Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euroneës, një moment i rëndësishëm dialogu BE – vendet e Ballkanit Perendimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK, e cila sipas tij “ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë”.
Qëndrimi i Ramës vjen teksa zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.
“Shqipëria po bën diçka unike në gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit”, tha Rama.
Tag: korrupsionit
-

“Shkon përtej fjalëve, shkon shumë thellë”/ Balluku përballë drejtësisë, Rama në samitin e Zgjerimit: E kemi marrë…
-

“Drejtësia po godet si në opozitë edhe në qeveri”, Rama: Brenda 2027-ës, Shqipëria synon sistemin e plotë të Prokurimeve Publike me AI
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është duke realizuar një reformë të thellë dhe të pakrahasueshme në rajon në fushën e drejtësisë, një luftë kundër korrupsionit që shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes.
Ai u shpreh se kjo reformë është një përpjekje serioze dhe e ekuilibruar, që ka marrë mbështetje ndërkombëtare. Ai nënvizoi gjithashtu se drejtësia është tejet e ekuilibruar si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë.
Rama theksoi se, deri në vitin 2027, Shqipëria synon të përfshijë përdorimin e inteligjencës artificiale për Prokurimet Publike.Rama: Shqipëria po bën diçka unike në të gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi. Në Shqipëri dhe për shqiptarët, lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, sipërfaqeve, por shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë, kush është në opozitë dhe kush në qeveri. Nuk kishte ndodhur që nga pavarësia. Diçka që asnjë vend tjetër në rajon nuk mund ta pretendojë dot që e ka bërë. Ne e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet, ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit.
Diella është produkt i një lufte sistemore, që nuk ka të bëjë me luftën kundër gjykatave, por luftën përmes modernizimit. Brenda 2027-s, synojmë të kemi sistemin e plotë, bazuar tek inteligjenca artificiale në Prokurimet Publike.
/vizionplus.tv -

“Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore
Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë.
Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj?
Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë.
Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë se e ka bërë, kjo nuk është për të thënë se jemi më mirë se të tjerët por jemi të vendosur.
Ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur bëhet fjalë për korrupsionin. Diella është pjesë e një lufte sistemore, ka të bëjë me luftën e modernizimit.
Top Channel
-

“Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Diella është pjesë e një lufte sistemore
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews u shpreh se në Shqipëri do të krijohet një prokurim publik i bazuar plotësisht në IA, i projektuar për të ndihmuar vendimmarrjen e qeverisë.
Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë.
Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj?
Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë.
Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë se e ka bërë, kjo nuk është për të thënë se jemi më mirë se të tjerët por jemi të vendosur.
Ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur bëhet fjalë për korrupsionin. Diella është pjesë e një lufte sistemore, ka të bëjë me luftën e modernizimit.
-

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së
Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhet se shteti ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha, por vë në pah ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës.
BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian.
“Periudha e raportimit u ndikua nga politikat e brendshme përçarëse dhe një fushatë përplasjesh përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 9 shkurt 2025, pasuar nga një bllokim politik paszgjedhor për shkak të pamundësisë dhe mungesës së vullnetit politik të partive politike për të gjetur një mënyrë për krijimin e institucioneve. Qeveria ka qenë në status të Qeverisë në detyrë që nga 23 marsi i vitit 2025 dhe ka funksione të kufizuara ekzekutive për të realizuar operacione të përditshme”, thuhet në raport.
Bashkimi Evropian, sipas Raportit të Progresit, që nga maji i këtij viti ka ndërmarrë hapa “për heqjen graduale” të masave ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës më 2023 për shkak të situatës së tensionuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.
Raporti përmend se Kosova nuk i ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin të përfitonte nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor “për shkak të ngërçit politik”.
Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të formojë ekzekutivin e ri, duke pamundësuar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardëeurosh, synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.
Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.
Ngërçi politik dhe agjenda e BE-së
Sa u përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, në raport përmendet tha se ato u zhvilluan në mënyrë të lirë dhe demokratike, ndërkaq fushata zgjedhore ishte garuese, “shpesh me retorikë të ashpër, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion socio-politik në zonat ku shumica e popullsisë janë serbë”.
Sa i përket qeverisjes, “sfidat në raportin mes komunave dhe institucioneve qendrore vazhdojnë”, u tha në dokument.
“Më 5 dhjetor 2024, Qeveria miratoi një numër ligjesh, me procedurë të përshpejtuar, duke rritur shqetësimet për parimet demokratike. Opozita, kritike e kësaj praktike, i sfidoi një sërë ligjesh në Gjykatën Kushtetuese”, tha raporti.
Duke folur për procesin e integrimit evropian, raporti tha se ndërsa Kosova publikisht riafirmon përkushtimin ndaj agjendës të BE-së, politikat përçarëse të brendshme dhe mungesa e prioritizimit kanë penguar që ato të zbatohen në mënyrë efektive”.
Ndërkaq, sa i përket Kuvendit, në raport thuhet se përbërja e mandatit të kaluar u përshkrua “me mungesë të konsensusit politik, shkeljeve procedurale, bojkoteve, thirrjeve të shpeshta të seancave të jashtëzakonshme dhe procedurave të përshpejtuara ligjore”.
“Pavarësisht përmirësimeve të izoluara, sikurse përdorimi i sistemit për votim elektronik dhe publikimi i votave individuale të deputetëve, performanca e Kuvendit pësoi rënie”, u tha në Raportin e Progresit.
Dokumenti përmend edhe dështimet e deputetëve për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se këto dështime “kanë minuar seriozisht funksionimin e institucioneve kyç demokratike”.
Kuvendi u konstitua në fund të gushtit, pas një sërë përpjekjesh të dështuara dhe disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Lufta kundër korrupsionit
Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket luftimit të korrupsionit, u tha në gjetjet kryesore të Raportit të Progresit.
“Kosova ka bërë përparim të mëtejmë në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke rezultuar në një numër të lartë të vendimeve përfundimtare nga gjykatat dhe shqiptim të dënimeve, ndërkaq numri i përgjithshëm i hetimeve dhe dënimeve të korrupsionit të nivelit jo të lartë ka rënë”.
Komisioni Evropian [KE] tha se Kosova ende vazhdon të mos ketë një kornizë strategjike për luftën kundër korrupsionit.
“Pavarësisht deklarimeve për angazhim politik për përmirësimin e masave kundër korrupsionit, nuk ka një qasje koherente për këtë çështje. Për të pasur një luftë të efektshme kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, Kosova duhet t’i përdorë më mirë ligjet ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë të Ligjit për konfiskim. Mjetet parandaluese sikurse deklarimi i pasurisë dhe planet për integritet të institucioneve publike duhet të përdoren më mirë për të identifikuar dhe për të luftuar rrënjët e korrupsionit.
KE-ja rekomandon që Kosova të forcojë edhe më shumë kapacitetin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, sa i përket stafit dhe ekspertizës, të zbatojë legjislacionin ekzistues dhe të miratojë një strategji kombëtare dhe plan të veprimit për luftën kundër korrupsionit 2025-2025 në linjë me praktikat më të mira dhe standardet e BE-së.
Po ashtu vendit i rekomandohet që të përmirësojë cilësinë e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, të rrisë kapacitetin e njësisë së posaçme të hetimeve të Policisë në mënyrë që ajo të bashkëpunojë më mirë me Prokurorinë Speciale.
Ndërkaq, duke folur për luftën kundër krimit të organizuar, Raporti gjeti se Kosova ka bërë përparim në këtë fushë.
Gjyqësori dhe liria e shprehjes
Kosova ka bërë përparim të kufizuar në funksionimin e sistemit gjyqësor, tha KE-ja, duke përmendur se ka pasur përmirësime sa i përket problemit të vonesave të rasteve gjyqësore dhe duke theksuar se janë ndërmarrë disa masa për digjitalizim.
Në dokument thuhet se vendi është konsultuar me Komisionin e Venecias për një paketë ligjesh për gjyqësorin, duke bërë hapa drejt përafrimit me standardet evropiane.
Por, Raporti vë në pah se dy institucionet, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial vazhdojnë të funksionojnë pa përbërje të plotë.
“Për shkak të bllokadës politike aktuale, vonesat në hartimin e reformave të drejtësisë kanë ndikuar negativisht në përpjekjet për forcimin e mekanizmave për përgjegjësi dhe efikasitet brenda gjyqësorit dhe prokurorisë. Ndikimi i papërshtatshëm nga jashtë dhe brenda është i pranishëm”.
