bë Françesk Kaca, pasi atij iu ça goma e “Benzit”.
Në këtë mënyrë, Françesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen. Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21-vjeçari në momentin e aksidentit, kur tre të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin. OPGJ i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka këqyrur vendin e aksidentit në një bisedë me çiftin denoncues, tha se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21-vjecarit.
Por katër ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.
Pas investigimit të emisionit “Stop” dhe kryerjes së eksperimentit u bë e mundur të hidhen poshtë konkluzionet e katër ekspertëve në dy aktekspertime, që hapur kishin ndryshuar dinamikën e aksidentit.
Ndaj prokuroria e Gjirokastrës vendosi, të bëjë një akt-ekspertimi të tretë me pesë ekspertë autoteknikë, të cilët gjithashtu nuk kanë dalë në të njëjtin konkluzion. Dy ekspertë kanë bërë aktin më vete dhe janë shprehur, siç ka ndodhur aksidenti, ndërsa tre të tjerët kanë bërë një tjetër akt dhe kanë manipuluar sërish dinamikën e ngjarjes.
Ish-prokurori Eugen Beçi tregon procedurën, lidhur me njoftimin që prokurori duhet t’u bëjë palëve për akt-ekspertimin. Nëse akti nuk u njoftohet palëve bashkë me emrat e ekspertëve, kjo procedurë quhet e pasaktë dhe lë hapësirë për ta ribërë atë./tvklan.al -

Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave (Detajet)
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, përballë urës së Tabakëve në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trotuar, në korsinë e biçikletave përgjatë anës së lumit Lana.Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. -

Tiranë/ Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë.
Një makinë, e cila po vinte nga Brryli në drejtim të qendrës, pikërisht pranë vendit të quajtur Ura e Tabakëve, makina ka përfunduar në korsinë e biçikletave që ndodhet në krahun nga Lana. -

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave
23 kontenierë janë rreshtuar në bulevardin “Migjeni”. Ata nuk janë të zakonshëm. Më 11 maj do të shërbejnë si qendra votimi ku do të votojnë banorët e Yzberishtit dhe Kasharit.
3 javë përpara zgjedhjeve këta kontejnerë zënë edhe korsinë e biçikletave dhe një korsi makinash.
Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone votojnë në këtë formë, por herët e tjera kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat.
Në mungesë të hapësirës që ishte shfrytëzuar më parë, KQZ dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur t’i vendosin qendra e votimit në rrugë.
Brenda në kontenier, nuk do të mungojnë kushtet për realizimin e procesit të votimit. Do të furnizohen me energji elektrike për pajisjet elektronike që identifikojnë zgjedhësit me shenjë gishti si dhe tavolina pune për komisionerët.
Pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve.
Të paktën listat do të vendosen nga trotuari dhe jo nga rruga ku kalojnë makinat.