Tag: korrupsionit

  • Basha takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit: Kush lufton SPAK-un, asgjë nuk ka për të ndryshuar

    Basha takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit: Kush lufton SPAK-un, asgjë nuk ka për të ndryshuar

    Lulzim Basha këtë pasdite u takua me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.
    ”Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit”,-tha Basha.

    Nga ana tjetër, Basha tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë. ”Të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit”.
    Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët. Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.

  • Paratë e korrupsionit për të pastruar Berishën? Kokalari zbulon prapaskenat: Po paguhen këshilltarë nga…

    Paratë e korrupsionit për të pastruar Berishën? Kokalari zbulon prapaskenat: Po paguhen këshilltarë nga…

    Aktivistja konservatore, Evi Kokalari zbulon se njerëzit e angazhuar pranë liderit demokrat Sali Berisha, po tentojnë të heqin “non-gratën” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, me paratë e korrupsionit po paguhen këshilltarë me njohje që të lobojnë pro Berishës.
    “Qe zgjedhjet i fiton Rama ketu s’ka dyshim, por beteja ime eshte qe mos t’i heqin non-graten Berishes. Fatkeqesisht, keta me parane e korrupsionit po paguajne keshilltare qe kane njohje dhe pse duket se po lobojne pa u rregjistruar me FARA. Lufta eshte veshtiresuar por nuk eshte e pamundur per t’u fituar”, shkruan Evi Kokalari.
    FARA, që përmend aktivistja konservatore që dikur ishte shumë e afërt me Sali Berishën dhe kampin opozitar, është Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, një ligj i Shteteve të Bashkuara që imponon detyrime për zbulimin publik ndaj personave që përfaqësojnë interesa të huaja.
    Ai kërkon që “agjentët e huaj” – të përcaktuar si individë ose subjekte të angazhuar në lobim ose advokim vendas për qeveritë, organizatat ose personat e huaj – të regjistrohen në Departamentin e Drejtësisë dhe të zbulojnë marrëdhëniet e tyre, aktivitetet dhe kompensimin financiar përkatës.
    Evi Kokalari i referohet dhe prezencës së ish-lobistit, konsulentit politik dhe avokatit amerikan Paul Manafort, në mitingun hapës të fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë. Manafort u dënua me burg për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe komplot për të penguar drejtësinë për përpjekje për të shantazhuar dëshmitarët.
    Një konsulent i gjatë i fushatës së Partisë Republikane, ai kryesoi fushatën presidenciale të Trump nga qershori deri në gusht 2016. Manafort pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë në shtator 2018, duke pranuar pastrimin e parave, mashtrimin e taksave dhe lobimin e huaj të paligjshëm.
    “Skandali i hapjes se fushates se Berishes, eshte pikerisht Paul Manafort, qe e vune ne krye duke menduar se po s’ja permenden emrin, do t’ju shpetonte opinionit publik, nderkohe ne kulmin e hipokrizise, flasin per McGonigal ‘amerikanin e Rames’ kur ish-kriminelin e kane te ulur ngjitur me Berishen.
    Paul Manafort u gjykua ne nje kohe qe Trump ishte President, dhe Trump nuk e ndihmoi dot, sepse kur vjen puna tek drejtesia, asnje nuk ben dot gje. Me keta te dy, qe Trump nuk i morri ne Shtepine e Bardhe, Berisha mundohet te genjej opinionin shqiptar se ka mbeshtetjen e Donald Trump”, shkruan Evi Kokalari.

  • Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca për Berishën

    Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca për Berishën

    Shtyhet për më 18 prill seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Seanca është shtyrë edhe sot për shkak të mungesës së avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi. Avokati Sokol Hazizaj mungoi pasi ndodhej në gjyqin që po zhvillohet për dosjen “Plumbi i Artë”, pasi mbron të pandehurin Gentian Sharra. Ndaj edhe seanca e radhës është lënë për një ditë tjetër. Sot ishte planifikuar që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendoste nëse do të pranonte kërkesën e SPAK për të gjykuar çështjen.
    Të pandehur në lidhje me çështjen janë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.
    Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
    Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.
    Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Parizani. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.
    Si Malltezi ashtu dhe Berisha i kanë mohuar akzuat dhe i kanë quajtur politike.

  • Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Mbështesim strategjinë e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Mbështesim strategjinë e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Mbretëria e Bashkuar mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Përmes një deklarate, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar shprehet se strategjia e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.
    Deklarata:
    Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

  • Mbretëria e Bashkuar thekson mbështetjen për SPAK: Përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

    Mbretëria e Bashkuar thekson mbështetjen për SPAK: Përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

    Mbretëria e Bashkuar vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

    Nëpërmjet një deklarate, që vjen pak orë pasi kryeprokurori Altin Dumani prezantoi raportin vjetor të SPAK, ambasada britanike shkruan se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe përmes shërbimit Ndërkombëtare të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kemi mbështetur SPAK për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    “Kjo strategji e komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara“, thuhet më tej.

    Top Channel

  • Lufta kundër korrupsionit/ Altin Dumani në KLP: Janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë

    Lufta kundër korrupsionit/ Altin Dumani në KLP: Janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka prezantuar në KLP raporton vjetor, ku u shpreh se gjatë vitit 2024, janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë.
    Ai theksoi se për 10 funksionarë të lartë, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.
    “Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve.
    Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave.
    Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme”, tha Dumani.

  • Sali Berisha në shënjestër të SPAK-ut amerikan, Spartak Ngjela paralajmëron fundin e korrupsionit 30-vjeçar dhe…

    Sali Berisha në shënjestër të SPAK-ut amerikan, Spartak Ngjela paralajmëron fundin e korrupsionit 30-vjeçar dhe…

    Elmas Bogdani
    Shqipëria ndodhet në një moment kyç të historisë së saj, ndërsa qytetarët presin me ankth goditjen e korrupsionit të lartë shtetëror që ka mbërthyer vendin për më shumë se tre dekada. Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një paralajmërim të fortë, duke vënë në shënjestër jo vetëm klasën politike të tranzicionit, por konkretisht edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin shprehet se është një nga përgjegjësit kryesorë të shkatërrimit të Shqipërisë pas vitit 1992.
    “Kjo së cilës ne i themi demokraci e Shqipërisë, ende është një thënie që nuk e ka marrë dot realisht kuptimin e fjalës Demokraci, sepse ende ne shqiptarët nuk e kemi kaluar fjalën demokraci në konceptin demokraci: ajo në Shqipëri është ende fjalë,” deklaron Ngjela. Sipas tij, Shqipëria nuk jeton më nën diktaturë, por gjithashtu nuk ka arritur ende zhvillimin e plotë të të gjitha aspekteve të jetës shoqërore, dhe, më e rëndësishmja, ka humbur trashëgiminë industriale të lënë nga komunizmi. Ngjela thekson se pas vitit 1992, vendi njohu një shkatërrim që “nuk ishte parë as në kohën e pushtimit osman.” “Komunizmi la në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, dhe tani nuk ka asnjë: janë shkatërruar që të gjitha.
    Do thoni ju kush i shkatërroi? Ato i shkatërroi tradhtia kombëtare, në periudhën 1992 – 1996,”  shprehet ai. Ngjela shkon edhe më tej, duke iu referuar një deklarate të një politikani serb, i cili sipas tij ka pranuar se me 40 milionë dollarë, Serbia ka kontribuar në shkatërrimin e industrisë shqiptare në atë periudhë. Në këtë kontekst, Ngjela sulmon ashpër Sali Berishën, të cilin e cilëson “shkatërruesin kryesor të Shqipërisë”, duke e akuzuar se “flet përditë përralla agresive në Parlamentin e Shqipërisë”, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK për korrupsion. “Por ndërkohë, ky shkatërrues i Shqipërisë, është i akuzuar nga SPAK për Korrupsion. Dhe koha po ecën. Dhe ne e kemi shpresën antikorrupsion te SPAK”, nënvizon ai.
    SPAK dhe mbështetja nga SHBA
    Ngjela evidenton mbështetjen e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin SPAK-ut, duke e quajtur një institucion të drejtuar profesionalisht nga ekspertë amerikanë. “Dhe tani dihet botërisht se SPAK drejtohet nga ekspertiza profesionale e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ekspertët e lartë që po e drejtojnë SPAK-un profesionalisht”, shkruan Ngjela. Ai ironizon deklaratat e Berishës kundër SPAK, duke thënë se ish-kryeministri kishte shpresuar në një ndërhyrje nga Donald Trump për shkatërrimin e këtij institucioni, por ekspertët amerikanë janë kthyer dhe po vazhdojnë punën e tyre.
    “Si nuk i ka parë! Por ka në kokë mendimin permanent që ai nuk do dënohet dot nga SPAK, sepse në USA ka ardhur si president Donald Trump, dhe Saliu priti shkatërrimin e SPAK. Por asgjë nuk ndodhi”, thekson Ngjela. Duke folur për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Berishës, ai paralajmëron se “akuza e Saliut është shumë e rëndë” dhe se gjithçka do të qartësohet në përfundim të procesit. Megjithatë, për Ngjelën, e ardhmja është e qartë: goditja e korrupsionit të lartë është një prioritet ndërkombëtar dhe amerikan.
    “Dhe sigurisht që SPAK do ta kryejë, sepse goditja penale e korrupsionit shtetëror në Shqipëri sot është një interes ndërkombëtar i Perëndimit dhe, sidomos, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaron ai. Ngjela ngre edhe një pikëpyetje të rëndësishme mbi të ardhmen e shtetit shqiptar pas eliminimit të korrupsionit: “Koha po ecën kundër korrupsionit të gjatë rreth tridhjetëvjeçar në Shqipëri. Por, a do të jetë në gjendje të plotë profesionale qeveria aktuale në Tiranë që, pas eliminimit të korrupsionit të lartë në Shqipëri, të ndërtojë një Shqipëri reale të ligjit dhe të drejtësisë?”, përfundon analizën Spartak Ngjela.

