Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në kallëzim, me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Ora e Fundit, nw ABC News, ka parashtruar se ku konsiston korrupsioni i Albana Vokshit.Ai theksoi se bashkëshorti i saj ka përvetësuar puset e naftës dhe këtë e ka “gosti” nga Sali Berisha, pasi motra e Vokshit ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit.
“Ju kam thënë këtu në studio se si arriti të përvetësonte bashkëjetuesi i saj naftën e puseve, vendburimin e Visokës, Ballshit, Gorishtit, vendburimin e Cakranit dhe këto faktikisht u morën, sepse motra e saj, Mimoza Vokshi ishte këshilltare e Sali Berishës dhe Saliu ia dha si dhuratë.
Ka përvetësuar një kullë 24 kate në Tiranë, tokë shteti, truall shteti,dhe e përvetësuan tre veta. Pastrimin e parave këta e kanë në gjakun e tyre. Albana Vokshi pastrim parash nëpërmjet motrës. SPAK duhet t’i futet thellë kësaj çështje dhe ta çojë deri në fund dhe të mos bëjë më lojën e seleksionimit.”, tha ai.
Tag: korrupsioni
-

“Përvetësoi puset e naftës”, Beqiri: Ku konsiston korrupsioni i Vokshit dhe lidhja e saj me Berishën
-

“Korrupsioni nuk luftohet me avatarë”, Jorida Tabaku godet qeverinë: Diella bën ‘show’, xhepat tanë vuajnë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot, propagandën sipas saj me ministren virtuale “Diella”, duke theksuar se realiteti është krejt i kundërt me narrativën e kryeministrit Rama.
Sipas saj, që në ditët e para të mandatit të ri, platforma e blerjeve të përqendruara ka treguar mungesë totale transparence.
“Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin më të korruptuar – tenderat, koncesionet dhe prokurimet publike,” u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi se qytetarët po paguajnë dy herë koston e korrupsionit: një herë për paratë që vidhen nga zyrtarët dhe herën e dytë për mungesën e transparencës që rrit vlerën e kontratave shumë mbi realitetin.
“Kostoja e këtij sistemi jo transparent rëndon direkt në xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që qeveria shpenzon miliona për propagandën e avatarëve digjitalë,” tha deputetja demokrate.
Tabaku paralajmëroi se ky model nuk do të ndryshojë për katër vitet e ardhshme nëse nuk ndërtohet një sistem i drejtë që lejon konkurrencë të vërtetë. “Korrupsioni nuk luftohet me propagandë, por me institucione të forta dhe rregulla që garantojnë barazi loje,” nënvizoi ajo. -

Manipulimi në KED për anëtaret e GJK/ Vasili: Po ndërtohet Republika e pazarxhinjëve të Drejtësisë
Ish deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj përdorimit të sistemit të drejtësisë dhe vënien e tij në kontroll.
“Korporatizmi dhe korrupsioni politiko-financiar po e ben absolutisht zero rolin dhe garantizmin e ndërkombëtarëve dhe po ndërton Republikën e pazarxhinjëve të Drejtësisë”, shkruan Vasili duke ju referuar të vërtetave të publikuara në media për manipulimet në KED për kandidat e Gjykatës Kushtetuese.
Postimi:
Ku janë zhdukur e strukur ndërkombëtarët, që do të ishin garantët e Reformës në drejtësi, ndërkohë që korporatizmi dhe korrupsioni po rrëmben haptas ditën për diell Gjykatën Kushtetuese.
Ku është BE dhe SHBA, që investuan paratë dhe fytyrën e tyre për Reformën në Drejtësi ndërkohë që ne i përfshimë ata edhe ne Kushtetutën tonë me qëllimin e vetëm për të mbrojtur integritetin ligjor dhe moral të kësaj Reforme.
Korporatizmi dhe korrupsioni politiko-financiar po e bën absolutisht zero rolin dhe garantizmin e ndërkombëtareve dhe po ndërton Republikën e pazarxhinjëve të Drejtësisë.
BE dhe SHBA flisni tani që po rrëmbehet edhe Gjykata Kushtetuese se nesër banditët e drejtësisë do tjua përplasin edhe juve dyert në fytyre pa ju dridhur fare dora.
-

Ilir Meta në burg, zëdhënësja e PL-së: Ne do të luftojmë për një Shqipëri të ndershme
Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer në sistem mbi të cilin mbështetet qeveria e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta, ndodhet në paraburgim dhe pret gjykimin për 3 akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Memelli, në një deklaratë publike bëri fajtor qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi, pasi korrupsioni është prezent sipas saj, në nivele të larta në fusha jetike për qytetarët, shëndetësi, arsim, gjykata e prokurori apo dhe në tenderat publikë.
Deklarata e plotë e Jasmira Memelli:
Të nderuar qytetarë!
Shqipëria sot është e kapur peng nga korrupsioni dhe ky është realiteti i hidhur që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në jetën e tyre.
Korrupsioni nuk është më një fenomen i shpërndarë, por është kthyer në sistemin mbi të cilin mbahet në këmbë qeveria e sotme, është mekanizmi me të cilin pasuria publike vidhet, taksat shpërdorohen, dhe shqiptarët mbahen peng të një grushti njerëzish.
Shqiptarët e ndjejnë kudo:
– Në spitale, ku shëndetësia publike është shkatërruar dhe qytetarët detyrohen të paguajnë shtrenjtë edhe për një shërbim minimal.
– Në arsim, ku fondet merren për fasada dhe propagandë, ndërsa mësuesit mbeten të nënvlerësuar dhe shkollat pa kushte.
– Në gjykata dhe prokurori, ku drejtësia blihet, shitet dhe zvarritet, ndërsa të fortët mbrohen e qytetarët e thjeshtë shtypen.
– Në tenderat publikë, ku miliarda euro shpërndahen te klientët e qeverisë, ndërsa fshatrat tona mbeten pa ujë, pa rrugë, pa energji.
Korrupsioni është bërë arsyeja kryesore pse rinia po ikën masivisht nga vendi, sepse të rinjtë nuk gjejnë shpresë në një vend ku meritokracia nuk ekziston, ku vendet e punës blihen me mik, dhe ku çdo derë të mbyllet nëse nuk ke lidhje me pushtetin.
Korrupsioni është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse fermerët nuk përkrahen, pse bizneset e ndershme falimentojnë.
Ky është realiteti i një qeverie që ka ndërtuar shtetin e korrupsionit, jo shtetin e së drejtë, që ka tradhtuar qytetarët e vet dhe që prej vitesh mashtron me premtime, por prodhon vetëm vjedhje dhe shpopullim.
Ky është plani i heshtur i pushtetit për të shkatërruar shpresën, të zbrazë vendin nga të rinjtë dhe profesionistët dhe të lërë pas një popull të varfër, të lodhur dhe të dorëzuar për t’u manipuluar më lehtë.
Por ne nuk do të lejojmë që ky plan të ketë sukses!
Ne kërkojmë dhe do të luftojmë për një Shqipëri të ndershme, një qeveri që punon për njerëzit, jo për oligarkët.
Kërkojmë një drejtësi që i shërben qytetarit, jo pushtetit.
Lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë shoë televiziv, por betejë e përditshme me rezultate konkrete.
Zyrtarët e korruptuar nuk duhet të mbrohen nga partia, por të përballen me drejtësinë.
Çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve duhet të shkojë për shëndetësi, për arsim, për bujqësi, për punësim – jo për xhepat e pakicës së pushtetit.
Ky vend nuk është i qeverisë.
Ky vend është i juaji, është i yni, është i çdo shqiptari që punon me ndershmëri.
Mjaft me një qeveri që e trajton Shqipërinë si pronën e vet private.
Korrupsioni nuk është fati i Shqipërisë.
Shqiptarët meritojnë një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më dinjitoze. -

“Plani i heshtur i pushtetit”/ PL, akuza të rënda ndaj qeverisë: E trajton Shqipërinë si pronën e vet private
Zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli në një deklaratë publike ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer në sistem mbi të cilin mbështetet qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Fajtor për largimin e të rinjve nga vendi, Memelli bën qeverinë pasi korrupsioni është prezent sipas saj, në nivele të larta në fusha jetike për qytetarët, shëndetësi, arsim, gjykata e prokurori apo dhe në tenderat publikë.
