Tag: korrupsionit

  • Zbulohet raporti i Komisionit Europian! “Skaner” Reformës në Drejtësi, SPAK, Komisionit “Xhafaj”, Policisë e Gjykatës Kushtetuese

    Zbulohet raporti i Komisionit Europian! “Skaner” Reformës në Drejtësi, SPAK, Komisionit “Xhafaj”, Policisë e Gjykatës Kushtetuese

    Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit.
    Nga një burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, që mban datën 9 Qershor 2025 dhe i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final.

    Ky draft raport për  Sundimin e Ligjit në Shqipëri fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.
    Komisioni Europian  i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se  “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. 
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”.
    Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien.
    Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan.
    Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet:
    “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”.
    Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit.
    “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë”
    “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”.
    Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim.

  • Çfarë i ka ndodhur Berishës? Kryedemokrati nuk paraqitet në SPAK, shkak arsyet shëndetësore

    Çfarë i ka ndodhur Berishës? Kryedemokrati nuk paraqitet në SPAK, shkak arsyet shëndetësore

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të hënën e parë të çdo muaji, Berisha duhet që të shkojë në SPAK për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Raportohet se Berisha nuk është paraqitur në SPAK për arsye shëndetësore, për shkak të një gjendjeje virale që po kalon.
    Edhe pse u montua podiumi dhe u vendos mikrofoni, për të mbajtur fjalimin e zakonshëm pas daljes nga godina, Berisha nuk u duk askund.
    Në SPAK u paraqit vetëm avokati i Berishës, i cili shpjegoi arsyen e mosparaqitjes së kryedemokratit.
    Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë në lidhje me çështjen Partizani. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina.
    Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:
    -Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”
    Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI

  • DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

    DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

    Benet Beci

    SHKODËR- E shkuara mund të “djegë” të ardhmen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Siç shkruhet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Beci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 23 prill të këtij viti, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare. Por nuk është i vetëm!
    Beci, si ish-kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, akuzohet bashkë me disa persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Bashkë me të, të akuzuar janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.
    Në dokument thuhet se nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë, tender i cili është fituar nga “CONSULTING & MANAGEMENT ALBANIA”, në pronësi të Ervis Myftarit. Tenderi ishte shënjuar me flamur të kuq nga “Open Procurement”, për shkak të mungesës së konkurrencës. 

    Tenderi

    Por për dosjen që duket se ka hapur SPAK, më shumë detaje do të mësojmë në një moment të dytë, pasi më 23 prill, prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për 3 muaj të tjerë. 
    DOKUMENTI: 

    Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,
    KONSTATOVA:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
    Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).
    Nga aktet e administruara ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.
    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.
    2. Autoriteti Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.
    Vitin që lamë pas, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u paraqit disa herë në SPAK për t’u marrë në pyetje, madje pati aludime se ndaj tij ishte ngritur akuzë. Asokohe u tha se ndaj Becit kishte nisur një hetim pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas saj, ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi e shoqja e Berberit punonte në KESH, institucion që dikur drejtohej nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës. Por edhe pse vizitat e Becit në SPAK kanë qenë që në nëntor, deri më sot nuk ka pasur asnjë njoftim se ai është nën akuzë për veprat penale të lartpërmendura./ZËRI

    wmremove transformed

    fghjpg

  • Zgjedhjet në horizont, SPAK lëshon goditjen ndaj Benet Becit (Dokumenti)

    Zgjedhjet në horizont, SPAK lëshon goditjen ndaj Benet Becit (Dokumenti)

    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 23 prill të këtij viti, pak javë para zgjedhjeve parlamentare.
    Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, Beci bashkë me 6 të pandehur të tjerë akuzohen  për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

     

     

    VENDIM PËR ZGJATJEN E AFATIT TË HETIMEVE
    Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,
    KONSTATOVA
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
    Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).
    Nga aktet e administruara ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.
    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.
    2. Autoriteti Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.