Sa u përket të drejtave themelore të njeriut, Kosova duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e tyre, tha Raporti i Progresit.
Në dokument përmenden se janë bërë përparime sa i përket procesit të verifikimit të diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut dhe komisionit për verifikim i është zgjatur mandati.
“Zbatimi i legjislacionit që mbron të drejtat e personave që i përkasin grupeve joshumicë, përfshirë të drejtat gjuhësore, ka nevojë për forcim. Disa masa të reja të miratuara nga qeveria kanë dobësuar më tej qasjen në shërbimet bazë për këto grupe. Miratimi i Kodit Civil dhe ndryshimet në Ligjin për lirinë e fesë mbeten të papërfunduara”.
Në pjesën që flet për lirinë e shprehjes, Raporti përmend se Gjykata Kushtetuese ka anuluar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Medias, “duke u dhënë autoriteteve udhëzime të qarta për të siguruar hartimin e shpejtë të një ligji të ri”.
“Ndërsa peizazhi i mediave është pluralist, ai has sfida lidhur me transparencën në pronësinë e mediave dhe qëndrueshmërinë financiare. Mjedisi në veri të Kosovës mbetet kufizues, duke nxitur vetëcensurë te publiku, mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në raport.
Kosova këtë vit, sipas indeksit të Reporterët pa Kufij, ka shënuar rënien më të madhe në lirinë e mediave në 15 vjetët e fundit, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ndërkaq, sa u përket reformave në administratën publike, Raporti i bën thirrje Kosovës që të adresojë plotësisht rekomandimet e BE-së sa i përket Ligjit për zyrtarët publikë dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik.
Ndër rekomandimet që i bëhen Kosovës në këtë drejtim janë që t’i rrisë kapacitetet e shërbimit civil përmes punësimeve në bazë të meritave, të bëjë vlerësimin e performacës dhe të vendosë masa për të arritur barazi gjinore, të ulë numrin e pozitave vakante dhe me ushtrues detyre dhe të finalizojë sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës dhe të sigurohet që të funksionojë sistemi i ri i pagave.
KE-ja rekomandon që të rritet numri i shërbimeve elektronike, që do të ulte barrën adminsitrative.
Periudha raportuese e këtij dokumenti është nga 1 shtatori i vitit 2024 deri më 1 shtator 2025. Raporti përpilohet nga të dhëna të marra nga shumë burime, përfshirë nga Qeveria e Kosovës, shtetet anëtare të BE-së, raporte të Parlamentit Evropian dhe informacione nga organizata të ndryshme joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore./ REL -

Ngërçi politik “ngrin” rrugën e Kosovës drejt BE-së – Raporti i KE me tone kritike!
Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhet se shteti ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha, por vë në pah ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës.
BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian.
“Periudha e raportimit u ndikua nga politikat e brendshme përçarëse dhe një fushatë përplasjesh përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 9 shkurt 2025, pasuar nga një bllokim politik paszgjedhor për shkak të pamundësisë dhe mungesës së vullnetit politik të partive politike për të gjetur një mënyrë për krijimin e institucioneve. Qeveria ka qenë në status të Qeverisë në detyrë që nga 23 marsi i vitit 2025 dhe ka funksione të kufizuara ekzekutive për të realizuar operacione të përditshme”, thuhet në raport.
Bashkimi Evropian, sipas Raportit të Progresit, që nga maji i këtij viti ka ndërmarrë hapa “për heqjen graduale” të masave ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës më 2023 për shkak të situatës së tensionuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.
Raporti përmend se Kosova nuk i ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin të përfitonte nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor “për shkak të ngërçit politik”.
Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të formojë ekzekutivin e ri, duke pamundësuar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardë eurosh, synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.
Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.
Ngërçi politik dhe agjenda e BE-së
Sa u përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, në raport përmendet tha se ato u zhvilluan në mënyrë të lirë dhe demokratike, ndërkaq fushata zgjedhore ishte garuese, “shpesh me retorikë të ashpër, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion socio-politik në zonat ku shumica e popullsisë janë serbë”.
Sa i përket qeverisjes, “sfidat në raportin mes komunave dhe institucioneve qendrore vazhdojnë”, u tha në dokument.
