Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, gjatë një takimi në Lushnjë për prezantimin e kandidatëve për deputetë, ka sulmuar Belinda Ballukun, drejtuesen politike të PS-së për Fierin, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe arrogancë të pushtetit. Bardhi e ka cilësuar Ballukun si “simbolin më domethënës të korrupsionit” dhe një person që është “i fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjeçar”.
Në fjalën e tij, Bardhi ka theksuar se PS ka abuzuar me pushtetin dhe se Balluku ka përdorur paratë e pista për të blere dinjitetin e qytetarëve të Fierit. Ai ka folur gjithashtu për krimin e organizuar, duke akuzuar Ballukun dhe të afërmit e saj për lidhje me figura kriminale, përfshirë Laureta Omerin, të cilën e ka përshkruar si një grua të lidhur ngushtësisht me krimin dhe që përdor presion dhe para të pista për të nënshtruar qytetarët.
Bardhi i bëri thirrje qytetarëve të Fierit që të mos nënshtrohen ndaj presionit të pushtetit, dhe i kërkoi atyre të votojnë për alternativën e PD-së, duke i siguruar se ekipi i PD është shumë më i ndershëm dhe është si “nata me ditën” krahasuar me PS-në. Ai theksoi se krimi dhe korrupsioni që janë pjesë e qeverisjes së PS-së do të mbarojnë dhe ekipi i PS-së do të shkojë “prapa hekurave”.
“Përballë kemi Belinda Ballukut, simbolin më domethënës të korrupsionit. Njeriun e fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar. Kemi njeriun që me paratë e pista mendon se do të blejë dinjitetin e lushnjarëve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit.
Kemi njeriun që nuk ka respekt për socialistë e ndershëm, jo më për qytetarët e zakonshëm dhe pa parti. Njeriun që ka pushtuar si bandë qarkun me vartësit e saj, ku shkëlqen këtu në Lushnjë famozja Laureta Omeri, e cila kalon çdo sekond të ditës me krimin e organizuar, gjurmon jetën e secilit prej jush, me shpresën se do ti nënshtrojë me presion dhe para të pista.
Ju siguroj se është vetëm çështje kohe. Ekipi i zullumit dhe korrupsionit do të shkojë prapa hekurave”, tha Bardhi.
Tag: korrupsionit
-

Kallas: Të merret seriozisht lufta kundër korrupsionit, paratë e tatimpaguesve të shkojnë aty ky duhet! Rama: BE na duhet për të siguruar barazinë para ligjit
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas gjatë konferencës së përbashkët që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë u pyet nga gazetari i Vizion Plus Ermal Qori për Reformën në Drejtësi.
-BE ka qenë një mbështetës i Reformës në Drejtësi dhe progresit që pritet sa i takon luftës së korrupsionit. Si vlerësohet nga ju e gjithë arritja që është bërë deri tani duke vendosur para drejtësisë edhe funksionarë të lartë?
Përfaqësuesja e BE-së tha se është e rëndësishme që lufta kundër korrupsionit të merret seriozisht dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku duhet.Kallas: Po, reformat e BE-së kanë disa faza. Së pari është miratimi i reformave dhe më pas zbatimi. Më pas është edhe pjesa e gjyqësorit. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët që të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundërr korrupsionit. Paratë e tatimpaguesve të shkojnë aty ky duhet të shkojnë.
Ndërsa kryeministri Rama u pyet nga gazetari Qori a janë arritur objektivat kryesore me funksionin që ka pasur SPAK dhe a pret më tepër nga kjo Prokurori. Kryeministri Rama tha se është hera e parë që në vitin 1912 që në Shqipëri po shkojnë para drejtësisë edhe persona të veshur me pushtet politik. Ai theksoi se është e rëndësishme që vendi të integrohet në BE sepse vetëm kështu mund të garantohet barazia para ligjit dhe kjo barazi të mos varet më nga vullneti i forcave politke.
Rama: më 16 maj do vijnë gjithë udhëheqësit e kontinetit demokratik evropian, që nga Britania, Suedia, Turqia, për të trajtuar temat e këtij samitit të radhës. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ka një aryse pse ndodh në Shqipëri. Besoj se është një vlerësim shumë i madh dhe një përgjegjësi shumë e madhe për ne si aktorë në këtë rajon. BE nuk është thjesht çështje investimesh. Për ne, për mënyrën se si e kemi kërkuar Evropën, është një çështje lirie, barazie para ligjit, ne nuk kemi pasur asnjëherë barazi para ligjit. Në vitet e fundit jemi duke bërë një ushtrim të panjohur për vendin tonë. Që në 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur nuk kemi pasur ansjë rast që një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar dhe gjykuar në mënyrë të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para lijit. Na duhet hyrja në BE në radhë të parë për këtë, që barazia para ligjit mos varet nga vullneti i një qeverie, por të jetë një normë e panegociueshme. Aleanca me BE është një garanci absolute për këtë, sepse BE ka të gjitha dijet dhe instrumentet për të na mundësuar një proces që pa BE do ishte i pamundur. -