     

  • U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin

    U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin

    Kreu i PD, Sali Berisha ishte këtë të martë në SPAK, nga ku u shpreh se ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin.
    “Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
    Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…
    Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha në fjalën e tij në dalje të SPAK.
    Ish-kryeministri Berisha është thirrur nga prokurorët e posaçëm për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
    Letra e SPAK
    PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
    URDHËR
    “Për paraqitjen e shtetasit”
    Në Tiranë, viti 2025, muaji Qershor, datë 03.
    Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 të K.Pr.Penale;
    URDHËROJ:
    Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, Nd.36, H. 1, Njësia Administrative nr. 2. Tiranë, identifikuar nga numri personal E40701031R, në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete.
    Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm.
    Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar.
    PROKURORI
    Elvin GOKAJ

     
     

  • Mbërrin në SPAK/ Berisha: Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo…

    Mbërrin në SPAK/ Berisha: Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo…

    Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në SPAK rreth orës 10:00. Ish-kryeministri Berisha është thirrur nga prokurorët e posaçëm për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Para hyrjes në SPAK, në një deklaratë para mediave ai u shpreh:
    “Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…
    Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha për mediat përpara se të futej brenda ambienteve të SPAK.
    Letra e SPAK
    PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
    URDHËR
    “Për paraqitjen e shtetasit”
    Në Tiranë, viti 2025, muaji Qershor, datë 03.
    Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 të K.Pr.Penale;
    URDHËROJ:
    Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, Nd.36, H. 1, Njësia Administrative nr. 2. Tiranë, identifikuar nga numri personal E40701031R, në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete.
    Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të procedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm.
    Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar.
    PROKURORI
    Elvin GOKAJ

  • Sali Berisha mbërrin në SPAK, ja çfarë deklaroi para kamerave

    Sali Berisha mbërrin në SPAK, ja çfarë deklaroi para kamerave

    Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00.
    “Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha për mediat përpara se të futej brenda ambienteve të SPAK.
    Ish-kryeministri Berisha është thirrur nga prokurorët e posaçëm për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
    Letra e SPAK
    PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
    URDHËR
    “Për paraqitjen e shtetasit”
    Në Tiranë, viti 2025, muaji Qershor, datë 03.
    Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 të K.Pr.Penale;
    URDHËROJ:
    Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, Nd.36, H. 1, Njësia Administrative nr. 2. Tiranë, identifikuar nga numri personal E40701031R, në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete.
    Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm.
    Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar.
    PROKURORI
    Elvin GOKAJ

  • Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër në orën 10:00 Sali Berishën

    Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër në orën 10:00 Sali Berishën

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë sërish nesër në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, Berisha do të thirret për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka për akuzën e shpifjes. Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij me anë të avokatit, Genc Gjokutaj. 
    Sipas shkresës zyrtare që ai e ka publikuar në rrjetet sociale, Gjokutaj njofton se Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat.
    “Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 te K.Pr. Penale; URDHEROJ: Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti, N.36, H. 1. Njësia Administrative nr. 2. Tiranë, identifikuar nga numri personal E., në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, 12 paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 se K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm. Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar,”-shkruhet në njoftimin e SPAK.
    SHKRESA E SPAK: 

    Dokumenti

    Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi kërkoi hetimin pas deklaratave të Argita Berishës, e cila akuzoi gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS. Por jo vetëm kaq! Kryetari i Partisë Demokratike ka nxjerrë një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Por e pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht./ZËRI

  • Fjala në Kuvend/ Mziu: Zgjedhjet u manipuluan nga paratë e krimit, PS ka gjysmën e qeverisë në burg dhe ju shtuan votat…

    Fjala në Kuvend/ Mziu: Zgjedhjet u manipuluan nga paratë e krimit, PS ka gjysmën e qeverisë në burg dhe ju shtuan votat…

    Nuk ka faktori ndërkombëtar që nuk e di që ka patur një masakër zgjedhore, kështu tha nga foltorja e kuvendit deputeti demokrat Xhelal Mziu.

    Mziu: Nuk ka një rast të dytë në botë që një parti si kjo partia shtet që kemi sot që në 2013 erdhi me një mandat të gjerë dhe mori vetëm 66 mandate e sot pas 12 vitesh për shkak të rritjes së dozës korrupsionit, blerjes së votës, presionit, shantazheve, ka shkuar në 83. Më thuaj të paktën një arsye se përse u rrit rezultati. Dhe në fakt ka mjaftueshëm argumente për të treguar se pse është rritur rezultati. Sepse janë përdorur paratë e korrupsionit, paratë  e krimit, paratë e hashashit dhe këto e legjitimojnë rezultatin tuaj. Nuk ka faktor ndërkombëtar për këtë krim zgjedhor dhe nuk e kuptoj se si mund të fitoje një parti shtet pas 12 vitesh kur as ne 2017, as në 2021, as në 2025 nuk tha snjë fjalë të vetme se çfarë do të bëjë për 4 vitet që do vijnë. Madje edhe në këtë herë si tallavaja e kaluar, si timoni i kaluar, si Shqipëria 2030, harronte se zgjedhjet kishin të bënin me një mandat 2025-2029, përmendte një pasaportë evropiane.

    Dhe askush nuk e beson që qytetarët votuan me vullnetin e tyre të lirë sepse ato votuan, vetëm për shkak të përdorimit të parave dhe të krimit zgjedhor. Në qarkun ku unë drejtoja kisha dy ekspertë  të certifikuar të krimit zgjedhor. Kisha një të dosjes 184 që akoma nuk është mbyllur në Dibër dhe që është zgjatimi i 5D së bashkisë së Tiranës, por edhe kryetari i bashkisë së Matit, i cili përdori paratë e krimit, korrupsionit. Kishim edhe një tjetër eksponent siç ishte drejtuesi politik i qarkut të Durrësit që ka një dosje të 2017 ose 388 që eksperimentuan të dy këta specialistë, kuptohet me në krye Ramën që i certifikon dhe u jep ato recetën se si mund të tjetërsohet vota që prodhoi një rezultat që edhe vetë ju jeni shokuar për shkak të rritjes së dozës së parave të krimit dhe korrupsionit. Me gjeni një vend tjetër të botës që kryetari i bashkisë së Tiranës, shkon në burg dhe ndërkohë rritet rezultati. Më gjeni një qeveri tjetër në botë që ka një grup parlamentar në burg, ka nje grup të kryetarëve të bashkive në burg, ka një qeveri ne burg dhe ndërkohë thellohet rezultati. Kjo vjen për një arsye për shkak të përdorimit të parave të krimit dhe korrupsionit.

    Kudo që shkonim kishte fshatra të braktisura e qytete të vetmuara. Dhe ju mendoni se ata që ikën e votuan me 80 për qind PS. Kush është ai që e beson. Përveçse ata të cilët filluan fabrikimin e fletëve të votimit. Përdorimin e e trenit bullgar apo edhe votimin edhe pa shkuar ne diasporë. Ndërkohë që vota të diasporës akoma nuk kanë ardhur, por ndërkohë që rezultati ka dalë….

  • Berisha nesër në SPAK/ Noka SMS demokratëve, caktohet treshja e gjyqtarëve të dosjes “Partizani”

    Berisha nesër në SPAK/ Noka SMS demokratëve, caktohet treshja e gjyqtarëve të dosjes “Partizani”

    Sali Berisha

    TIRANË- Nesër në mëngjes, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha shkon në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitje”, që duhet ta respektojë detyrimin për të shkuar pranë SPAK të hënën e parë të çdo muajit. Por nuk do të jetë i vetëm! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lajmëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar që kryedemokrati Sali Berisha do të jetë nesër në SPAK.
    “Të dashur miq! Nesër, ditën e hënë në orën 9.30 kryetari i PD, Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it. Faleminderit,”-shkruan Noka në grupin e Këshillit Kombëtar.

    Mesazhi i Flamur Nokës

    Por jo vetëm kaq! 
    Nga nesër, nis edhe përballja e Berishës dhe gjithë të akuzuarve të tjerë të dosjes “Partizani” me drejtësinë. Nesër, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të hidhet shorti për përcaktimin e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen që është pranuar për gjykim. Treshja e togave të zeza do të përcaktohet përmes shortit elektronik. Fillimisht do të zgjidhet kryesuesi i trupës gjykuese dhe më pas emrat e dy anëtarëve plotësues. Por për shkak se në treshe, gjyqtarët nuk duhet të kenë pasur asnjë lidhje me dosje, përjashtohen Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, të cilat kanë gjykuar dosjen dhe hetimet paraprake dhe masat e sigurisë për të pandehurit.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina.
    Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:
    -Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”
    Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI