Tag: korrupsionit

  • Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

    Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

    Në një vend ku drejtësia e re premtoi të ishte pa kompromis, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, duket se ka zgjedhur të bëjë gjumë të thellë mbi dosjet më të rënda të korrupsionit shtetëror. Në qendër të këtyre dosjeve, që përfshijnë qindra milionë euro të zhdukura nga buxheti i shtetit, qëndron emri i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj me një arrogancë politike të mbështetur jo vetëm nga Qeveria, por dukshëm edhe nga një mosveprim i frikshëm i SPAK-ut.
    Më 11 maj 2025, Partia Socialiste festoi fitoren në qarkun e Fierit me 12 mandate, një triumf që përforcoi pozitën politike të Ballukut. Por paralelisht me këtë pushtet të forcuar politik, nën rrënojat e prokurorive speciale zënë pluhur dosje hetimore që lidhen me abuzimet më të mëdha në historinë e prokurimeve publike shqiptare, të gjitha nën hijen e influencës së saj dhe rrjetit të saj të drejtuesve të institucioneve të varësisë. Nga inceneratorët, tek tuneli i Llogarasë, tenderat për energjinë, kontratat koncesionare për familjarët e vartësit e saj, hetimet janë shumë, por veprimi i drejtësisë mungon.
    Hetimet
    Balluku u thirr nga SPAK më 15 maj 2024 për çështjen e inceneratorit të Tiranës, një nga aferat më famëkeqe në vend. Kontrata për ndërtimin e këtij impianti, me një kosto të parashikuar prej 128 milionë euro pa TVSH, u firmos në 2017. Por impianti nuk ekziston. Megjithatë, pavarësisht se hetimi vazhdon dhe Balluku u thirr si dëshmitare, drejtësia nuk ka prekur as edhe një qime nga pushteti i saj. Në dosjen tjetër të rëndë që mbetet në duart e SPAK, projekti i Tunelit të Llogarasë është kthyer në simbolin e korrupsionit strategjik. Tenderi fillestar prej 140 milionë euro, ku fitues ishte “Gjoka Konstruksion”, u anulua në mënyrë të dyshimtë, për t’u rihapur me një vlerë prej 170 milionë euro, të fituar nga dy kompani turke. Por paradoksi më i madh është se këto kompani më pas nënkontraktuan po “Gjokën”, duke nxjerrë përfitime të dyshuara rreth 30 milionë euro.
    Sipas dëshmive, gjithçka ishte vendosur në një takim të fshehtë në Ankara. Gjithashtu, tenderi për mbikëqyrjen e tunelit, në vlerën 2 milionë euro, u fitua nga kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, ortak dhe mik i ngushtë i Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së. Të dy janë aktualisht në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa lidhjet me Ballukun janë të dokumentuara në veprime institucionale dhe firmosje kontratash. Ndërkohë, një tjetër aferë që tregon lidhjet e forta të pushtetit me interesat private është ajo e Blendian Dalipit, drejtor i OSHEE-së, i cili është kallëzuar në SPAK për tendera të dhënë kompanisë “IDK Konstruksion” në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi.
    Vlera e kontratave të fituara kap 30 milionë euro. Në një rast flagrant të konfliktit interesi, një koncesion 35-vjeçar është fituar nga kjo kompani, me firmën e vetë Ballukut në fund të 2024-ës, si zv/kryeministre. Në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ajo i kishte deleguar firmën zv/ministrit Ami Kozeli, por gjithçka u mbyll me vulën e saj. Afera ka lidhje të drejtpërdrejta me strukturat që ajo drejton prej vitesh, dhe që janë shndërruar në mekanizma të shpërndarjes së parave publike tek të afërm e bashkëpunëtorë. Në të njëjtën frymë, SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH-it, Erald Elezi, dhe drejtorin aktual të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, me të paktën 10 praktika të dyshuara si abuzive. Hetimi po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi dhe mbështetet në dokumente të sekuestruara nga telefoni i Evis Berberit, ku del në pah një rrjet i organizuar abuzimesh që përfshin edhe tenderat për eficencën e energjisë të financuar nga BE.
    Dosjet
    Një tjetër dosje e hapur prej tre vitesh në SPAK lidhet me ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Inxhinieri Romeo Nazarko ka kallëzuar Ballukun dhe ARRSH-në për ndërtim të pakualifikuar teknikisht, që solli shembjen e rrugës para se të inaugurohej. Ai akuzon ministren për mosrespektim të standardeve inxhinierike dhe për projektim të dobët që synonte vlerën financiare e jo ndërtimin e një rruge të sigurt. Deri më tani asnjë veprim nuk është kryer nga SPAK për të dënuar fajtorët. Ndërkohë, OSHEE është përfshirë në një tjetër skandal për shitblerjen e dyshimtë të energjisë elektrike, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 180 milionë eurosh. Institucioni ndodhet në varësi të drejtpërdrejtë të Ballukut.
    Ajo është po ashtu kallëzuar edhe për aferën me dy TEC-et lundruese në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilët ndodhen të ankoruar por asnjëherë nuk janë vënë në punë, duke ngritur dyshimet për një tjetër skemë pastrimi fondesh në vlerë 80 milionë euro. Një tjetër akuzë e rëndë ka të bëjë me ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës. PD ka denoncuar Ballukun në SPAK për miratimin e një kostoje të fryrë prej 8 milionë eurosh për një projekt që, kur ndërtohet nga privatët, kushton jo më shumë se 3 milionë euro. Sipas opozitës, kjo është një aferë e drejtpërdrejtë me firmën e Ballukut dhe dëmi ndaj buxhetit të shtetit kap të paktën 5 milionë euro.
    Çfarë po ndodh në SPAK?
    Të gjitha këto afera, të shtrira në vite, me aktorë konkretë, shifra marramendëse dhe dokumente të depozituara në SPAK, nuk kanë sjellë asnjë përgjigje nga drejtuesi i institucionit që duhej të ishte në ballë të luftës kundër korrupsionit. Altin Dumani, i cili mori me entuziazëm postin e kreut të SPAK, sot shfaqet si një figurë që hesht, kur duhej të vepronte me guxim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, që në çdo vend me standarde minimale do të ishte e pandehur për të paktën disa prej këtyre dosjeve, sot vazhdon të firmosë kontrata të reja, të promovojë projekte dhe të përfitojë nga heshtja e drejtësisë. Vartësit e saj burgosen, hetimet zgjerojnë rrethin, por Balluku qëndron mbi re, me pushtetin që i jep partia, por edhe me qetësinë që i garanton një SPAK që fle.

  • Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

    Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

    Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar me 1 vit burg për fshehje pasurie. Dënimi u pezullua dhe Tushe do të qëndrojë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
    Gjithashtu, Apeli konfirmoi edhe konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe 82.33 m² në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili nuk ishte deklaruar nga Tushe, ashtu si dhe shpenzimet për blerjen, punimet dhe mobilimin e tij.
    Çështja u gjykua në shkallën e parë me gjykim të shkurtuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila fillimisht e dënoi Tushen me 1.6 vite burg, dënim që u ul në 1 vit, me pezullim dhe kushtin që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë periudhës së provës.
    Tushe ishte arrestuar në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, dënim që e përfundoi në janar të vitit 2023.

  • 23 skuadra hetimore në Europë dhe 1 në Amerikën Latine në terren, SPAK “u kall datën” të “paprekshmëve”,paralajmëron…

    23 skuadra hetimore në Europë dhe 1 në Amerikën Latine në terren, SPAK “u kall datën” të “paprekshmëve”,paralajmëron…

    Rigels Seliman
    Toka po “lëkundet” nën këmbët e të korruptuarve, teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndezur alarmin ndërkombëtar dhe ka hedhur në terren 23 skuadra hetimore në Europë dhe 1 në Amerikën Latine, në një operacion që po godet si asnjëherë më parë themelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Në Forumin e Kryeprokurorëve në Tiranë, kreu i SPAK, Altin Dumani, lëshoi mesazhin më të ashpër ndonjëherë: “Koha e heshtjes mbaroi, të paprekshmit do të dalin para drejtësisë!”. Madje Dumani theksoi qartë se asnjë shtet nuk mund t’i mbijetojë vetëm kësaj lufte, pasi rrjetet kriminale nuk kanë më kufij, as flamur. Megjithatë hetimet nga Shqipëria po zgjaten si rrjeta merimange në gjithë Europën dhe më tej, duke ndjekur paratë e pista, trafikun, korrupsionin dhe zyrtarët e lidhur me to.
    SPAK, sipas raportit të Eurojust, është prokuroria me më shumë çështje aktive në Europë, duke u kthyer në qendër të aksionit ndërkombëtar. Modeli i bashkëpunimit me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut po funksionon, por Dumani ka një mesazh të nënkuptuar për vendet që po shmangen: “Kush nuk bashkëpunon, i hap rrugë krimit.” Në fokus janë hetimet financiare, sekuestrimi i pasurive dhe rrëzimi i mburojave politike që kanë mbrojtur për vite të tëra një elitë të paprekshme. Pra ky mesazh i kryeprokurorit special, Altin Dumani dhe kjo panoramë e bërë prej tij, tregon se ky nuk është më një proces, por është luftë, ndërkohë që SPAK po e udhëheq ofensivën, duke iu “u kallur datën” të “paprekshmëve” dhe paralajmëruar kështu luftë frontale ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.
    Reagimi i Dumanit
    Konkretisht kreu i SPAK, Altin Dumani, në fjalën e tij gjatë Forumit të Kryeprokurorëve të mbajtur në Tiranë deklaroi se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm. Dumani theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një betejë që nuk njeh kufij gjeografikë, por kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar. Kreu i SPAK tha se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri. “Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve të dyshuarve, apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territoreve respektive, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit”, deklaroi Dumani.
    Më tej ai solli në vëmendje bashkëpunimin e SPAK me Eurojust, si një element që ka bërë dallimin për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Madje kreu i SPAK vlerësoi ndër të tjera si “model” bashkëpunimin me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. Po t’i hedhim një sy raportit të Eurojust SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve të çelura në Eurojust. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine. Të paktën më prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës kemi treguar se një bashkëpunim i hapur dhe duke i besuar njëri-tjetrit bën të mundur hetimin e suksesshëm. Unë them që është një model bashkëpunimi qe kemi me këto tre shtete që duhet të përqafohet dhe nga vendet e tjera të rajonit që nuk kanë qenë aq bashkëpunëtorë. Gjithashtu SPAK i ka kushtuar vëmendjen ekzekutimit të kërkesave që vijnë nga vendet e rajonit apo dhe të BE.
    Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e gjatë dhe ndonjëherë e izoluar kur bashkëpunojmë me njëri- tjetrin bëhet më e lehtë. Të vazhdojmë dialogun për të arritur zgjedhje konkrete”, u shpreh ai. Ndërkohë sipas Dumanit, janë tre elementë të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal. “Skuadrat e përbashkëta hetimore dhe operacionet ndërkufitare, hetimet financiare dhe rikuperimi i aseteve, komunikimi i sigurtë, ndarja e informacioneve inteligjente në kohë reale”, nënvizoi kreu i SPAK, Altin Dumani. Kujtojmë se Prokurorë të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor u mblodhën dje në një Forum në Tiranë, të cilët vendosën fokusin tek bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • Raporti i Komisionit Europian me kritika për KLP dhe KLGJ: Në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vetting-u