  • Programi qeverisës, Berisha: Zero tolerancë korrupsionit, pasuritë e vjedhura do të kthehen

    Programi qeverisës, Berisha: Zero tolerancë korrupsionit, pasuritë e vjedhura do të kthehen

    Teksa prezantoi programin qeverisës, Sali Berisha listoi ndikimin që ai do të ketë në jetën e qytetarëve të thjeshtë shqiptar. Berisha u angazhua për zero tolerancë ndaj korrupsionit, teksa shtoi se do të ketë një audit të përgjithshëm i cili të gjitha pasuritë e vjedhura do t’i rikthejë te shqiptarët.
    ”Zotohem se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta në botë në mënyrë që ju me mundin tuaj të begatoheni, mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të pasur si Shqipëria. Nuk ka 28 mijë km2 me kaq shumë pasuri. Sot ato shfrytëzohen nga Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin kolonial. Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për Shqipërinë Madhështore. Zoti vjen në shtëpi, kur ne ta pastrojmë atë.

    Zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i punës nuk ka armik më të egër se korrupsionin e qeveritarëve. Ai vret mundësitë e të rinjve, ai sjell krimin dhe pasigurinë, skamjen dhe varfërinë. Zero tolerancë ndaj shpërdorimit të parave të tyre. Jap fjalën se një audit i narkoshtetit do të rikthejë qindra milionë euro të vjedhura. Kriminelët kudo që ndodhen do të vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta dhe ministrat kriminelë”.

  • Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës

    Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës

    Pasi mbajti fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar në një intervistë televizive se “perdja e propagandës së Edi Ramës, e paguar me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka filluar të bjerë”.
    Vokshi tha se krahas angazhimit në terren, ekipi i Sali Berishës dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po informojnë intensivisht edhe faktorin ndërkombëtar.
    Deputetja theksoi se interesimi për zhvillimet në Shqipëri është i lartë jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për përfitime financiare personale dhe mbrojtje nga ndëshkimi për krimet e kryera. Ajo përmendi si krime shpopullimin, mungesën e barnave, dhe institucionalizimin e korrupsionit në vend.
    “Tashmë të gjithë po flasim për Shqipërinë, ajo perdja që Edi Rama ishte munduar, dhe e kishte vënë, e kishte realizuar në fakt, e propagandës së stërmadhe të tij, paguar me paratë e korrupsionit, paguar me paratë që vinin nga krimi i organizuar, tashmë ka filluar të bjerë, ka filluar, po bie në mënyrë intensive.Ne nuk po punojmë vetëm me faktorin kombëtar, pra fushata zyrtare hapet nesër por ndërkohë është bërë me dije ekipi i Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.Janë bërë takime për prezantimin e tyre në qarqe dhe qytete, bashki të ndryshme, por në mënyrë intensive po informohet edhe faktori ndërkombëtar.
    Është e rëndësishme, është kruciale që çdo person, çdo dashamirës, çdo mik, dhe ju siguroj që ka aq shumë miq të Shqipërisë jo vetëm në Europë por kudo në botë, janë të interesuar të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
    Karrigia e kryeministrit i sjell përfitime ekonomike, financiare Edi Ramës dhe familjes së tij, si dhe mbrojtje për krimet që ai ka bërë, sepse mund të them, Edi Rama ka bërë krime. Është krim shpopullimi, është krim mos-sigurimi i fondeve të mjaftueshme për barna dhe ilaçe, është krim lejimi dhe promovimi dhe mbrojtja e korrupsionit në Shqipëri i cili tashmë është institucionalizuar.“, tha Vokshi.

  • Operacion i madh antidrogë në të gjithë Kroacinë, forcat speciale në terren, dhjetëra të arrestuar

    Operacion i madh antidrogë në të gjithë Kroacinë, forcat speciale në terren, dhjetëra të arrestuar

    Punonjësit e Policisë nga Zyra Kombëtare e Policisë për Luftën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Zyra e Zagrebit) dhe Departamenti i Policisë Split-Dalmaci, në koordinim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryejnë dy operacione të ndërlidhura në zonën e disa departamenteve policore që nga mëngjesi i sotëm, njoftoi Ministria e Brendshme.

    Sipas mediave kroate, veprimet përfshinin disa dhjetëra persona në lidhje me krimet e abuzimit me drogën.

    Siç raportojnë mediat, rreth 40 persona janë arrestuar.

    “Pas përfundimit të hetimeve penale, të dyshuarit do t’i dorëzohen mbikëqyrësit të paraburgimit, ndërsa kundër tyre policia do të bëjë kallëzim penal në Zyrën për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, citohet të jetë thënë në njoftimin e MPB-së.

    Po sipas mediave kroate, për shkak të vlerësimit se disa të dyshuar janë potencialisht të rrezikshëm dhe të armatosur, në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale dhe policia e trazirave.