Tag: korrupsionit

  • “Më 11 maj, o me SPAK-un, o me 7×7=313”, Basha: Vota për Ramën është votë për të mbrojtur korrupsionin,thirrini mendjes

    “Më 11 maj, o me SPAK-un, o me 7×7=313”, Basha: Vota për Ramën është votë për të mbrojtur korrupsionin,thirrini mendjes

    Në një emision televiziv, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se ndaj tij dhe koalicionit është bërë një sulm i organizuar dhe i paprecedentë në 35 vitet e fundit. Ai tha se janë hedhur miliona euro dhe janë shpërndarë 55 milionë mesazhe kundër tij, deri në përfshirjen e një zyrtari të lartë të FBI-së që tashmë i arrestuar, për arsyen e thjesht se është e vetmja forcë politike që është në mbrojtje të interesit të pastër të shqiptarëve.
    Basha theksoi se vetëm Koalicioni Euroatlantik mbron interesin e qytetarëve shqiptarë dhe është i vendosur në luftën kundër korrupsionit me vepra jo me fjalë. Sipas tij, është në dorën e qytetarëve nëse do zgjedhin të mbështesin programin, ekipin, listën e hapur. “Votove katrën, ke votuar për të mbështetur SPAK-un, për ta mbushur 313-n më të gjithë shokët dhe përgjegjësit e tjerë të korrupsionit të Edi Ramës dhe atë vetë, dhe paratë do të jenë o në xhepat tuaja, pensionet tuaja, o në xhepat e 313-s.” – tha Basha.
    Pjesë nga fjala Bashës:
    Kandidatët tanë, mbështetësit tanë, njerëzit tanë, e dinë fare mirë, që ndaj nesh është bërë lufta më e ndyrë në 35 vite. Është hedhur baltë. Janë investuar dhjetra milion euro. Janë paguar 55 milion mesazhe personalisht kundër meje. Është rekrutuar dhe korruptuar dhe sot është në burg shefi I kundërzbulimit të FBI-së së Neë-York-ut, kundër meje. Është një establishment I tërë kundër meje. Pse? Dhe, kundër Koalicionit Euroatlantik. Pse? Për një arsye të thjeshtë, sepse ne jemi të vetmit që qëndrojmë në mbrojtje të interesit të pastër të shqiptarëve. Këta bashkëpunojnë për interesat e tyre, bashkëpunojnë kundër interesave të shqiptarëve. Cili është interesi numër një I shqiptarëve sot dhe kush e mbështet me vepra? Është lufta kundër korrupsionit.
    Me vepra jo me fjalë, se me fjalë na del Edi Rama luftëtari më I madh kundër korrupsionit por e ka gjysmën e kabinetit në burg. Prandaj edhe njëherë, fare qartë dhe prerë dua ta them: Absolutisht mbështetja që do të na japin qytetarët është në dorë të qytetarëve. Detyra jonë është t’I themi qytetarëve këtë: Këtu e ke programin, këtu e ke ekipin, në listë të hapur, votove katrën, ke votuar për të mbështetur SPAK-un, për ta mbushur 313-n më të gjithë shokët dhe përgjegjësit e tjerë të korrupsionit të Edi Ramës dhe atë vetë, dhe paratë do të jenë o në xhepat tuaja, pensionet tuaja, o në xhepat e 313-s. Por, secili një votë ka. Mos prisni t’ju vijë ndryshimi nga qielli. O zgjidhni veten tuaj, famijen tuaj, Shqipërinë, o zgjidhni Edi Ramën, të dyja nuk shkojnë. Zgjodhët Edi Ramën? Mbajeni peshqesh katër vite, por nuk do të keni guximin të shikoni fëmijët tuaj në sy, në 12 Maj, se s’do keni mundësinë t’ju shpjegoni sesi pas 12 vjetësh, abuzimesh, mashtrimesh, vjedhjesh, zhgënjimesh, poshtërimesh. Ju thotë edhe çyryk, edhe ju votoni, edhe ju thotë çyryk, sepse, do ta them edhe këtë, – atë shprehjen çyryk e ka për ju që I jepni votën o të mjerë, që votuat në 2013 për ndryshim dhe ju solli Saje-qorrin dhe kanabizoi Shqipërinë. E votuat prapë në 2017 ju solli Ilir Beqajn. E votuat në 2021, ju solli Arben Ahmetajn. Diçka që ka shkuar keq e më keq, nuk do të përmirësohet. Kështu që, thirrini mendjes, çyrykllëku politik është i shërueshëm. Shërojeni veten tuaj! Mos votoni 5, mos votoni për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga burgu. Votoni 4 që do t’i shërbejë familjes tuaj dhe vendit tuaj.