“Tabela e korrupsionit 7×7=313, shkaku që varfëron shqiptarët”, Basha: Pas 12 vitesh, shqiptarët meritojnë drejtësi..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në degën 6 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Nevila Nika, Azgan Haklaj dhe Saimir Lika, përpara strukturave të koalicionit.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se në 12 vite sidomos në katër vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka bërë pazar për interesa të ngushta personale, duke dëmtuar interesat e shqiptarëve. Ai solli në vëmendje pasojat e korrupsionit, ekonomisë në rënie, rritjes së çmimeve, taksave dhe largimit të rinisë, duke e lidhur këtë situate, siç e quan ai me, matematikën e korrupsionit të Ramës, “7×7=313″.
Basha akuzoi Ramën dhe aleatët e tij për përfitime të paligjshme dhe theksoi se vetëm me një ndryshim të thellë mund të sigurohet një ekonomi e qëndrueshme dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë. “Hallet e shqiptarëve nuk kanë të bëjnë me hallet e Edi Ramës dhe shokëve të tij,” tha Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ata që bëjnë sikur janë të lidhur me njëri-tjetrin, por në fakt rrinë me thika pas shpine, sepse gjithësecili prej tyre ka hallin e vet, interesin e vet. Dhe kështu kanë rrugëtuar për këto katër vite duke bërë Pazar me njëri-tjetrin për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Asgjë nuk i mban bashkë nga ato që bashkojnë shqiptarët. Hallet e tyre nuk janë halet e shqiptarëve. Hallet e shqiptarëve kanë burim korrupsionin, ekonomia në rënie, çmimet në rritje, kostot e jetës të papërballueshme, shumëfishimi i taksave, rënimi i shëndetësisë dhe arsimit, largimi masiv i rinisë shqiptare në veçanti dhe i shqiptarëve në tërësi, janë pasojat e drejtpërdrejta të këtij korrupsioni të ulur këmbëkryq në këto 12 vite e në veçanti në këto 4 vitet e fundit.
Ndaj ishte si një shkrepse në kashtë të thatë kur shprehjes tashmë virale iu përgjigj i madh e i vogël, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Matematikës së korrupsionit të Edi Ramës, iu përgjigj çdokush dhe tashmë i madh e i vogël e di tabelën e re të shumëzimit, 7×7=313. Është tabela e shumëzimit të korrupsionit, që është edhe burimi i halleve dhe problemeve të shqiptarëve.
Ndaj dhe konomia jonë lëngon, sepse paratë o do jenë në paratë e qytetarëve, o do jenë në xhepat e shokëve të Ramës. Sepse mirëqenia o do t’i takojë të gjithë qytetarëve, ose do të grumbullohet si pasuri e paligjshme tek shokët e Edi Ramës. Sepse suksesi i sipërmarrjes o do jetë burim i meritës, i punës së ndershme, i djersës dhe investimeve të sipërmarrësve shqiptarë, ose do të grabitet nga shokët e Edi Ramës. Të dyja bashkë nuk rrinë. O njëra, o tjetra. Këto halle të shqiptarëve nuk kanë të bëjnë aspak me hallet që lidhin bashkë Edi Ramën me shokët e tij tek 313 dhe disa shoqe, një pjesë rrugës e një pjesë atje, sepse hallet e tyre janë si t’i shpëtojnë drejtësisë. Kjo i lidh bashkë ata, si t’i shpëtojnë drejtësisë. -

SPAK zbardh skemat e korrupsionit dhe pastrimit të parave
Prokuroria e Posaçme thotë se zyrtarët e lartë përfshihen në korrupsion duke u fshehur pas kompanive që fitojnë fondet publike, apo duke përfituar nga kompani të treta që i drejtojnë në hije.
Në raportin e vitit 2024 dorëzuar në Kuvend, Prokuroria e Posaçme sqaron se hetimet kanë treguar se këta zyrtarë gjithashtu vënë në lëvizje vartësit e tyre duke orientuar në shpalljen fitues në tendera të kompanive të paracaktuara.“Një tjetër aspekt i skemës korruptive është bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis zyrtarëve të autoriteteve kontraktore dhe përfaqësuesve të subjektit tregtar të paracaktuar.
Vlerësimi i ofertave manipulohet, pasi realizohet me ndihmën apo ndikimin e subjektit tregtar të paracaktuar. Ky është një tregues i qartë i konfliktit të interesit dhe i përdorimit të institucioneve publike për qëllime private”,thuhet në raport.
Paratë e fituara nga korrupsioni, pastrohen duke kaluar transaksion pas transaksioni nga një kompani në tjetrën dhe më pas investohen në pasuri të paluajtshme, duke u tërhequr cas nga kompanitë që drejtohen në hije nga zyrtarët dhe më pas injektohen në shoqëri tregtare apo pasuri të paluajtshme.
Për herë të parë, SPAK ka identifikuar edhe skemën përmes influencave politike.
“Në këto raste përdoret influenca politike për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve për të favorizuar disa shoqëri tregtare të përfitojnë prona dhe fonde publike në shkelje të ligjit. Më pas këto shoqëri tregtare kanë kryer pagesa për interesa të zyrtarëve publikë ose ju kanë dhënë prona të patundshme me çmime të cilat janë nën vlerën e tregut”, thuhet në raport.
Në 2024, SPAK mori nën hetim 33 zyrtarë të lartë, 2 prej të cilëve në dy procedime të ndryshme dhe 19 u dërguan në gjyq për akuza të korrupsionit, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës, apo shkeljes së barazisë në tendera.
-

Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strasburgut
Me brohoritje dhe lot në sy dhjetra studentë nga Novi Sadi kanë nisur udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strasburgut, ku duan të tërheqin vëmendjen e BE-së për luftën e tyre kundër korrupsionit në Serbi.
Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad Nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën si pasojë 16 vetë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strasburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.
Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë
Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800 km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).
Serbia është një vend kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrë masa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Tur protestash edhe brenda Serbisë
Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.
Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviç. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW
-

Studentë protestues serbë synojnë të tërheqin vëmendjen e BE-së, me biçikleta nisën drejt Strasburgut
Me brohoritje dhe lot dhjetra studentë nga Novi Sadi kanë nisur udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strazburgut, ku duan të tërheqin vëmendjen e BE-së për luftën e tyre kundër korrupsionit në Serbi.
Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën 16 vetë.
Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.
Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strazburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.
Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë
Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).
Serbia është një vend kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrëmasa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.
Tur protestash edhe brenda Serbisë
Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.
Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviq. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW/
-

Presioni i SHBA-BE alarmon Edi Ramën për pazaret kundër SPAK, kryeministri tërhiqet nga strategjia me…
Presioni i fortë nga SHBA dhe BE, por edhe i denoncuara nga gazeta “SOT” për pazare mes PD dhe PS kundër SPAK, duket se ka tronditur strategjinë e kryeministrit Edi Rama për të minuar Reformën në Drejtësi përmes komisionit “Xhafaj”. Përballë alarmit ndërkombëtar dhe rikthimit të përfaqësuesve amerikanë të OPDAT-it në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, Rama është detyruar të tërhiqet, duke pranuar se ndërkombëtarët u “infektuan” nga opozita me teori konspirative. Por realiteti është i qartë: përpjekjet për të dobësuar drejtësinë e re janë nën vëzhgim të rreptë dhe nuk do të tolerohen. Ndërkohë, SPAK vazhdon të fuqizohet dhe mbështetja amerikane konfirmon se asnjë tentativë për sabotim nuk do të ketë sukses. Raporti i GREKO-s e nxjerr Shqipërinë të përmirësuar me 18 vende në luftën kundër korrupsionit, por ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se pa një drejtësi të pavarur, çdo përparim mbetet i brishtë. Ndërsa Rama përpiqet të ruajë kontrollin politik, mesazhi nga Perëndimi është i prerë: reforma nuk do të ndalet dhe SPAK ka dritën jeshile për të goditur pa kompromis korrupsionin në nivelet më të larta.
Rikthimi i amerikanëve në SPAK
Konkretisht kryeministri Rama ka folur dje lidhur me rikthimin e përfaqësuesve amerikanë të OPDAT-it në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rama tha se arsyeja e vizitës së tyre në SPAK, vjen pasi disa nga përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, u ‘infektuan’ nga opozita në Shqipëri për teoritë konspirative që u hapën se Komisioni Xhafaj do të ndërhyjë në drejtësi. Nga ana tjetër, sipas tij Shqipëria është vlerësuar në raportin e GREKO-s si një vend që është rritur me 18 vende më shumë në renditjen në luftën ndaj anti-korrupsionit. “Në këtë sfond ku jeton dhe merr fund aktualisht BE. Puna e komisioni kujtoj se u shoqërua me konfuzion dhe me mosbesim dhe prekën edhe miqtë përfaqësues të komunitetit demokratik në Tiranë. Është shumë e çuditshme sesi Tirana infekton komunitetet që vinë dhe nga vendet e ftohta. Kjo bëri që komisioni të shkonte nga një anë, që ekzaktësisht shkon në fjalën që këtu u përmend që është fjala konsolidim.
Në funksion të anti-korrupsionit dhe sundimit të ligjit dhe mirëqeverisje në tërësi. Qysh në 27 Maj kur komisioni ka nisur punën, jemi pozicionuar më mirë si asnjëherë në fushën e mirëqeverisjes dhe anti korrupsioni apo nga Valentina për vlerësimin e GREKO-s, që na ngjiti 18 vende në indeksin e korrupsioni. Vlerësim që u bë nga fondacionet e huaj si një nga 8 vendet nga 137 vende të botës në aspektin e qeverisjes dhe në tërësi një vlerësim që neve na thotë shumë për të na inkurajuar por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë. Pikërisht te konsolidimi. Sepse diçka është e brishtë dhe kthyeshme. Është ende vunerabël dhe prandaj na duhet BE, si një derë që është hapur si mundësi reale, jo aktuale që në fund të 2027 ne mund të fitojmë negociatat. Sepse është një derë që mund të mbyllet, se historia e zgjerimit tregon që vendet që duan të hyjnë në atë derë me ata që janë pas dere. Ne jemi shumë të bindur që ky komision, është kyç. Nuk ka liri individuale përveç se në këtë sistem që kemi zgjedhur dhe për ne përveç BE-së”, deklaroi dje Rama.
Lufta kundër korrupsionit
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale u shpreh dje se fenomeni i korrupsionit në Shqipëri po luftohet për herë të parë në këto përmasa, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1912. Ai theksoi se për herë të parë po ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin politik po thirren nga prokurorë dhe gjykatës të pavarur dhe se është PS që e ka sjellë këtë risi historike në jetën shqiptare. “Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjë herë tjetër. Për herë të parë, po ndodh, që njerëz të lidhur me pushteti politik po thirren nga prokurorë dhe gjykatës të pavarura nga pushteti politik, për herë të parë, kush thotë se kjo s’ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën, jemi unë dhe PS që e kemi sjellë këtë risi historike në jetën shqiptare, që nga 1912. Ky është kulmi i vullnetit për të luftuar korrupsionin”, nënvizoi Rama. -

“SHBA riktheheu mbështetjen për SPAK”, Basha: Rama festoi para kohe largimin e “ushtarëve amerikanë”
Në intervistën për emisionin Context në ATV Kosova, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjes për SPAK. Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar se, nën një ton ngazëllimi, ky i fundit kishte deklaruar: “Amerika i tërhoqi ushtarët nga SPAK-u”. Por sot, siç theksoi Basha, mediat shqiptare kanë publikuar lajmin se administrata e ish-presidentit Donald Trump ka rikthyer fuqishëm mbështetjen e specializuar për SPAK, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit një prioritet të sigurisë kombëtare të SHBA.
“Ky është një lajm i mrekullueshëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Fundi i pandëshkueshmërisë për politikanët e korruptuar është kusht i panegociueshëm për zhvillimin ekonomik dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit”, deklaroi Basha.
Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik është e vetmja forcë politike që ka mbështetur me vepra – dhe jo me fjalë – SPAK-un. Basha përmendi projektligjet e depozituara prej më shumë se një viti në Kuvend, të cilat synojnë forcimin e SPAK, vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit parlamentar, por që, sipas tij, janë bllokuar nga mazhoranca.
“Prej një viti e gjysmë qëndrojnë në sirtarët e Parlamentit propozimet tona për t’i dhënë më shumë fuqi ligjore SPAK. Nuk guxojnë as ta fusin në rend të ditës, jo më ta votojnë”, tha ai.
Basha foli edhe për standardin që ka vendosur Koalicioni Euroatlantik për kandidatët: secili prej tyre ka firmosur një formular për pastërtinë e figurës dhe është i vendosur në lista të hapura, në dispozicion të votës së qytetarëve dhe të kontrollit të ligjit.
“Ndryshe nga listat e mbyllura të partive të tjera që janë kthyer në streha për politikanë të korruptuar, ne kemi njerëz që nuk kanë frikë nga hetimet dhe nga fundi i pandëshkueshmërisë. Rama dhe Berisha kanë ndërtuar mburoja për veten dhe për të korruptuarit që i rrethojnë, ndërsa ne punojmë për interesin publik dhe për drejtësinë. Sepse interesi më madhor i shqiptarëve është shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit”, u shpreh Basha.


