Tag: korrupsionit

  • Zelensky përballë skandalit të korrupsionit

    Zelensky përballë skandalit të korrupsionit

    Zelensky përballë skandalit të korrupsionit
    Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij.
    Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti, përcjell A2.
    Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa Zelensky nuk është nën hetime. Mirëpo, lidhjet e tij me Mindichin janë vetëm njëra arsye pse skandali duket se përbën sfidën më të madhe të tij, prej zgjedhjeve të vitit 2019.
    Si komedian që e ka imituar rolin e presidentit në një emision televiziv të prodhuar nga kompania në pronësi të tij dhe Mindichit, Kvartal 95, Zelenesky ka qenë emër që i ka habitur të gjithë kur i ka fituar zgjedhjet presidenciale.
    Thirrjet për paqe kanë qenë në qendër të fushatës së tij në kohën kur lufta e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit ishte duke gëluar.
    Mirëpo, lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e ka lënë politikën në hije, duke e mbrojtur Zelenskyn nga sfidat me të cilat do të përballej secili lider në kohë të paqes.
    Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur prej ditës së parë të nisjes së pushtimit rus. Për më shumë, ukrainasit kanë shfaqur unitet të madh në nisje të luftës, fenomen që e ka forcuar Zelenskyn dhe qasjen e tij ndaj luftës, e cila sipas shumë vëzhguesve, besohej se do ta gjunjëzonte shtetin brenda ditësh.
    Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, Zelensky ka pasur momente të sikletshme politike, sikurse mospajtimi i hapur me gjeneralin ushtarak, Valeriy Zaluzhniy, dikur në krye të ushtrisë ukrainase, çka e ka shtyrë zyrtarin e lartë ushtarak të heqë dorë nga detyra, duke i rritur spekulimet se ai mund të garojë për president, sapo të mbahen zgjedhjet në të ardhmen.
    “Krizë politike e pakontrollueshme”
    Uniteti në kohë lufte i ka zbehur dallimet mes forcave politike. Mirëpo shkalla e rastit të korrupsionit, të njohur si Operacioni Midas, e bën situatën jo fort të lehtë.
    Përtej efekteve të menjëhershme, skandali “mund të kthehet në forcë shtytëse për shumë konflikte të brendshme politike dhe situata tjera vitin e ardhshëm, sidomos në rast të përfundimit të luftës dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas luftës”, ka thënë njohësi ukrainas i çështjeve politike, Volodymyr Fesenko në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    “Sfida kryesore socio-politike është që të gjendet një baraspeshë e pranueshme në mes të nevojës për hulumtim të plotë të rastit dhe ruajtjes së stabilitetit politik për shkak të luftës, në mënyrë që të shmanget një krizë politike e pakontrollueshme”, ka thënë Fesenko.
    Dhe nuk janë vetëm lidhjet e Zelenskyt me Mindichin dhe të tjerët e përfshirë në hetime, që e rrezikon figurën e presidentit.
    Ekzistojnë dhe faktorë tjerë që mund ta dëmtojnë rëndë besimin në Zelenskyn dhe Qeverinë e tij, nisur prej ushtarëve në vijën e frontit e deri te përkrahësit e Kievit në Perëndim.
    Specifikat e skandalit, i cili ka shpërthyer në kohën e sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë, lidhen direkt me luftën dhe mandatin kryesor të Qeverisë: mbrojtjen e shtetasve ukrainas.
    Të dyshuarit akuzohen se kanë kërkuar 10-15 për qind fitim nga nënkontraktorët privatë të Energoatomit, operatorit shtetëror të centraleve bërthamore të Ukrainës, dhe ka sinjale se në këtë rast mund të jenë përfshirë edhe kontrata për kryerjen e instalimeve për t’i mbrojtur objektet e energjisë.
    Vlera e përqindjeve që besohet se kanë përfituar të dyshuarit shkon në rreth 100 milionë dollarë.
    NABU dhe SAPO
    Vëmendje të madhe është duke marrë edhe fakti që Byroja Kombëtare kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO) kanë qenë duke kryer hetime 15 muaj para se hetimi të bëhej publik këtë javë.
    Ky detaj i ka rritur edhe më shumë dyshimet për tentimin e dështuar të Zelenskyt dhe aleatëve të tij në korrik për të zvogëluar pavarësinë e këtyre dy agjencive, të cilat janë konsideruar si kryesore në përpjekjet e Kievit kundër korrupsionit. Dyshimet janë mos ai ka tentuar të rrënojë hetimin.
    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se protestat në rrugë e kanë detyruar Zelenskyn që të përmbysë vendimin për NABU-n dhe SAPO-n, ndonëse faktorët kanë qenë krejt të ndryshëm – në protesta është kundërshtuar ligji që ai e ka nënshkruar.
    Teksa Rusia vazhdon t’i hedhë poshtë thirrjet për armëpushim, skandali vetëm i ushqen politikanët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ka kohë që janë të shqetësuar për korrupsionin dhe kanë dilema për ndihmën e dërguar në Ukrainë.
    Kjo mund të nënkuptojë që do të rritet presioni ndaj Kievit që të bëjë koncesione territoriale kundrejt Moskës.
    Zelensky e ka distancuar veten prej Mindichit dhe shtatë personave tjerë që janë nën hetime, me qëllim që të mos i prishet imazhi dhe t’i ulë shqetësimet brenda dhe jashtë shtetit. Më 13 nëntor, ai e ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve, përfshirë ngrirjen e aseteve për Mindichin dhe Tsukermanin.
    Zelensky ka thënë për televizionin Bloomberg më 12 nëntor se nuk ka folur me Mindichin prej bërjes publike të hetimeve.
    “Gjëja më e rëndësishme janë dënimet për personat që janë fajtorë”, ka thënë ai.
    “Presidenti i një shteti në luftë nuk mund të ketë miq”.
    Çështja e besimit
    Halushchenko – dikur edhe ministër i Energjisë, që dyshohet se ka fituar përqindje prej kontratave – dhe ministrja e Energjisë Svitlana Hrynchuk i kanë ofruar dorëheqjet e tyre më 12 nëntor, pasi Zelensky ka kërkuar largimin e tyre, ka bërë të ditur kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.
    Hrynchuk nuk është nën hetime dhe të dy i hedhin poshtë akuzat.
    Më 12 nëntor, Svyrydenko ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë shtetërore do të auditohen.
    Zelensky është përpjekur që ta qetësojë edhe Perëndimin. Pas një bisede telefonike të zhvilluar të njëjtën ditë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, zyra e këtij të fundit ka thënë se Zelensky është “zotuar për transparencë të plotë, mbështetje afatgjate për autoritetet e pavarura kundër korrupsionit si dhe për masa tjera, për ta rikthyer besimin e popullit ukrainas, partnerëve evropianë dhe donatorëve ndërkombëtarë”.
    Mbetet të shihet nëse këto masa do të mjaftojnë. Gjithçka mund të varet nga epilogu i rastit, përfshirë nëse Mindich dhe Tsukerman – i cili po ashtu e ka mohuar çdo keqbërje – kthehen në Ukrainë për t’u përballur me drejtësinë, si dhe nga hapat tjerë që ndërmerr Qeveria për ta zhdukur korrupsionin, përfshirë atë në nivelet më të larta.
    Tani për tani, fakti që skandali ka shpërthyer në publik – diçka që analistët besojnë se është më pak reale të ndodhë në Rusi apo në vendet tjera me regjime të ashpra – mund të jetë argumenti më i mirë i Zelenskyt se ai është shumë serioz në luftimin e korrupsionit.
    Gazetari hulumtues, Yuriy Nikolov, redaktor i mediumit ukrainas Nashi Hroshi (Paratë tona), që ka raportuar se ka të dhëna për korrupsionin në kontratat qeveritare për furnizime, ka thënë se “ka folur për këtë gjë shumë vjet më parë – për Halushchenkon, për Mindichin, dhe për të gjitha figura tjera të përfshira”.
    “Fundi ka qenë i parashikueshëm prej distancës, mirëpo disi ka mbetur i pavërejtshëm nga autoritetet”, ka thënë Nikolov për Current time, televizion në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë.
    “Për mua, ky është një çlirim i madh, sepse i tregon botës që jo vetëm se kemi korrupsion, por edhe jemi duke e luftuar atë”./REL

  • A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

    A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Një skandal korrupsioni që përfshin Tymur Mindichin, po del të jetë sfidë e madhe politike për ish-partnerin e tij biznesor, presidentin e tanishëm të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

    Mindich dhe të dyshuarit tjerë akuzohen se kanë kërkuar miliona dollarë nga përfituesit e kontratave në sektorin e energjisë. Zelensky ka vendosur sanksione dhe e ka distancuar veten prej tyre.

    Skandali rrezikon të dëmtojë besimin e Qeverisë së Zelenskyt brenda dhe jashtë shtetit, teksa vazhdon lufta e Rusisë kundër vendit të tij.

    Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij.
    Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti.
    Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa Zelensky nuk është nën hetime. Mirëpo, lidhjet e tij me Mindichin janë vetëm njëra arsye pse skandali duket se përbën sfidën më të madhe të tij, prej zgjedhjeve të vitit 2019.
    Si komedian që e ka imituar rolin e presidentit në një emision televiziv të prodhuar nga kompania në pronësi të tij dhe Mindichit, Kvartal 95, Zelenesky ka qenë emër që i ka habitur të gjithë kur i ka fituar zgjedhjet presidenciale.
    Thirrjet për paqe kanë qenë në qendër të fushatës së tij në kohën kur lufta e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit ishte duke gëluar.
    Mirëpo, lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e ka lënë politikën në hije, duke e mbrojtur Zelenskyn nga sfidat me të cilat do të përballej secili lider në kohë të paqes.
    Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur prej ditës së parë të nisjes së pushtimit rus. Për më shumë, ukrainasit kanë shfaqur unitet të madh në nisje të luftës, fenomen që e ka forcuar Zelenskyn dhe qasjen e tij ndaj luftës, e cila sipas shumë vëzhguesve, besohej se do ta gjunjëzonte shtetin brenda ditësh.
    Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, Zelensky ka pasur momente të sikletshme politike, sikurse mospajtimi i hapur me gjeneralin ushtarak, Valeriy Zaluzhniy, dikur në krye të ushtrisë ukrainase, çka e ka shtyrë zyrtarin e lartë ushtarak të heqë dorë nga detyra, duke i rritur spekulimet se ai mund të garojë për president, sapo të mbahen zgjedhjet në të ardhmen.
    “Krizë politike e pakontrollueshme”
    Uniteti në kohë lufte i ka zbehur dallimet mes forcave politike. Mirëpo shkalla e rastit të korrupsionit, të njohur si Operacioni Midas, e bën situatën jo fort të lehtë.
    Përtej efekteve të menjëhershme, skandali “mund të kthehet në forcë shtytëse për shumë konflikte të brendshme politike dhe situata tjera vitin e ardhshëm, sidomos në rast të përfundimit të luftës dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas luftës”, ka thënë njohësi ukrainas i çështjeve politike, Volodymyr Fesenko në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    “Sfida kryesore socio-politike është që të gjendet një baraspeshë e pranueshme në mes të nevojës për hulumtim të plotë të rastit dhe ruajtjes së stabilitetit politik për shkak të luftës, në mënyrë që të shmanget një krizë politike e pakontrollueshme”, ka thënë Fesenko.
    Dhe nuk janë vetëm lidhjet e Zelenskyt me Mindichin dhe të tjerët e përfshirë në hetime, që e rrezikon figurën e presidentit.
    Ekzistojnë dhe faktorë tjerë që mund ta dëmtojnë rëndë besimin në Zelenskyn dhe Qeverinë e tij, nisur prej ushtarëve në vijën e frontit e deri te përkrahësit e Kievit në Perëndim.
    Specifikat e skandalit, i cili ka shpërthyer në kohën e sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë, lidhen direkt me luftën dhe mandatin kryesor të Qeverisë: mbrojtjen e shtetasve ukrainas.
    Të dyshuarit akuzohen se kanë kërkuar 10-15 për qind fitim nga nënkontraktorët privatë të Energoatomit, operatorit shtetëror të centraleve bërthamore të Ukrainës, dhe ka sinjale se në këtë rast mund të jenë përfshirë edhe kontrata për kryerjen e instalimeve për t’i mbrojtur objektet e energjisë.
    Vlera e përqindjeve që besohet se kanë përfituar të dyshuarit shkon në rreth 100 milionë dollarë.
    Vëmendje të madhe është duke marrë edhe fakti që Byroja Kombëtare kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO) kanë qenë duke kryer hetime 15 muaj para se hetimi të bëhej publik këtë javë.
    Ky detaj i ka rritur edhe më shumë dyshimet për tentimin e dështuar të Zelenskyt dhe aleatëve të tij në korrik për të zvogëluar pavarësinë e këtyre dy agjencive, të cilat janë konsideruar si kryesore në përpjekjet e Kievit kundër korrupsionit. Dyshimet janë mos ai ka tentuar të rrënojë hetimin.
    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se protestat në rrugë e kanë detyruar Zelenskyn që të përmbysë vendimin për NABU-n dhe SAPO-n, ndonëse faktorët kanë qenë krejt të ndryshëm – në protesta është kundërshtuar ligji që ai e ka nënshkruar.
    Teksa Rusia vazhdon t’i hedhë poshtë thirrjet për armëpushim, skandali vetëm i ushqen politikanët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ka kohë që janë të shqetësuar për korrupsionin dhe kanë dilema për ndihmën e dërguar në Ukrainë.
    Kjo mund të nënkuptojë që do të rritet presioni ndaj Kievit që të bëjë koncesione territoriale kundrejt Moskës. (marrë me shkurtime nga REL)
    Përgatiti: Krenare Cubolli

