Tag: korruptuarit

  • “Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

    “Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

    “Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë — një histori që do ta kishin zili edhe filmat
     
    Në Sarandë, qytetin ku gumëzhijnë zërat për korrupsionin e zyrtarëve, vepronte një “prokuror i SPAK-ut” që në fakt ishte… një mashtrues i përkryer. Ai nuk u fut në sistem për ta pastruar nga korrupsioni, por për të zhvatur vetë të korruptuarit.
     

     
    49-vjeçari i arrestuar nga Policia, kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar mashtrimi. Ai prezantohej si prokuror special i SPAK-ut, duke mbajtur në dorë “dosje hetimore”, ndërsa në prapaskenë, luante rolin e një njeriu që kontrollonte fatet e të korruptuarve lokalë.
     
    Në mënyrë të veçantë, ai zgjidhte zyrtarë dhe individë me njolla në të shkuarën, të cilët i njihte se kishin frikë nga fjala “hetim”. I afrohej me fjalë të matura:
    “Kemi në dorë një dosjen tënde… por mund të ta zgjidhim me mirëkuptim.”
    Kështu fillonte pazari i “drejtësisë”.

    Për të dhënë besueshmëri absolute, ai kishte ngritur një strukturë të plotë të rreme, ku punësonte persona të tjerë duke i bindur se ishin hetues, oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ata merrnin “urdhra” nga ai, kryenin “detyra operative” dhe raportonin si në një institucion të vërtetë shtetëror. Ata raportonin te “Prokurori” për zyrtarë të dyshuar për korrupsion dhe “kopsitnin” dosje.
     
    Këta persona, të mashtruar nga iluzioni i pushtetit, paguanin vetë karburantin, ushqimin dhe strehimin, duke besuar se më vonë do të shpërbleheshin nga “Prokuroria e Përgjithshme”.Në fakt, ata ishin pjesë e një teatri të stisur me kujdes, ku prokurori i rremë ishte një regjisor mjeshtër i mashtrimit.
     
     
    Për të kompletuar imazhin e pushtetit, ai lëvizte gjithmonë i shoqëruar nga dy-tre persona, që i prezantonte si shoferë personalë dhe oficerë sigurie. 
    I rrethuar nga njerëz që e quanin “zoti prokuror”, ai vizitonte zyra shtetërore, inspektonte biznese private, kërkonte favore dhe dyshohet se merrte para për “mbylljen e dosjeve” ndaj zyrtarëve të frikësuar nga hetimet.
     
     
    Kur mashtruesi zhvati mashtruesit
     
    Në fund, ironia e madhe ishte kjo: ata që për vite kishin përfituar nga sistemi, që kishin firmosur në shkelje të ligjit apo kishin marrë ryshfete, u bënë viktima të një mashtrimi më të madh se vetë korrupsioni i tyre.Ata dhanë para për të shpëtuar nga drejtësia — dhe përfunduan duke i dhënë ato një mashtruesi që s’kishte as vulë, as zyrë, as ligj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shehaj: Më 11 Maj largojmë të korruptuarit

    Shehaj: Më 11 Maj largojmë të korruptuarit

    “Më 11 Maj votohet për të larguar të korruptuarit nga drejtimi i Shqipërisë”, kështu është shprehur kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët e Sarandës.
    “Do të përfundoj në burg, është çështje kohe, do ta shikoni. Do të katandisen aq keq sa do të na vijë keq për ta. E keni parë se si përfundojnë, se si qahen pastaj.”
    Shehaj thotë se eksponentë të PS duan të mbajnë pushtetin pasi kanë frikë nga drejtësia.
    “Duan të përdorin pushtetin për t’u mbrojtur, ata sot kërkojnë votën tuaj. Taulant Balla që ditën që do të humbasi pushtetin politik, Taulanti do të humbasi dhe lirinë.”
    Theksoi se programi i Partisë Mundësia synon rritjen ekonomike të vendit si dhe rritjen e punësimit.
    “Është e sigurt që ky rrugëtim do të na çojë drejt suksesit, unë jam i bindur për këtë gjë.”
    Për Agron Shehajn shqiptarët me votën e tyre duhet të përkrahin ndryshimin në zgjedhjet e 11 Majit, për t’u ndarë përfundimisht nga e shkuara./ Klan News

