Tag: korrupsionit

  • “Sako mëkatare sa vetë Gjushi”/ Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit: Simbol i korrupsionit

    “Sako mëkatare sa vetë Gjushi”/ Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit: Simbol i korrupsionit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon, “simbol i korrupsionit”. Ne zhvillimin e takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Berisha u shpreh se Kryebashkiakja Sako, “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”.
    Sali Berisha:Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.
    Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.Sako është një Gjush me pantallona, Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.
    Ndaj 11 Maji është përgjigja. Sako nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit, është simbol i korrupsionit m shumë se Gjushi, nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë.

  • Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Elmas Bogdani
    Një erë e re ka nisur të fryjë në korridoret e drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka aktivizuar planin e tij më agresiv për të çmontuar perandoritë financiare të ngritura mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Dokumenti i publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon qartë se drejtësia nuk do të ndalet më në premtime boshe apo procese të zvarritura, por do të shkojë drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Për vite me radhë, të ashtuquajturit “të paprekshëm” kanë jetuar në luks të pacenuar, duke ndërtuar vila madhështore, duke fshehur miliona euro në parajsa fiskale dhe duke përdorur pushtetin e tyre për të siguruar imunitet nga drejtësia. Por duket se ora e tyre ka ardhur.
    Me një qasje të re dhe më të ashpër, SPAK me planin strategjik 2024-2027 do të investohet edhe më shumë për të gjurmuar transaksionet financiare, pronat e fshehura dhe pasuritë e dyshimta të politikanëve, ish-zyrtarëve të lartë, biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe figurave të botës së krimit. Sipas dokumentit, SPAK do të shkojë shumë më thellë te pasuritë sesa më parë dhe hetimet do të prekin nivelet më të larta të pushtetit. Në listën e atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka nuk janë më vetëm disa ish-drejtorë apo zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe emra të njohur që dikur e konsideronin veten mbi ligjin.
    Dokumenti që po trondit politikën dhe oligarkët
    Sipas dokumentit të publikuar nga SPAK, prokurorët e posaçëm kanë një strategji të re: në vend që të presin me vite për të vërtetuar çdo detaj të një skeme korrupsioni, ata do të përqendrohen drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Kjo është një ndër provat që pushtetarët e korruptuar nuk e shkatërrojnë dot siç kanë bërë me aferat e tjera. Kjo qasje pritet të tronditë politikanët, biznesmenët dhe emrat “VIP” nga krimi që për vite kanë ndërtuar perandori financiare mbi tendera të fryrë, koncesione skandaloze dhe vendime qeveritare të personalizuara.  Emrat e përfshirë që do të prekin këto hetime do të jenë ndër më të fuqishmit në politikën dhe ekonominë shqiptare.
    Ish-kryeministra, ish-presidentë që kanë firmosur ligje në favor të miqve të tyre të biznesit, ministra dhe ish-ministra që kanë marrë vendime të errëta për koncesione miliardëshe, deputetë e ish-deputetë që kanë parë Parlamentin si një sallë ankandi për interesat personale, kryebashkiakë që kanë transformuar qytetet në pronë private dhe oligarkë që kanë ndërtuar monopole të paprekshme. Të gjithë janë tani nën lupën e drejtësisë. Një pjesë e madhe e këtyre individëve kanë përdorur pozitat e tyre për të siguruar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre. Ata kanë përdorur pasaporta të dyta, llogari bankare offshore dhe kompani fantazmë për të fshehur gjurmët e pasurive të tyre. Por SPAK ka treguar se tashmë ka në dorë informacione konkrete dhe nuk do të ngurrojë t’i përdorë.
    Detaje nga dokumenti
    “Plani Strategjik i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokurorisë së Posaçme) përfshin një vështrim të përgjithshëm të objektivave dhe prioritetet e tyre për një periudhë të caktuar 3 (tre) vjeçare, 2024-2027. Ky Plan Strategjik përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimeve zgjedhore dhe terrorizimit duke synuar efikasitetin dhe efektivitetin në ndëshkimin e këtij grupi veprash penale. Në zbatimin e këtij Plani Strategjik, ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve hetimore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur format me të avancuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.
    Ky Plan Strategjik, mban në vëmendje të veçantë bashkëpunimin sa më transparent me median duke e konsideruar besimin e publikut ndaj Prokurorisë së Posaçme si një ndër shtytësit kryesor të funksionimit të këtij institucioni. Plani Strategjik është ndërtuar duke u bashkërenduar dhe në koherencë me strategjitë si më poshtë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030; Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, 2024-2030; Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024- 2030; Nëpërmjet këtij Plani Strategjik, Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një rritje të hetimeve financiare dhe pasurore, duke ndërmarrë hetime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e subjekteve të përfshira në veprat penale në kuadrin e pastrimit të parave. Ky aspekt i këtij Plani Strategjik ka për qëllim kufizimin maksimal të fuqizimit të grupeve kriminale, zyrtarëve publik të korruptuar dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimin e produkteve të pastrimit të parave”, thuhet në dokumentin e SPAK
    Presioni nga BE
    Kjo valë hetimesh nuk është vetëm një çështje e brendshme. SPAK është vënë nën presion të madh edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimit pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Brukseli ka sinjalizuar se negociatat për anëtarësim mund të bllokohen nëse nuk ka arrestime dhe sekuestrime të pasurive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Sipas strategjisë së re të SPAK, e cila është hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare,
    “Prokuroria e Posaçme ka marrë në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të këtij institucioni në kuadër të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe detyrimeve që ka marrë shteti shqiptar në zbatim të konventave ndërkombëtare dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Përmbushja e këtij synimi kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë globale në parandalimin e grupeve kriminale, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit që fillojnë në territorin shqiptar ose kryhen nga shtetas shqiptar jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme përmbush dhe luan një rol kyç për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera nga strategjia e re e SPAK.

