Tag: korrupsionit

  • “Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

    “Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme. 
    Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë. 
    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e institucioneve të tjera shqiptare, jo vetëm e SPAK-ut. 
    Postimi: 
    Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. 
    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. 
    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.” 

     
     
     

  • Dumani vizitë në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi i diskutimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Dumani vizitë në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi i diskutimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.”/vizionplus.tv

  • Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

    Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

    Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut.

    Bardhi shprehet se “sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.
    “Rnia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.  Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.
    Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.
    Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.
    Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite”, shkruan Bardhi.

    Top Channel

  • Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara.
    Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.

    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.

    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.
    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.
     

  • Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste

    Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara. Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.
    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.

    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.

    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.
     

  • “Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste”, Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    “Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste”, Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara.

    Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.
    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.
    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.
    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.
    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.
     
     

    Top Channel

  • Trondit Spartak Ngjela, akuzon elitën politike në Shqipëri se është peng i Beogradit dhe Moskës, ja si SPAK me…

    Trondit Spartak Ngjela, akuzon elitën politike në Shqipëri se është peng i Beogradit dhe Moskës, ja si SPAK me…

    Rigels Seliman
    Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka tronditur skenën politike shqiptare me një deklaratë të ashpër, ku akuzon elitën drejtuese se është peng i Beogradit dhe Moskës. Sipas tij, vetëm Prokuroria e Posaçme (SPAK), e mbështetur fuqimisht nga SHBA-të, mund të shkatërrojë kastën e vjetër të korrupsionit të lartë shtetëror. Ngjela thekson se politika amerikane ka interes strategjik pastrimin e politikës shqiptare, pasi disa nga liderët aktualë lëvizin në linja antiamerikane. Ai nënvizon se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, ndërsa askush nuk flet për zhvillimin kombëtar. Në qendër të kritikave të tij mbetet Sali Berisha, të cilin e cilëson si më të rrezikuarin nga hetimet e SPAK. Ndërkohë z. Ngjela pretendon se kultura politike shqiptare ende mbështetet te gënjeshtra, ndërsa e vërteta mbetet e frikshme për shumë prej aktorëve kryesorë. Ai paralajmëron se beteja kundër korrupsionit është tashmë e pakthyeshme, e shtyrë nga BE dhe interesi kombëtar shqiptar. Sipas tij, askush nga të korruptuarit e nivelit të lartë nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë së re. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të avokat Spartak Ngjelës.
    REAGIMI I PLOTË I AVOKAT SPARTAK NGJELËS:
    “Pyetja thelbësore sot në Shqipëri është kjo: A do ta shkatërrojë dot SPAK- u dhe Amerika shëmtimin kriminal të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Ne mendojmë se po, do ta shkatërrojnë sepse politika amerikane me aleancën e ngushtë politike që ka me Shqipërinë, e ka në interesin e saj shkatërrimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse liderët aktualë të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, janë me Beogradin dhe me  Moskën, domethënë janë në një lëvizje politike antiamerikane. A po e shikoni sot politikën e lartë kundërshtare  me njëra-tjetrën në Shqipëri? Na duhet të theksojmë që në fillim se të dyja palët e politikës së lartë në Shqipëri PD dhe PS mbetën duke akuzuar shoshoqin si të inkriminuar në korrupsion dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.
