Për aktivistin Gjergj Bojaxhi, ish-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2015, zgjedhjet për kryebashkiakun e ri nuk duhet të vonojnë, pasi sipas informacioneve që ai disponon, niveli i korrupsionit në bashki pas arrestimit të Veliajt është rritur.
Bojaxhi e sheh të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, e megjithatë zhvillimi i tyre është i nevojshëm pasi kryeqyteti ndodhet në anomal.
“Kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë. Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi: Në dhjetor është vështirë të bëhen zgjedhjet në Tiranë. Ti bësh në këtë muaj është qesharake. Në thelb sa më shumë zgjat kjo kohë, aq më shumë. Nga informacionet që unë kam, në bashkinë e Tiranës është rritur niveli i korrupsionit. Duhet ti jepet drejtim, jemi një qytet me anomali, kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë.
Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Për të mos prishur pak ekuilibra që kishte Veliaj, e la pezull. I fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe tani do që ti japë drejtim këtij kapitulli tjetër. unë si qytetar më intereson që të mos merret peng Tirana. Pjesa tjetër janë teknikalitete.
Gjykata Kushtetuese e mori vendimin me unanimitet dhe unë mendoj se GJK nuk do t’i japë të të drejtë Veliajt.
Tag: korrupsionit
-

“Në bashkinë e Tiranës është rritur niveli korrupsionit”, aktivisti: Zgjedhjet nuk duhet të vonojnë, por në dhjetor…
-

Mediu: Mazhoranca e Ramës do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore dhe të drejtën për debat në Kuvend
Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.
‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.
Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.
‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.
Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.
‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.
Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.
‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.
Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.
‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.
Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.
‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu në SYRI TV.
-

“Nuk jemi të punësuar në Kuvend”, Mediu: Ja pse duhen ngritur Komisionet Hetimore
Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.
‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.
Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.
‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.
Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.
‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.
Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.
‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.
Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.
‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.
Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.
‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu -

Mbyllen aplikimet! Njëri prej 4 kandidatëve do të ulet në ‘karrigen’ e Dumanit, mes tyre një grua
Sot ka përfunduar afatit zyrtar i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Janë zyrtarizuar katër emrat, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit.
Njoftimi i KLP
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
* Klodian Braho, prokuror dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK* Elvin Gokaj, prokuror pranë seksionit kundër korrupsionit * Doloreza Musabelliu, pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.* Adnan Xholi, aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash. -

“Vrasja e gjyqtarit”/ Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia në duart e politikës, gjyqtarët viktima të korrupsionit
Kryetari i Shoqata e Avokatve Antikorrupsion Shqiptare Ndue Pjetra, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Pjetra shprehu ngushëllimet ndaj të ndjerit, Kalaja. Në deklaratën e tij, theksoi se drejtësia në vend ka rënë në duart e politikës dhe sipas tij gjyqtarët janë viktimat e korrupsionit.
“Shprehim ngushëllimet për gjyqtarin por ndajmë mendim ndryshe për rastin. Institucionet te marrin masat se drejtësia është ne duar te politikes dhe gjyqtaret janë viktima te politikanëve dhe korrupsionit “, tha Pjetra. -

Skandali i korrupsionit që u zbulua nga koncerti i këngëtarit të njohur
Showbiz E Enjte, 2 Tetor 2025 18:56
Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit. Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë. Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit.
“Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari. Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion.
U bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim. Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro. Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë.
-

Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit
Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit.
Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë.
Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit.
“Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”.
Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.
Kështu, emri i Williamsit, në vend që të bëhej lajm për koncertin, përfundoi në një sektor krejt tjetër. Dhe atë, pa fajin e tij.
Çfarë ndodhi?
Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari.
Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion.
Madje, u bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim.
Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro.
Përgjigjja e autoriteteve
Pasi shoferët e njoftuan policinë dhe Ambasadën e Britanisë, dy persona u ndaluan dhe i nisën hetimet për rastin, nën dyshimet për korrupsion.
Sipas autoriteteve, ata kanë punuar në Administratën e Automobilave – agjenci përgjegjëse për kontrollin e trafikut në Bullgari – prej vitit 2012.
Policia i gjeti 43.000 euro dhe mbi 5.000 lev (valutë bullgare) si para të gatshme gjatë një bastisjeje. Disa prej parave ishin të fshehura në pako cigaresh.
Ajo gjeti edhe dokumente të shtetasve të huaj që punonin për kompanitë e transportit, si dhe të një shtetasi bullgar.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Rrugore dhe Menaxhimit të Trafikut, Lyubomir Nikolov, dokumentet u morën për siguri, derisa shoferët të paguanin shumën e kërkuar.
Autoritetet janë në pritje të kontrollimit të kamerave që i kanë pasur inspektorët në makinat e tyre.
Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Dimitar Kitanov, nuk ka të dhëna për grup të organizuar kriminal.
Nëse të arrestuarit shpallen fajtorë, ata mund të ndëshkohen me deri në gjashtë vjet burgim si dhe me gjobë deri në 10.0000 lev ( rreth 5.1113 euro).
“Do ta ç’rrënjosim korrupsionin”
Ministri bullgar i Transportit, Grozdan Karadjov, premtoi “çrrënjosjen e praktikave të korrupsionit”.
Më vonë, ai bëri të ditur se katër zyrtarë janë shkarkuar nga puna, se do të përdoren kamerat trupore, do të ketë rotacion të inspektorëve dhe një auditim të pavarur në agjencinë Administrata e Automobilave.
“Ne duhet t’iu kërkojmë falje shoferëve të huaj të cilën janë shantazhuar në mënyrë jashtëzakonisht të ulët nga Administrata e Automobilave. Ata erdhën në Bullgari për ta bërë punën e tyre dhe u përballën me korrupsion dhe zhvatje. Kjo është e papranueshme. Duhet t’iu kërkojmë falje edhe shtetasve bullgarë, sepse emri i Bullgarisë është përfshirë në këtë skandal”, tha ai para mediave.
Disa media raportuan se shefat e kompanisë i detyruan vartësit e tyre të merrnin ryshfet.
Diçka e tillë nxiti reagime të fuqishme politike. Kryeministri, Rosen Zhelyazkov, dhe ministri i Transportit, Grozdan Karadjov, propozuan që Agjencia e Automobilave të vihej nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, ndërsa udhëheqësit e partive GERB dhe DPS – Fillimi i Ri, Boyko Borisov dhe Delyan Peevski, kërkuan mbylljen e tërësishme të saj.
Sindikata: Ryshfeti është orkestruar prej niveleve më të mëdha në agjenci
Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë.
Ai foli për atë që e ka përshkruar si shkarkim masiv i fshehtë i punonjësve të agjencisë “me qëllim eliminimin e punëtorëve që këmbëngulin për punë të mira dhe jo të atyre që marrin para nga praktikat korruptive”.
Për vite me radhë, autoritetet përgjegjëse për kontrollin e rrugëve, por edhe kompani shtetërore, si dhe përfaqësuesit e klasës politike, janë akuzuar për korrupsion sistematik, por dënimet për shkelje të tilla janë të rralla.
Më 2024, Bullgaria është renditur në vendin e 76-të, prej 180-të në total, në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International./ REL -

Zbulohet blloku i korrupsionit, Karamuço: SPAK drejt arrestimit të një deputeti
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të fortë në një intervistë për “Euronews Albania”, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është pranë lëshimit të një masë sigurie ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas tij, hetimet janë përqendruar në një bllok shënimesh, i dorëzuar nga një qytetare në SPAK, ku gjenden të dhëna të detajuara për ndarjen e parave të korrupsionit dhe vendndodhjet e fshehta ku ato mbahen. “Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës. Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen”, – u shpreh Karamuço.
Profesori sqaroi se nuk mund të japë emra apo të tregojë përkatësinë politike të deputetit, por konfirmoi se hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet që së shpejti SPAK të ndërmarrë masa konkrete ligjore. “Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti”, – tha më tej ai.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të përfshirë në raste të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. -

Michel Tarran takohet me kreun e SPAK: OSBE po përgatit trajnim të ri për luftën kundër korrupsionit
Michel Tarran, Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Në këtë takim ata folën për një angazhim të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky lajm u bë i ditur nga vetë Prezenca e OSBE-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Përmes këtij postimi vihet theksi tek kontributi thelbësor i SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësis
Postimi i plotë:
Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut. Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit. Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.
Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.
Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri në çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend. -

Ambasadori i OSBE i shkon Dumanit në zyrë, ja mesazhi i fortë për korrupsionin
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.
Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit.
Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.
Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.
Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri në çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.