  • “Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik krah…

    “Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik krah…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë Oriola Pampuri dhe Pëllumb Seferi zhvilluan takime në tregun Dinamo në Tiranë me qytetarë dhe tregtarë të zonës. Gjatë bisedës me Bashën, ata shprehën problemet që përballen përditë si ulja e fuqisë blerëse, kostot e larta të jetës dhe largimi i fëmijëve.
    “Jemi shumë të lodhur e punë s’po bëjmë, rrimë për një qind lekë. Jemi shumë të lodhur. Na kanë ikur kalamajtë” – u shpreh një tregtare. Ndërsa një tjetër tha se “na u mor shpirti, lodh sa të duash, na rropën për së gjalli. Atë ta çoni jo tek 313, po ku të jetë vendi më i keq, të gjithë me Lal, me Edi Rama, me të gjithë, me Belindën. Më ka ardhur shpirti në majë të hundës, po punoj si kali një cop gru për të mbajtur 3 kalamaj. Na rropën për së gjali na rropën. Dritat 370 mijë lekë sikur me pas një furë buke”.
    Duke evidentuar korrupsionin si problemin më madhor në 12 vite, Basha tha se sot kush voton Edi Ramën dhe shokët e tij, është çyryk. Sipas tij, këtë fjalë kryeministri e ka për ata që e votojnë atë, se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan.
    “Ai atë çyryk e ka për ata që votojnë për të. Se të votosh 12 vite për një njeri që të vjedh, që mashtron, që gënjen, që i ka shokët të gjithë në burg për hajdut, duhet të jesh pak çyryk nga koka. Po unë ju them që shërohet ajo, mos votoni më për Edi Ramën, edhe shërohet nuk jeni më çyryk. Kështu që ai e ka për ata që votojnë për atë, tallet me ta. Se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan. Kurse të tjerët që votojnë kundër tij e kanë në rregull mendjen. Kësaj radhe votën për numrin katër, për Koalicionin Euroatlantik dhe bëjmë gjithçka që fëmijët mos të largohen më. Edhe ata që janë larguar pa letra, të kenë mundësi të kthehen e të punojnë në vendin e tyre” – u shpreh Basha.
    Ai gjithashtu tha se plaga më e madhe e korrupsionit të Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313, është largimi masiv i rinisë pa u kthyer më. Basha tha se e vetmja zgjidhje është mbështetja totale e SPAK në luftën kundër të korruptuarve, që lekët të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e 7×7-313.
    Për këtë, Ai më tej tha se e vetmja garanci është vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, pasi në të kundërt, vota për Ramën nxjerr shokët e tij nga burgu, vota për Berishën fatkeqësisht nxjerr Ilir Metën nga burgu.
    “Plaga më e madhe është largimi i rinisë. Është pasojë e korrupsionit. Që të ikësh me marrë diçka edhe me u kthy, është normale. Të ikësh e mos me u kthy më, kjo është pasojë e korrupsionit. Është largim masiv, është zbrazje vendi. Se kur i merr lekët, në vend që t’i investosh për vende pune, për t’i trajnu, i merr i fut në xhepat e 4, 5 ministrave, sigurisht që i largon. Se lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e Edi Ramës tek 7×7-313. Do t’i heqim nga ata. Votën për numrin 4. Ne kemi në dorë me ju dhënë program dhe ekip, secili pastaj një votë ka në 11 maj. Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu, keq më vjen por povotove për Berishën, votove për të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg, 4, Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313” – tha ai.
    Basha më tej u prezantoi nga afër disa nga pikat e programit që janë:-9% taksë e sheshtë;-9% tatim mbi të ardhurat personale, mbi minimumin jetik (pagat nën minimumin jetik – 0 tatim);-9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël);-0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja xhiro në vit;-Detyrimet ndaj pushtetit lokal do të jenë jo më shumë se 1% e xhiros vjetore;-Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla.Sipas tij, do të lehtësojnë qytetarët dhe sipërmarrjen nga politikat dhe burokracitë mbytëse të qeverisjes 12 vjeçare.