    Raporti i Komisionit Europian me kritika për KLP dhe KLGJ: Në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vetting-u

    Komisioni Europian ka dalë me një raport për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, ku zbulon boshllëqet dhe problemet me të cilat vijon të përballet sistemi gjyqësor dhe institucionet shqiptare të Drejtësisë. Raporti ende në fazën e një Drafti konfidencial, ngre shqetësime mbi funksionimin e KLGJ dhe KLP. Një fakt i rëndë konsiderohet edhe punësimi ne Shkollën e magjistraturës të emrave të lënë jashtë sistemit nga Vetting-u.
    ”Fakti që ish-magjistratët që kanë dhënë dorëheqjen gjatë vetingut dhe janë subjekt ndalimi për të mbajtur pozita të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të punësohen si staf pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës. Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë dhe pavarësisë, veçanërisht në lidhje me vlerësimet profesionale në kohë dhe cilësore, emërimet, ngritjet në detyrë dhe transferimet e magjistratëve, emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, aksesin në drejtësi, një sistem modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve, trajnimin gjyqësor, burimet njerëzore dhe financiare, qëndrueshmërinë dhe arsyetimin e jurisprudencës, kohëzgjatjen e procedurave dhe grumbullimin e çështjeve të prapambetura”,– thuhet në raport.

    Për shkollën e magjistraturës, konsiderohet “i rëndë”, “fakti që ish-magjistratët që kanë dhënë dorëheqjen gjatë Vetting-ut dhe janë subjekt ndalimi për të mbajtur pozita të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të punësohen si staf pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës”. Shqetësim për Brukselin mbeten problemet e vërejtura dhe më parë, në dy organet kryesore të sistemit, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.
    “Sfidat për të kryer në kohë dhe me cilësi, vlerësimet, emërimet, ngritjet në detyrë dhe transferimet e magjistratëve mbeten të pranishme, ndërkohë që Këshillat vijojnë të mos kenë rregulla të rëndësishme funksionimi”. Sipas draft Raportit nuk është shënuar ndonjë zhvillim domethënës nga KLGJ-ja dhe KLP-ja, në forcimin e transparencës për ngritjet në detyrë dhe transferimet. ”KLGJ-së, i mungojnë rregullat e brendshme të nevojshme për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë efektive, ndërsa ato të KLP-së kërkojnë rishikim. Të dy Këshillat nuk kanë rregullore të brendshme për konfliktet e interesit të anëtarëve të tyre, duke bërë që rastet e mundshme të konflikteve të interesit të mos trajtohen”, vë në dukje dokumenti i Brukselit.
    Aksesi në drejtësi ende jo në nivelin e duhur, me sistemin e integruar modern elektronik që sipas KE pritet të bëhet funksional vetëm në vitin 2030. Situata me stokun e çështjeve të mbartura është përkeqësuar sipas Komisionit Evropian “ndërkohë që masa vendimtare për rritjen e efeciencës ende nuk janë zbatuar”.
    Dy janë institucionet e vlerësuara nga ky raport: SPAK dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Për SPAK-un, dokumenti vë në dukje se: ”Ka konsoliduar më tej rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, megjithëse vijojnë mungesat në staf dhe infrastrukturë. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat e posaçme për korrupsion dhe krim të organizuar kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq një vizion të qartë strategjik dhe pavarësi në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. SPAK gëzon një nivel të lartë besimi nga publiku.Është bërë përparim i prekshëm nga SPAK drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta, ndërkohë që është përmirësuar përdorimi i hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive”.
    Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, raporti kujton se Shqipëria ka miratuar një strategji të posaçme në dhjetor të vitit 2024. Por, sipas Brukselit “strategjia kundër korrupsionit paraqet disa dobësi, veçanërisht në lidhje me mekanizmin e monitorimit dhe koordinimin institucional, gjë që mund të reduktojë efektivitetin e saj në parandalimin dhe uljen e korrupsionit. Edhe pse ekziston një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për luftën kundër korrupsionit, mbeten disa boshllëqe”.
    Sa i përket ILD-së, dokumenti i Brukselit vë në dukje se, “Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i lartë i vendeve vakante për inspektorë-magjistratë ndikon në funksionimin efektiv të tij. Aktualisht janë në detyrë vetëm 9 nga 20 inspektorë. Procesi përzgjedhës për katër inspektorë jo-magjistratë është ende në zhvillim. Ka ende vështirësi për ta bërë pozicionin e inspektorit tërheqës për magjistratët dhe kërkohen ndryshime ligjore për të rritur tërheqjen e këtij pozicioni. Procedura e rekrutimit për komandimin e gjashtë magjistratëve në ILD ka rezultuar e pasuksesshme”.

  • Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

    Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

    Në draftraportin e Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri, thuhet se 47% e popullsisë së përgjithshme e konsiderojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “të drejtë ose shumë të mirë”. Në krahasim me vitin 2024 kjo shënon një rritje të lehtë me vetëm 1%.
    Aty thuhet se Shqipëria vazhdoi me zbatimin e reformës në drejtësi, duke forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe autonominë e prokurorisë. Megjithatë ajo thekson se “gjatë zbatimit të strategjisë së reformës në drejtësi, duhet të sigurohet një mekanizëm drejtues më efektiv dhe koordinim i të gjitha institucioneve të drejtësisë”.
    Po ashtu ka vërejtur disa shqetësime.
    “Ndërsa qëndrueshmëria e sistemit gjyqësor është përmirësuar, përpjekjet e zyrtarëve publikë apo politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm dhe presion mbi sistemin gjyqësor ngjallin shqetësime serioze”, thuhet në draftraport.
    Gjatë periudhës së raportimit, thuhet se gjashtë magjistratë u vendosën nën mbrojtje duke përfshirë dy gjykatës dhe katër prokurorë. Po ashtu përmendet raporti është kryer në kohën e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimit që nisi ndaj deputetes Klotilda Bushka për këtë çështje. Shqetësim serioz ka ngjallur reagimi publik që në draft raport konsiderohet si i “paprecedentë” nga ana e ekzekutivit dhe legjislativit.
    “Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim penal në lidhje me përpjekjet për ushtrim presioni ndaj një magjistrati, në një çështje që përfshin një anëtar të parlamentit. Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar në shkurt 2025 nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), shkaktoi reagime publike të paprecedenta nga ana e ekzekutivit dhe legjislativit, përfshirë përpjekje për të ushtruar presion ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. Kjo ngjall shqetësime serioze. SPAK-u publikoi dy letra ankese drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin në forcimin e masave të sigurisë dhe garantimin e mbrojtjes së stafit të SPAK-ut gjatë një proteste përpara ambienteve të institucionit. Institucionet drejtuese të sistemit gjyqësor publikuan deklarata publike, duke denoncuar presionin politik ndaj drejtësisë”, thuhet në draftraport.
    Sipas perceptimit mes ekspertëve, njerëzve dhe drejtuesve të biznesit, niveli i korrupsionit në sektorin publik në Shqipëri mbetet i lartë. Po ashtu theksohet se megjithëse ekziston një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për luftën kundër korrupsionit, ende mbeten disa mangësi.
    Ndërkohë vlerësohet puna e SPAK-ut pasi “ka konsoliduar më tej rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, dhe përmenden disa mungesa që vazhdojnë të ekzistojnë në aspektin e stafit dhe infrastrukturës. Përmendet po ashtu se numri i referimeve në SPAK-un nga autoritetet e tjera ka pësuar një ulje të mëtejshme dhe mbetet i ulët.
    “Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë ato që lidhen me politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK tregon një vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin ndaj luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe mediave. SPAK gëzon një nivel të lartë besimi publik”, thuhet në draftraport duke theksuar se duhet adresuar problemi i stafit dhe infrastrukturës.
    Një tjetër shqetësim i përmendur në draftraport është edhe Gjykata Kushtetuese. Edhe pse ka vijuar të funksionojë efektivisht, Komisioni Europian vlerëson se parlamenti ka dështuar vazhdimisht t’i përmbahet disa vendimeve të saj. Njëkohësisht thekson edhe “pasigurinë ligjore” mbi kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve të saj janë shqetësuese.
    “Gjykata vazhdoi të funksionojë mirë dhe zgjidhi ngarkesën e çështjeve të prapambetura. Gjatë periudhës së raportimit, parlamenti zbatoi vendimin e Gjykatës për të drejtën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhje. Megjithatë, parlamenti nuk arriti të zbatojë vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese. Në një opinion për këtë çështje, Komisioni i Venecias bëri thirrje Parlamentit që të respektojë dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës dhe konfirmoi se këto vendime janë detyruese për të gjitha organet shtetërore, përfshirë edhe parlamentin. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shpalli disa ndryshime në Ligjin për Komisionet Hetimore si jokushtetuese, ende është në pritje. Parlamenti kishte gjashtë muaj kohë për të zbatuar këtë vendim, dhe ndonëse diskutimet kanë nisur në parlament, afati nuk u përmbush. Në dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese nxori një vendim për përfundimin e mandatit të kryetarit të saj, duke konfirmuar kompetencën e saj ekskluzive për të shqyrtuar këto raste. Pasiguri ligjore mbetet për përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Parlamenti dhe Gjykata e Lartë. Për një nga rastet, Presidenti i Republikës, si autoritet emërues, ka bërë një kërkesë zyrtare tek Gjykata Kushtetuese për të sqaruar se si të harmonizohen dy parimet kushtetuese në lidhje me llogaritjen e mandateve”, thuhet në draftraport.
    Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese vendosi për mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj, duke i dhënë fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit kishte hapur ndërkohë garën për zëvendësimin e saj. Ndërkohë në Janar, Presidenti Begaj iu drejtua gjykatës për të zgjidhur në mënyrë të drejtë. gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.
    Në draftraportin e Komisionit Europian, vërehen edhe vështirësitë në kryerjen në kohë dhe me cilësi të “vlerësimeve, emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve”. Sa i përket Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë vijon të jetë funksional, por numri i lartë i vendeve vakante për inspektorë-magjistratë ndikon në funksionimin e tij efektiv.
    Problematike shikohet edhe kohëzgjatja e proceseve dhe numri i madh i rasteve të prapambetura, të cilat sipas draftraportit, janë shtuar më tej, ndërsa “masa vendimtare për rritjen e efikasitetit ende nuk janë zbatuar”.
    Komisioni Europian ndalet edhe te Policia e Shtetit duke theksuar se edhe pse ligji është rishikuar, ajo “mbetet ende shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit”./tvklan.al

