Tag: korrupsioni

  • “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    Luciano Boçi, nënkryetar i PD, ka komentuar në “Puls” në A2 CNN, me moderatore Bruna Çifligun, zhvillimet në seancën dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e cilësuar atë “të paqartë” dhe “të deformuar nga mazhoranca”.
    Sipas Boçit, vendimi që pyetjet e deputetëve të mos lexoheshin prej tyre, por nga një person tjetër, “krijoi kakofoni dhe mosqartësi në komunikim”. Ai tha se kjo mënyrë ndikoi në përgjigjet e Dumanit, duke shtuar se “shumë prej tyre ishin të paplota”.
    Deputeti shprehu pakënaqësi që pyetja e tij për Edi Ramën nuk u lexua e plotë. “Unë parashtrova argumente dhe fakte pse Rama është shpallur i paprekshëm. Ai është firmëtari kryesor i vendimeve për inceneratorët, iniciatori i projekteve që sot nuk funksionojnë. Janë 71 persona në hetim, por koka kryesore, Rama, është jashtë kësaj dosjeje”, deklaroi Boçi.
    Ai theksoi se SPAK po tenton të ndajë artificialisht korrupsionin nga krimi i organizuar, ndërkohë që “realiteti është krejt tjetër”. “Sot krimi i organizuar jo vetëm pastron para, por ka edhe autoritet politik. Korrupsioni me bazë politike dhe krimi janë shkrirë në një të vetme”, shtoi Boçi.

  • SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehur, dyshohet se blenë vota për Tom Doshin

    SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehur, dyshohet se blenë vota për Tom Doshin

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona.
    Bëhet fjalë për Kalosh Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;Gazmend Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.
    Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore), ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në rrethin e Kukësit, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, shkruan A2.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
    Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

  • “Korrupsioni, krim me rrezikshmëri”/ Dumani nxjerr shifrat: 10 funksionarë të lartë të dënuar

    “Korrupsioni, krim me rrezikshmëri”/ Dumani nxjerr shifrat: 10 funksionarë të lartë të dënuar

    altin dumani

    TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024, 10 zyrtarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë. Dumani shprehet se korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike ruan tendencë të lartë të qëndrueshme duke dëshmuar përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. 
    “Sa i përket korrupsionit, të dhënat gjatë 2024 tregojnë tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. 67.4 për qind e çështjeve vijojnë të mbeten pjesë e hetimit. Në 2024, 10 funksionarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë.
    Sa i takon nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimi në disa kategori krimesh. Veprat me rrezikshmëri më të lartë janë pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shkelje e barazisë në tendera.
    Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike ruan tendencë të lartë të qëndrueshme duke dëshmuar përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. Rol kyç në veprimtarinë e SPAK, ka pasur bashkëpunimi ndërkombëtar, përmend këtu krijimin e 10 skuadrave të përbashkëta hetimore, me Spanjën, Ekuadorin, Kosovën, Gjermaninë, etj.”,tha Dumani.
     
  • Balluku nesër në SPAK/ Kryetar i PD zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë

    Balluku nesër në SPAK/ Kryetar i PD zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë

    I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.
    Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.
    Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.
    Pjesë nga deklarata:
    Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.
    Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.
    Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.
    Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine.

  • Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike

    Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike

  • Berisha shpërthen: Aeroporti i Vlorës është çështje korrupsioni madhor

    Berisha shpërthen: Aeroporti i Vlorës është çështje korrupsioni madhor

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një çështje që i përket një  korrupsioni madhor, i cili rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. Në një konferëncë për mediat, Berisha u shpreh se të përshirë në këtë projekt janë zyrtarë të lartë të qeverisë.
    Sipas liderit të opozitës ky është një projekt, i cili ndërthur përfshirjen e zyrtarëve të lartë dhe lidhjet e tyre familjare.
    “Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë. Unë e kuptoj… Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj. Do i marrim vesh. Kjo është një çështje që… Se 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme. Por do merret vesh në vazhdim,” tha Berisha.

  • Spartak Ngjela flet për presion të jashtëzakonshëm ndaj SPAK-ut, amerikanët kanë dosjet dhe përgjimet që…

    Spartak Ngjela flet për presion të jashtëzakonshëm ndaj SPAK-ut, amerikanët kanë dosjet dhe përgjimet që…