  • ”Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Jemi krah biznesit dhe familjes. Më shumë lekë në xhepat tuaj, jo te shokët e Ramës

    ”Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Jemi krah biznesit dhe familjes. Më shumë lekë në xhepat tuaj, jo te shokët e Ramës

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha së bashku me kandidatët për deputetë Oriola Pampuri dhe Pëllumb Seferi zhvilluan takime në tregun Dinamo në Tiranë me qytetarë dhe tregtarë të zonës. Gjatë bisedës me Bashën, ata shprehën problemet që përballen përditë si ulja e fuqisë blerëse, kostot e larta të jetës dhe largimi i fëmijëve.
    ”Jemi shumë të lodhur e punë s’po bëjmë, rrimë për një qind lekë. Jemi shumë të lodhur. Na kanë ikur kalamajtë”,-u shpreh një tregtare. Ndërsa një tjetër tha se ”na u mor shpirti, lodh sa të duash, na rropën për së gjalli. Atë ta çoni jo tek 313, po ku të jetë vendi më i keq, të gjithë me Lal, me Edi Rama, me të gjithë, me Belindën. Më ka ardhur shpirti në majë të hundës, po punoj si kali një cop gru për të mbajtur 3 kalamaj. Na rropën për së gjali na rropën. Dritat 370 mijë lekë sikur me pas një furë buke”.

    Duke evidentuar korrupsionin si problemin më madhor në 12 vite, Basha tha se sot kush voton Edi Ramën dhe shokët e tij, është çyryk. Sipas tij, këtë fjalë kryeministri e ka për ata që e votojnë atë, se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan.
    ”Ai atë çyryk e ka për ata që votojnë për të. Se të votosh 12 vite për një njeri që të vjedh, që mashtron, që gënjen, që i ka shokët të gjithë në burg për hajdut, duhet të jesh pak çyryk nga koka. Po unë ju them që shërohet ajo, mos votoni më për Edi Ramën, edhe shërohet nuk jeni më çyryk. Kështu që ai e ka për ata që votojnë për atë, tallet me ta. Se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan. Kurse të tjerët që votojnë kundër tij e kanë në rregull mendjen. Kësaj radhe votën për numrin katër, për Koalicionin Euroatlantik dhe bëjmë gjithçka që fëmijët mos të largohen më. Edhe ata që janë larguar pa letra, të kenë mundësi të kthehen e të punojnë në vendin e tyre”,-u shpreh Basha.
    Ai gjithashtu tha se plaga më e madhe e korrupsionit të Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313, është largimi masiv i rinisë pa u kthyer më. Basha tha se e vetmja zgjidhje është mbështetja totale e SPAK në luftën kundër të korruptuarve, që lekët të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e 7×7-313. Për këtë, ai më tej tha se e vetmja garanci është vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, pasi në të kundërt, vota për Ramën nxjerr shokët e tij nga burgu, vota për Berishën fatkeqësisht nxjerr Ilir Metën nga burgu.
    “Plaga më e madhe është largimi i rinisë. Është pasojë e korrupsionit. Që të ikësh me marrë diçka edhe me u kthy, është normale. Të ikësh e mos me u kthy më, kjo është pasojë e korrupsionit. Është largim masiv, është zbrazje vendi. Se kur i merr lekët, në vend që t’i investosh për vende pune, për t’i trajnu, i merr i fut në xhepat e 4, 5 ministrave, sigurisht që i largon. Se lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e Edi Ramës tek 7×7-313. Do t’i heqim nga ata. Votën për numrin 4. Ne kemi në dorë me ju dhënë program dhe ekip, secili pastaj një votë ka në 11 maj. Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu, keq më vjen por povotove për Berishën, votove për të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg, 4, Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313′‘,-tha ai.
    Basha më tej u prezantoi nga afër disa nga pikat e programit që janë:
    -9% taksë e sheshtë;-9% tatim mbi të ardhurat personale, mbi minimumin jetik (pagat nën minimumin jetik – 0 tatim);-9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël);-0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja xhiro në vit;-Detyrimet ndaj pushtetit lokal do të jenë jo më shumë se 1% e xhiros vjetore;-Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla.Sipas tij, do të lehtësojnë qytetarët dhe sipërmarrjen nga politikat dhe burokracitë mbytëse të qeverisjes 12 vjeçare.

  • Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Në Nazarko Podcast, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur disa propozime për përmirësimin e procesit të kompensimit të pronave dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm që respekton të drejtat e pronarëve dhe siguron një konkurrencë të ndershme në ekonominë e vendit.
    Kompensimi i Pronave: Çfarë duhen bërë, Alibeaj vjen me sugjerime
    Në lidhje me çështjen e kompensimit të pronave të konfiskuara, eksperti theksoi se shteti duhet të kompensojë pronarët me vlerën e plotë të pasurisë që ata kanë humbur, dhe jo vetëm me 10% apo 20% të vlerës aktuale të tregut. Ai sugjeroi që shteti të krijojë një korporatë shtetërore për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, duke mundësuar një kompensim të drejtpërdrejtë financiar ose një ndihmë me pasuri shtetërore, për të shmangur keqpërdorimet dhe abuzimet.
    Një tjetër pikë e rëndësishme është që ky proces duhet të përfundojë përpara se të vazhdojnë projektet e tjera shtetërore që përfshijnë përdorimin e pronave me qera, shitje, ose nëpërmjet partneriteteve publike-private (PPP). Eksperti kërkoi që qeveria të ndërpresë çdo formë të përdorimit të pasurive shtetërore deri në përfundimin e procesit të kompensimit për pronarët.
    Lufta Kundër Korrupsionit: Pse është e rëndësishme një ndarje e pushtetit, sipas Alibeajt
    Eksperti ka përmendur gjithashtu nevojën për një reformë të thellë në luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi se një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin është ndarja e pushtetit dhe krijimi i mekanizmave të brendshëm që do të pengonin korrupsionin në administratën shtetërore. Një masë konkrete që ai propozon është ndalimi i koncesioneve dhe PPP-ve pa garë të hapur, për të siguruar një proces të pastër dhe të drejtë.
    Përveç kësaj, eksperti sugjeroi forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm në administratë dhe krijimin e një shteti më të vogël dhe më të efektshëm, ku numri i institucioneve dhe punonjësve në administratën publike të reduktohet ndjeshëm. Ky hap mund të sjellë kursime të mëdha dhe do të minimizonte mundësinë e korrupsionit.
    Alibeaj: Roli i SPAK-ut dhe Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare
    Një tjetër çështje që u diskutua ishte roli i SPAK-ut (Shqipëria e Pavarur e Prokurorisë), i cili duhet të mbështetet më fuqishëm për të siguruar rendin dhe ligjin. Eksperti ka theksuar se një SPAK i pavarur dhe i fuqishëm është një nga elementët kyç për të garantuar një sistem të drejtë dhe pa korrupsion.
    Po ashtu, një propozim tjetër ishte krijimi i një trupe të pavarur të Xhandarmërisë Kombëtare, e cila do të vepronte për të mbështetur rendin dhe sigurinë në vend. Ky trup do të ishte i pavarur dhe do të kishte përgjegjësi të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndihmuar në ndarjen e përgjegjësive brenda forcave të sigurisë.
    Alibeaj për Reformën: Të Ruajmë Barazinë dhe Drejtësinë
    Një nga elementët kyç që u diskutua ishte nevoja për të ruajtur barazinë sociale dhe për të shmangur favorizimin e grupeve të caktuara. Propozimi ishte që pronarët të përfitojnë një shumë maksimale deri në 450,000 euro, për të siguruar që kompensimi të jetë i drejtë dhe të mos krijojë pabarazi të mëtejshme në shoqëri.
    Në përfundim, eksperti theksoi se për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe pa korrupsion për Shqipërinë, është e nevojshme që të bëhen reforma të thella, të cilat do të garantojnë se shteti vepron në përputhje me interesat e qytetarëve dhe ligjin.