  • Raporti i KE: Kritika të forta për KLP dhe KLGJ! Alarm për presion mbi drejtësinë

    Raporti i KE: Kritika të forta për KLP dhe KLGJ! Alarm për presion mbi drejtësinë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-ZËRI ka siguruar raportin e plotë të Komisionit Europian, për sundimin e ligjit në Shqipëri, për situatën politike, zgjedhjet e 11 majit dhe institucionet e tjera. Raporti mbulon katër shtylla : sistemet kombëtare të drejtësisë, kornizat kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe pluralizmin si dhe kontrolle dhe balanca të tjera institucionale.
    Komisioni Evropian në raportin e fundit “Non-paper” ka ngritur shqetësim mbi mandatet e Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimin e vendimeve të saj nga ana e Kuvendit. Në dokument thuhet se pasiguria ligjore për mandatet e anëtarëve të saj, përbëjnë një shqetësim të madh. Po për Gjykatën Kushtetuese, Komisioni Evropian ka deklaruar se moszbatimi i vazhdueshëm i disa prej vendimeve të saj nga ana e Kuvendit, është shqetësuese. 
    Në lidhje me shkollën e magjistraturës, konsiderohet “i rëndë”, “fakti që ish-magjistratët që kanë dhënë dorëheqjen gjatë vetingut dhe janë subjekt ndalimi për të mbajtur pozita të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të punësohen si staf pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës”.
    Shqetësim për Brukselin mbeten problemet e vërejtura dhe më parë, në dy organet kryesore të sistemit, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.
    “Koordinimi midis Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLGJ) mbetet për t’u përforcuar. KLGJ dhe KLGJ duhet të miratojnë rregullat e nevojshme të brendshme operative për të kryer funksionet e tyre në mënyrë efektive, duke përfshirë adresimin e konflikteve të interesit. Nuk pati zhvillim dhe sfidat vazhdojnë në harmonizimin e dispozitave për kontrollet e të dhënave dhe deklarimin e pasurisë për emërimin e anëtarëve jo-magjistratë të KLGJ dhe KLGJ me rregullat për magjistratin. Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të demonstrojnë koordinim më efektiv në menaxhimin e prokurorive dhe karrierën e prokurorëve. Gjykata Kushtetuese vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa mungesa e zbatimit nga Parlamenti të disa vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj janë shqetësuese. KLGJ-së, i mungojnë rregullat e brendshme të nevojshme për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë efektive, ndërsa ato të KLP-së kërkojnë rishikim. Të dy Këshillat nuk kanë rregullore të brendshme për konfliktet e interesit të anëtarëve të tyre, duke bërë që rastet e mundshme të konflikteve të interesit të mos trajtohen,”-thuhet në raport.
    Për SPAK-un, dokumenti vë në dukje se:”ka konsoliduar më tej rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, megjithëse vijojnë mungesat në staf dhe infrastrukturë. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat e posaçme për korrupsion dhe krim të organizuar kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq një vizion të qartë strategjik dhe pavarësi në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. SPAK gëzon një nivel të lartë besimi nga publiku. Është bërë përparim i prekshëm nga SPAK drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta, ndërkohë që është përmirësuar përdorimi i hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive.”
    Lufta kundër korrupsionit
    Një rast i paprecedentë presioni institucional ndaj drejtësisë shqiptare ka ngritur alarmin në Bruksel. Arrestimi dhe hetimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme (SPAK) në 10 shkurt 2025, ka shkaktuar reagime të forta nga ana e qeverisë dhe Kuvendit, të cilat janë interpretuar si përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar institucionet e drejtësisë. Komisioni Evropian nënvizon në raportin e fundit “Non-paper” se ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri.
    “Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet në rritje nga zyrtarët publikë ose politikanët për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor kanë përkeqësuar shqetësimet. Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Strukturës së Specializuar kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në shkurt të vitit 2025, shkaktoi reagime të papara publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo ngre shqetësime serioze,”-thuhet në draft.
    Në dokument thuhet se: Përfshirë ish-ministra, ish-President të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryetarë bashkie dhe zyrtarë të tjerë. Në nëntor 2024, Gjykata e Apelit e SPAK dha vendimin përfundimtar për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke ashpërsuar dënimet për një ish-Ministër të Mjedisit dhe një ish-deputet. Në dhjetor 2024, kjo gjykatë pranoi kërkesën e SPAK për rishikimin e vendimit “i pafajshëm” për tre persona të akuzuar në çështjen e inceneratorit të Fierit. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi 93 persona për çështje korrupsioni, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, i cili u dënua me 4 vite burg për veprime të paligjshme në dhënien e një leje ndërtimi dhe shpërdorim fondesh publike.
    SPAK vazhdoi të ketë rezultate pozitive në hetim, ndjekje penale dhe operacione të përbashkëta, përfshirë edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar. Për korrupsionin në nivele të larta, nga janari deri në shtator 2024, u çuan në gjykim 7 çështje penale ndaj 10 zyrtarëve të lartë. Deri më 30 shtator 2024, u nisën 6 hetime të tjera kundër 14 individëve.
    Krimi i organizuar dhe droga
    Megjithëse janë regjistruar arrestime të profilit të lartë dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 127 milionë euro në 2024, ende mungon një praktikë konsistente e hetimeve financiare. Ligji për Byronë e Rikuperimit të Aseteve është vonuar dhe ajo ende nuk funksionon siç duhet. Shqipëria ka vijuar përshtatjen ligjore dhe ndërtimin institucional, përfshirë krijimin e një Zyre për Rikuperimin e Aseteve (ARO) brenda Policisë së Shtetit. Por funksionimi i plotë i ARO-s mbetet për t’u dëshmuar.
    U regjistruan arrestime të profilit të lartë, por nevojitet më shumë përputhje ligjore me acquis dhe dënime përfundimtare për të gjitha fushat e krimit të organizuar. Nevojiten përpjekje shtesë në:• Trafikun e armëve,• Pastrimin e parave,• Trafikun e qenieve njerëzore,• Abuzimin seksual me fëmijët (online dhe offline),• Cybercrime (krimi kibernetik).
    Sipas të dhënave të Komisionit Evropian:• Në 2023:• 160 hetime të reja,• 109 aktakuza,• 337 vendime përfundimtare,• 100 dënime përfundimtare për krim të organizuar.• Në 9 mujorin e parë të 2024:• 212 hetime të reja,• 102 aktakuza,• 140 vendime,• 54 dënime.
    Për krime të rënda në përgjithësi (2024):• 1201 hetime,• 1079 aktakuza,• 1526 vendime,• 1508 dënime (rritje krahasuar me 2023).
    Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore
    Pavarësisht miratimit të Planit Kombëtar të Veprimit për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (2024-2025) në korrik 2024, Shqipëria vazhdon të ketë mungesa në kapacitete për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rrjeteve të trafikimit. Trafikimi i fëmijëve është veçanërisht i lartë: në vitin 2023, fëmijët përbënin 66% të viktimave të mundshme dhe të konfirmuara. Është ende e nevojshme zbatimi i plotë i Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikimit.
    Liria e medias dhe e shprehjes – përqendrim, mungesë pavarësie dhe kërcënime ndaj gazetarëve
    Raporti vëren mungesë të një reforme të mirëfilltë ligjore për median, ndërhyrje politike në RTSH, përqendrim të pronësisë dhe transparencë të ulët mbi financimin. Raportohen 45 raste të shkeljes së sigurisë së gazetarëve dhe 43 padi SLAPP kundër tyre. Qeveria pritet të sjellë ndryshimet ligjore për konsultim me Komisionin e Venecias. Po ashtu KE thekson se shkarkimi nga Kuvendi i të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH dhe emërimet e reja kanë ngritur shqetësime për pavarësinë e transmetuesit publik.
    Në përfundim Komisioni Evropian njeh progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i kufijve, por thekson se pa zgjidhjen e problemeve serioze si presioni ndaj drejtësisë, mungesa e reformave në media, dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave themelore, negociatat për anëtarësim nuk mund të ecin përpara./ZËRI

  • BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    Ky është një dokument pune konfidencial (jo zyrtar) që i drejtohet Këshillit të BE-së, konkretisht Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë për Anëtarësim.

