Tag: korrupsioni

  • Ryshfet për të shmangur gjobën/ SPAK çon në gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një biznesmen

    Ryshfet për të shmangur gjobën/ SPAK çon në gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre të pandehur të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Në qendër të hetimit janë administratori i subjektit privat “Ansoil sh.a.” në Korçë, Julian Suljoti, si dhe dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj.

    Sipas SPAK, hetimet e kryera nga BKH me metoda speciale kanë zbuluar se në nëntor 2021 inspektorët kanë marrë shuma parash në këmbim të mosndëshkimit të subjektit që operonte pa dokumentacion dhe licencë të rregullt teknike. Çështja është transferuar në kompetencën e SPAK-ut pasi fillimisht ishte regjistruar nga prokuroria e Korçës.

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:

    Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.
    Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;
    Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.

    Gjetjet e hetimeve

    Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.

    Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

    Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

  • SPAK çon për gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një administrator biznesi për korrupsion

    SPAK çon për gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një administrator biznesi për korrupsion

    SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:
    Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.
    Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.Gjetjet e hetimeve
    Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.
    Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.
    Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • EMRAT- SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI-t dhe një administrator biznesi. Ja akuzat

    EMRAT- SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI-t dhe një administrator biznesi. Ja akuzat

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve: 
    Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, (ISHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal. 
    Gjetjet e hetimeve 
    Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë. 
    Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse. 
    Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

  • Korrupsioni në qeveri, ministri Szijjarto i kërkon BE-së të ndalojë financimin

    Korrupsioni në qeveri, ministri Szijjarto i kërkon BE-së të ndalojë financimin

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 20:02
    Bashkimi Evropian duhet të ndalojë dërgimin e parave të qytetarëve evropianë në Ukrainë pas skandalit të fundit të korrupsionit, tha sot në Facebook ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
    “Brukseli ka financuar operacionet e shtetit ukrainas me paratë e popullit evropian për shumë vite. Ndërkohë, korrupsioni po lulëzon në Ukrainë, kështu që nuk është çudi që askush nuk ka parë ende një raport të saktë se si janë shpenzuar fondet e marra nga BE-ja… Dhe çfarë dëshiron Brukseli? Të dërgojë edhe më shumë para në Ukrainë, te presidenti Zelensky, në rrethin e ngushtë të të cilit u zbulua së fundmi një rrjet i madh korrupsioni”, tha Szijjarto.

    “Është koha për të ndaluar këtë çmenduri, duhet të ndalojmë së dërguari paratë e qytetarëve evropianë në Ukrainë!”, tha ai.

    Gjithashtu, ai tha se për sa kohë që partia “Fidesz” mbetet në pushtet, populli hungarez mund të jetë i sigurt: paratë e popullit hungarez nuk do të shkojnë në Ukrainë”, shtoi ai.

  • “5D-të i ka kthyer në 5B”,Këlliçi godet:Pas 2013,ARRSH është kthyer në vatër korrupsioni, çdo drejtor përfundon në SPAK

    “5D-të i ka kthyer në 5B”,Këlliçi godet:Pas 2013,ARRSH është kthyer në vatër korrupsioni, çdo drejtor përfundon në SPAK

    Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte mbrëmjen e sotme në Oponencë teksa foli për korrupsionin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Këlliçi theksoi se korrupsioni i Ballukut është shumë herë më i rëndë se ai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
    Ai shton se opozita do organizojë protesta përpara kryeministrisë duke ndjekur shembullin e protestave para bashkisë së Tiranës.
    “Ata fituan me 58 mijë vota në Tiranë. Në ato muaj e parë muaj më kanë marrë për të marrë që Veliaj nuk e mbyllte mandatin. Ta garantoj që është më e rëndë 5D e kthyer në 5B nga Balluku. Në ARSH çdo drejtor pas viti 2013 o është në burg o në hetim o i dënuar. Dhe këtë që i ka bërë Balluku që të gjitha drejtoritë e varësisë i ka o të dënuar o në hetim o në procedim.”, tha Këlliçi.

  • VIDEO/ SPAK ka dy dosje për skandalin e tunelit të Llogarasë, Karaj: Korrupsioni mund të kushtojë jetë

    VIDEO/ SPAK ka dy dosje për skandalin e tunelit të Llogarasë, Karaj: Korrupsioni mund të kushtojë jetë

    Gazetari Vladimir Karaj analizoi në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV skandalin e tunelit të Llogarasë, duke zbuluar detaje nga hetimet e SPAK.

    Karaj tha se, ‘SPAK ka dy dosje për këtë aferë, që janë punimet e tunelit dhe siguria e tij. Bëhet fjalë për dy dosje të ndryshme. Një dosje që ka të bëjë me tenderin e madh të tunelit të Llogarasë dhe një dosje e dytë që ka të bëjë me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë. Të dyja shumë të rëndësishme.’

    Ai shtoi se dosja kryesore, ajo që përfshin edhe emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vjen si pasojë e hetimeve për ish-drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberi. ‘Prokuroria ka qenë duke hetuar ish-drejtorin e ARRSH-së, Berberi, dhe nga hetimet, hetimet dhe ekzaminimi i telefonit të tij ka zbuluar dhe bisedat që dëshmojnë sipas prokurorisë fiksimin dhe rregullimin e tenderit të parë, tenderit kryesor që kushton edhe më shumë për ndërtimin e tunelit,’ tha Karaj.

    Gazetari theksoi se hetimet tregojnë një ndikim të drejtpërdrejtë të korrupsionit në punime, me pasoja potencialisht të rënda për sigurinë e njerëzve.

    ‘Gjetja kryesore në gjithë këtë histori, dhe të paktën nga ajo që është në dosjet që ne kemi parë, në dosjet që kemi lexuar, është sesi korrupsioni drejtpërdrejtë në një mënyrë, domethënë, më shteruese… përshkruhet sesi korrupsioni ndikon drejtpërdrejtë në punime dhe sesi kjo, ky ndikim mund të sjellë pasoja të rënda deri dhe viktima në jetë njerëzish.’

    Karaj shtoi se marrëveshjet mes palëve përfshijnë praktika jo etike.

    ‘Pra është e qartë në komunikimet mes palëve, që duhet thënë, janë në një marrëveshje jo etike, të paktën, në dukje. S’po them të korruptuar sepse e vendos gjykata, por e qartë që është një marrëdhënie jo etike, një marrëdhënie jo e qartë.’

    Ai theksoi gjithashtu paralajmërimet e kompanisë që mbikëqyrte punimet.

    ‘Kompania që ka marrë përsipër mbikëqyrjen e vë në dijeni autoritetin rrugor shqiptar, i cili ishte, është autoriteti përgjegjës për sigurinë në rrugë, për sigurinë e rrugëve e tjerë e tjerë, e vë në dijeni që punimet në tunel, ashtu siç po bëheshin, mënyra se si po punohej, hekuri që po përdorej, betoni që po hidhej, mënyra sesi po hapej tuneli, ishin jashtë standardeve.’

    Duke folur për rrezikun konkret nga zjarri në tunel, Karaj paralajmëroi.

    ‘Në një moment kur bëhet fjalë për rrezikun nga zjarri në, sidomos në një vend të mbyllur si tuneli, ata paralajmërojnë që nëse vazhdon kështu, do të ketë viktima. Pra, kjo është ajo që mësojmë… e dimë që korrupsioni kushton jetë në fund të ditës. Nuk është thjesht çështje parash.’

  • Nuk do të ndalem, korrupsioni ka kapur palcën e pushtetit’

    Nuk do të ndalem, korrupsioni ka kapur palcën e pushtetit’

    Nuk do të ndalem, korrupsioni ka kapur palcën e pushtetit’
    Monolog/ Nga Florjan Binaj
    Mirëmbrëma,Miq
    ndjekës të Piranjave,
    qytetarë të Tiranës,
    Njerëz që takova… dhe ata që s’më lanë t’i takoj dot.
    Ju e dini – gara për Tiranën u ndal.
    Dy ditë më pas, u ktheva në punë.
    Nuk e kam luksin të bëj “pushime reflektuese”.
    Unë kam luksin… vetëm të punoj.
    Dhe të mos dorëzohem.
    U ktheva te Piranjat, te kolegët e mi:
    të ngre zërin, të denoncoj të keqen, të mbroj njerëzit nga keqqeverisja.
    Kandidimi im kishte të njëjtin qëllim:
    të çrrënjoste korrupsionin nga Bashkia Tiranë
    dhe ta kthente bashkinë në shërbim të njerëzve.
    Ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë në mënyrë dramatike se korrupsioni dhe e keqja kanë kapur palcën e pushtetit dhe që andej çdo qelizë të tij.
    Është e njëjta frymë, i njëjti stil me 5D-në e Bashkisë Tiranë.
    Është dëshmia më e qartë se në këtë vend
    nuk ka vetëm politikanë të korruptuar.
    Por ka edhe një administratë të tërë të korruptuar.
    Sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zëvendësdrejtorë, inspektorë, specialistë,
    një strukturë e tërë e ngritur vetëm për të vjedhur, për t’u pasuruar vetë dhe për të blerë vota.
    Kjo qeverisje, kjo administratë, ky sistem nuk do të zgjidhë kurrë asgjë.
    Sepse nuk është ndërtuar për të zgjidhur –
    është ndërtuar për të vjedhur.
    Prandaj unë nuk do të ndalem.
    Prandaj NE nuk duhet të ndalemi.
    Kurdo që të bëhen zgjedhjet – do ta rimarrim Tiranën.
    Do ta pastrojmë nga ky llum.
    Do ta kthejmë në një qytet që të bën krenar, jo nervoz.
    Do ta kthejmë në një qytet nga i cili nuk do të duam të emigrojmë.
    Do ta bëjmë prapë të dashur.
    Prandaj unë u ktheva në punë.
    Jo vetëm të punoj 8 orë për të mbajtur familjen time të vogël…
    por për të menduar e punuar 24 orë për familjen tonë të madhe – Tiranën.

  • “Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori  i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

    “Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

    Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerësoi Bashkimi Europian në progres raportin e publikuar ditën e djeshme. Por raporti evidenton gjithashtu edhe fushat ku Shqipëria ka bërë më pak përparim.
    Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë ku diskutuan gjetjet e progres-raportit. Ambasadori theksoi se korrupsioni mbetet ende problem, ndërsa vlerësoi punën e SPAK.
    Gonzato: Raporti thekson se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit Shqipëria gjenjet ndërmjet një niveli të moderuar. Rezultate pozitive janë arritur me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024-2030. Megjithatë korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm dhe deri tani përpjekjet kanë pasur ndikim të kufizuar. Në luftën kundër krimit të organizuar raporti vëren se janë arritur rezultate të mira falë efikasitetit të SPAK për të goditur grupet e organizara. Shqipëria gjithashtu ka fuqizuar luftën kundër pastrimt të parave. Duhet që të vijojnë përpjekjet kundër dhunës me bazë gjinore.

    Sa u përket të drejtave të pronësisë nevojiten përparime në regjistrimin fillestar, digjitalizimin. Një fund një fushë e rëndësishme është liria e shrpehjes ku raporti vëren se Shqipëria është mes nivelit të moderuar dhe të caktuar por ka bërë vetëm përparim të kufizuar. Rreth 90% e shqiptarëve dëshirojnë ta shikojnë Shqipërinë në BE. Qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet kësaj pritshmërie./vizionplus.tv 

  • “Pas Ballukut, radha e Ramës”, gazetari zbardh skemën që po heton SPAK: Tuneli i Llogarasë, korrupsioni që kalon..

    “Pas Ballukut, radha e Ramës”, gazetari zbardh skemën që po heton SPAK: Tuneli i Llogarasë, korrupsioni që kalon..

    I ftuar në një studio televizive, gazetari Elkier Bushkolaj foli mbi hetimet e SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku nën akuzë janë vënë disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe zëvendëskryeministrja. Ai u shpreh se bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë korrupsioni, të cilësuar si “manuali 5B”, e ngjashme me atë të “5D”-së në Bashkinë e Tiranës, por që këtë herë përfshin tendera prej miliona eurosh në infrastrukturë dhe energji.
    Sipas Bushkolajt, tenderi fillestar me vlerë 124 milionë euro u anulua për t’u rihapur më pas me 190 milionë euro dhe për t’u fituar nga një kompani turke, në një proces ku fituesi ishte i paracaktuar. Ai theksoi se “gjakderdhja financiare” në këtë sektor është e thellë, ndërsa asnjë prej zyrtarëve të përfshirë nuk ka vepruar pa “bekimin nga lart”.
    Bushkolaj nënvizoi gjithashtu se shumë nga zyrtarët e përfshirë në hetim kanë pasur një rritje të pazakontë të pasurisë, duke ngritur dyshime se paratë e korrupsionit janë pastruar përmes investimeve në pasuri të paluajtshme. Ai theksoi se ndjekja e rrugës së parave do të jetë thelbësore për të zbuluar përfituesit e vërtetë dhe ideatorët politikë të kësaj skeme.
    Pjesë nga deklarata:
    Ne kemi ndjekur fjalën e gjatë të zotit Berisha në hapje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u fol për nisjen e reflektimit të brendshëm pas raportit përfundimtar të ODIHR-it dhe për hapjen e partisë. Por vëmendja kryesore ishte te zhvillimet me SPAK-un dhe hetimet që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe një grup zyrtarësh për aferën e tunelit të Llogarasë.
    Kemi të bëjmë me atë që tashmë quhet “manuali 5B”, një model i ngjashëm me manualin “5D” të Bashkisë së Tiranës. Në këtë rast flitet për tenderat më të mëdhenj të infrastrukturës dhe energjisë tendera që i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro çdo vit. Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i pyetur nga deputeti Belind Këlliçi, ka konfirmuar se e gjithë kupola e institucioneve që varen nga Ministria e Infrastrukturës, si Drejtoria e Rrugëve, OSHEE apo ERRU, janë nën hetim për afera korruptive.
    Janë afera që Arben Ahmetaj i ka cilësuar si “gjakderdhje financiare” në sektorin e infrastrukturës. Rasti i tunelit të Llogarasë është më domethënësi: tenderi i parë, me vlerë 124 milionë euro, u anulua, për t’u rihapur me një shumë më të madhe 190 milionë euro dhe për ta fituar më pas një kompani turke. Fituesja ishte “Gjoka Construction”, kompani shqiptare që i përket një ish-deputeti të Partisë Socialiste dhe që ka marrë shumicën e tenderave qeveritarë, përfshirë edhe tunelin e Rrugës së Arbrit.
    Kostoja e tunelit të Llogarasë rezulton të jetë dy herë më e lartë për kilometër krahasuar me tunelin Tiranë–Elbasan, megjithëse ky i fundit kishte rëndësi shumë më të madhe për popullsinë. Sipas analizave, fryrja e çmimeve është e dukshme dhe dëmi ndaj buxhetit të shtetit mund të llogaritet në miliona euro.
    Në këtë histori, përmenden disa emra të njohur. Evis Berberi, një nga personat kyç në Ministrinë e Infrastrukturës, rezulton të jetë ndërtuesi i “manualit 5B”, përmes kompanisë Dam SHPK, që ka përfituar disa tendera, përfshirë edhe një për supervizimin e punimeve. Emri i Berberit lidhet edhe me Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili është thirrur disa herë në SPAK. Në komunikimet mes tyre përmendet ndarja e fondeve: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 350 mijë euro për ne pa shkollë” – një shprehje që tregon qartazi mënyrën se si ndaheshin paratë e tenderave.
    Në fakt, Berberi del i kryqëzuar në disa dosje të tjera që lidhen me tenderat e infrastrukturës. Por, ashtu siç theksohet, është e pamundur që këta zyrtarë Berberi, Gjyli, Elezi apo vartësit e tyre – të kenë vepruar pa “bekim nga lart”. Kjo sugjeron se zinxhiri i përgjegjësisë shkon shumë më lart në hierarkinë qeveritare.
    Në këtë kuadër, gjithnjë e më shumë del në pah përfshirja e kryeministrit Edi Rama, që ka qenë vetë i pranishëm në takimet me përfaqësues të kompanive turke. Siç theksonte edhe analisti Baton Haxhiu në një shkrim të fundit, pas projektit të tunelit të Llogarasë qëndron personalisht Rama, i cili ka udhëhequr komunikimet me kompanitë fituese dhe e ka mbështetur këtë investim jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht dhe gjeopolitikisht.
    Në të gjitha dosjet e korrupsionit, nga ajo e Arben Ahmetajt te ajo e Oldion Bisrit, bie në sy fenomeni i pastrimit të parave përmes blerjes e shitjes së apartamenteve, shpesh fiktive, ku zyrtarët shfaqen si investitorë realë përmes ndërmjetësve. Edhe në këtë rast, paratë e tenderave publikë dyshohet se janë kanalizuar në ndërtim për t’u pastruar.
    Hetimi është në fazën e parë, i fokusuar te shkeljet procedurale dhe gjetjet e para, por më pas pritet të nisë hetimi pasuror, për të ndjekur lëvizjen e parave dhe për të identifikuar përfituesit realë. Sipas analizës, “paratë mund të mos kenë shkuar vetëm tek kompania turke, por të kenë mbetur në Shqipëri”, të investuara nga zyrtarë të korruptuar që kanë shfrytëzuar postet e tyre.
    Në fund, e gjithë kjo skemë tregon se infrastruktura rrugore dhe energjetike e vendit është kthyer në një minierë korrupsioni, ku tenderat qepen “si kostume me porosi” për kompani të parapërcaktuara, ndërsa komisionet e vlerësimit janë thjesht fasadë.
    Sipas kësaj analize, SPAK duhet të ndjekë gjurmën e parasë, njësoj si në rastin Ahmetaj, për të zbuluar përfituesit e vërtetë dhe për të provuar se pas aferës së Llogarasë fshihet jo vetëm Balluku apo Berberi, por një sistem i centralizuar korrupsioni që mban firmën e vetë kryeministrit Rama.

