Tag: korrur

  • “E kanë vrarë…”, ish- polici, kushëri i 40- vjeçarit që humbi jetën në Vermosh, hedh dyshime nga SHBA…

    “E kanë vrarë…”, ish- polici, kushëri i 40- vjeçarit që humbi jetën në Vermosh, hedh dyshime nga SHBA…

    Dy ditë më parë, 40-vjeçari Mirel Çokaj, banues në fshatin Fushë-Grudë, humbi jetën tragjikisht në malësinë e Kelmendit në Malësi të Madhe, pasi sipas Policisë, ai ra aksidentalisht në një terren të thepisur malor.
    Rifat Çokaj, një ish oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij Mirel Çokaj merrej me drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë.
    “Mireli në atë zonë ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune por për opinionin publik po e them se ka dalë për parcelat e drogës atje. Nuk e di se cila është arsyeja që policia nuk ka ushtruar kontroll në zonën ku është nisur kufoma por thjeshtë janë mjaftuar duke gjetur kufomën. Me të vërtetë ka rënë nga një lartësi 70 apo 100 metër por me kë ka qenë sepse ai nuk ka qenë vetëm dhe jam i sigurtë për këtë. Personi që ka njoftuar se Mireli nuk përgjigjet në celular, është shok apo ortak i tij?” – thotë për News4, Rifat Çokaj, kushëri i viktimës.
    Sipas tij, i ndjeri Mirel Çokaj, tokat i ka patur poshtë në Grudë Fushë, ograjat i ka në Grudë Fushë po ashtu.
    “Ne nuk na ka lënë asgjë as babai as gjyshi në Kelmend. Atje ka qenë për parcel droge. Të shkojnë ta verifikojnë dhe do ta gjejnë dhe nuk kanë për të gjetur pak por shumë. A kanë për ta gjetur të korrur apo të pa korrur këtë nuk e di sepse po i japin kohë për ta korrur. Edhe nëse e gjejnë të korrur aty duket se ka patur drogë”, thotë Rifati i cili duke folur nga SHBA, tregon me emër konkret një prej bashkëpunëtorëve të viktimës Mirel Çokaj.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!