Tag: korrupsionit

  • Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

    Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

    Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e KE-së, për të adresuar më shumë progres në këtë luftë, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si në thirrjen për të ndaluar intimidimet ndaj këtyre institucioneve.
    “Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë; Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm; Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese; Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut. Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”, shtoi ajo.
    Integrimi i përshpejtuar i vendit drejt BE, tha Spiropali, është edhe meritë e prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO.
    “SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane”, tha Spiropali, duke shtuar se Kuvendi është i hapur të mirëpresë nisma ligjore për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse.
     “ Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.”, shtoi më tej ajo.

  • Monika Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK, zbulohet arsyeja

    Monika Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK, zbulohet arsyeja

    Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.
    Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.

  • BE ultimatum Edi Ramës për shkrirjen e komisionit “Xhafaj”, evropianët të shqetësuar për pazarin Rama-Berisha për të…

    BE ultimatum Edi Ramës për shkrirjen e komisionit “Xhafaj”, evropianët të shqetësuar për pazarin Rama-Berisha për të…

    Rigels Seliman
    Bashkimi Evropian (BE) duket i vendosur për të mos lejuar çiftin Rama-Berisha që të “hedhë në erë” Reformën në Drejtësi dhe organet e dala prej saj si Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke shkaktuar kështu një cunami diplomatik vjen drejt Tiranës. Komisioni Europian (KE) ka shpërthyer me një akuzë tronditëse ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar Komisionin e Posaçëm “Xhafaj” si një armë politike për të minuar drejtësinë dhe për të shuar SPAK-un nga brenda. Gazeta “SOT” ka analizuar me detaje raportin e KE, teksa Brukseli lëshon një ultimatum të hapur për kryeministrin Edi Rama: shkrij menjëherë komisionin “Xhafaj”, ose përgatitu për ngrirje të negociatave të anëtarësimit. Sipas raportit të datës 9 qershor 2025, por që sot po e sjellim për lexuesin me detaje, Komisioni Europian denoncon për herë të parë me emër presionin e koordinuar të politikës, krimit të organizuar dhe medias mbi SPAK-un, një akt që sipas Brukselit kërcënon themelin e Reformës në Drejtësi. Alarmante është rënia drastike e mbështetjes institucionale për Prokurorinë e Posaçme, ndërsa referimet ndaj saj nga institucionet zyrtare kanë rënë në mënyrë të frikshme.
    Pazari Rama-Berisha
    Por pjesa më eksplozive e raportit është pikërisht pazari Rama-Berisha, i përmendur në mënyrë të tërthortë si një aleancë e errët e interesave për të shuar frymën e SPAK, që ka nisur të prekë figurat e larta të të dy kampeve politike. Komisioni Europian i quan përpjekjet e mazhorancës përmes komisionit “Xhafaj” një “tentativë të strukturuar për kapje të drejtësisë”, me qëllim neutralizimin e hetimeve dhe krijimin e një kontrolli politik mbi institucionet e reja të drejtësisë. “Pavarësia e SPAK është në rrezik serioz”, thuhet në raport, ndërsa BE paralajmëron se çdo përpjekje për të deformuar drejtësinë do të përballet me pasoja të rënda politike dhe financiare për Shqipërinë. Më tej, raporti evidenton mungesën e stafit, infrastrukturës dhe një vullneti real politik për të fuqizuar SPAK, duke theksuar se qeveria po ushtron presion të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë për të ngadalësuar punën e tij.
    Institucionet e drejtësisë, sipas raportit, kanë refuzuar të bashkëpunojnë realisht me komisionin “Xhafaj”, duke dhënë vetëm përgjigje formale dhe duke ngritur shqetësime për shkelje të pavarësisë së tyre. BE i cilëson këto zhvillime si të papranueshme dhe me rrezik të lartë për zhbërjen e progresit të arritur që nga viti 2016. Në këtë kontekst shpërthyes, Komisioni Europian ngre kërcënimin më serioz që nga hapja e negociatave me Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se nëse Edi Rama nuk tërhiqet nga kjo përpjekje për të kontrolluar drejtësinë, do të pasohet me ndërprerje të mbështetjes politike dhe financiare të BE-së. Pra e gjithë kjo panoramë tregon qartë se, Shqipëria ndodhet në një kryqëzim historik me moton: “O drejtësi e vërtetë, o kthim në errësirën e kapjes politike.”. Kështu që tani zgjedhja është në duart e Ramës dhe Berishës që të hedhin hapin e radhës, edhe pse në prapaskenë ata dëshirën e kanë që të shkrijnë SPAK, duke qenë se edhe votat i kanë në Parlament për të bërë ligje të reja dhe zhbërë ligje të vjetër. Megjithatë mbetet të shihet, ndërkohë që mesazhi i fuqishëm nga Brukseli është i prerë dhe që ka si kryefjalë: “Larg duart nga Reforma në Drejtësi dhe SPAK”.
    PJESË NGA RAPORTI I KE
    Puna e SPAK
    Ndërkohë Komisioni Europian i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”. “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias.
    Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. Komisioni Europian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien. Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan. Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet: “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”.
    Komisioni “Xhafaj”
    Po ashtu, Komisioni Europian ka kritika dhe për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt, ku gazeta “SOT” ka ngritur alarmin se kjo është një tentativë e pastër e mazhorancës për të kapur Reformën në Drejtësi. “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
    Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”. Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit. “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”. Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë” “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030. Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”. Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim.

  • Goditja ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’, Petro Koçi i del në krah Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

    Goditja ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’, Petro Koçi i del në krah Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

    Deputeti në ikje, Petro Koçi ka reaguar pas “spastrimeve” të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës.

    Koçi i quajti ‘spastrimet’, ofensiva ndaj ‘Republikës së drejtorëve’ dhe shpjegoi se pse e mbështet këtë nismë të kryeministrit, Edi Rama.
    Deputeti tha se drejtorët janë arrogantë, mospërfillës dhe të korruptuar dhe shtoi se ata janë të vetmit që nuk janë ndërruar prej vitesh edhe pse ministrat dhe deputetët janë ndryshuar disa herë.
    Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.
    Postimi i plotë:
    “Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore.
    Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.
    Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
    Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë.
    Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua.
    Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.
    Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin.
    Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni.”
     

    Top Channel

  • “Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

    “Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

    Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.
    ‘Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.
    Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.
    Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.
    Petro Koçi:
    “Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore. Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.
    Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
    Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/
    Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.
    Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”.

  • Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

    Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

    Petro Koçi, një nga figurat emblematike të PS-së, ka dalë në mbështetje të spastrimit që iu bë Bashkisë së Vlorës nga kryeministri Rama.
    Ai ka rrëfyer përvojën e tij me pushtetin vendor në Fier, pak vite më parë, duke thënë se situata është pak e shumë e njëjtë në çdo bashki, me drejtorë që e kanë bërë hak të mos jenë më të tillë.
    “Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata!  Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore.  Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.
    Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelësat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
    Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS t’i bëhej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë.
    Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm dy prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.
    Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”, shkruan Petro Koçi.

  • ‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’! Drejtorët arrogantë dhe të korruptuar

    ‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’! Drejtorët arrogantë dhe të korruptuar

    Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.
    Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.
    Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një “betejë të ashpër” ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.
    Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.
    “Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata!  Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore.  Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.
    Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
    Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/
    Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.
    Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”, shkruan Petro Koçi.

  • ‘Po përjetojmë pasojat e një qeverisjeje të stërzgjatur/ Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë

    ‘Po përjetojmë pasojat e një qeverisjeje të stërzgjatur/ Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një deklarate në edicionin informativ të orës 16:00 në SYRI TV lidhur me zjarrin që vijon prej ditësh në fushën e mbetjeve në Elbasan, duke e konsideruar si një pasojë të drejtpërdrejtë të keqqeverisjes dhe korrupsionit të thellë në të gjitha nivelet e pushtetit.

    “Sot po përjetojmë pasojat e një qeverisjeje të stërzgjatur dhe të efektit të korrupsionit që ka kapluar çdo kapilar të institucioneve dhe mënyrës së qeverisjes, nga ajo qendrore te ajo lokale,” deklaroi Boçi.

    Ai theksoi se ky nuk është një zjarr i rastësishëm apo i papritur, por një zjarr i përsëritur, i cili sipas tij, ka një prapavijë të qartë: “Nuk është zjarri i parë në këtë vend. Është një zjarr i qëllimshëm që lidhet me përpjekjen për të mbuluar tymin kancerogjen të inceneratorëve dhe sidomos korrupsionin galopant që shoqëron këtë aferë.”

    Duke përmendur edhe inceneratorët në Tiranë dhe Fier, Boçi nënvizoi se këto projekte janë struktura financiare të pafunksionale teknologjikisht, ndërsa ndaloi veçanërisht te Elbasani, që sipas tij, ishte pika e nisjes së gjithë aferës: “Këtu nisi gjithçka. Vendimet e datës 16 dhjetor, ku brenda një dite u firmosën 17 vendime për të hapur rrugën e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, janë prova flagrante të një aferë të organizuar.”

    Ai kritikoi ashpër edhe SPAK-un për mosveprim përballë fakteve të qarta dhe presionit publik: “Edhe pse kemi kërkuar hetim, edhe pse faktet janë para syve të të gjithëve, Prokuroria e Posaçme nuk vepron. Është e pamundur të depërtosh në territorin e inceneratorit, është si një Alkatraz, një burg i sigurisë së lartë për drejtësinë.”

    Boçi vijoi duke thënë se ky zjarr nuk është vetëm një tragjedi ekologjike, por edhe një sinjal alarmi për thellësinë e korrupsionit që, sipas tij, ka kapur për fyti institucionet shqiptare.

    Boçi: 

    Ne jemi duke përjetuar pasojat e një qeverisje të stërzgjatur dhe të efekteve të korrupsionit që ka kapluar atë në çdo kapilar të institucioneve dhe të mënyrës së qeverisjes, përfshirë qeverisjen qendrore po aq sa dhe dukshëm qeverisjen lokale, sepse të gjitha gjërat janë të lidhura me koordinimin e mënyrës së qeverisjes.

    Nëse përqendrohemi tek Elbasani dhe te çështja e inceneratorëve, nuk është zjarri i parë, nuk është rrufe në qiell të pastër, është një zjarr i përsëritur herë pas here, i cili duket qartazi që nuk është i rastësishëm por është i qëllimshëm dhe lidhet pikërisht me atë tymin jo thjesht kancerogjen që mbulon Elbasanin por tymin mbi tymin kancerogjen për të mbuluar korrupsionin galopant të lidhur me inceneratorët, të lidhur sidomos në mënyrë specifike dhe me Bashkinë e Elbasanit por dhe me bashkitë e tjera ku janë tentuar të ndërtohen inceneratorë.

    Flas për Tiranën ose ku ka incenerator që nuk është marrë në dorëzim sepse është një strukturë financiare dhe jo efikase teknologjikisht dhe këtu e kam fjalën për Fierin.

    Por qëndrojmë në Elbasan sepse këtu ka qenë pikënisja edhe e hapjes së kutisë së Pandorës për çështjen e inceneratorëve dhe kujtoj këtu vendimet e famshme brenda një dite të datës 16 dhjetor, diku tek 17 vendime të tjera të qeverisë brenda një dite për t’i hapur rrugë ndërtimit të kësaj karrakatine që sot e ka dhuratë Elbasani dhe ndot në mënyrë masive.

    Ajo që është shqetësuese në të gjithë këtë situatë është se Prokuroria e Posaçme me gjithë kërkesën e PD, e gjithë faktet e ndodhura para syve të publikut, para institucioneve, ende nuk vepron, sepse nuk mund të kalojë perimetrin e këtij institucioni… Unë dikur e kam thënë, është si Alkatrazi ai incenerator, është si burg i sigurisë së lartë, është shumë e vështirë që të depërtohet në territorin e tij dhe të shkosh me sy faktet.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK dërgon për gjykim çështjen për korrupsion zgjedhor për babain e kandidates së PSD

    Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK dërgon për gjykim çështjen për korrupsion zgjedhor për babain e kandidates së PSD

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë për korrupsion në zgjedhje babain e kandidates për deputete të Partisë SocialDemokrate në Fier, Limonera Bozha, Pandeli Bozha.

    Babai i kandidates socialdemokrate akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal.
    Njoftimi:

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal
    Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
    Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.
    Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.
    Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.
    Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • “Mazhoranca e korruptuar nuk lufton dot korrupsionin”, deklarata e fortë e  Gjikondit:Çerdhja e të korruptuarve lulëzon

    “Mazhoranca e korruptuar nuk lufton dot korrupsionin”, deklarata e fortë e Gjikondit:Çerdhja e të korruptuarve lulëzon

    Në  një emision televiziv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi se detyra e qeverisë nuk është të ndërhyjë në drejtësi apo të bëjë politikë me gjyqësorin, por të minimizojë hapësirat që krijojnë korrupsion brenda administratës publike.
    Ai vuri në dukje përparimet në digjitalizimin e shërbimeve, të cilat sipas tij, kanë reduktuar ndjeshëm korrupsionin e përditshëm që shpesh çon drejt korrupsionit të nivelit më të lartë. Megjithatë, ai pranoi se sfidat mbeten dhe se lufta kundër këtij fenomeni është ende në zhvillim e sipër, me synimin për ta bërë më të madhe dhe më të efektshme.
    “Detyra e qeverisë nuk është që të bëjë politikë me gjyqësorin, por që të ngushtojë të gjitha hapësirat që krijojnë korrupsion në administratë. Këtu hyjmë që nga shërbimet online, të gjitha mundësitë që kanë administratorët, pra gjithë ai korrupsioni i vogël, që pastaj krijon atë korrupsionin e madh, pra nuk është më. Të gjitha shërbimet sot janë online dhe po investohet më shumë në sektorin digjital. A ka probleme?! Sigurisht që ka probleme, ka pasur ka dhe do të ketë, ndërkohë që lufta ka qenë e vogël, por bëhet e madhe dhe ka për t’u bërë akoma më e madhe ndaj këtyre fenomeneve”, tha Klosi.
    Por, retorika e Blendi Klosit u kundërshtua nga juristja Brizida Gjikondi. Gjikondi reagoi ashpër ndaj qëndrimit të mazhorancës përballë korrupsionit, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit real dhe moral në luftën kundër këtij fenomeni.
    Juristja shtoi se pavarësisht strukturave të ngritura nga kryeministri Rama, si komisionet kundër korrupsionit, nuk ka pasur asnjëherë një qëndrim të qartë moral kundër tij. Ajo shtoi se korrupsioni jo vetëm që nuk është frenuar, por “çerdhja e zyrtarëve të korruptuar” vazhdon të lulëzojë, ndërsa kritikoi edhe arrogancën e kryeministrit në menaxhimin e pushtetit.
    “Unë mendoj se mazhoranca ka një tolerancë të frikshme ndaj korrupsionit. Mua gjithmonë më është dukur e çuditshme që Rama ngre ministri, dhe komisioni kundër korrupsionit, por asnjëherë nuk kam parë një ligjërim tamam moral, kundër korrupsionit. Nuk ka frymë kundër korrupsionit. Rama nuk ka vetëm probleme me korrupsionin, por dhe arrogancë. Çerdhja e zyrtarëve të korruptuar vazhdon lulëzon”, tha Gjikondi.