  • A mund të çojë kriza e korrupsionit në Ukrainë, në një disfatë ushtarake kundër Rusisë?

    A mund të çojë kriza e korrupsionit në Ukrainë, në një disfatë ushtarake kundër Rusisë?

    Një skandal korrupsioni që përfshin partnerin e biznesit të Presidentit, Volodymyr Zelenskyy, aleatët politikë dhe një grup keqbërësish të dyshuar që përfituan nga një monopol i energjisë bërthamore ka tronditur Ukrainën e varfër për energji.

    Vëzhguesit i thanë Al Jazeera-s se skandali mund të shkatërrojë vlerësimet e miratimit të Zelenskyy-t, të zemërojë donatorët perëndimorë dhe të shkaktojë një krizë politike që mund të çojë në humbje në fushëbetejë.

     “Ajo që po ndodh në të vërtetë është plaçkitja e një kompanie shtetërore gjatë luftës, dhe kjo është shumë e dhimbshme për njerëzit”, tha për Al Jazeera Tetiana Shevchenko e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, një grup në Kiev.

    Timur Mindich, i cili ishte bashkëpronar i trupës komike District 95 që e çoi Zelenskyy-n drejt famës dhe një presidence të mëvonshme, është truri i supozuar i skemës së korrupsionit rreth kontratave me Energoatom, konsorciumin shtetëror që menaxhon termocentralet bërthamore të Ukrainës, sipas dy agjencive antikorrupsion.

    Raketat dhe dronët rusë vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë në Ukrainë, dhe centralet bërthamore janë bërë burimi kryesor i energjisë elektrike të vendit.

    Mindich, 46 vjeç, iku nga Ukraina disa orë para se hetuesit të trokisnin në derën e apartamentit të tij luksoz në qendër të Kievit të hënën. Ai thuhet se ka udhëtuar për në Izrael.

    “Kapja e biznesmenit Timur Mindich ishte pothuajse e pamundur; ikja e tij nuk është një surprizë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për transmetuesin NV.ua.

    Një ditë më vonë, dy organe të pavarura mbikëqyrëse të korrupsionit akuzuan Mindich dhe shtatë persona të tjerë për ryshfet, shpërdorim detyre dhe pasurim të paligjshëm nga ryshfete deri në 15 përqind nga kontratat me Energoatom që arrinin në rreth 100 milionë dollarë.

    Agjencitë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO), publikuan regjistrime video dhe audio në të cilat grupi duket se përdor nofka dhe fjalë të koduara për të diskutuar ryshfete dhe shpërblime që arrijnë në dhjetëra miliona dollarë.

    Zelenskyy, fushata presidenciale e të cilit kundër korrupsionit pati jehonë te votuesit në vitin 2019, u përpoq të kufizonte autonominë e të dy agjencive në korrik, pasi ato hapën hetime ndaj aleatëve dhe ish-partnerëve të tij të biznesit. Por tani ai është tërhequr dhe është zotuar t’i mbajë ato të pavarura pas protestave masive popullore.

    Nofka dhe kartëmonedha

    “Çdo veprim antikorrupsion që jep rezultate është shumë i rëndësishëm; ne kemi nevojë për pashmangshmërinë e ndëshkimit”, tha Zelenskyy të hënën. “Duhet të ketë dënime.”

    Por eksperti antikorrupsion Shevchenko, e hodhi poshtë deklaratën e tij.

    «Kjo nuk është përgjigje. Është si të thuash, ‘Le të vendosë gjykata’», tha ajo.

    “Ishte Zelenskyy ai që i solli këta njerëz në pushtet; ata përdorën emrin e tij kur emëruan ‘mbikëqyrës’ për kompaninë e energjisë”, tha ajo.