    Dhe më rëndë duket sikur është Sali Berisha,  i cili nuk po arrin të kuptojë që, në rast se në një korrupsion të lartë shtetëror, nuk ka hyrë për ta dënuar pushteti gjyqësor, akuzat me emra qeveritarësh për korrupsion shtetëror, janë vetëm fjalë. Por si kryesore që duhet të theksohet për këtë rast, është fakti që këta pushtetarë nuk thonë asgjë për zhvillimin kombëtar, por flasin vetëm për akuza ndaj njëri-tjetrit. Dhe ndërkohë nuk po i qëndrojnë dot së vërtetës, sepse të vërtetën ata e kanë frikë. Duhet ta kujtojmë ngaherë që njeriun e vogël dhe misterioz e tremb e vërteta.
    Dhe kjo është arsyeja që diktatorët e komunizmit i ekzekutonin mbajtësit dhe deklaruesit botërisht të së vërtetës. Por ende sot politika shqiptare nuk po largohet dot nga gënjeshtra, dhe nuk ka sesi të largohet kur dihet se shpesh instinkti i pushtetit nuk e pyet fare arsyen nëse ti po flet ose jo me të vërtetën, sepse arsyeja e këtij rasti është vetëm ajo që e kanë pasur edhe diktatorët e mëdhenj kur kanë thënë: Nuk ka rëndësi nga se ti po vjen në pushtet, nga gënjeshtra apo nga e vërteta që ti ke thënë, sepse pushteti politik është gjithmonë pushtet – domethënë Forcë. Prandaj edhe ne sot në Shqipëri po ecim edhe me teorinë e vjetër mesjetare të gënjeshtrës në politikë – me thënien e njohur: gënje, gënje se diçka do të mbetet. Sigurisht kjo tendencë dominuese në kohën e komunizmit në Shqipëri, tani është në zbehje, por ende ekziston.  Po sot çfarë po ndodh me të vërtetën dhe gënjeshtrën në politikën shqiptare?
    Lufta kundër korrupsionit
    Tani në Shqipëri ka filluar lufta antikorrupsioni, dhe sigurisht që jemi në raportin konfliktual midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Por na duhet të theksojmë se lufta antikorrupsion në Shqipëri është kërkuar si domosdoshmëri nga BE që politika shqiptare duhet ta ndërmarrë, nese ajo kërkon ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Por dihet tani se anëtarësimi në Bashkimin Europian sot është arsyeja e vetme historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë më shumë se kaq nuk po i duhet historisë së Shqipërisë sot: sepse kjo është koha jonë, në vitin 2025. Por në vijim të arsyetimit tonë na duhet të theksojmë se qeveritë e Shqipërisë  kanë rënë në korrupsion të paktën që nga viti 2005 e këtej. Por tani të inkriminuarit e të dyja krahëve nga korrupsioni, po mendojnë me ankthin politik të pushtetit brenda pyetjes që u ka dalë papritur: si duhet të shpëtojnë ata nga rreziku SPAK? Dhe nuk po punojnë pak për të realizuar këtë shpëtim. Por akuzat antikorrupsion për pushtetarët e lartë në Shqipëri janë ende nëpër analet e hetimit për shumë emra të korruptuarish të lartë. Dhe koha kuptohet që e ka trembur korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.
    Askush nuk i shpëton dot SPAK-ut
    Por shenjat janë se nuk do të shpëtojnë dot nga SPAK, pavarësisht se për SPAK-un, korrupsioni i lartë shqiptar e krijoi në parlament me Pyetja thelbësore sot në Shqipëri është kjo: A do ta shkatërrojë dot SPAK- u dhe Amerika shëmtimin kriminal të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Ne mendojmë se po, do ta shkatërrojnë sepse politika amerikane me aleancën e ngushtë politike që ka me Shqipërinë, e ka në interesin e saj shkatërrimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse liderët aktualë të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, janë me Beogradin dhe me  Moskën, domethënë janë në një lëvizje politike antiamerikane”, shkruan avokat i njohur, Spartak Ngjela në rrjetet sociale.

  • Zelensky njofton riorganizim të madh pas skandalit të korrupsionit në energji

    Zelensky njofton riorganizim të madh pas skandalit të korrupsionit në energji

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:27
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar riorganizime të rëndësishme në krye të kompanive më të mëdha shtetërore të energjisë, pas një skandali të madh korrupsioni që ka përfshirë sektorët e energjisë dhe mbrojtjes.
    Zelensky deklaroi se, paralelisht me auditimin e plotë financiar, do të nisë edhe një proces i thellë ristrukturimi në menaxhimin e këtyre kompanive.

    “Paralelisht me një rishikim të plotë të aktiviteteve financiare, duhet të fillojë riorganizimi i menaxhimit në këto kompani,” shkroi ai në Telegram, duke shtuar se hapat e mëtejshëm janë koordinuar me kryeministren Yulia Svyrydenko.

    Sipas presidentit, brenda një jave pritet të krijohen kushtet për formimin e një bordi të ri mbikëqyrës në kompaninë bërthamore shtetërore “Energoatom”, ndërsa bordi ekzekutiv aktual do të zëvendësohet plotësisht.

    Ndryshime të ngjashme priten edhe në: Operatorin shtetëror të hidrocentraleve “Ukrhidroenergo”, operatorin e sistemit të tubacioneve të gazit në Ukrainëdhe gjigantin shtetëror të energjisë “Naftogaz”
    Zelensky konfirmoi se tenderët për strukturat e reja drejtuese janë planifikuar.
    “Energoatom” ndodhet në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022. Skandali lidhet me miliona dollarë ryshfete, që dyshohet se janë paguar gjatë ndërtimit të strukturave mbrojtëse për infrastrukturën energjetike kundër sulmeve ruse.
    Si rezultat i hetimeve, dy ministra kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit, ndërsa dy të dyshuar, përfshirë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Zelensky, janë arratisur jashtë vendit.

  • Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë

    Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se po fillon ristrukturimi i kompanive shtetërore të energjisë, përfshirë kompaninë e energjisë bërthamore Energoatom, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh korrupsioni ditët e fundit.

    “Ne po fillojmë ristrukturimin e kompanive kryesore shtetërore të energjisë”, tha udhëheqësi ukrainas në një deklaratë në mediat sociale.
    Deklarata tha se një bord i ri mbikëqyrës do të ngrihej “brenda një jave” në Energoatom , kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore në qendër të skandalit.
    Të hënën, Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) tha se kishte zbuluar një “sistem kriminal” pas përvetësimit të 100 milionë dollarëve të destinuar për sektorin, duke çuar në dorëheqjen e ministrave të drejtësisë dhe energjisë.
    Përveç Energoatom, kompani të tjera shtetërore të energjisë janë gjithashtu të përfshira në projekte, të tilla si kompania e energjisë hidroelektrike e vendit dhe kompanitë kombëtare të nxjerrjes dhe transmetimit të gazit.
    Zelensky tha se do të kryhej një “audit i plotë ” i aktiviteteve financiare të këtyre kompanive, si dhe një rinovim i lidershipit të tyre dhe “përfaqësuesve shtetërorë” në bordet e drejtorëve.
    “Çdo mashtrim i zbuluar në këto kompani duhet t’i nënshtrohet një reagimi të shpejtë dhe të duhur”, vazhdoi ai.
    Udhëheqësi ukrainas tha në deklaratën e tij se kishte udhëzuar zyrtarët qeveritarë të mbanin “komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat kundër korrupsionit”.
    Rasti i fundit i korrupsionit i zbuluar nga NABU ka tronditur presidencën, pasi truri i dyshuar i skemës, Timur Midich, konsiderohej mik i ngushtë i Presidentit Zelensky.
    Gjatë verës, qeveria u përpoq t’i hiqte pavarësinë NABU-së dhe zyrës së prokurorit kundër korrupsionit (SAP), të cilat u krijuan dhjetë vjet më parë, përpara se të detyrohej të tërhiqej përballë një proteste nga shoqëria civile dhe aleatët perëndimorë të Kievit.
    Përveç çështjeve ligjore, sektori i energjisë i Ukrainës është goditur ditët e fundit nga fushata e raketave dhe dronëve të Rusisë, e cila e ka zhytur pjesën më të madhe të Ukrainës në errësirë.
     
     

    Top Channel

  • Analiza: A do ta përballojë Zelensky skandalin e korrupsionit në rrethin e tij?

    Analiza: A do ta përballojë Zelensky skandalin e korrupsionit në rrethin e tij?

    Volodymyr Zelensky

    UKRAINË- Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij.
    Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti.
    Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa Zelensky nuk është nën hetime. Mirëpo, lidhjet e tij me Mindichin janë vetëm njëra arsye pse skandali duket se përbën sfidën më të madhe të tij, prej zgjedhjeve të vitit 2019.
    Si komedian që e ka imituar rolin e presidentit në një emision televiziv të prodhuar nga kompania në pronësi të tij dhe Mindichit, Kvartal 95, Zelenesky ka qenë emër që i ka habitur të gjithë kur i ka fituar zgjedhjet presidenciale.
    Thirrjet për paqe kanë qenë në qendër të fushatës së tij në kohën kur lufta e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit ishte duke gëluar.
    Mirëpo, lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e ka lënë politikën në hije, duke e mbrojtur Zelenskyn nga sfidat me të cilat do të përballej secili lider në kohë të paqes.
    Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur prej ditës së parë të nisjes së pushtimit rus. Për më shumë, ukrainasit kanë shfaqur unitet të madh në nisje të luftës, fenomen që e ka forcuar Zelenskyn dhe qasjen e tij ndaj luftës, e cila sipas shumë vëzhguesve, besohej se do ta gjunjëzonte shtetin brenda ditësh.
    Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, Zelensky ka pasur momente të sikletshme politike, sikurse mospajtimi i hapur me gjeneralin ushtarak, Valeriy Zaluzhniy, dikur në krye të ushtrisë ukrainase, çka e ka shtyrë zyrtarin e lartë ushtarak të heqë dorë nga detyra, duke i rritur spekulimet se ai mund të garojë për president, sapo të mbahen zgjedhjet në të ardhmen.
    “Krizë politike e pakontrollueshme”Uniteti në kohë lufte i ka zbehur dallimet mes forcave politike. Mirëpo shkalla e rastit të korrupsionit, të njohur si Operacioni Midas, e bën situatën jo fort të lehtë.
    Përtej efekteve të menjëhershme, skandali “mund të kthehet në forcë shtytëse për shumë konflikte të brendshme politike dhe situata tjera vitin e ardhshëm, sidomos në rast të përfundimit të luftës dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas luftës”, ka thënë njohësi ukrainas i çështjeve politike, Volodymyr Fesenko në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    “Sfida kryesore socio-politike është që të gjendet një baraspeshë e pranueshme në mes të nevojës për hulumtim të plotë të rastit dhe ruajtjes së stabilitetit politik për shkak të luftës, në mënyrë që të shmanget një krizë politike e pakontrollueshme”, ka thënë Fesenko.
    Dhe nuk janë vetëm lidhjet e Zelenskyt me Mindichin dhe të tjerët e përfshirë në hetime, që e rrezikon figurën e presidentit.
    Ekzistojnë dhe faktorë tjerë që mund ta dëmtojnë rëndë besimin në Zelenskyn dhe Qeverinë e tij, nisur prej ushtarëve në vijën e frontit e deri te përkrahësit e Kievit në Perëndim.
    Specifikat e skandalit, i cili ka shpërthyer në kohën e sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë, lidhen direkt me luftën dhe mandatin kryesor të Qeverisë: mbrojtjen e shtetasve ukrainas.
    Të dyshuarit akuzohen se kanë kërkuar 10-15 për qind fitim nga nënkontraktorët privatë të Energoatomit, operatorit shtetëror të centraleve bërthamore të Ukrainës, dhe ka sinjale se në këtë rast mund të jenë përfshirë edhe kontrata për kryerjen e instalimeve për t’i mbrojtur objektet e energjisë.
    Vlera e përqindjeve që besohet se kanë përfituar të dyshuarit shkon në rreth 100 milionë dollarë.
    NABU dhe SAPOVëmendje të madhe është duke marrë edhe fakti që Byroja Kombëtare kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO) kanë qenë duke kryer hetime 15 muaj para se hetimi të bëhej publik këtë javë.