  • “Simbol i korrupsionit dhe zhvatjes në Shqipëri”, Bardhi sulmon Ballukun:Një shembull i mentalitetit dhunues,koha për..

    “Simbol i korrupsionit dhe zhvatjes në Shqipëri”, Bardhi sulmon Ballukun:Një shembull i mentalitetit dhunues,koha për..

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si simbol të korrupsionit dhe zhvatës të pasurimit personal. Në një postim të tij në Facebook, Bardhi ka akuzuar Ballukun për abuzim me pushtetin dhe përfshirje në praktika të dyshimta, të cilat sipas tij, janë të lidhura ngushtë me mentalitetin dhunues të njerëzve të varfër.
    Bardhi ka theksuar se Balluku, e cila është gjithashtu drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, ka krijuar një sistem që funksionon vetëm për pasurimin personal, ndërsa, në fushatën elektorale, ajo i tregon qëndrimet e saj arrogante ndaj qytetarëve në nevojë. Ai ka publikuar gjithashtu një video ku tregohet raporti i Ballukut me Drejtësinë, duke theksuar faktin se ajo është pyetur nga SPAK (Shërbimi i Pavarur i Hetimit të Krimeve të Rënda) për disa çështje të dyshimta dhe se Partia Demokratike ka kallëzuar atë penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Në postimin e tij, Bardhi ka shkruar se bashkë me kryeministrin Edi Rama, Belinda Balluku është kthyer në një simbol të korrupsionit në Shqipëri, duke përmendur gjithashtu se është përpjekur të krijojë një sistem të ngritur mbi korrupsionin dhe shpërdorimin e pushtetit. Ai ka akuzuar se kjo ndodhi në shkelje të ligjit dhe ka sjellë pasiguri dhe varfëri për shqiptarët, ndërsa Partia Demokratike, sipas Bardhit, është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë që kanë ndodhur gjatë qeverisjes aktuale.
    Bardhi ka bërë thirrje për një ndryshim të menjëhershëm, duke theksuar se Shqipëria ka arritur një pikë të rrezikshme dhe se është koha për veprime të forta dhe të vendosura për të shpëtuar vendin nga varfëria dhe korrupsioni. Ai ka ftuar qytetarët që të bëjnë ndryshimin duke votuar për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, duke shpëtuar Shqipërinë dhe veten nga ky sistem korrupsioni.

  • Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Për deputetët në Shqipëri, ligji që rregullon konfliktin e interesit është Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar.Ky ligj përcakton rregullat për shmangien e situatave ku interesi privat i një zyrtari mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij publike.Neni 28 i ligjit kufizon deputetin “të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër”.Po ashtu deputeti “nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”.Neni 21 për kufizime për ushtrimin e funksioneve private gjatë mbajtjes së detyrës publike përcakton se deputeti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht një funksion privat si administrator, anëtar bordi, menaxher ose drejtues në një shoqëri tregtare.Neni gjithahstu parashikon nëse deputeti është aksioner ose zotëron kuota në një shoqëri tregtare, ai nuk mund të marrë vendime ose të ndikojë në procedurat publike që lidhen me atë shoqëri.Në rast se deputeti është aksioner në një kompani që përfiton nga fondet publike, ai duhet të heqë dorë nga ndikimi në proceset vendimmarrëse.Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) është institucioni që mbikëqyr deklarimin e pasurisë dhe zbatimin e ligjeve mbi konfliktin e interesit.Deputetët janë të detyruar të dorëzojnë deklarata të pasurisë çdo vit, ku përfshihen të gjitha investimet, aksionet dhe interesat e tyre ekonomike. ILDKPKI ka të drejtë të hetojë dhe ndëshkojë shkeljet, duke përfshirë gjoba, shkarkime nga detyra ose referim të rasteve në Prokurori për korrupsion.Në shtetet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia drejtuesit e bizneseve që hyjnë në politikë duhet të largohen nga drejtimi i kompanive të tyre ose t’i transferojnë ato për të shmangur ndikimin në vendimmarrje.Ligjet kërkojnë transparencë përmes deklarimit të pasurisë dhe interesave financiare, ndërsa agjencitë e posaçme kundër korrupsionit mbikëqyrin dhe ndëshkojnë shkeljet.Në Kosovë ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik” ndalon që zyrtarët publikë të jenë njëkohësisht drejtues të bizneseve private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare. Shkeljet monitorohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit.Në Maqedonia e Veriut ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime që favorizojnë bizneset e tyre private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare.Nëse një zyrtar ka aksione apo drejtim në një kompani, ai duhet t’i transferojë ose të heqë dorë nga çdo ndikim gjatë mandatit të tij. Monitorimi bëhet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.Ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” në Malin e Zi ndalon mbajtjen e pozitave drejtuese në kompani private nga zyrtarët publikë. Të gjithë zyrtarët janë të detyruar të deklarojnë interesat financiare dhe bizneset e tyre.Nëse ndodhet në konflikt interesi, zyrtari duhet të largohet nga pozita drejtuese ose të vendosë biznesin nën administrim të pavarur. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ndëshkimin e shkeljeve.Në Serbi ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave” ndalon politikanët të mbajnë aksione shumicë ose pozita drejtuese në kompani private. Zyrtarët publikë duhet të dorëzojnë pasuritë dhe aksionet e tyre ose t’i kalojnë në një sistem “blind trust” (besim të verbër).Ligji gjithashtu ndalon pjesëmarrjen e bizneseve të politikanëve në tenderë publikë. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron dhe ndëshkon shkeljet e ligjit.Në shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia ligji për Konfliktin e Interesit ndalon që zyrtarët të mbajnë pozita në kompani private gjatë mandatit. Ata duhet të raportojnë të gjitha interesat financiare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbikëqyr zbatimin e ligjit në Bosnjë Hercegovinë.Në Kroaci është Komisioni për Konfliktin e Interesit që mbikëqyr zbatimin e ligjit. Europë dhe SHBALigji për konfliktin e interesit, si në Europë dhe SHBA, synon të parandalojë ndikimin e interesave private në vendimmarrjen publike. Ai e ndalon ose kufizon veprimtarinë e drejtuesve të bizneseve që hyjnë në politikë përmes disa mekanizmave kryesorë.Në të dyja sistemet, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit dhe shmangia e mënyrave të fshehta për të ndikuar politikën në favor të bizneseve private.Në shtete si Itali dhe Gjermani, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të ndjekin rregulla të rrepta për të shmangur konfliktin e interesit.Ligjet kërkojnë që ata të heqin dorë nga drejtimi aktiv i bizneseve të tyre ose të ndjekin masa specifike për të shmangur përfitimet personale nga pozitat politike.Në Itali, ligji Nr. 215/2004 (Ligji Frattini) përcakton se biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të transferojnë administrimin e kompanive të tyre te palë të treta ose të japin dorëheqje nga çdo funksion drejtues. Po ashtu nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë apo të përfitojnë nga kontrata shtetërore gjatë mandatit.Në Itali inspektimi bëhet nga Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).Në Gjermani, ligji Federal për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Ministrat Federalë kufizon çdo biznesmen që merr një post politik se duhet të deklarojë të gjitha interesat e tij financiare dhe të shmangë përfshirjen në vendimmarrje që lidhet me kompaninë e tij.Nëse një konflikt interesi është i qartë, ai duhet të largohet nga roli ekzekutiv ose të kalojë pronësinë në një “blind trust” (fond i menaxhuar nga palë të treta, pa ndërhyrjen e tij).Në rast të shkeljeve, Kodi Penal Gjerman parashikon gjoba ose burgim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.Në të dy vendet, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të distancohen nga kompanitë e tyre, ose duke kaluar menaxhimin tek palë të treta, ose duke u larguar plotësisht nga vendimmarrja.Ndryshimi kryesor mes Italisë dhe Gjermanisë është se Italia ka një qasje më të rreptë, ndërsa Gjermania fokusohet më shumë në deklarimin e interesave dhe ndalimin e përfshirjes në çështje që mund të krijojnë konflikt interesi.Në SHBA, ligji ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime për politika që mund të ndikojnë financiarisht kompanitë ose asetet e tyre. Para dhe gjatë mandatit, politikanët duhet të raportojnë pasurinë dhe lidhjet e tyre me bizneset.Shumë zyrtarë janë të detyruar të vendosin pasuritë e tyre në një trust të menaxhuar nga një palë e tretë, pa mundësi ndikimi mbi to (Trusti i verbër).Shitja e aksioneve ose dorëheqja nga pozitat drejtuese. Në disa raste, ata duhet të shesin interesat e tyre, ose të japin dorëheqjen nga bordet e kompanive për të shmangur konfliktin.Lexoni edhe:Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi

    Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi

    Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK. Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.
    ”Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje.

    E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë”,-tha Basha.

  • Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

    Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

    Pas vizitës në Lezhë të kreut të qeverisë Edi Rama, ka reaguar me një shënim në rrjetin social facebook kreu demokrat i këtij qyteti Gjin Gjoni.
    “Edi Rama në Lezhë në vend që të kërkonte ndjesë se ekspozoi qarkun tonë përballë kanabizimit dhe korrupsionit, foli vetëm për kënetë si të vetmin program elektoral që ka, në një kohë që në moçalin e korrupsionit dhe krimit i është zhytur gjysma e bashkëpunëtorëve”, shkruan ai
    Postimi:
    Ai që e ekspozoi Lezhën përballë drogës dhe eksodit dhe që bashkëpunëtorët i ka të mbytur në kënetën e korrupsionit nuk mund t’u mësojë banorëve të Qarkut Lezhë kë të votojnë.
    Sot Edi Rama në Lezhë në vend që të kërkonte ndjesë se ekspozoi qarkun tonë përballë kanabizimit dhe korrupsionit, foli vetëm për kënetë si të vetmin program elektoral që ka, në një kohë që në moçalin e korrupsionit dhe krimit i është zhytur gjysma e bashkëpunëtorëve, nga ish zv Kryeministri Arben Ahmetaj, deri te Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, teksa gjysma tjetër janë kandidatë për tu zhytur në këtë kënetë.
    Nuk e di me çfarë karte morali e kërkon votë në Lezhë kreu i një qeverie që në 12 vite të vetmin projekt që ka bërë për Qarkun Lezhë, ka qenë kanabizimi masiv, që u pasua me vrasjen e dhjetëra djemve të trevës sonë dhe rikthimin e fenomenin të gjakmarrjes, që qeveria e tij nuk e luftoi por e nxiti.
    Përmes kanabizimit masiv, Edi Rama ka menduar që Lezhën do ta nënshtrojë me Manualin e Bandës, por i ka bërë llogaritë gabim dhe qartazi nuk ka mësuar asgjë nga raporti në të shkuarën i etërve të tij, me Lezhjanët, Mirditorët dhe Kurbinasit.
    Ky njeri që i detyroi gratë e Lezhës Mirditës e Kurbinit të braktisnin fasoneritë dhe të punësoheshin në sera kanabisi osë të marrin rrugët e mërgimit për të ushqyer fëmijët i ka borxh banorëve të Qarkut Lezhë, borxh që këta banorë do t’ia kthejnë në 11 Maj.
    Sot në Lezhë Edi Rama nuk dha asnjë sqarim pse në 12 vite nuk përfundoi aksi Milot-Balldre dhe pse nuk u zgjerua rruga Lezhë Shëngjin, segment i viteve 30’ që penalizon mijëra sipërmarrje të sektorit të turizmit në Lezhë.
    Sot Edi Rama nuk dha asnjë shpjegim pse qarku jonë është më diskriminuari në investime, që sot në 2025 qytetarët e Lezhës kërkojnë energji elektrike 24 orë, ujë dhe infrastrukturë dinjitoze, përtej fasadave që i shërbejnë më shumë për të vjedhur se sa u shërbejne qytetarëve, të Lezhës, Mirditës e Kurbinit.
    Ky njeri që i ka vënë trarë Lezhës e veriut në 11 Maj, do marrë të njëjtën përgjigje që Lezha i ka dhënë përgjatë këtyre 34 viteve, ku e djathta gjithëmonë ka dalë fituese.
    Banorët e qarkut Lezhë nuk mashtrohen as me tallave, as me tepsi apo timon, as me barcoleta, as me shfaqje ekstravagante, që janë fyese për traditën dhe karakterin tonë, ndaj të jesh të i sigurt se Lezha edhe në 11 Maj do të japë një leksion dinjiteti dhe pse kjo fjalë nuk ka asnjë lidhje me ty.