    Një rast i paprecedentë presioni institucional ndaj drejtësisë shqiptare ka ngritur alarmin në Bruksel. Arrestimi dhe hetimi i Erion Veliaj, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme (SPAK) në shkurt 2025, ka shkaktuar reagime të forta nga ana e qeverisë dhe Kuvendit, të cilat janë interpretuar si përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar institucionet e drejtësisë. Komisioni Evropian nënvizon në raportin e fundit “Non-paper” se ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri. SPAK i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me dy letra zyrtare ankuese për mungesën e masave të sigurisë gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të institucionit, duke rrezikuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK.

    Reforma në drejtësi dhe vetingu – përfunduar në shkallën e parë, por vonesa dhe presione politike

    Raporti vlerëson përfundimin e procesit të vetingut në shkallën e parë si një hap të rëndësishëm, me 282 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar ose të larguar dhe 350 të konfirmuar në detyrë. Megjithatë, apelimet vijojnë dhe ka ende 110 çështje në pritje. Kërkohet përmirësim në vlerësimin profesional, emërimet meritore dhe ulja e stoku të çështjeve. Ndërkohë, presionet politike, sidomos ndaj SPAK-ut, mbeten një shqetësim serioz.

    SPAK dhe lufta kundër korrupsionit të lartë – rezultate, por mungon bashkëpunimi institucional

    Në 2024 u arritën 106 dënime përfundimtare për korrupsion, përfshirë ish-ministra, një ish-President të Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë. SPAK dënoi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit me 4 vite burg për abuzim me fondet publike. Megjithatë, numri i kallëzimeve ndaj SPAK nga institucione të tjera është i ulët dhe kapacitetet mbeten të kufizuara për shkak të mungesës së stafit dhe infrastruktures.

    Liria e medias dhe e shprehjes – përqendrim, mungesë pavarësie dhe kërcënime ndaj gazetarëve

    Raporti vëren mungesë të një reforme të mirëfilltë ligjore për median, ndërhyrje politike në RTSH, përqendrim të pronësisë dhe transparencë të ulët mbi financimin. Raportohen 45 raste të shkeljes së sigurisë së gazetarëve dhe 43 padi SLAPP kundër tyre. Qeveria pritet të sjellë ndryshimet ligjore për konsultim me Komisionin e Venecias.

    Të drejtat e njeriut dhe barazia – progres i kufizuar, institucionet pa drejtues dhe diskriminim sistemik

    Kuvendi nuk ka arritur të emërojë drejtuesit e Avokatit të Popullit dhe Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa zbatimi i rekomandimeve të tyre është në nivele të ulëta. Mungon përputhja e legjislacionit për barazinë gjinore, personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e komuniteteve rome dhe egjiptiane me standardet e BE-së.

    Krimi i organizuar dhe droga – operacione të suksesshme, por mungon ndëshkimi sistematik.

    Megjithëse janë regjistruar arrestime të profilit të lartë dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 127 milionë euro në 2024, ende mungon një praktikë konsistente e hetimeve financiare. Ligji për Byronë e Rikuperimit të Aseteve është vonuar dhe ajo ende nuk funksionon siç duhet. Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet problem serioz, me fëmijët që përbëjnë 66% të viktimave të identifikuara.

    Migracioni, azili dhe kufijtë – përmirësime, por nevojë për struktura dhe politika më efikase

    Shqipëria ka miratuar Strategjinë e Migracionit dhe ka bashkëpunuar me BE për riatdhesimet, por nuk ka ende struktura të posaçme për fëmijët e pashoqëruar. Nevojitet forcimi i procedurave për azilin dhe vendosja e kapaciteteve të plota për trajtimin e rasteve të mbrojtjes ndërkombëtare.

    Institucionet demokratike – polarizim politik dhe mungesë e kontrollit parlamentar

    Raporti ngre shqetësimin për polarizimin ekstrem politik që ka paralizuar punën parlamentare. Kuvendi ka dështuar të zbatojë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe të emërojë drejtues në institucione të rëndësishme. Ligji për mediat gjatë fushatave dhe financimi i partive politike mbeten problematike.

    Ekonomia dhe administrata – rritje e qëndrueshme, por sfida strukturore

    Me një rritje ekonomike prej 4% në vitin 2024, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por mungesa e investimeve kapitale, emigrimi i trurit dhe papunësia e të rinjve vazhdojnë të jenë pengesa serioze. Ekonomia informale mbetet e përhapur dhe konkurrueshmëria në sektorin industrial është e ulët.

    Përfundim:

    Komisioni Evropian njeh progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i kufijve, por thekson se pa zgjidhjen e problemeve serioze si presioni ndaj drejtësisë, mungesa e reformave në media, dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave themelore, negociatat për anëtarësim nuk mund të ecin përpara. Kapitujt 23 dhe 24 mbeten të pazhbllokueshëm pa përmbushjen e standardeve të vendosura.

    Non-Paper/ Dokument i brendshëm i Këshillit të Evropës për Shqipërinë:

    1. Reforma në Drejtësi (Kapitulli 23)

                    •             Vetingu është finalizuar në shkallë të parë, por 110 ankime janë ende në pritje dhe duhen ndjekur rastet e referuara për ndjekje penale.