  • ‘SPAK nisi hetimet për aferën e Ballukut në tunelin e Llogarasë’, Bardhi: U vërtetua abuzimi 50 mln euro

    ‘SPAK nisi hetimet për aferën e Ballukut në tunelin e Llogarasë’, Bardhi: U vërtetua abuzimi 50 mln euro

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga SPAK për aferën e ndërtimit të “Tunelit të Llogarasë”, një projekt që ai e ka denoncuar më herët. Në një postim në Facebook, Bardhi thekson se padia e tij për këtë çështje është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme më 12 gusht 2024.
    Sipas tij, paratë e grabitura nga ky projekt janë shpërndarë në xhepat e atyre që “mendojnë se do jenë përjetësisht mbi ligjin”. Ai ka drejtuar gishtin drejt Kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, duke i konsideruar përgjegjës për një nga aktet më të rënda të korrupsionit në historinë e vendit.
    “Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin”, shkruan Bardhi.
    Ai shton se SPAK po tregon se askush nuk është i paprekshëm dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë:
    “Koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi.”
    Në fund të reagimit të tij, Bardhi nënvizon se “koha po shkurtohet dita-ditës” dhe lëshon një deklaratë të fortë:
    “Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.”

  • “313-ta e korrupsionit”, Basha thumbon Ramën dhe premton mbështetje për SPAK-un: Shqipëria meriton drejtësi

    “313-ta e korrupsionit”, Basha thumbon Ramën dhe premton mbështetje për SPAK-un: Shqipëria meriton drejtësi

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikj, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Alfred Ahmetcenaj, zhvilloi një takim me qytetar dhe sipërmarrës nëzonën e Astirit në Tiranë.
    Basha foli për disa nga pikat e programit që do të sjellin mirëqenie për shqiptarët.

    Për sipërmarrësit:
    •Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
    •Heqja e TVSH për biznesin e vogël
    •Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

    Për familjet shqiptare:
    •Subvencione për strehimin e çifteve të reja
    •Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
    •Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

    Për të rinjtë:
    •100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
    •Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
    •Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

    Basha gjithashtu përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament. Ai tha se vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit.
    Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

  • Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër në listën e bufit

    Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër në listën e bufit

    Gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ironizoi takimin e krzeministrit në qytetin e Kavajës. Basha i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse e “kishte dalë para për ta pritur Elvis Roshi, apo se kishte turnin sot me PS-ën”.
    Ai më tej tha se Roshin e kanë me turne Trekëndëshi i Bermudës, që sipas tij njëri e mban paadite dhe tjetri pasdite. Basha më tej vijoi me ironinë duke thënë se kryeministri gjysmën e shokëve i ka tek 7×7-313, dhe pjesën tjetër i ka depozitu në listën e bufit, duke iu drejtuar Berishës.

    Basha gjithashtu përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament. Sipas tij, vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit.
    “Dua t’i bëj një pyetje atij që ka ca kohë që nuk kthen dotas përgjigje. O Rame, ishe në Kavajë, Vis Roashi, apo Vin Roshi, ishte me ty apo jo? Pse sishte mo Ram në krahun tënd, apo s’kishte turnin sot. Si keni ai paradite, e ai në darkë, apo një ditë ti dhe një ditë shoku jot i Trekëndësiht të Bermudës. E mor Ram, gjysma e shokëve tek 7×7-313, e ca shokë të tjerë I ke depozitu te lista e atij që ti e quan bufi. Bufi, bufi, po s’të ndahet zemra nga bufi mo Ramë. Mendon që do e çosh fushatën deri në fund duke u marrë vesh me bufin, që të harrojnë njerëzit premtimet që ke bërë dhe si ke mbajtur. Që të harrojnë njerëzit se si i ke gënjyer zgjedhje pas zgjedhjesh, për vende pune, për legalizim falas, për shëndetësi falas, dhe tani për futjen e Shqipërisë në BE. Rame, futja në Europë ka vetëm një kusht, pastrimin e politikës nga korrupsioni. Ndaj dhe në 11 maj zgjedhja e njerëzve do të kufizohet në një pyetje fare të thjesht, kundër SPAK-ut me 5-ën që të zgjedhi shokët nga 7×7-313, kundër SPAK-ut me 1-shin që premton të luftojë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe duke future Elvis Roshin në Parlament, apo kundër korrupsionit me Koalicionin Eroatlantik, numrin 4. E vetmja votë në mbështetje të SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit. Kaq e thjesht është zgjedhja, kush është pro SPAK-ut, voton numrin 4, luftë kundër korrupsionit, çuarjen në burg e të gjithë politikanëve të korruptuar”, tha Basha.

  • “Turnin e kujt mban sot Elvis Roshi?”, Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër…

    “Turnin e kujt mban sot Elvis Roshi?”, Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër…

    Gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ironizoi takimin e krzeministrit në qytetin e Kavajës. Basha i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse e “kishte dalë para për ta pritur Elvis Roshi, apo se kishte turnin sot me PS-ën”.
    Ai më tej tha se Roshin e kanë me turne Trekëndëshi i Bermudës, që sipas tij njëri e mban paadite dhe tjetri pasdite. Basha më tej vijoi me ironinë duke thënë se kryeministri gjysmën e shokëve i ka tek 7×7-313, dhe pjesën tjetër i ka depozitu në listën e bufit, duke iu drejtuar Berishës.
    Basha gjithashtu përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament. Sipas tij, vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit.
    “Dua t’i bëj një pyetje atij që ka ca kohë që nuk kthen dotas përgjigje. O Rame, ishe në Kavajë, Vis Roashi, apo Vin Roshi, ishte me ty apo jo? Pse sishte mo Ram në krahun tënd, apo s’kishte turnin sot. Si keni ai paradite, e ai në darkë, apo një ditë ti dhe një ditë shoku jot i Trekëndësiht të Bermudës. E mor Ram, gjysma e shokëve tek 7×7-313, e ca shokë të tjerë I ke depozitu te lista e atij që ti e quan bufi. Bufi, bufi, po s’të ndahet zemra nga bufi mo Ram. Mendon që do e çosh fushatën deri në fund duke u marrë vesh me bufin, që të harrojnë njerëzit premtimet që ke bërë dhe si ke mbajtur. Që të harrojnë njerëzit se si i ke gënjyer zgjedhje pas zgjedhjesh, për vende pune, për legalizim falas, për shëndetësi falas, dhe tani për futjen e Shqipërisë në BE. Rame, futja në Europë ka vetëm një kusht, pastrimin e politikës nga korrupsioni. Ndaj dhe në 11 maj zgjedhja e njerëzve do të kufizohet në një pyetje fare të thjesht, kundër SPAK-ut me 5-ën që të zgjedhi shokët nga 7×7-313, kundër SPAK-ut me 1-shin që premton të luftojë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe duke future Elvis Roshin në Parlament, apo kundër korrupsionit me Koalicionin Eroatlantik, numrin 4. E vetmja votë në mbështetje të SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit. Kaq e thjesht është zgjedhja, kush është pro SPAK-ut, voton numrin 4, luftë kundër korrupsionit, çuarjen në burg e të gjithë politikanëve të korruptuar” – tha Basha.

  • Basha ‘betohet’ në Kombinat: Unë do ta luftoj deri në fund korrupsionin!

    Basha ‘betohet’ në Kombinat: Unë do ta luftoj deri në fund korrupsionin!

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët e kësaj force politike, zhvilluan takime pasditen e të mërkurës me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë.
    Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.
    Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.
    “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit”,  tha Basha.
    Sipas tij, vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.
    “Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz  kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” , u shpreh ndër të tjera Basha.

  • ‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie

    ‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzikm Basha, bashkë me kandidatët Nevila Nika dhe Azgan Haklaj, zhvilluan takime pasditen e sotme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.
    Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.
    “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit” – tha Basha.
    Ai gjithashtu tha se më 11 maj qytetarët do të kenë përpara një zgjedhje të qartë: o me familjet e tyre, o me shokët e Ramës tek 7×7=313, pasi sipas tij, paratë nuk mund të jenë në të dy vendet njëkohësisht, në xhepat e të korruptuarve dhe në xhepat e qytetarëve.
    Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.
    “Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.