    Rezultatet e hetimit u publikuan në YouTube nga NABU dhe ofrojnë një pasqyrë të grupit, masave të tyre të fshehtësisë dhe veprimeve.

    Ukrainasit janë të përfshirë nga skandali, i cili ka qenë lajm në faqen e parë që nga e hëna. Rreth 200,000 njerëz e kanë parë videon në YouTube.

    Mindich, i cili njihet me nofkën “Karlsson”, një personazh i një libri suedez për fëmijë, dëgjohet duke folur me “Rocket”, ose Ihor Mironyuk, një ish-këshilltar i Ministrit të Drejtësisë German Galushchenko.

    Haluschenko u pezullua të mërkurën. Pasi ligjvënësit ukrainas e kërkuan të jepte dorëheqjen, ai paraqiti dorëheqjen.

    Ministrja e Energjisë Svitlana Grinchuk dha gjithashtu dorëheqjen të mërkurën, pasi zyrtarët e antikorrupsionit thanë se ajo kishte kaluar disa netë në apartamentin e Haluschenkos dhe mund të ketë qenë e përfshirë në skandal.

    Një tjetër tru i dyshuar, me nofkën Tenor, është Dmytro Basov, një ish-prokuror dhe kreu i departamentit të sigurisë së Energoatom.

    Një tjetër anëtar i dyshuar i grupit, me nofkën “Sugarman”, është Oleksandr Tsukerman. Ai tashmë përballet me një hetim për pastrim parash në Shtetet e Bashkuara dhe është larguar gjithashtu nga Ukraina, raportoi gazeta Ukrainska Pravda.

    Grupi dyshohet se i pagoi “Che Guevara”, ose ish-zëvendëskryeministrit Oleksiy Chernyshov, 1.2 milion dollarë dhe 100,000 euro (116,000 dollarë).

    Megjithatë, ata thanë se zgjodhën ta paguanin me kartëmonedha të vjetra.

    “Është për të ardhur keq t’i japim Che Guevarës kartëmonedhat e bukura”, dëgjohet të thotë një nga punonjësit e një “lavanterie”, një zyrë e pajisur në një klinikë mjekësore në Kiev.

    Chernyshov u shkarkua në korrik pasi u akuzua për ryshfet dhe pastrim parash përmes ndërtimit të pallateve luksoze.

    Menaxhmenti i Energoatom është akuzuar prej kohësh për korrupsion.

    Një burim i brendshëm i industrisë i tha Al Jazeera-s në vitin 2019 se kreu i Energoatom, Petro Kotin, dyshohet se ishte i përfshirë në marrëveshje të errëta, duke fshehur informacione financiare dhe duke pushuar nga puna staf teknik dhe menaxherë me përvojë për informim.

    «Ata marrin ryshfete të çmendura. Ky është një ekip plaçkitësish», thanë atë kohë Olga Kosharna, një eksperte e sigurisë bërthamore, me dekada përvojë si inspektore shtetërore e rregulloreve bërthamore.

    Humbje ushtarake?

    Skandali i ngjan një “preludi” të një seriali të gjatë televiziv që do të tërheqë ukrainasit për vite me radhë, sipas Volodymyr Fesenko, kreu i organizatës kërkimore Penta me seli në Kiev.

    Ndërkohë, kundërshtarët politikë të Zelensky-t “do të tundohen shumë për të nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj presidentit”, tha Fesenko për Al Jazeera.

    Një sulm i tillë do të kishte qenë normal në një Ukrainë paqësore, por gjatë luftës, ai mund të shkaktojë një “krizë politike të brendshme që mund ta dobësojë ndjeshëm shtetin dhe, në rastin më të keq, të çojë në disfatë ushtarake”, tha ai.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se “fillimi i zhurmshëm i çështjes nuk garanton përfundimin e saj të suksesshëm”.

    Fesenko iu referua Aferës së Qelibarit – një hetim ndaj dy ligjvënësve që dyshohet se kanë pranuar ryshfete nga “mafia e qelibarit” që nxjerr në mënyrë të paligjshme gurin gjysmë të çmuar në Ukrainën qendrore.

    Hetimi u hap në vitin 2017 me shumë bujë dhe prezantimin e provave audio dhe video të regjistruara fshehurazi.

    Por kjo nuk rezultoi në dënime pasi gjyqtarët thanë se nuk mund të pranonin provat e mbledhura në mënyrë të paligjshme.

    Petro Poroshenko, president në atë kohë, u zotua të miratonte një ligj që rregullonte nxjerrjen e qelibarit, por kjo nuk u realizua kurrë.

    Drone me çmim të lartë?

    Mindich thuhet gjithashtu se është i lidhur me Firepoint, një kompani ukrainase që prodhon dronë për sulme të thella, pajisje mbikëqyrjeje ajrore dhe raketa.

    Mindich mohoi lidhjet me Firepoint, por kompania po hetohet për korrupsion, pasi fitoi një sërë kontratash fitimprurëse qeveritare.

    Gjermania ka paguar disa nga shpenzimet dhe skandali mund të rrezikojë ndihmën ushtarake të Berlinit në të ardhmen.

    «Lobistët e kësaj iniciative në Gjermani tani duken si hajdutë», tha për Al Jazeera-n Nikolay Mitrokhin i Universitetit të Bremenit në Gjermani.

    Ai tha se skandali është simbolik i korrupsionit më të gjerë që shpesh përfshin prokurimin ushtarak, përvetësimin e ndihmës së huaj dhe madje edhe marrëdhëniet midis oficerëve që thuhet se u kërkojnë ryshfete ushtarakëve që duan të marrin leje.

    “Fatkeqësisht, korrupsioni sistemik dhe vendimmarrja e bazuar në të përcaktojnë karakterin e armiqësive dhe qëndrimin e popullsisë së Ukrainës ndaj mbrojtjes personale të një rajoni të tillë – diçka që çon në pasoja të rënda në fushën e betejës”, tha Mitrokhin.

    Deja vu

    Ajo që i zemëron ukrainasit është se skandali duket si një përsëritje e një tjetër katastrofe politike që shkatërroi paraardhësin e Zelenskyy-t.

    Petro Poroshenko, njeriu më i pasur i Ukrainës dhe ish-ministër i jashtëm, u zgjodh president pas një kryengritjeje popullore anti-ruse në vitin 2014, duke premtuar të çrrënjosë korrupsionin endemik të Ukrainës.

    Pesë vjet më vonë, një raport hetimor identifikoi mikun dhe aleatin e tij të fëmijërisë si trurin e një skeme për të shitur pajisje ushtarake ruse të kontrabanduara dhe të dorës së dytë Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës me çmime të tepruara.

    Poroshenko u fishkëllye nga skena gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe humbi zgjedhjet e vitit 2019 ndaj Zelenskyy, një komedian i njohur dhe politikan i ri, i cili gjithashtu premtoi të çrrënjoste korrupsionin.

    “Me këtë e mundi Zelensky Poroshenkon gjatë zgjedhjeve”, tha aktivisti antikorrupsion Shevchenko.

    “Dhe ai gjithashtu premtoi, tha, se do t’i fuste miqtë e tij në burg”, në rast se ndodh diçka e ngjashme, tha ajo./ Al Jazeera.

  • Skandali me ministrat ukrainas, Merz i bën thirrje Zelenskyt të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj korrupsionit qeveritar

    Skandali me ministrat ukrainas, Merz i bën thirrje Zelenskyt të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj korrupsionit qeveritar

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndërmarrë veprime kundër skandaleve të korrupsionit që kanë tronditur Kievin pas zbulimit të ryshfeteve me vlerë rreth 100 milionë dollarë në një kompani shtetërore të energjisë bërthamore.

    Qeveria e Ukrainës është nën presion këtë javë pas zbulimit të një skeme të përhapur ryshfeti në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore, që thuhet se ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë. Edhe pse Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë rast, skandali prek njerëz të afërt me të dhe tashmë ka çuar në dorëheqjen e dy ministrave.
    Në këtë kontekst, zëdhënësi i Merz deklaroi se “në bisedën telefonike, Kancelari nënvizoi pritjet e qeverisë gjermane që Ukraina do të përparojë me vendosmëri luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdojë reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”.
    Gjermania mbetet ofruesi më i madh evropian i ndihmës ushtarake për Ukrainën. Sipas Politico, zëdhënësi i Merz, Zelensky e siguroi kancelarin gjerman se ai është i përkushtuar për “transparencë të plotë, mbështetje afatgjatë për autoritetet e pavarura kundër korrupsionit dhe veprime të menjëhershme për të rivendosur besimin e popullit ukrainas, partnerëve evropianë dhe donatorëve ndërkombëtarë”.
    Presidenti ukrainas shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për ndihmën ushtarake gjermane, “veçanërisht në fushat e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjes së infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, tha zëdhënësi.
    Në të njëjtën kohë, Merz theksoi se “Gjermania, së bashku me partnerët e saj perëndimorë, do të rrisë presionin mbi Moskën për të bindur Rusinë të angazhohet në negociata kuptimplote”, duke shtuar se diskutimet po vazhdojnë gjithashtu mbi “përdorimin më efektiv të aseteve shtetërore të ngrira ruse”.

    Top Channel

  • Dy ministra japin dorëheqje pas skandalit të korrupsionit

    Dy ministra japin dorëheqje pas skandalit të korrupsionit

    Ministrja e Energjisë dhe ministri i Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje të mërkurën, njoftoi Qeveria, pas akuzave për përfshirje në një skandal të gjerë korrupsioni në sektorin e energjisë së vendit.
    Hetuesit dyshojnë se një aleat kyç i presidentit Volodymyr Zelensky e ka orkestruar një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh për të përvetësuar fonde, gjë që ka shkaktuar zemërim publik në një kohë kur vendi po përballet me ndërprerje të mëdha të rrymës, për shkak të sulmeve ruse.
    Ukraina është përballur kamotshëm me korrupsion, dhe lufta kundër korrupsionit shihet si një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
    Zelensky më herët kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, German Galushchenko, i cili sipas hetuesve ka marrë “përfitime personale” nga skema, si dhe të ministres së Energjisë, Svitlana Grynchuk.
    Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht, dhe Grynchuk nuk është përmendur si përfituese e drejtpërdrejtë e skemës.
    “Ministri i Drejtësisë dhe ministrja e Energjisë nuk mund të qëndrojnë më në detyrë”, tha Zelensky në një video të publikuar në rrjete sociale.
    Pak më vonë, të dy paraqitën letrat e dorëheqjes, bëri të ditur kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.
    Skandali ka shkaktuar reagime të forta mes qytetarëve ukrainas, të cilët po përballen me mungesa të shpeshta të ngrohjes dhe energjisë për shkak të bombardimeve ruse.
    “Është neveritëse”, tha për AFP-në Davyd, i cili nuk dëshiroi ta tregonte mbiemrin.
    “Ata po na shkatërrojnë neve, reputacionin tonë dhe të ardhmen tonë. Nuk do të kemi të ardhme nëse kemi njerëz të tillë të korruptuar”, shtoi ai, duke shprehur shqetësim se si do të ndikojë ky skandal tek mbështetësit kryesorë të Kievit në BE.
    Akuzat lidhen me ryshfete nga kontrata që përfshijnë Energoatomin, operatorin shtetëror të energjisë bërthamore dhe furnizuesin më të rëndësishëm të energjisë elektrike në vend.
    Grynchuk e zëvendësoi Galushchenkon në postin e ministres së Energjisë gjatë verës.
    Parlamenti i Ukrainës duhet t’i miratojë zyrtarisht dorëheqjet e tyre.
    Partia opozitare e ish-presidentit Petro Poroshenko ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
    Këtë javë, autoritetet kundër korrupsionit kanë arrestuar disa persona në kuadër të operacionit.
    Duke i urdhëruar ministrat të japin dorëheqjen, Zelensky tha se është “plotësisht e papranueshme që ende ekzistojnë skema (korrupsioni) në sektorin e energjisë”, ndërsa ukrainasit vuajnë çdo ditë nga ndërprerjet e energjisë.
    Rusia ka goditur rrjetin energjetik të Ukrainës me sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa. Kievi i quan sulmet cinike dhe thotë se kanë për qëllim t’i lënë miliona ukrainas në errësirë dhe të ftohtë gjatë dimrit.
    Sipas hetuesve skema e korrupsionit është orkestruar nga Timur Mindich, një ish-bashkëpunëtor biznesi i Zelenskyt.
    Mindich është bashkëpronar i kompanisë së prodhimit Kvartal 95, e themeluar nga Zelensky kur ai ishte aktor komik, përpara se të hynte në politikë.
    Mindich u largua nga vendi pak para se të bëheshin publike akuzat, të hënën, sipas shërbimit kufitar shtetëror.
    Zelensky nuk ka komentuar për rolin e Mindich në këtë skemë, por kryeministrja Svyrydenko tha se po vendos sanksione personale ndaj tij dhe një tjetër biznesmeni të akuzuar, Oleksandr Tsukerman.
    Kvartal 95, që prodhoi serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit” të Zelenskyt, deklaroi se hetimet “nuk kanë lidhje me punën e studios”.
    Skandali paraqet një provë të madhe për Zelenskyn, i cili është akuzuar për përqendrim të pushtetit dhe heshtjen e kritikëve pas pushtimit rus.
    Më herët këtë vit, pati një reagim të madh nga publiku dhe nga Brukseli për përpjekjet e qeverisë për ta kufizuar pavarësinë e dy institucioneve kryesore kundër korrupsionit që po hetojnë dhe ndjekin këtë rast. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

  • Skandal korrupsioni në Ukrainë, dy ministra dhanë dorëheqjen! Në qendër të hetimeve bashkëpunëtori i afërt i Zelenskit

    Skandal korrupsioni në Ukrainë, dy ministra dhanë dorëheqjen! Në qendër të hetimeve bashkëpunëtori i afërt i Zelenskit

    Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet: Ministri i Drejtësisë, Herman Halushçenko, dhe Ministrja e Energjisë, Svitlana Hrynçuk, dhanë dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Volodymir Zelenski. Kërkesa e Zelenskit erdhi pas njoftimeve të Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) lidhur me një skemë pastrimi parash në shkallë të gjerë në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Të dy ministrat i mohuan akuzat kundër tyre.
    Oleksandr Abakumov, drejtuesi i ekipit përkatës hetimor, deklaroi se gjatë hetimeve, janë bërë mijëra orë regjistrime audio, të cilat ofrojnë prova kundër një grupi kriminal të rangut të lartë që vepronte në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Deri tani janë arrestuar pesë të dyshuar, nga shtatë vetë që dyshohet se i përkasin grupit kriminal.
    Si funksiononte sistemi i korruptuar?Sipas hetimeve anëtarët e grupit kriminal kërkonin nga kontraktorët e kompanisë energjetike “Energoatom” që është furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë, ryshfete që arrinin në 10 deri në 15 përqind të vlerave të kontratave.

    “Faktikisht ishte krijuar një sistem në të cilin një kompani strategjike me një xhiro prej mbi 200 miliardë hryvnia (rreth 4 miliardë euro) nuk menaxhohej nga drejtuesit e lartë, bordi mbikëqyrës ose shteti si pronar, por nga një person i jashtëm i cili, pa autorizim, kishte marrë rolin e një menaxheri bedel”, deklaroi NABU në një njoftim për shtyp.
    Roli i veçantë i “Karlsonit”Sipas Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) një person me pseudonimin “Karlson” kontrollonte të ashtuquajturën “lavanderi”, nëpërmjet së cilës paratë e fituara nëpërmjet aktiviteteve kriminalehidheshin për t’u pastuar në rrjetin legal financiar dhe ekonomik.
    Deputeti Jaroslav Zhelezniak i grupit parlamentar “Holos” (Zëri) thotë se “Karlsoni” që shfaqet në përgjimet e NABU-së është biznesmeni Timur Mindikh. Sipas mediave ukrainase NABU bastisi më 10 nëntor edhe shtëpinë e Mindikh.
    Mindikh konsiderohet një bashkëpunëtor i ngushtë dhe njeri i besuar i Presidentit Volodymir Zelenski. Ai është, ndër të tjera, bashkëpronar i kompanisë televizive “Kvartal-95”, bashkëthemelues i së cilës ka qenë edhe Zelenski. Sipas një burimi të “Ukrainska Pravda”, Mindikh u largua nga Ukraina vetëm disa orë para bastisjeve.
    Thirrje për dënime dhe ndëshkimePresidenti ukrainas Volodymir Zelenski kërkoi që skandali të hetohet dhe ata që janë përgjegjës të dalin përpara drejtësisë.
    Kryeministrja Yulia Zvyrydenko riafirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur autoritetet e antikorrupsionit në hetimet e tyre. Në një intervistë për TV Suspilne ajo tha: “Luftimi i korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Duhet të ketë dënime dhe ndëshkime pa kusht për të gjitha krimet”. Sipas saj qeveria ka pezulluar kompetencat e bordit mbikëqyrës të Energoatom-it dhe ka urdhëruar një audit të menjëhershëm të kompanisë, veçanërisht të praktikave të saj të prokurimit./DW

  • Milionat dhe emrat e koduar, skandali i korrupsionit  përfshin edhe njerëzit më të afërt të Zelenskyt

    Milionat dhe emrat e koduar, skandali i korrupsionit përfshin edhe njerëzit më të afërt të Zelenskyt

