Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërisë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, shkruan A2 CNN.
Ai tha gjithashtu se SPAK gjatë hetimeve ka ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, teksa shtoi se vetëm 9.7 % e numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
“DASH nënvizoi disa nga hetimet e suksesshme të SPAK, duke evidentuar kontributin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, të matur nga Transparenc Internacional. Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të raportit të BE-së, po ndalem shkurtimish te secili prej tyre.
Sekuestrimet dhe konfiskimet e aseteve kriminale arritën në një vlerë prej 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60 % krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 SPAK forcoi bashkëpunimin me EuroXhast, EuroPol, DEA, FBI, etj.
SPAK ka marrë të gjitha masat për të siguruar aplikimin e njëjtë të standardeve proceduriale, duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetin. Vetëm 9.7 % e totalit të numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë persona nën hetim nga SPAK. SPAK kreu hetime gjatë vitit 2024 për kriptovalutat dhe krimet kibernetike”, tha mes të tjerash Dumani.
Tag: korrupsionit
-

Kuvend, Dumani: Roli i SPAK ndihmoi Shqipërinë të rritej me 5 pikë në indeksin global të korrupsionit
-

Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!
Mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej.
Ky ishte reagimi i ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi e konsideron një situatë të tillë, pasojë të papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.
‘Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama’, shkruan Boçi.
Statusi
U deshën vetëm pak orë shi stinor në Qarkun Shkodër, Bashkinë Vau Dejës, për të trajtuar më parë papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.
Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi e po në rrezik jetë njerëzish, jo sipas justifikimit se “natyra po sulmon”, por sipas realitetit që nuk është marrë asnjë masë paraprake e investuese për t’u mbrojtur.
Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama.
Ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal.
Ky i fundit fondet e veta i shkriu për fushatë me fryrje pune të pajustifikuara e rrugës zgjedhore e tani ka ngelur me sytë nga qielli.
Përpos kësaj, mundet me shtratin të jetë lejuar “pa duar”, për qëllime fitimi dhe vota nga të dyja pushtetet.
Prandaj është kjo gjendje e papërgjegjshme nga pushtetet që rrezikon, nëse do të rimëkëmbet, do të kthehet në një katastrofë.
Pasojat e korrupsionit bien gjithmonë mbi.
Ndërhyrjet emergjente për të gjithë më të keqen, duhet të jetë pa vonesë dhe me kapacitetet e duhura.
Përgjegjësit e nuk mund të qëndrojnë qendrore e lokale t’ia hedhin me justifikime dhe me ngrit shpatullash.
-

Balluku nesër në SPAK/ Kryetar i PD zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë
I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.
Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.
Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.
Pjesë nga deklarata:
Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.
Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.
Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.
Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine. -

“Nano, fatkeqësia e parë e Berishës”, gazetari: U pa nga SHBA si zgjatim i komunizmit, burgun e bëri…
I ashpër ka qenë gazetari Vladimir Lita në vlerësimin e tij për figurën e Fatos Nanos, në studion e “Off the Record” në A2 CNN.
Teksa e cilëson ish-kryeministrin Nano si zhdoganuesin e parë të korrupsionit në vendin tonë, ai shton se burgosja e tij ishte dhe gabimi i parë i Berishës në sytë e ndërkombëtare, ku u shfaq si një zgjatim i komunizmit.
“Nano është simbol i korrupsionit, zhdoganoi korrupsionin në nivel kryeministror, I njihet nga kundërshtarët dhe mbështetësit. Ai rrinte në buzuk e pinte uiski kur në vend ndodhnin ngjarje të rënda. Përplasje në KPD janë nisjet e degjenerimit politik në vendin tonë. Fatos Nano ka qenë fatkeqësia e parë e Berishës. Duke qenë i burgosuri i parë politik, Berisha iu dha mesazh të huajve si një zgjatim i një mendësie komuniste që godiste kundërshtarët. Nano e bënte me mish e pije e shakara burgun. Është zhdoganuesi i parë i korrupsionit”, tha Lita në A2 CNN. -

Beqaj mohon akuzën për korrupsion: “S’isha funksionar i lartë”, këmbëngul SPAK: Ka vjedhje fondesh të BE-së
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Ilir Beqajt për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai drejtonte agjencinë SASPAK.
Në fjalën e tij, Beqaj ka kundërshtuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë, për të cilën thotë se pozicioni i tij si drejtor i SASPAK nuk hyn në listën e funksionarëve të lartë.
Por nga raportimi i djeshëm i kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, Ilir Beqaj u shpreh se kuptoi përse e kanë kualifikuar veprën ndaj tij sikur ka qenë funksionar i lartë shtetëror.
Sipas Beqajt, cilësimi në këtë formë do t’i shërbente statistikave të SPAK-ut për hetimin e funksionarëve të lartë për vjedhjen e fondeve të BE-së.
SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka vjedhur fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë e SASPAK. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.
Pjesë nga fjala e Ilir Beqajt:
E nderuar Gjykatë,
Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura dua të bëj deklaratën në vijim:
Në njoftimin e akuzës, 17 shkurt 2025 unë akuzohem edhe për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC.
Në 6 shtator 2023 procedimi penal 190/2023 është regjistruar për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarit publik. Më tej është bërë rikualifikim i veprës penale.
Në vendim e caktimit të masës në shkallën e parë të GJKKO në 6 korrik 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Edhe në vendimin e apelit të GJKKO po për vlerësimin e masës së sigurisë me 7 gusht 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Se kush funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe Kodi i Procedurës Penale, është shumë e qartë. Listë e subjekteve është shteruese. Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor. Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket SPAK i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.
Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë. -

Dosja SASPAC/ Ish-ministri Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika
Ish-ministri Ilir Beqaj ka dalë këtë të mërkurë, 15 tetor, para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në një seancë paraprake të zhvilluar me dyer të mbyllura, lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të në dosjen SASPAC.
Beqaj i cili është vënë nën hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv, në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë SASPAC, i ka kundërshtuar akuzat. Po ashtu, Beqaj deklaroi se ai mbante një pozicion që sipas tij nuk përbën statusin e “funksionarit të lartë” në kuptimin kushtetues dhe ligjor.
Raportohet se gjatë seancës gjyqësore, Beqaj komentoi dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Sipas Beqajt, SPAK ka rikualifikuar veprën penale për të përfshirë kategorinë e funksionarëve të lartë, me qëllim që të plotësojë statistikat e hetimeve për shpërdorim fondesh të Bashkimit Europian nga zyrtarë të nivelit të lartë.
“Kam pritur ballafaqimin gjyqësor, por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve,” tha Beqaj, duke e cilësuar masën e sigurisë si joproporcionale dhe duke kritikuar qëndrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të cilin tha se “fle gjumë” përballë veprimeve të SPAK.
“E nderuar Gjykatë,Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura, dua të bëj deklaratën në vijim:Në njoftimin e akuzës, më 17 shkurt 2025, unë akuzohem edhe për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC.Më 6 shtator 2023, procedimi penal 190/2023 është regjistruar për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarit publik. Më tej është bërë rikualifikimi i veprës penale.Në vendimin e caktimit të masës në shkallën e parë të GJKKO, më 6 korrik 2024, shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.Edhe në vendimin e apelit të GJKKO, po për vlerësimin e masës së sigurisë, më 7 gusht 2024, shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.Se kush është funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Lista e subjekteve është shteruese.
Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor.Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket, SPAK-ut i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu, kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK-un lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.”, ka deklaruar Beqaj në GJKKO.
Ky reagim vjen pasi ditën e djeshme, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar për ecurinë e punës së SPAK gjatë vitit 2024. Sipas tij, nga 33 çështje të trajtuara për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, 19 janë në gjykim, ndërsa 10 kanë përfunduar me vendime të formës së prerë. -

Berisha: Altin Dumanin e zgjodhi Edi Rama me Yuri Kim, që doli se ishte Tigri i tretë i korrupsionit
Lideri i opozitës, Berisha, ka kritikuar zgjedhjen e Altin Dumanit, duke e cilësuar atë si një vendim të marrë nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Yuri Kim, të cilën e quajti pjesëmarrëse në promovimin e korrupsionit.
Berisha e quajti Dumanin “Tigri i tretë i korrupsionit” dhe kritikoi dështimin e institucioneve të drejtësisë për të hetuar skandalin McGonigal, i cili sipas tij tronditi opinionin publik dhe ekspozoi lidhje të rënda me korrupsionin dhe shkelje ligjore.
Ai ngriti pyetje kritike për vonesat e hetimeve dhe mungesën e përgjigjeve për paditë e dorëzuara, duke e akuzuar sistemin se nuk ka kapacitet ose vullnet për të ndëshkuar korrupsionin dhe shkeljet në nivelet më të larta të pushtetit.
Pjesë nga deklarata:
Skandali McGonigal ka tronditur botën.
E para njëherë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s rekruton, se po e korruptove, e ke rekrutuar. Iku ajo punë.
Pra, korrupton shefin më të rëndësishëm të vendit kryesor udhëheqës të NATO-s.
E dyta, i çon nga zyra e tij 225 mjë euro.
E treta, zoti Bardhi ka dorëzuar dosjen.
Asgjë. Hetim paraparak tre vite me radhë. Po pse tre vite bën dosja për të ardhur nga Gjykata e Uashingtonit në Shqipëri? kujt ia thotë ai.
Dhe padisë së dytë që i bëri Adriana Kalaja, shtesë padie, nuk i përgjigjet.
Pra, çfarë mund të bëjë ky njeri me ligjin dhe institucionin e akuzës më shumë se kaq.
Rrinte aty dhe Ulsiu, të paktën me tre dosje, se përveç kësaj, Ulsiu është i regjistruar. Tjetri nga Londra i thotë, më duhet një çantë Louis Vuitton, pasi i ka marrë 500 mijë euro.
Ka të tjerë që i ka nxjerrë në pritë dhe është vrarë tjetri nga prita.
Po, më shumë se unë nuk i ka demaskuar kush me emra.
Por absolutisht nuk jam për vrasje. E kemi hequr dënimin me vdekje ne.
Kurse këta kanë taktikën të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky nuk i heton në bazën e kësaj taktike.
Ja ta pyes unë këtu para jush, kush e nxori në pritë Bardhon Pllanën?
Sali Berisha e ka denoncuar atë më shumë se kushdo tjetër, por nuk mund të jetë ligji dhe drejtësia që të hanë kokat e njëri-tjetrit.
Dhe ky hiqet aty…
Sigurisht për të fituar zgjedhjet partia e tij, do arrestonte liderët e partive kryesore.
Kush i bëri këto? Ky i bëri.
T’i pyesë ata…
Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim që bënte moral për korrupsion ajo dhe doli se ishte Tigri i tretë.
Këta nuk kanë vetëdije.
Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore. -