  • A po e ‘lëshon’ kryeministri Belinda Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit, ju garantoj se…

    A po e ‘lëshon’ kryeministri Belinda Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit, ju garantoj se…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se korrupsioni i zv.kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas tij, ka kaluar edhe Malin e Dajtit, duke theksuar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 10 miliardë euro nga portofoli që ajo administronte.
    “Ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar”, deklaroi Berisha.
    Pyetjes “A e lëshoi kryeministri?”, kryedemokrati u shpreh se sipas tij Rama ka gjetur një supervisim 1 mln euro.
    “Si puna e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani’,”- deklaroi ai.
    Berisha shtoi se Rama po përpiqet, sipas tij, të mos e zërë brenda mali që po shembet, duke theksuar se kryeministr është kryesori
    Sali Berisha: Kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, 2 miliard bëjnë disa afera së bashku, por ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar.
    Rama se ka gjetur një supervisim 1 mln euro, si puna  e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani”. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë nga vjedhjet e saj, Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën është Lubi Balluku,
    A po përpiqet Rama? Edhe ato që i thotë i bëri presion këtij e atij, është skema. Çoji punonjësit e rrethuan SPAK, fliste me empati për djalin e Erionit. Rama po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, Rama është kryesori. Lubia është hajdutja më e papërmbajtur.