    Rigels Seliman
    Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë dje një deklaratë të fortë, duke zbuluar se ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm nga qarqe të fuqishme politike e korruptive. Në një intervistë për MCN TV, Ngjela tha se shpresa e vetme për pastrimin e shtetit nga korrupsioni është SPAK-u, institucion që sipas tij drejtohet nga SHBA-të. Ai theksoi se amerikanët kanë në dorë dosje dhe përgjime tronditëse, që do të ekspozojnë fytyrën e vërtetë të elitës politike shqiptare.
    Sipas Ngjelës, “60-70% e kryetarëve të bashkive kanë qenë të korruptuar” dhe tashmë ndihen të kërcënuar nga veprimet e SPAK-ut. Diplomacia amerikane, shtoi ai, ka identifikuar dy grupe brenda SPAK-ut, të korruptuarit dhe të tremburit, ndërsa disa prokurorë tashmë janë vendosur nën mbrojtje speciale. “SPAK-u nuk drejtohet nga ne, por nga Uashingtoni”, theksoi Ngjela, duke paralajmëruar se dosjet që kanë mbërritur nga SHBA do të tronditin themelet e politikës shqiptare. “Nuk mund të dimë si është gjithë analiza në funksion të kriminalitetit, sepse s’ka studim të thelluar për kriminalitetit, por si fenomen është pozitiv. Korrupsioni i lartë shtetëror ndien presion dhe është lëshuar i tëri për të zbutur situatën, mendoj unë. S’kanë çfarë të bëjnë sepse SPAK-u s’drejtohet nga ne. Ikën njëherë ekspertët amerikanë dhe Trump-i i ktheu sërish, këtu janë.
    Shqipëria ka kaluar në një korrupsion masiv, po flas për korrupsionin shtetëror. Në të dy aspektet, edhe në strukturën shtetërore të administratës së lartë, por edhe në administratën e bashkisë. 60-70 për qind e kryetarëve të bashkive kanë qenë të korruptuar. Pyetja bëhet, në këto momente që ka filluar lufta anti-korrupsion nga SPAK-u çfarë ka sjellë? Ka sjellë shqetësim në një krah dhe presion në krahun tjetër.  SPAK-ut i kanë bërë shumë presion. Diplomacia amerikane tha para 3 vjetësh që janë dy grupe që s’funksionojnë në SPAK, ish-të korruptuar, dhe të tjerët janë të trembur. Mesa kam marrë vesh u kanë dhënë mbrojtje gjyqtarëve dhe sidomos prokurorëve të SPAK-ut. Ne shpresën te SPAK-u e kemi, dhe shpresa forcohet që drejtohet nga Uashingtoni. SPAK-u do na shpëtojë edhe nga korrupsioni shtetëror dhe korrupsioni i drejtësisë. I kanë të gjitha dosjet, i kanë ardhur të tëra përgjimet. Dinë gjithçka, të shikojmë si do eci gjendja. Deri tani SPAK s’ka bërë pak, kanë krijuar procese penale në nivele të larta dhe kanë vënë sekuestro pronash, të shikojmë si do jenë proceset gjyqësore”, deklaroi dje avokat Ngjela në një media.

  • “Qeveria burimi i krimit në Shqipëri”, Bylykbashi “shpërthen”: Rama ka kthyer vendin në fabrikë korrupsioni

    “Qeveria burimi i krimit në Shqipëri”, Bylykbashi “shpërthen”: Rama ka kthyer vendin në fabrikë korrupsioni

    Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një dalje televizive deklaroi se qeveria Rama është një gjenerator korrupsioni.
    “Nëse ka sot një gjenerator të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është kjo qeveri e Ramës. Kjo qeveri bën edhe rekomandime se si të luftojë vetveten,” deklaroi ai.
    Bylykbashi tha ndër të tjera se krimi i organizuar shqiptar ka kaluar në struktura të ngjashme me kartelet dhe është rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe SHBA-në.
    “Në globalitetin e çështjeve penale, SPAK mbulon një pjesë minimale. Krimi i organizuar shqiptar ka kaluar nga rrjete të zakonshme në struktura të ngjashme me kartelet. Sot kemi kartele të rrezikshme për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian dhe SHBA,” tha Bylykbashi.

  • “Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta

    “Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta

    “Referuar të dhënave, një numër i konsiderueshëm personash janë hetuar pas masë sigurimi. Krimi i organizuar ka marrë trajtim më të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë. 162 persona janë dënuar me burgim, 10 persona me orë punë me komunitet dhe 3 pafajësi. 34% e personave të hetuar janë dërguar për gjykim.
    Krimi i organizuar, pastrimi i parave mbetet në niveleve të larta. Trafiku i narkotikëve luan një nivel të lartë rreziku. Mashtrimi kompjuterik është në rritje. Korrupsioni, tregon një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Veprat e korrupsionit, pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, paraqet ulje relative por mbetet rrezik i lartë”-u shpreh Dumani.

  • Tabaku: Kjo taksë 30%, korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë

    Tabaku: Kjo taksë 30%, korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës së zbulimit të korrupsion dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë shqiptare, duke dëmtuar drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë rurale.
    Në një video postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku tha se Parlamenti i ka mohuar opozitës të drejtën për të diskutuar në seancë të kaluar mbi fondet IPARD, të cilat Bashkimi Europian i kishte pezulluar që prej më shumë se një viti.
    “Fondet e IPARD, një program prej 160 milionë eurosh që duhej të shkonte për fermerët shqiptarë, janë ndalur për shkak të një skeme masive mashtrimi dhe korrupsioni,” – deklaroi Tabaku.
    Ajo theksoi se mbi 33 milionë euro janë abuzuar përmes një kompanie konsulente që kishte marrë përsipër përzgjedhjen e projekteve fituese, duke ndarë fondet në mënyrë klienteliste.
     
    “Një në tre tendera sot jepet pa garë, një në tre me vlerën limit dhe një në tre për të njëjtat kompani. Është taksa e korrupsionit që paguhet në çdo sektor – nga bujqësia tek koncesionet dhe tenderat publikë,” – shtoi ajo.
    Sipas Tabakut, ky sistem i ndërtuar nga qeveria po pengon zhvillimin e fshatit dhe të biznesit të ndershëm shqiptar, duke i detyruar qytetarët të largohen nga vendi.
    “Kjo taksë korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë. Është gangrena që ka njollosur institucionet dhe ka ndalur fondet e BE-së. Ky sistem duhet zhbërë që shqiptarët të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, jo jashtë vendit,” – përfundoi deputetja demokrate.