Tabaku: Taksa korrupsionit 30%. E paguan kushdo! Nga bujku tek familjet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës së zbulimit të korrupsion dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë shqiptare, duke dëmtuar drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë rurale.
Në një video postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku tha se Parlamenti i ka mohuar opozitës të drejtën për të diskutuar në seancë të kaluar mbi fondet IPARD, të cilat Bashkimi Europian i kishte pezulluar që prej më shumë se një viti.
“Fondet e IPARD, një program prej 160 milionë eurosh që duhej të shkonte për fermerët shqiptarë, janë ndalur për shkak të një skeme masive mashtrimi dhe korrupsioni,” – deklaroi Tabaku.
Ajo theksoi se mbi 33 milionë euro janë abuzuar përmes një kompanie konsulente që kishte marrë përsipër përzgjedhjen e projekteve fituese, duke ndarë fondet në mënyrë klienteliste.
“Një në tre tendera sot jepet pa garë, një në tre me vlerën limit dhe një në tre për të njëjtat kompani. Është taksa e korrupsionit që paguhet në çdo sektor – nga bujqësia tek koncesionet dhe tenderat publikë,” – shtoi ajo.
Sipas Tabakut, ky sistem i ndërtuar nga qeveria po pengon zhvillimin e fshatit dhe të biznesit të ndershëm shqiptar, duke i detyruar qytetarët të largohen nga vendi.
“Kjo taksë korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë. Është gangrena që ka njollosur institucionet dhe ka ndalur fondet e BE-së. Ky sistem duhet zhbërë që shqiptarët të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, jo jashtë vendit,” – përfundoi deputetja demokrate. -

Kryeprokurori i SPAK drejt largimit, ja kush janë 4 kandidatët për pasardhësin e Altin Dumanit (Profili)
Më 18 dhjetor, Altin Dumani, do të duhet të lerë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pas një mandati 3-vjeçar, gjatë të cilit përfunduan nën hetime figura nga më të larta të politikës në vend, si dhe disa nga organizatat më të rrezikshme kriminale në vend.
Në garë, për të marrë stafetën janë katër kandidatë, të gjithë prokurorë aktualë të SPAK, me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe të angazhuar në çështje me ndjeshmëri të lartë. Kandidatët pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një institucion që ndodhet nën vëmendjen më të lartë publike.
Por kush janë kandidatët?Adnan Xholi
Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
Klodian Braho
Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
Elvin Gokaj
Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj. Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
Doloreza Musabelliu
Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka një funksion kryesisht administrativ, dhe jo të drejtpërdrejtë në çështjet që hetohen. Por, 3 vitet e Dumanit dëshmuan, se roli i drejtuesit ka një peshë jo të vogël në dinamikën e veprimtarisë së institucionit që ka në dorë ndjekjen penale të korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.
Në vitin 2022, ambasadorja e atëhershme amerikane Yuri Kim u angazhua drejtpërdrejt, për të shmangur influencat politike në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të SPAK-ut. Edhe këtë herë, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, apo dhe ambasadori i Delegacionit europian Silvio Gonzato, kanë dërguar mesazhe të qarta për pritshmëritë e tyre nga KLP-ja.