Ndër të tjera, ajo nger zërin për një luftë kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si dhe të taksave që ata paguajnë.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Shqipëria sot është e kapur peng nga korrupsioni dhe ky është realiteti i hidhur që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në jetën e tyre.
Korrupsioni nuk është më një fenomen i shpërndarë, por është kthyer në sistemin mbi të cilin mbahet në këmbë qeveria e sotme, është mekanizmi me të cilin pasuria publike vidhet, taksat shpërdorohen, dhe shqiptarët mbahen peng të një grushti njerëzish.
Shqiptarët e ndjejnë kudo:
– Në spitale, ku shëndetësia publike është shkatërruar dhe qytetarët detyrohen të paguajnë shtrenjtë edhe për një shërbim minimal.
– Në arsim, ku fondet merren për fasada dhe propagandë, ndërsa mësuesit mbeten të nënvlerësuar dhe shkollat pa kushte.
– Në gjykata dhe prokurori, ku drejtësia blihet, shitet dhe zvarritet, ndërsa të fortët mbrohen e qytetarët e thjeshtë shtypen.
– Në tenderat publikë, ku miliarda euro shpërndahen te klientët e qeverisë, ndërsa fshatrat tona mbeten pa ujë, pa rrugë, pa energji.
Korrupsioni është bërë arsyeja kryesore pse rinia po ikën masivisht nga vendi, sepse të rinjtë nuk gjejnë shpresë në një vend ku meritokracia nuk ekziston, ku vendet e punës blihen me mik, dhe ku çdo derë të mbyllet nëse nuk ke lidhje me pushtetin.
Korrupsioni është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse fermerët nuk përkrahen, pse bizneset e ndershme falimentojnë.
Ky është realiteti i një qeverie që ka ndërtuar shtetin e korrupsionit, jo shtetin e së drejtë, që ka tradhtuar qytetarët e vet dhe që prej vitesh mashtron me premtime, por prodhon vetëm vjedhje dhe shpopullim.
Ky është plani i heshtur i pushtetit për të shkatërruar shpresën, të zbrazë vendin nga të rinjtë dhe profesionistët dhe të lërë pas një popull të varfër, të lodhur dhe të dorëzuar për t’u manipuluar më lehtë.
Por ne nuk do të lejojmë që ky plan të ketë sukses!
Ne kërkojmë dhe do të luftojmë për një Shqipëri të ndershme, një qeveri që punon për njerëzit, jo për oligarkët.
Kërkojmë një drejtësi që i shërben qytetarit, jo pushtetit.
Lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë shoë televiziv, por betejë e përditshme me rezultate konkrete.
Zyrtarët e korruptuar nuk duhet të mbrohen nga partia, por të përballen me drejtësinë.
Çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve duhet të shkojë për shëndetësi, për arsim, për bujqësi, për punësim – jo për xhepat e pakicës së pushtetit.
Ky vend nuk është i qeverisë.
Ky vend është i juaji, është i yni, është i çdo shqiptari që punon me ndershmëri.
Mjaft me një qeveri që e trajton Shqipërinë si pronën e vet private.
Korrupsioni nuk është fati i Shqipërisë.
Shqiptarët meritojnë një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më dinjitoze.
Faleminderit! -

VIDEO/ Çfarë ndodh me Diellën në rast korrupsioni? Ironia e Gjokutaj: Do ta pushkatojnë online
Avokati dhe analisti Genc Gjokutaj ka ironizuar idenë e krijimit të një ‘ministrie virtuale’ për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si ‘Diella’, duke e quajtur një manovër qesharake dhe të padobishme.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Gjokutaj është shprehur se, në rast korrupsioni Diella do të pushkatohet online.
‘Askush nuk do të akuzohet. Do të pushkatohet Diella virtualisht. Do bëjnë ndonjë emision. Profili i këtij kryeministri dhe qeverie është i tillë.’
‘Korrupsioni do gëlojë dhe Diella do vazhdojë, dhe do t’i lihet Diellës. Pra do hidhet kripë në ujë, kripa do të tretet – ky është korrupsioni qeveritar. Kjo është një metodë e stërholluar,’ u shpreh Gjokutaj.
Ai shtoi se kjo nismë i ngjan një projekti që ‘është për të qarë dhe për të qeshur’.
‘Këta duan të thonë se këtë e ka shpikur Toni Blair, që kjo është një tjetër manovër… Asnjë vend i botës nuk e ka të aplikuar sepse ka dy arsye kryesore: e para nuk ka shtet në botë që ka një korrupsion të tillë dhe nuk ka shtet në botë që ta tolerojë një korrupsion të tillë. Pra, nëse do kishte një manovër të tillë, një ministër virtual, këtë do ta bënin sigurisht shtete më të zhvilluara.’
Gjokutaj rikujtoi se një nga veprimet e para të kryeministrit Rama pas marrjes së pushtetit ishte kthimi i pagesave tatimore nga online në manuale:
‘Kur Rama mori pushtetin, veprimi i parë që bëri ishte vajtja në Tatime me Spartak Brahon dhe nga pagesat online i ktheu në manual. Në atë nivel që ishin, por atëherë pagesat bëheshin online, që do të thoshte se klienti nuk paraqitej në sportel dhe kjo gjë nuk e lidhte zyrtarin me klientin për të bërë korrupsionin. E hoqën pagesën online sepse do të paraqiteshin në sportel.’
‘Kjo është fotografia e kësaj qeverie e cila tashmë, korrupsionin që nuk e ka luftuar me SPAK, Gjykatën e Posaçme, Ministri të Brendshme, Tatime, Ministri Financash, do t’i mbledhë në një dhe do t’i luftojnë me një Diellë.’, theksoi avokati Genc Gjokutaj gjatë bisedës në SYRI TV.
-

Gjiganti Al Jazeera jehon lajmit: Shqipëria me nje ministre robot, rasti i pare ne bote
Skeptikët pyesin nëse “Diella”, e paraqitur si një grua me veshje tradicionale popullore, do të bëhet vetë “e korruptuar”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur një “ministre” të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të drejtuar luftën kundër korrupsionit në kabinetin e tij të ri.Diella, që në shqip do të thotë “diell”, u emërua të enjten, me Ramën që e prezantoi si një “anëtare të kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme” dhe që do të sigurojë se “tenderët publikë do të jenë 100 për qind të lirë nga korrupsioni”.
Dhënia e tenderëve ka qenë prej kohësh një burim korrupsioni në vendin ballkanik me 2.8 milionë banorë, i cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.Korrupsioni është një faktor kyç në përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e bllokut.Partia Socialiste e Ramës, e cila së fundmi siguroi mandatin e katërt në qeverisje, ka deklaruar se mund ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE për pesë vjet, me përfundimin e negociatave deri në vitin 2027.
Së shpejti, deputetët do të votojnë për kabinetin e ri të Ramës, por nuk është e qartë nëse ai do të kërkojë një votë për postin virtual të Diellës.Ekspertët ligjorë thonë se mund të nevojitet më shumë punë për të përcaktuar statusin zyrtar të Diellës, e cila në ekran paraqitet si një grua me veshje popullore tradicionale shqiptare.
Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, tha se ai e konsideron të papajtueshëm me kushtetutën statusin ministror të Diellës.“Karagjozllëqet e Kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte ligjore të shtetit shqiptar,” shkroi Bardhi në Facebook.
Kryeministri nuk dha detaje për mbikëqyrjen njerëzore që mund të ketë Diella, dhe as nuk u ndal te rreziqet që dikush mund të manipulojë botin e inteligjencës artificiale.
E lançuar më herët gjatë këtij viti si asistente virtuale në platformën e shërbimeve publike e-Albania, Diella ka ndihmuar përdoruesit të lundrojnë në faqe dhe të marrin qasje në rreth një milion dokumente digjitale.
Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, ajo ka ndihmuar në lëshimin e 36,600 dokumenteve digjitale dhe ka ofruar gati 1 000 shërbime përmes platformës./Al Jazeera -

Emërimi i Diellës bujë në mediat e huaja, “The Guardian”: Tenderët burim skandalesh në Shqipëri, bandat pastrojnë…
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re eksperimentale të qeverisjes digjitale. Kryeministri Edi Rama prezantoi dje anëtaren më të re të kabinetit të tij, “Diella”, ministren e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ajo nuk ka zyrë, nuk ka trup, nuk bën konferenca shtypi, por do të ketë në dorë një nga fushat më të rëndësishme e më të korruptuara të shtetit shqiptar: prokurimin publik. Diella, e cila do të thotë “Diell” në shqip, është pjesë e platformës e-Albania, ku që prej janarit ndihmon qytetarët përmes komandave zanore të navigojnë mbi 95% të shërbimeve publike që tashmë ofrohen online.
Rama e quajti këtë një revolucion administrativ. “Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, do të ndihmonte që Shqipëria të bëhej “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, tha Edi Rama të enjten. Duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij të katërt radhazi në konferencën e Partisë Socialiste në pushtet në Tiranë, Rama tha se Diella, e cila në portalin e-Albania është e veshur me kostum tradicional shqiptar, do të bëhet “shërbëtore e prokurimit publik”.
Përgjegjësia për përcaktimin e fituesve të tenderëve publikë do t’u hiqet ministrive qeveritare në një proces “hap pas hapi” dhe do të trajtohet nga inteligjenca artificiale për të siguruar që “të gjitha shpenzimet publike në procesin e tenderimit të jenë 100% të qarta”, tha ai. Diella do të shqyrtojë çdo tender në të cilin qeveria kontrakton kompani private dhe do të vlerësojë objektivisht meritat e secilës, tha Rama, i cili u rizgjodh në maj dhe më herët ka thënë se ai e sheh inteligjencën artificiale si një mjet potencialisht efektiv kundër korrupsionit që do të eliminonte ryshfetet, kërcënimet dhe konfliktet e interesit.
Tenderat publikë kanë qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, që ekspertët thonë se është një qendër për bandat ndërkombëtare që kërkojnë të pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve, dhe ku korrupsioni është shtrirë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Mediet shqiptare e përshkruan këtë lëvizje si “një transformim madhor në mënyrën si qeveria shqiptare koncepton dhe ushtron pushtetin administrativ, duke futur teknologjinë jo vetëm si mjet, por edhe si pjesëmarrëse aktive në qeverisje”, raporton “The Guardian”. -

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më të korruptuara në Ballkan, duke ardhur pas vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Serbia. Pavarësisht premtimeve për reforma, qeveria ka dështuar të luftojë korrupsionin në nivele të larta, ndërsa institucionet gjyqësore dhe kontrolluese mbeten të dobëta dhe të politizuara. Kjo situatë jo vetëm që pengon zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian, por gjithashtu minon besimin e qytetarëve te shteti dhe i bën ata më vulnerabël ndaj padrejtësive. Shqipëria është një shembull se si korrupsioni i pandëshkuar, i ushqyer nga lidhjet politike dhe mungesa e transparencës, e mban një vend në vendnumëro, prapa fqinjëve të saj rajonalë.
Korrupsioni po pengon përparimin drejt një bote të qëndrueshme
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024 (CPI) tregon se korrupsioni është një problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshime pozitive po ndodhin në shumë vende.
Hulumtimet tregojnë gjithashtu se korrupsioni është një kërcënim i madh për veprimet kundër ndryshimeve klimatike. Ai pengon përparimin në uljen e emetimeve dhe në përshtatjen me pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale.
CPI rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet jepen në një shkallë nga 0 (shumë i korruptuar) deri në 100 (shumë i pastër).
Ndërsa 32 vende kanë ulur ndjeshëm nivelet e korrupsionit që nga viti 2012, ende mbetet një punë shumë e madhe për t’u bërë, 148 vende kanë mbetur në vendnumëro ose janë përkeqësuar gjatë së njëjtës periudhë. Mesatarja globale prej 43 është e pandryshuar prej vitesh, ndërkohë që mbi dy të tretat e vendeve marrin më pak se 50 pikë. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetën dhe minon të drejtat e njeriut.
Kriza klimatike, ndikimi i padrejtë dhe paratë e pista
Korrupsioni është i lidhur ngushtë me një nga sfidat më të mëdha që përballet njerëzimi sot: ndryshimet klimatike.
Një numër i madh njerëzish në mbarë botën vuajnë pasoja të rënda nga ngrohja globale, pasi fondet e destinuara për t’i ndihmuar vendet të ulin emetimet e gazeve serrë dhe të mbrojnë popullatat e pambrojtura vidhen ose keqpërdoren. Në të njëjtën kohë, korrupsioni në formën e ndikimit të padrejtë pengon politikat e destinuara për të trajtuar krizën klimatike dhe çon në dëmtime mjedisore.
Mbrojtja e përpjekjeve për zbutjen dhe përshtatjen klimatike nga korrupsioni do t’i bëjë këto aktivitete shpëtimtare më efektive dhe, si rrjedhojë, do të përfitojnë njerëzit në nevojë.
Shumë vende me pikë të larta në CPI kanë burime dhe pushtet për të nxitur veprime klimatike rezistente ndaj korrupsionit në mbarë botën, por në vend të kësaj shpesh u shërbejnë interesave të kompanive të karburanteve fosile. Disa prej këtyre vendeve janë gjithashtu qendra financiare që tërheqin fonde të paligjshme të ardhura nga korrupsioni, shkatërrimi mjedisor dhe krime të tjera. Edhe pse CPI nuk e mat këtë, paratë e pista përbëjnë një problem madhor korrupsioni me pasoja të dëmshme që shtrihen shumë përtej kufijve të këtyre vendeve.
Një kërcënim global në zhvillim
Korrupsioni është një kërcënim global në zhvillim që bën shumë më tepër sesa të minojë zhvillimin, ai është një shkak kyç i rënies së demokracisë, i paqëndrueshmërisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Komuniteti ndërkombëtar dhe çdo komb duhet ta bëjë luftën kundër korrupsionit prioritet kryesor dhe afatgjatë. Kjo është thelbësore për të shtyrë mbrapa autoritarizmin dhe për të siguruar një botë paqësore, të lirë dhe të qëndrueshme. Tendencat e rrezikshme të zbuluara në Indeksin e këtij viti nxjerrin në pah nevojën për të kaluar në veprime konkrete tani për të luftuar korrupsionin global.
Çfarë po ndodh në botë?
Ndërsa ka shumë arritje frymëzuese, çdo kontinent ka arsye serioze për shqetësim. Këtë vit, tre rajone kanë pësuar rënie në nivelet e tyre të përgjithshme të korrupsionit dhe vetëm një është përmirësuar.
Mesdheu Lindor dhe Afrika e Veriut shënojnë një pikë rritje në rezultatin mesatar, çka është një arsye për optimizëm, por ky është përmirësimi i parë pas më shumë se një dekade dhe është vetëm një pikë, duke arritur 39 nga 100. Për të bërë përparim të ndjeshëm, ky rajon duhet të përballet me sfidat e mëdha të konfliktit dhe autoritarizmit. Të njëjtët faktorë kombinohen me sisteme të dobëta drejtësie në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, e cila ka mesataren e dytë më të ulët në botë.
Afrika nënsahariane ka rezultatin më të ulët. Presionet e rënda, nga ndryshimet klimatike deri te konfliktet, shpesh pengojnë përparimin në këtë rajon. Megjithatë, ka shpresë, pasi disa vende po tregojnë rrugën përpara me përmirësime të konsiderueshme.
Vlerësimin më të lartë e ka Europa Perëndimore dhe Bashkimi Europian, por edhe atje rezultati ka rënë për të dytin vit me radhë, shumë liderë po i shërbejnë interesave të biznesit në vend të interesit të përbashkët dhe ligjet shpesh nuk zbatohen si duhet.
Përtej Atlantikut, Amerika duhet të zgjidhë urgjentisht pandëshkueshmërinë, të mbrojë hapësirën qytetare dhe të marrë masa për të kufizuar ndikimin e krimit të organizuar dhe elitave në politikë.