                    •             Presion politik mbi drejtësinë: Arrestimi i një zyrtari nxiti sulme të hapura politike ndaj SPAK dhe tentativë për të ndikuar në vendimet gjyqësore.

                    •             Probleme në emërime dhe burime njerëzore: Ka mungesa të mëdha në gjyqtarë dhe prokurorë (vetëm 57% e pozicioneve gjyqësore të mbuluara), dhe vonesa në vlerësime profesionale.

                    •             Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese vihet në pikëpyetje për shkak të moszbatimit të vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurisë mbi mandatet.

                    •             Reforma gjyqësore ende pa një strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

    2. Lufta kundër Korrupsionit

                    •             SPAK ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet në ndjekje penale të korrupsionit të lartë, por institucionet e tjera përballen me dobësi në hetim dhe zbatueshmëri.

                    •             Policia e Shtetit mbetet shumë e prekshme nga korrupsioni.

                    •             Institucionet e parandalimit të korrupsionit janë joefektive dhe kanë mungesë koordinimi me organet e hetimit.

                    •             Verifikimi i pasurive dhe konfliktit të interesit nuk është transparent dhe nuk ka eficiencë të mjaftueshme.

    Të Drejtat Themelore dhe Liria e Medias

                    •             Liria e medias mbetet problematike: përdorimi i tepruar i padive (SLAPP), ndërhyrje politike në emërimet e AMA-s dhe Televizionit Publik.

                    •             Parlamenti shkarkoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik.

                    •             Mbrojtja e gazetarëve është e dobët dhe mungon një sistem monitorimi për rastet e sulmeve.

                    •             Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale u përmirësua, por zbatimi kërkon më shumë burime.

    4. Krimi i Organizuar dhe Siguria (Kapitulli 24)

                    •             Nuk ka ende një praktikë të besueshme për hetime financiare paralele me rastet penale.

                    •             Kapacitetet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore janë të pamjaftueshme, sidomos për fëmijët (66% e viktimave në 2023 ishin fëmijë).

                    •             Ligji për Zyrën e Rikuperimit të Pasurive (ARO) nuk është miratuar ende; funksionimi i saj është simbolik.

                    •             Mungon strategji kombëtare për drogat dhe vërehet rënie në sekuestrimet e narkotikëve (-35% në 2024 krahasuar me 2023).

    5. Institucionet Demokratike

                    •             Parlamenti i polarizuar, me bojkotim dhe pengesa nga opozita, mungesë mbikëqyrjeje ndaj qeverisë.

                    •             Moszbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

                    •             Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore nuk është në përputhje me standardet evropiane.

                    •             Shumë institucione pa drejtues, pasi Kuvendi nuk ka emëruar zëvendësuesit.

    6. Administrata Publike dhe Financat

                    •             Zbatimi i ligjeve të miratuara mbetet problem – më shumë mungesë zbatimi sesa mungesë ligjore.

                    •             Zyra të brendshme auditi me staf të pakët dhe kapacitete të kufizuara.

                    •             Mungesë e një Këshilli të Pavarur Fiskal, ndonëse janë marrë hapa për përgatitjen e tij.

    8. ⁠7. Ekonomia dhe Konkurrueshmëria

                    •             Ekonomia ka ecuri të mirë, por eksportet e mallrave janë ulur dhe mbështeten në sektorë me vlerë të ulët të shtuar.

                    •             Ekonomia informale është e përhapur, duke dobësuar mbrojtjen sociale dhe konkurrencën e ndershme.

                    •             Emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar përbëjnë sfida madhore afatgjata.

     

  • Sundimi i ligjit nën lupën e BE-së! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK-ut

    Sundimi i ligjit nën lupën e BE-së! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK-ut

    Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për sundimin e ligjit, ku analizohet ecuria e reformës në drejtësisë, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit. Draft raporti i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final. Ky draft raport për sundimin e ligjit në vend, fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.

    Komisioni Europian i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”.
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien. Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan.
    Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet: “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”. Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit. Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit. “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë: “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”. Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim. /TCH/

  • Ekskluzive/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

    Ekskluzive/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

    Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit.

    Nga një burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, që mban datën 9 Qershor 2025 dhe i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final.
    Ky draft raport për  Sundimin e Ligjit në Shqipëri fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.
    Komisioni Europian  i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se  “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. 
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”.
    Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien.
    Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan.
    Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet:
    “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”.
    Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit.
    “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë”
    “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”.
    Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim.

    Top Channel

  • Draft raporti i Komisionit Europian! “Skaner”-SPAK, Komisionit “Xhafaj”, Policisë e Gjykatës Kushtetuese

    Draft raporti i Komisionit Europian! “Skaner”-SPAK, Komisionit “Xhafaj”, Policisë e Gjykatës Kushtetuese

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit. Nga një burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, që mban datën 9 Qershor 2025 dhe i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final.
    Ky draft raport për Sundimin e Ligjit në Shqipëri fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.
    Komisioni Europian i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se  “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. 
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien.
    Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan. Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet:
    “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”.
    Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit.
    “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë:
    “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”.
    Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim.