Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e Ramës për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në këtë seancë u vendos për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO. Vendimi u mor pas aferave korruptive që impikojnë Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.
Kujtojmë se shqyrtimi i kërkesës u shty për sot, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.
Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.
Vetë Balluku ka ankimuar më parë në Apel vendimin e GJKKO-së, që i caktoi dy masa sigurie: pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
Hetimi
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
Tag: korruptive
-

U pezullua për afera korruptive/ Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për Ballukun
-

Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani
Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”.
Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive.
Arben Ristani ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, duke e akuzuar atë dhe drejtorin e bashkisë, Lorenc Bamin, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni me tendera, fonde publike dhe pasuri shtetërore.
Sipas Ristanit, në vitin 2017 Bami ka krijuar përmes bashkëshortes kompaninë “NG STRUCTURES”, e cila më pas ka siguruar tendera në Tepelenë e Gjirokastër me një vlerë që arrin deri në 66 milionë euro, sidomos në projektet e rindërtimit. Ai thotë se kompania është favorizuar edhe nga subjekti “IUMENTIS shpk”, që ka marrë tokë publike dhe leje për thertoren rajonale, për t’i kaluar më pas paratë tek kompania e drejtorit të bashkisë.
Ristani shton se në vitin 2019 Bami krijoi edhe kompaninë “Artreum Generation”, përmes së cilës mori nënkontraktime të tjera, përfshirë një tender të ujësjellësit në Memaliaj. Paralelisht, sipas tij, Peçi ka favorizuar motrën e vet duke i dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike për një agroturizëm në fshatin Rexhin, i financuar me rreth 1 milion euro nga fondet IPARD të administruara nga Frida Krifca.
“Ky është modeli i thertores korruptive ku janë futur paratë e qytetarëve të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Memaliajt,” deklaron Ristani, duke premtuar se çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet.
Denoncimi i Ristanit
Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Konkretisht në vitin 2017, Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.
Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.
NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.
Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.
Të nderuar qytetarë,
Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.
Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.
Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.
Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.
Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.
Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.
Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit. -

Balliu: Dy ditë shi, përmbytemi. Në verë, marrim flakë. Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë
Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, z. Balliu, ka publikuar sot videon që tregon qartë situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa.
Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”
Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.
Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë.
“Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”
Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi.
-

“Në verë marrim flakë, dy ditë shi, përmbytemi”/ Ironizon Balliu: S’ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë
Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot një video nga situata me përmbytjet në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”.
Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.
Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”, tha ai. Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi. -

“Nuk ka faj moti, por korrupsioni”, Balliu: Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi
Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot njw videon që tregon situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa.
Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”
Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.
Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë.
“Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”
Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi. -

“Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK mbi kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit
Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
Pas daljes ai deklaroi se isha në SPAK për kallëzimin e bërë publik për aferën e ECO parkut në Durrës.
Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024.
‘Ajo është një aferë e pastër korruptive’ tha Bylykbashi.
Ai nuk ka treguar më shumë detaje teksa është shprehur se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.
“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur.
Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.
Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”,- është shprehur Bylykbashi. -

“Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK për kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit
Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
Pas daljes ai deklaroi se isha në SPAK për kallëzimin e bërë publik për aferën e ECO parkut në Durrës.
Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024.
‘Ajo është një aferë e pastër korruptive’ tha Bylykbashi.
Ai nuk ka treguar më shumë detaje teksa është shprehur se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.
“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur.
Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.
Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”,- është shprehur Bylykbashi. -

“‘Triporti i Vlorës’ me vlerë 60 mln euro, aferë korruptive e Ballukut”/ Bardhi:Një pensionit është deklaruar si pronar
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me koncesionin e Portit të Vlorës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se pronar është deklaruar një pensionist.
Postimi I plotë:
Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.
Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qendron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të germosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Ja cila është skema dhe si është zhvilluar procedura për zhvatjen e 60 milionë euro nga fonde publike:
Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
Në pak kohë pas fitimit të konvesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharaka që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.
Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezuton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
Sipas dokumentave zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.
Pra, procedura zbulon skemën skemë e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro. -

“KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut
Deputeti Klevis Balliu është përplasur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes me ministrin Pirro Vengu. Ai u shpreh se shoqëria KAYO e cila do të merret me prodhimin e armëve, është një shoqëri e lidhur me afera korruptive, ndërsa ka shtuar se tenderat jepen me firmën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
“Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive”, tha Balliu.
Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive. -

“Ministrja drejton shtetin përmes SMS-ve”/ Afera e tunelit të Llogarasë, Bardhi: U dirigjua përmes urdhrave të Ballukut
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se afera e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur Belinda Balluku, u dirigjua, sipas tij, nga zv.kryeministrja.
Bardhi u shpreh se Balluku drejton shtetin përmes telefonit dhe SMS-ve, duke theksuar se vartësit u mblodhën në banesën e numrit 2 të qeverisë për të bërë llogaritë se si do të ndanin milionat e eurove në skemën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
“Çdo parregullsi dhe shkelje e ligjit për të realizuar skemën korruptive është dirigjuar përmes urdhrave të Belinda Ballukut, e cila e drejton shtetin me një paaftësi mbresëlënëse përmes telefonit mesazheve, lidhjeve personale dhe vizitave të vartëseve të saj në banesën e ministres ku bëjnë llogaritë se si do të ndajnë milionat e eurove në skemën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë”, tha Bardhi.
Pjesë nga deklarata:
Tenderat publikë paracaktohen sipas llogarive korruptive të Edi Ramës dhe vartësve të tij. Procedurat shkelen nga institucionet përgjegjëse me urdhër politik dhe se shteti përdoret për interesa pushteti, interesa korruptive të zyrtarëve të lart. Dosja Balluku nuk është një rast i izoluar por është modeli i qeverisjes së Edi Ramës.
Në dosjen e prokurorisë rezulton e qartë e tenderi ishte i paracaktuar. Kriteret janë përshtatur që të fitojë kompania e paracaktuar nga Edi Rama, kjo është arsyeja pse nuk guxon ta shkarkojë Belinda Ballukun. Çdo parregullsi dhe shkelje e ligjit për të realizuar skemën korruptive është dirigjuar përmes urdhrave të Belinda Ballukut, e cila e drejton shtetin me një paaftësi mbresëlënëse përmes telefonit mesazheve, lidhjeve personale dhe vizitave të vartësve të saj në banesën e ministres ku bëjnë llogaritë se si do të ndajnë milionat e eurove në skemën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Sipas prokurorisë jo vetëm kompania është paracaktuar nga Belinda Balluku për të fituar këtë tender, por kompania turke nuk kishte një sërë kushtesh të shpallur për tenderin. Kompania turke nuk plotësonte disa nga kriteret teknike e financiare. Rama që ditën flet për Europën dhe natën mbron korrupsionin, me heshtjen dhe mosveprimin e tij është kthyer në zëdhënës e avokat të Belinda Ballukut, as nuk e shkarkon nga zv.kryeministre dhe as nuk ka folur një fjalë dhe nuk është distancuar nga provat e SPAK, por vazhdon ta mbrojë duke i provuar çdo shqiptari që është bashkëpërgjegjës në këtë dosje. Rama nuk është spektator i korrupsionit, por arkitekt i tij politik.