“Më 5 dhjetor 2024, Qeveria miratoi një numër ligjesh, me procedurë të përshpejtuar, duke rritur shqetësimet për parimet demokratike. Opozita, kritike e kësaj praktike, i sfidoi një sërë ligjesh në Gjykatën Kushtetuese”, tha raporti.
Duke folur për procesin e integrimit evropian, raporti tha se ndërsa Kosova publikisht riafirmon përkushtimin ndaj agjendës të BE-së, politikat përçarëse të brendshme dhe mungesa e prioritizimit kanë penguar që ato të zbatohen në mënyrë efektive”.
Ndërkaq, sa i përket Kuvendit, në raport thuhet se përbërja e mandatit të kaluar u përshkrua “me mungesë të konsensusit politik, shkeljeve procedurale, bojkoteve, thirrjeve të shpeshta të seancave të jashtëzakonshme dhe procedurave të përshpejtuara ligjore”.
“Pavarësisht përmirësimeve të izoluara, sikurse përdorimi i sistemit për votim elektronik dhe publikimi i votave individuale të deputetëve, performanca e Kuvendit pësoi rënie”, u tha në Raportin e Progresit.
Dokumenti përmend edhe dështimet e deputetëve për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se këto dështime “kanë minuar seriozisht funksionimin e institucioneve kyç demokratike”.
Kuvendi u konstitua në fund të gushtit, pas një sërë përpjekjesh të dështuara dhe disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Lufta kundër korrupsionit
Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket luftimit të korrupsionit, u tha në gjetjet kryesore të Raportit të Progresit.
“Kosova ka bërë përparim të mëtejmë në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke rezultuar në një numër të lartë të vendimeve përfundimtare nga gjykatat dhe shqiptim të dënimeve, ndërkaq numri i përgjithshëm i hetimeve dhe dënimeve të korrupsionit të nivelit jo të lartë ka rënë”.Komisioni Evropian [KE] tha se Kosova ende vazhdon të mos ketë një kornizë strategjike për luftën kundër korrupsionit.
“Pavarësisht deklarimeve për angazhim politik për përmirësimin e masave kundër korrupsionit, nuk ka një qasje koherente për këtë çështje. Për të pasur një luftë të efektshme kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, Kosova duhet t’i përdorë më mirë ligjet ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë të Ligjit për konfiskim. Mjetet parandaluese sikurse deklarimi i pasurisë dhe planet për integritet të institucioneve publike duhet të përdoren më mirë për të identifikuar dhe për të luftuar rrënjët e korrupsionit.
KE-ja rekomandon që Kosova të forcojë edhe më shumë kapacitetin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, sa i përket stafit dhe ekspertizës, të zbatojë legjislacionin ekzistues dhe të miratojë një strategji kombëtare dhe plan të veprimit për luftën kundër korrupsionit 2025-2025 në linjë me praktikat më të mira dhe standardet e BE-së.
Po ashtu vendit i rekomandohet që të përmirësojë cilësinë e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, të rrisë kapacitetin e njësisë së posaçme të hetimeve të Policisë në mënyrë që ajo të bashkëpunojë më mirë me Prokurorinë Speciale.
Ndërkaq, duke folur për luftën kundër krimit të organizuar, Raporti gjeti se Kosova ka bërë përparim në këtë fushë.
Gjyqësori dhe liria e shprehjes
Kosova ka bërë përparim të kufizuar në funksionimin e sistemit gjyqësor, tha KE-ja, duke përmendur se ka pasur përmirësime sa i përket problemit të vonesave të rasteve gjyqësore dhe duke theksuar se janë ndërmarrë disa masa për digjitalizim.
Në dokument thuhet se vendi është konsultuar me Komisionin e Venecias për një paketë ligjesh për gjyqësorin, duke bërë hapa drejt përafrimit me standardet evropiane.
Por, Raporti vë në pah se dy institucionet, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial vazhdojnë të funksionojnë pa përbërje të plotë.
“Për shkak të bllokadës politike aktuale, vonesat në hartimin e reformave të drejtësisë kanë ndikuar negativisht në përpjekjet për forcimin e mekanizmave për përgjegjësi dhe efikasitet brenda gjyqësorit dhe prokurorisë. Ndikimi i papërshtatshëm nga jashtë dhe brenda është i pranishëm”.
Sa u përket të drejtave themelore të njeriut, Kosova duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e tyre, tha Raporti i Progresit.
Në dokument përmenden se janë bërë përparime sa i përket procesit të verifikimit të diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut dhe komisionit për verifikim i është zgjatur mandati.
“Zbatimi i legjislacionit që mbron të drejtat e personave që i përkasin grupeve joshumicë, përfshirë të drejtat gjuhësore, ka nevojë për forcim. Disa masa të reja të miratuara nga qeveria kanë dobësuar më tej qasjen në shërbimet bazë për këto grupe. Miratimi i Kodit Civil dhe ndryshimet në Ligjin për lirinë e fesë mbeten të papërfunduara”.
Në pjesën që flet për lirinë e shprehjes, Raporti përmend se Gjykata Kushtetuese ka anuluar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Medias, “duke u dhënë autoriteteve udhëzime të qarta për të siguruar hartimin e shpejtë të një ligji të ri”.
“Ndërsa peizazhi i mediave është pluralist, ai has sfida lidhur me transparencën në pronësinë e mediave dhe qëndrueshmërinë financiare. Mjedisi në veri të Kosovës mbetet kufizues, duke nxitur vetëcensurë te publiku, mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në raport.
Kosova këtë vit, sipas indeksit të Reporterët pa Kufij, ka shënuar rënien më të madhe në lirinë e mediave në 15 vjetët e fundit, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ndërkaq, sa u përket reformave në administratën publike, Raporti i bën thirrje Kosovës që të adresojë plotësisht rekomandimet e BE-së sa i përket Ligjit për zyrtarët publikë dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik.
Ndër rekomandimet që i bëhen Kosovës në këtë drejtim janë që t’i rrisë kapacitetet e shërbimit civil përmes punësimeve në bazë të meritave, të bëjë vlerësimin e performacës dhe të vendosë masa për të arritur barazi gjinore, të ulë numrin e pozitave vakante dhe me ushtrues detyre dhe të finalizojë sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës dhe të sigurohet që të funksionojë sistemi i ri i pagave.
KE-ja rekomandon që të rritet numri i shërbimeve elektronike, që do të ulte barrën adminsitrative.
Periudha raportuese e këtij dokumenti është nga 1 shtatori i vitit 2024 deri më 1 shtator 2025. Raporti përpilohet nga të dhëna të marra nga shumë burime, përfshirë nga Qeveria e Kosovës, shtetet anëtare të BE-së, raporte të Parlamentit Evropian dhe informacione nga organizata të ndryshme joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore./REL -
BE paralajmëron Ukrainën për korrupsionin, ndërsa Brukseli publikoi raportin e zgjerimit
Ukraina duhet të shmangë hapat prapa në përpjekjet kundër korrupsionit për të mbetur në korsinë e shpejtë për anëtarësim në BE, tha të martën Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, ndërsa zbulonte një raport që vlerësonte reformat pro-BE në Moldavi, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Ndërsa vlerësoi përpjekjet e Kievit për të kryer reforma gjatë kohës së luftës, Kos vuri në dukje shqetësimet në lidhje me forcën e reformave antikorrupsion, si një pengesë të mundshme pas një debati në verë, mbi një ligj që do të kishte dëmtuar pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit.
“Mes sfidave të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë, Ukraina ka demonstruar angazhimin e saj në rrugën e saj drejt BE-së”, u tha Kos ligjvënësve evropianë përpara zbulimit të raporteve të fundit të progresit të BE-së mbi vendet kandidate. “Do të jetë thelbësore të ruhet ky momentum dhe të parandalohet çdo rrezik kthimi prapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.”
I përballur me një protestë ndërkombëtare, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndryshoi drejtim mbi vendimin e tij të diskutueshëm për të ushtruar kontroll politik mbi agjencitë antikorrupsion dhe rivendosi pavarësinë e dy organeve të luftës kundër korrupsionit në korrik.
Por dëmtimi i imazhit të Ukrainës si një kandidate A+ për anëtarësim në BE ishte bërë tashmë në sytë e Komisionit Evropian, si dhe të kryeqyteteve kombëtare, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së që folën me POLITICO përpara zbulimit të raportit më vonë të martën pasdite.
Trazirat e detyruan Kos të jepte lëvdata pak më të theksuara për përpjekjet e reformës së Moldavisë në raportin e progresit, edhe pse kërkesa e Kishinevit për anëtarësim është politikisht e lidhur me atë të Kievit, dhe të dy vendet deri më tani kanë përparuar në të njëjtin hap. “Moldavia ka përparuar në rrugën e saj të anëtarësimit me shpejtësi të përshpejtuar dhe ka thelluar ndjeshëm bashkëpunimin e saj me BE-në, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme hibride dhe përpjekjeve për të destabilizuar vendin”, tha Kos.
Nga të gjitha vendet që aplikuan për t’u anëtarësuar në BE, Brukseli i dha vlerësimet më të larta Malit të Zi, Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë, duke vënë në dukje se këto vende synonin të përfundonin negociatat e tyre të pranimit deri në fund të vitit 2026, në fund të vitit 2027 dhe në vitin 2028 për dy të fundit, përkatësisht. “Viti që vjen do të jetë një moment i së vërtetës për të gjitha vendet kandidate, por veçanërisht ato që paraqitën plane ambicioze për të përfunduar negociatat”, shtoi Kos./ Politico.
-

Progres-raporti vlerëson reformat: SPAK me rekorde kundër korrupsionit, kujdes polarizimin politik
Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerëson Bashkimi Europian. Duke e cilësuar si një kohë të përshtatshme për të vijuar me procesin e negociatave dhe mbylljen e grupkapitujve, në dokumentin e progres-raportit për vitin 2025, kryefjalë mbetet reforma në drejtësi e cila është parë pozitivisht edhe këtë vit.
BE vendos nota të larta ndaj punës së SPAK duke theksuar se ka përparuar qartë në luftën kundër korrupsionit.Lexo edhe :Related Posts
Komisioni Europian: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka forcuar rezultatet e saj pozitive dhe ka krijuar një rekord solid në ndjekjen e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastet me zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm. Kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit ka ndikim të kufizuar. Rekomandohet që kontrolli i deklarimeve të pasurisë të bëhet më efektiv dhe transparent, dhe deklaratat e personave politikisht të ekspozuar të publikohen online.Rekomandimet e unionit shkojnë më tej, duke kërkuar nga vendi ynë që të përshpejtohen reformat në mënyrë që të zgjidhen dhe problematikat që mund të vijnë nga sistemi i gjyqësorit.
Komisioni Europian: Shqipëria të përshpejtojë reformat në sundimin e ligjit. Cilësia e drejtësisë pengohet nga mungesa e mjaftueshme e magjistratëve dhe nga vonimi në zbatimin e plotë të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, që pritet të përfundojë vetëm në 2030, një afat që konsiderohet “dëmprurës”.
Ashtu si raporti i OSBE-ODIHR, edhe BE e ka cilësuar polarizimin politik si një çështje e cila mund të cënojë në të ardhmen vendimet demokratike.
Komisioni Europian: Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 u vlerësuan si konkurruese dhe profesionale nga OSBE/ODIHR, por me mungesë të “fushës së barabartë” dhe abuzim me burimet publike. Polarizimi politik mbetet i lartë, parlamenti ka mungesë mbikëqyrjeje ndaj ekzekutivit dhe vendimmarrja shpesh anashkalon konsultimet publike.
BE nuk i kurseu vlerësimet edhe sa i përket rritjes ekonomike, teksa ulja e inflacionit u cilësua si një punë e mirë. Megjithatë pati një qasje kritike ndaj investimeve publike.
Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare ka ruajtur rritje të fortë të nxitur nga turizmi dhe konsumi i brendshëm. Inflacioni u ul nën objektivin e Bankës së Shqipërisë dhe borxhi publik vazhdoi të bjerë. Megjithatë, të ardhurat buxhetore janë të ulëta dhe investimet publike shpesh nuk realizohen plotësisht.
Ndërkaq në progres raport, Shqipëria mori nota të larta në drejtësi, energji dhe politikë të jashtme. Notat mesatare u vunë në sektorin e administratës publike ku kërkohet më tepër angazhim në punësimin e profesionistëve dhe në mjedis ku u kritikuat menaxhimi i mbetjeve./vizionplus.tv -

Progres raporti për Shqipërinë/ BE vlerëson hapat drejt integrimit dhe SPAK, në “skaner” edhe 11 maji
flamuri i be dhe shqiperise
TIRANË- BE ka publikuar progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes.