  • “Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313″/ Basha:  Më 11 maj të korruptuarit le të qëndrojnë në shtëpi

    “Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313″/ Basha: Më 11 maj të korruptuarit le të qëndrojnë në shtëpi

    Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, ish-kreu i PD-së, hapi këtë të shtunë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve dhe kandidatëve të këtij koalicioni, Basha tha se Shqipëria duhet të ndahet nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe të fortëve, duke nisur me politikanët e korruptuar dhe të pandëshkuar të 35 viteve të tranzicionit.
    Duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, Basha u shpreh se është koha që të korruptuarit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shtoi se Rama ka dështuar gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij.
    “Shqipëria meriton të mbyllë derën e tranzicionit dhe të hapë derën e progresit të vendit, duke u shpëtuar nga korrupsioni. Kemi 12 vjet dështim, korrupsion dhe mashtrim nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Ju premtoi ndryshim në 2013 dhe solli Ilir Metën dhe një tufë deputetësh që u larguan nga ligji i dekriminalizimit pasi kishin qenë të dënuar. Tani kërkon katër vjet të tjera, vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka te i ka 7×7 bëjnë 313, të tjerët nën hetim. Njeriu që premtoi shpresë, ndryshim dhe progres, solli korrupsion dhe vjedhje si asnjëherë më parë. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmën tjetër nën hetim. Prandaj, më 11 maj, le të qëndrojnë në shtëpi të korruptuarit e Edi Ramës, le të qëndrojnë në shtëpi ata që u heqin bukën familjeve të varfra. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm”, tha Basha.

  • LIVE/ Basha çel fushatën: Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Ramës në shtëpi, ata që i besuan e panë që solli rrënimin

    LIVE/ Basha çel fushatën: Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Ramës në shtëpi, ata që i besuan e panë që solli rrënimin

    Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, ka çelur ditën e sotme në një ambient privat fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
    Basha, në fjalën e tij, iu drejtua mbështetësve të pranishëm që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.
    “Ju premtoi ndryshim në 2013, dhe ju solli Ilir Metën, Saimir Tahirin. Një tufë deputetësh që u larguan nga ligji për dekriminalizimin, për faktin se ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Ju solli në 2017 Ilir Beqajn kur ju kishte premtuar shëndetësi falas. Ju solli në 2021 inceneratorët me Lefter Kokën, me Erion Veliajn dhe me një tufë kryebashkiakësh nga Vangjush Dako me shokë, të cilët vodhën taksat e shqiptarëve, helmuan ajrin e shqiptarëve. Ky është Edi Rama, socialistët e ndershëm e besuan dhe e panë me sytë e tyre se çfarë solli: kriminelë, hajdutë. Edhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kur gjysmën e shokëve i ka te 7×7-313. Rrugëtimi i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit. Solli më shumë dështime drejt rrugës për BE-në. Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që sollën krim dhe korrupsion në shtëpi. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm”, tha Basha.

  • ”O Rame”, Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, janë të pakorruptuar

    ”O Rame”, Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, janë të pakorruptuar

    Lulzim Basha prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë. Ai tha se vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK. Për të këto nisma kanë një vit e gjysmë në syrtaret e Parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësisë.
    Pjesë nga fjala

    Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.
    Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.
    Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.
    Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.
    Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm.

  • A po i pjek Belinda Balluku “hallvën” Edi Ramës, Lulzim Basha i hedh shashkën kryeministrit për tradhtinë e shoqeve?

    A po i pjek Belinda Balluku “hallvën” Edi Ramës, Lulzim Basha i hedh shashkën kryeministrit për tradhtinë e shoqeve?

