Tag: korrupsioni

  • Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria i trajton ato si të tilla, por Rama shtoi se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.

    ”Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. ”A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

  • “Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE

    “Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike.

    Rama thotë se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi “edhe Brukseli ka krim”, sipas tij.
    “Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha kryeministri Edi Rama.
    “Aspirantja për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme pranimi në bllok.
    Shqipëria ka qenë një vend kandidat për më shumë se një dekadë, por ka përfituar nga impulsi gjeopolitik për të zgjeruar unionin i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Si rezultat, Shqipëria tani shihet si një favorite”, shkruan Euronews.Rama, tha se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE-ja është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit.
    Rama i tha Euronews se krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria e tij i trajton ato si të tilla, por shtoi gjithashtu se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.
    “Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation.
    “A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.
    Rama, i cili ishte në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në një forum të Komisionit Evropian mbi zgjerimin, tha se homologët e tij evropianë kanë treguar mbështetje për pranimin e Shqipërisë në bllok dhe vuri në dukje marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, shtoi ai.
    Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.
     
    Top Channel

  • Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria i trajton ato si të tilla, por Rama shtoi se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.

    ”Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. ”A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

  • Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!

    Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!

    Megjithëse sfidat si krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten të pranishme në nivelet më të larta në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për programin të Euronews, The Europe Conversation, ai u shpreh se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme për pranimin në bllok.
    Rama nënvizoi se Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme por krahas optimizmit, ai relativizoi problemin e krimit të organizuar, duke thënë se “edhe Brukseli ka krim”.
    “Edhe Brukseli ka krim. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian. A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka?”
    “Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.” tha Rama ndër të tjera.
    Deklaratat e kryeministrit ngrejnë pikëpyetje mbi seriozitetin e qeverisë në përballjen me fenomenet që prej vitesh mbeten pengesë kryesore për integrimin: korrupsioni sistemik, mungesa e transparencës dhe dobësia e institucioneve të drejtësisë.

  • “BE mendon se nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot”, Rama për buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

    “BE mendon se nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot”, Rama për buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

    Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë dërguar në Parlament kap vlerën e 8,8 miliardë eurove dhe vjen i shoqëruar nga 8 projektligje, të cilat u diskutuan me procedurë të përshpejtuar në komisione.
    Në momentin e nisjes së fjalës së Ramës, deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, veprim të cilin kryeministri e ironizoi duke thënë se “më mirë shpina sesa fytyra juaj”.
    Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke thënë se edhe Bashkimi Europian e vlerëson Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit. “Isha Bruksel, Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave. Dhe ata mendojnë se në Shqipëri, si sot, korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë”, tha Rama.
    Rama prezantoi elementët kryesorë të buxhetit, duke njoftuar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga janari 2026, ndërsa brenda mandatit synohet të rritet deri në 700 euro. Po ashtu, ai foli për një “falje të madhe” fiskale për bizneset, përmes një marrëveshjeje të re që lejon fshirjen e detyrimeve të vjetra dhe korrigjimin e deklarimeve financiare.
    Kryeministri mohoi se bashkë me pensionet dhe pagën minimale do të rriten edhe kontributet. “Normat që aplikon Shqipëria janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë”, tha Rama. “Gjithçka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes ekonomike”.

  • Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara.
    Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.

    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.

    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.
    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.
     
  • Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste

    Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara. Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.
    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.

    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.

    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.
     
  • “Po luftohet korrupsioni”/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro, Komisionerja, Kos: Lajm i mirë që rasti…

    “Po luftohet korrupsioni”/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro, Komisionerja, Kos: Lajm i mirë që rasti…

    Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur në lidhje me rastin për aferën 50 mln euro të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.
    “Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.
    Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos.

  • EMRAT/ I morën para biznesit për mos e ndëshkuar, SPAK çon për hetim dy inspektorët dhe administratorin

    EMRAT/ I morën para biznesit për mos e ndëshkuar, SPAK çon për hetim dy inspektorët dhe administratorin

    Prokuroria e Possaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim dy inspektorë të ISHTI dhe një adminsitrator biznesi të akuzuar për korrupsion.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:
    Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.

    Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;
    Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.
    Gjetjet e hetimeve
    Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.
    Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.
    Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • EMRAT/ SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion

    EMRAT/ SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion

    SPAK ka mbyllur hetimet dhje ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi, të akuzuar për korrupsion.

    Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:
    Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.