“Qeveria miratoi Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2025-2027. Puna vazhdoi për zhvillimin e Programit Kombëtar për Anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili synon të përafrojë kuadrin rregullator vendas me acquis të BE-së dhe të sigurojë zbatimin e tij efektiv. Komunikimi mbi integrimin evropian është përqendruar në hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar transparencën dhe përfshirjen e publikut në procesin e reformave që lidhen me BE-në.”, thuhet ndër të tjera në raport.
Lufta kundër korrupsionit është një tjetër çështje me interes, ku sipas raportit, Shqipëria ka bërë progres. Më tej, nënvizohet edhe roli i SPAK që ka bërë përparim të dukshëm drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm në këtë fushë.
Ndër të tjera në raport theksohet se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, ndërsa nëvijëzohet roli i SPAK në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimet për raste korrupsioni të nivelit të lartë, përfshirë ato që lidhen me politikanë dhe zyrtarë të lartë. Megjithatë, raporti thekson se, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm.
“Shqipëria është në një nivel përgatitjeje të moderuar dhe ka treguar përparim. Është miratuar Strategjia Kundër Korrupsionit 2024–2030. Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka konsoliduar më tej rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe ka bërë përparim të dukshëm drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm në këtë fushë. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm, duke ndikuar si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit vazhdon të ketë ndikim të kufizuar, ndërsa bashkërendimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët. Mangësitë në transparencën dhe efektivitetin e kontrollit të deklarimeve të pasurive duhet të adresohen”, thuhet veç të tjerash në raport.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, raporti thekson se ato u zhvilluan në një klimë të thellë polarizimi dhe kandidatët nuk gëzonin kushte të barabarta. Sipas raportit, përdorimi i votimit nga jashtë u menaxhua mirë dhe u konsiderua një arritje elektorale e rëndësishme.
“Konkluzionet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR treguan se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe kandidatët nuk gëzonin kushte të barabarta. Megjithatë, kandidatët patën përgjithësisht mundësi të zhvillonin fushatën lirshëm. Futja e votimit nga jashtë vendit u menaxhua mirë dhe u vlerësua gjerësisht si një zhvillim historik në procesin zgjedhor. Kodi Zgjedhor u ndryshua në korrik 2024 dhe në shkurt 2025, duke reflektuar pjesërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe u zbatua në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Ndryshimet mundësuan votimin nga jashtë vendit, ndryshuan sistemin e votës preferenciale, rritën kufijtë e shpenzimeve elektorale, modifikuan afatet zgjedhore dhe rregulluan kohën televizive për kandidatët. Megjithatë, nevojiten ende ndryshime të tjera për të adresuar rekomandimet e paplotësuara të OSBE/ODIHR dhe për t’u përafruar plotësisht me standardet demokratike.”, thuhet në raport. -

Shqipëria veçohet në Bruksel për progres në luftën ndaj korrupsionit, kritika të forta për Serbinë
Michael Gahler, anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot, 4 nëntor, në Bruksel se “për shtete të ndryshme funksionojnë të njëjtat rregulla që të ecin në procesin e zgjerimit me ritmin e duhur”.
Duke folur për problemin madhor me korrupsionin në vendet aspirante, veçoi Shqipërinë, duke thënë se është bërë progress jo vetëm në luftën ndaj këtij fenomeni, por edhe ndaj krimit të organizuar.
Kritika të forta pati për Serbinë në këtë drejtim.
“Ukraina po reflekton për gabimet që ka bërë në këtë proces. Është parë se çfarë është bërë me sistemin anti-korrupsioni. Kur ndalemi te Serbia mbetemi të zhgënjyer nga situaa që shtë krijuar. Problematika më e madhe që paraqitet atje nga qytetarët është korrupsioni dhe kjo duhet marrë parasysh nga qeveria në Beograd.
Kjo ndodh edhe në Shqipëri, por ku po thellohet lufta ndaj krimit të organizuar, ka një progres për t’u nënvizuar në Shqipëri, edhe në luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Gahler.
U përmend edhe çelja e grup-kapitujve nga Shqipëria, teksa sipas eurodeputetëve “Maqedonia e Veriut ka mbetur në vend” sa i takon këtij aspekti.
Më herët, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi progres-raportin për vendet kandidate në BE. Vlerësoi vendin tonë për progresin që e cilësoi “të mrekullueshëm”.