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku duket se ka përgatitur gotiken e radhës. Qysh nga arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj më 12 shkurt, ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk e ka fshehur gëzimin e saj. Në çdo dalje publike dhe takimi me qytetarët në terren ajo është parë duke ngrënë ëmbëlsira, duke pirë verë e shampanjë, si për të festuar triumfin mbi rivalin e saj më të madh. Por duket se ambiciet e saj nuk ndalen këtu. Së fundmi, zv/kryeministrja Balluku është zhytur në kulinari, duke ndarë në rrjetet sociale foto ku përgatit ëmbëlsira, sidomos hallvë.
    Por duke marrë parasysh që hallva tradicionalisht shoqëron humbjet dhe lamtumirat, shumëkush pyet: mos vallë ministrja po përgatit goditjen finale për kryeministrin Edi Rama? Pas eliminimit të Veliajt si faktor politik brenda Partisë Socialiste, zonja Balluku duket më e fuqishme se kurrë, ndërsa gjithnjë e më pak fjalë thuhen për të ardhmen e kryeministrit. Ndërkohë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka futur një tjetër element tensioni në skenën politike. Ai ka hedhur një shashkë të fortë, duke aluduar për një “tradhti” që i vjen Ramës brenda PS nga gratë e pushtetit. Por a është ky një sinjal që kryeministri nuk është më aq i sigurt në fronin e tij? A po përgatitet Balluku për të marrë timonin e qeverisë? Kjo mbetet të shihet. Ndërkohë nga gëzimi i hapur për rënien e Veliajt, te imazhi i saj duke përgatitur hallvë, sinjalet janë të qarta.
    Në politikën shqiptare, gjithçka është e mundur, por një gjë mbetet e sigurt, se kryeministri Edi Rama duhet të shikojë mirë përreth, sepse loja sapo ka filluar. Disa thonë se është vetëm një rastësi, të tjerë shohin një plan të mirëorkestruar që po shpaloset para syve të publikut. Megjithatë a do të bëhet Balluku figura e re e fuqishme që sfidon kryeministrin? Apo Rama do të veprojë para se ajo të ketë mundësinë të godasë? E vetmja gjë që dihet është se në politikën shqiptare, askush nuk është i sigurt, ndërkohë që historia ka treguar se tradhtitë më të mëdha vijnë nga ata që duken më të afërt.
    Reagon Basha
    Konkretisht drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Athina tha se bufi i kënetës dhe Luli nuk e donin reformën në drejtësi. Nga një video në makinë, Basha thotë se e di i madh e i vogël se kush e donte reformën në drejtësi dhe se këtë tregoi edhe amnistia për të korruptuarit. Basha më tej vijon me ironinë duke thënë se Rama e nisi në 2013-ën projektin Shqipëria 313, duke futur në Parlament të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit. Ai më tej ka dhe një mesazh për kryeministrin që të bënte kujdes se edhe shoqet kanë fillu t’ia bëjnë hallvën, sepse 7×7=313.
    “O Rame, e paske hap prap thesin në Athinë, Rame. E di i madh dhe i vogël Rame kush e donte reformën në drejtësi dhe kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë vesh e gjithë bota. E mër Ram, e nise në vitin 2013 projektin Shqipëria 313. Kush t’i futi në listë ty më Ram të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vet. Lei përrallat Rame se si ha më njeri. Po kallxo, ku të mbetën shokët Rame dhe kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën. 7×7=313, Rame”, thotë Basha.

  • ‘Amnistia e të korruptuarve tregoi kush e do drejtësinë’, Basha i kthehet Ramës: Shoqet kanë fillu me të bo hallvën…

    ‘Amnistia e të korruptuarve tregoi kush e do drejtësinë’, Basha i kthehet Ramës: Shoqet kanë fillu me të bo hallvën…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Athina tha se bufi i kënetës dhe Luli nuk e donin reformën në drejtësi. Nga një video në makinë, Basha thotë se e di i madh e i vogël se kush e donte reformën në drejtësi dhe se këtë tregoi edhe amnistia për të korruptuarit.
    Basha më tej vijon me ironinë duke thënë se Rama e nisi në 2013-ën projektin Shqipëria 313, duke futur në Parlament të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit. Ai më tej ka dhe një mesazh për kryeministrin që të bënte kujdes se edhe shoqet kanë fillu t’ia bëjnë hallvën, sepse 7×7=313.
    “O Rame, e paske hap prap thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame kush e donte reformën në drejtësi dhe kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë vesh e gjithë bota. E mër Ram, e nise në vitin 2013 projektin Shqipëria 313. Kush t’i futi në listë ty më Ram të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vet. Lei përrallat Rame se si ha më njeri. Po kallxo, ku të mbetën shokët Rame dhe kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën. 7×7=313, Rame” – thotë Basha.