    Ky detaj i ka rritur edhe më shumë dyshimet për tentimin e dështuar të Zelenskyt dhe aleatëve të tij në korrik për të zvogëluar pavarësinë e këtyre dy agjencive, të cilat janë konsideruar si kryesore në përpjekjet e Kievit kundër korrupsionit. Dyshimet janë mos ai ka tentuar të rrënojë hetimin.
    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se protestat në rrugë e kanë detyruar Zelenskyn që të përmbysë vendimin për NABU-n dhe SAPO-n, ndonëse faktorët kanë qenë krejt të ndryshëm – në protesta është kundërshtuar ligji që ai e ka nënshkruar.
    Teksa Rusia vazhdon t’i hedhë poshtë thirrjet për armëpushim, skandali vetëm i ushqen politikanët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ka kohë që janë të shqetësuar për korrupsionin dhe kanë dilema për ndihmën e dërguar në Ukrainë.
    Kjo mund të nënkuptojë që do të rritet presioni ndaj Kievit që të bëjë koncesione territoriale kundrejt Moskës.
    Zelensky e ka distancuar veten prej Mindichit dhe shtatë personave tjerë që janë nën hetime, me qëllim që të mos i prishet imazhi dhe t’i ulë shqetësimet brenda dhe jashtë shtetit. Më 13 nëntor, ai e ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve, përfshirë ngrirjen e aseteve për Mindichin dhe Tsukermanin.
    Zelensky ka thënë për televizionin Bloomberg më 12 nëntor se nuk ka folur me Mindichin prej bërjes publike të hetimeve.
    “Gjëja më e rëndësishme janë dënimet për personat që janë fajtorë”, ka thënë ai.
    “Presidenti i një shteti në luftë nuk mund të ketë miq”.
    Çështja e besimitHalushchenko – dikur edhe ministër i Energjisë, që dyshohet se ka fituar përqindje prej kontratave – dhe ministrja e Energjisë Svitlana Hrynchuk i kanë ofruar dorëheqjet e tyre më 12 nëntor, pasi Zelensky ka kërkuar largimin e tyre, ka bërë të ditur kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.
    Hrynchuk nuk është nën hetime dhe të dy i hedhin poshtë akuzat.
    Më 12 nëntor, Svyrydenko ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë shtetërore do të auditohen.
    Zelensky është përpjekur që ta qetësojë edhe Perëndimin. Pas një bisede telefonike të zhvilluar të njëjtën ditë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, zyra e këtij të fundit ka thënë se Zelensky është “zotuar për transparencë të plotë, mbështetje afatgjate për autoritetet e pavarura kundër korrupsionit si dhe për masa tjera, për ta rikthyer besimin e popullit ukrainas, partnerëve evropianë dhe donatorëve ndërkombëtarë”.
    Mbetet të shihet nëse këto masa do të mjaftojnë. Gjithçka mund të varet nga epilogu i rastit, përfshirë nëse Mindich dhe Tsukerman – i cili po ashtu e ka mohuar çdo keqbërje – kthehen në Ukrainë për t’u përballur me drejtësinë, si dhe nga hapat tjerë që ndërmerr Qeveria për ta zhdukur korrupsionin, përfshirë atë në nivelet më të larta.
    Tani për tani, fakti që skandali ka shpërthyer në publik – diçka që analistët besojnë se është më pak reale të ndodhë në Rusi apo në vendet tjera me regjime të ashpra – mund të jetë argumenti më i mirë i Zelenskyt se ai është shumë serioz në luftimin e korrupsionit.
    Gazetari hulumtues, Yuriy Nikolov, redaktor i mediumit ukrainas Nashi Hroshi (Paratë tona), që ka raportuar se ka të dhëna për korrupsionin në kontratat qeveritare për furnizime, ka thënë se “ka folur për këtë gjë shumë vjet më parë – për Halushchenkon, për Mindichin, dhe për të gjitha figura tjera të përfshira”.
    “Fundi ka qenë i parashikueshëm prej distancës, mirëpo disi ka mbetur i pavërejtshëm nga autoritetet”, ka thënë Nikolov për Current time, televizion në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë.
    “Për mua, ky është një çlirim i madh, sepse i tregon botës që jo vetëm se kemi korrupsion, por edhe jemi duke e luftuar atë”./REL