    Një skandal korrupsioni i përmasave të mëdha, që mediat ukrainase e kanë quajtur “Mani Pulite” e Ukrainës, ka goditur rëndë qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky, ndoshta më fort se çdo krizë tjetër që nga fillimi i mandatit të tij në vitin 2019.
    Në qendër të hetimeve janë zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore të lidhura me Energoatom, kompania publike që menaxhon centralet bërthamore të vendit, si dhe disa ministra e persona të afërt me presidentin. Bëhet fjalë për një rrjet ryshfeti dhe aferash të paligjshme që kapin shifra prej qindra milionë eurosh, në një moment kur ushtria ruse po avancon në juglindje dhe pjesë të mëdha të Ukrainës mbeten pa energji për shkak të bombardimeve ndaj infrastrukturës elektrike.
    “Si mund të luftojmë në vijën e parë, ndërsa në Kiev të korruptuarit jetojnë si pasanikë në kurrizin tonë?”, deklaronin disa javë më parë oficerë ukrainas në Donbas, duke paralajmëruar se skandali do të shpërthente së shpejti. Deri tani, rreth dhjetë zyrtarë të nivelit të lartë janë zyrtarisht të akuzuar, por numri i tyre pritet të rritet.
    Dorëheqje në zinxhir
    Zhvillimet e fundit kanë çuar në dorëheqjen e ministres së Energjisë, Svitlana Grynchuk, e cila e njoftoi vendimin mbrëmjen e djeshme në Facebook. Po ashtu, ministri i Drejtësisë, German Galushchenko – që deri në korrik drejtonte dikasterin e Energjisë – dha dorëheqjen më herët gjatë ditës.
    Shtypi ukrainas, që deri tani kishte mbajtur një qëndrim të përmbajtur për hir të unitetit kombëtar në kohë lufte, tashmë po publikon hetime të detajuara dhe raportime kritike ndaj të përfshirëve në aferë. Sipas portalit Kyiv Independent, përmasat e skandalit janë aq të mëdha saqë presidenti Zelensky është detyruar të ndryshojë qëndrim, duke kërkuar publikisht vijimin e hetimeve dhe ndëshkimin e të korruptuarve.
    Hetimet po drejtohen nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO) – dy institucione që Zelensky ishte përpjekur t’i mbyllte në korrik, përpara se të përballej me reagimin e ashpër të opinionit publik.
    Lidhjet e afërta me presidentin
    Sipas mediave Ukrainska Pravda dhe Kyiv Independent, në qendër të skemës korruptive ndodhet Timur Mindich, një figurë me ndikim të madh dhe mik i ngushtë i Zelenskyt që nga koha kur ky i fundit ishte aktor. Mindich e kishte ndihmuar në fillimet e karrierës dhe së bashku kishin themeluar kompaninë e prodhimeve artistike Kvartal 95, që e bëri Zelenskyn të njohur në Ukrainë dhe Rusi. Mindich dyshohet se ka marrë një sinjal për arrestimin e tij dhe ka arritur të arratiset jashtë vendit.
    Në listën e të akuzuarve përfshihen edhe ish-zëvendëskryeministri Oleksiy Chernyshov dhe ish-ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, i cili deri dje mbante postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas NABU-së, tetë drejtues janë zyrtarisht të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pasurim të paligjshëm. Provat përfshijnë regjistrime audio ku të dyshuarit flasin me gjuhë të koduar për ryshfete dhe transaksione të paligjshme.
    Një prej tyre është Ihor Myroniuk, i njohur me pseudonimin “Rocket”, i cili dikur ishte asistent i Andrii Derkach, ish-avokat i akuzuar për tradhti të lartë dhe aktualisht senator në Rusi. Nga hetimet del se të pandehurit kanë transferuar 1,2 milionë dollarë dhe 100 mijë euro në llogarinë e Chernyshovit, i njohur me nofkën “Che Guevara”.
    Skemë që cenon edhe sigurinë energjetike
    Sipas autoriteteve, grupi kishte ngritur një plan që parashikonte marrjen e 10–15 për qind të të ardhurave të kompanive kontraktuese të Energoatom, e cila ka një qarkullim vjetor prej rreth 4,7 miliardë dollarësh. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se disa zyrtarë kishin vonuar qëllimisht ndërtimin e sistemeve mbrojtëse për centralet bërthamore, për t’i dhënë më pas kontratat kompanive që ishin të gatshme të paguanin ryshfete, një fakt që ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik ukrainas.

  • Skandal korrupsioni në Ukrainë, në krye bashkëpunëtori i ngushtë i Zelenskit

    Skandal korrupsioni në Ukrainë, në krye bashkëpunëtori i ngushtë i Zelenskit

    Foto ilustruese

    KIEV- Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet: Ministri i Drejtësisë, Herman Halushçenko, dhe Ministrja e Energjisë, Svitlana Hrynçuk, dhanë dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Volodymir Zelenski. Kërkesa e Zelenskit erdhi pas njoftimeve të Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) lidhur me një skemë pastrimi parash në shkallë të gjerë në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Të dy ministrat i mohuan akuzat kundër tyre.
    Oleksandr Abakumov, drejtuesi i ekipit përkatës hetimor, deklaroi se gjatë hetimeve, janë bërë mijëra orë regjistrime audio, të cilat ofrojnë prova kundër një grupi kriminal të rangut të lartë që vepronte në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Deri tani janë arrestuar pesë të dyshuar, nga shtatë vetë që dyshohet se i përkasin grupit kriminal.
    Si funksiononte sistemi i korruptuar?
    Sipas hetimeve anëtarët e grupit kriminal kërkonin nga kontraktorët e kompanisë energjetike “Energoatom” që është furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë, ryshfete që arrinin në 10 deri në 15 përqind të vlerave të kontratave.
    “Faktikisht ishte krijuar një sistem në të cilin një kompani strategjike me një xhiro prej mbi 200 miliardë hryvnia (rreth 4 miliardë euro) nuk menaxhohej nga drejtuesit e lartë, bordi mbikëqyrës ose shteti si pronar, por nga një person i jashtëm i cili, pa autorizim, kishte marrë rolin e një menaxheri bedel”, deklaroi NABU në një njoftim për shtyp.
    Roli i veçantë i “Karlsonit”
    Sipas Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) një person me pseudonimin “Karlson” kontrollonte të ashtuquajturën “lavanderi”, nëpërmjet së cilës paratë e fituara nëpërmjet aktiviteteve kriminalehidheshin për t’u pastuar në rrjetin legal financiar dhe ekonomik.
    Deputeti Jaroslav Zhelezniak i grupit parlamentar “Holos” (Zëri) thotë se “Karlsoni” që shfaqet në përgjimet e NABU-së është biznesmeni Timur Mindikh. Sipas mediave ukrainase NABU bastisi më 10 nëntor edhe shtëpinë e Mindikh.
    Mindikh konsiderohet një bashkëpunëtor i ngushtë dhe njeri i besuar i Presidentit Volodymir Zelenski. Ai është, ndër të tjera, bashkëpronar i kompanisë televizive “Kvartal-95”, bashkëthemelues i së cilës ka qenë edhe Zelenski. Sipas një burimi të “Ukrainska Pravda”, Mindikh u largua nga Ukraina vetëm disa orë para bastisjeve.
    Thirrje për dënime dhe ndëshkime
    Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski kërkoi që skandali të hetohet dhe ata që janë përgjegjës të dalin përpara drejtësisë.
    Kryeministrja Yulia Zvyrydenko riafirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur autoritetet e antikorrupsionit në hetimet e tyre. Në një intervistë për TV Suspilne ajo tha: “Luftimi i korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Duhet të ketë dënime dhe ndëshkime pa kusht për të gjitha krimet”. Sipas saj qeveria ka pezulluar kompetencat e bordit mbikëqyrës të Energoatom-it dhe ka urdhëruar një audit të menjëhershëm të kompanisë, veçanërisht të praktikave të saj të prokurimit./DW

  • ‘Belinda apo BE, kush është më keq’/ Vasili pas zbulimeve të ‘Plug’-ut: BE e korruptuar bashkë me qeverinë Rama

    ‘Belinda apo BE, kush është më keq’/ Vasili pas zbulimeve të ‘Plug’-ut: BE e korruptuar bashkë me qeverinë Rama

    Petrit Vasili ka reagua pas zbulimeve të bëra mbrëmë në emisionin investigativ “Plug”, në Syri Televizion lidhur me aferën e Tunelit të Llogarasë. Në një postim në rrjete sociale, Vasili akuzon si ish-ministren Belinda Balluku, ashtu edhe Bashkimin Europian, për përfshirje dhe heshtje përballë një skandali të përmasave të mëdha korruptive.

    Sipas tij, provat e publikuara tregojnë se një konsulent i paguar nga BE ka qenë vetë përfitues në këtë aferë, ndërsa përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë mbyllin sytë përballë korrupsionit që është “treguesi më i fortë i qeverisjes së Edi Ramës”.

    Vasili  ngre pyetjen e drejtpërdrejtë: “Belinda apo BE, kush është më keq?”, duke e shndërruar në një akuz për standardet e dyfishta të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

    Postimi i plotë:

    Belinda apo BE-ja!?

    Mbreme Emisioni investigativ Plug zbuloi perpara publikut prova dhe fakte tronditese se si konsulenti i paguar nga BE ishte pjese aktive dhe perfitues parash ne aferen korruptive te Tunelit te Llogarase.

    Pyetja e madhe ne kete rast eshte :

    Belinda apo BE, kush eshte me keq?

    E gjithe qeverisja e Edi Rames ka vetem nje tregues, qe “shkelqen” dhe ku “suksesi” eshte i pandalshem: KORRUPSIONIN.

    Patjeter nga kjo qeverisje e Rames absolutisht nuk mund te bente perjashtim Belinda, sepse ndryshe nuk do te punonte dot asnje ore te vetme me Edi Ramen, qe ka tregues te suksesit vetem parimin sa i korruptuar je dhe se sa grabit me urdher dhe per llogari te tij.

    Por pyetja tjeter akoma me e madhe eshte:

    Po BE-ja?

    Perse BE dhe perfaqesuesit e saj ne Tirane dhe Bruksel, qe komentojne cdo gje bile se fundmi tunden dynjane per nje deklarate shume korrekte politikisht te Berishes ndaj ambasadorit te BE ne Tirane, perse nuk hapin gojen per nje skandal te tille ku jane perfshire edhe vete?

    BE qe duhet te ishte shembull i standartit me te larte kunder korrupsionit del e perfshire vete sepse kompanite e zgjedhura dhe te paguara fort mire nga ajo per te dhene konsulence ne drejtim te trasparences dhe luftes ndaj korrupsionit, jane vete ato qe bejne megakorrupsion mu ne mes te Tiranes pak minuta nga zyrat e BE ne Tirane.

    BE ne Tirane, qe qan e lan per ligjin e turpshem te barazise gjinore te votuar nga Rama nuk flet asnje gjysem fjale per kete skandal korruptiv dhjetra milion euro ku eshte perfshire edhe vete permes kompanive te perzgjedhura nga ajo per konsulence.

    Tani kushdo e kupton me se miri se perse perfasuesit e BE ne Tirane dhe Bruksel leshojne nje lume levdatash per Ramen, perse mbyllin syte perballe narkoshtetit, terrorit elektoral dhe korrupsionit te tmerrshem, nderkohe qe te gjithe presin te kunderten perballe fakteve shokuese te korrupsionit.

    Parate e vjedhura ne Tunelin e Llogarase, dhe jo vetem ato, me sa duket jane ” havjari”, qe lubrifikon deklaratat e neveritshme te Brukselit pro Rames

    Dhe pyetja rikthehet:

    “BELINDA apo BE, kush eshte me keq?”