Tag: korrupsioni

  • “Edi dhe Balluku i kanë vjedhur shqiptarët”/ Blushi, reagon ashpër: Shqipëria nën ujë, Rama në tapetin e kuq

    “Edi dhe Balluku i kanë vjedhur shqiptarët”/ Blushi, reagon ashpër: Shqipëria nën ujë, Rama në tapetin e kuq

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për braktisjen e vendit në kulmin e katastrofës natyrore që ka goditur Shqipërinë.
    Sipas Blushit, ndërsa qindra familje shqiptare po luftojnë me përmbytjet, me shtëpi të shkatërruara, bagëti të ngordhura dhe pasuri të humbura, Rama ka zgjedhur të shfaqet në tapetin e kuq në Katar, në një event luksi të modës, i shkëputur totalisht nga realiteti dramatik ku ndodhen qytetarët.
    Blushi e cilësoi këtë sjellje si arrogante, të papërgjegjshme dhe simbol të korrupsionit që ka kapur qeverinë.
    Deklarata e plotë:
    Ndërkohë që Shqipëria noton në ujë dhe qindra familje po kalojnë ditë tmerri, me shtëpi të përmbytura, bagëti të ngordhura, pasuri e prona të shkatërruara dhe kur “rrugët e florinjta” shemben nga korrupsioni si thes kashte duke rrezikuar jetët e qytetarëve, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur me arrogancë të shijojë ditët e modës në Katar mes luksit të shfrenuar, i shkëputur nga realiteti dramatik i popullit më të varfër të kontinentit ku e ka zhytyr papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe keqqeverisja e tij.Në kulmin e një emergjence kombëtare, kur në Korçë humbi jetën një qytetare nga përmbytjet, kur mijëra shtëpi të ngritura me mundin dhe sakrificat e një jetë janë prej ditësh të pabanueshme e të rënuara, kur bagëtitë dhe prodhimet i kanë marrë lumenjtë, Edi Rama shfaqet i pashqetësuar në edicionin e 7-të të Fashion Trust Arabia.Në vend të ishte ne terren, pranë njerëzve, fëmijëve e të moshuarve që kanë humbur gjithçka kishin dhe prej ditësh ngrysen e gdhihen nën qiell të hapur në temperatura të ulta pa asnjë ndihmë nga shteti, Edi Rama pozon në tapetin e kuq të strehës së ngrohtë dhe superluksoze të Muzeut Kombëtar të Katarit.
    Në vend të fliste me familjet që humbën shtëpitë, pronat e bagëtitë, Edi Rama zgjodhi bisedat mondante me përfaqësues të industrisë ndërkombëtare të modës, duke komentuar fustanet e kostumet e shtrenjta firmato. Ngjashmëria me autokratët më të egër të botës është e frikshme, njësoj si Bashar Al-Asadi që shijonte luksin në ditët e fundit të pushtetit teksa vendi i tij digjej nga flakët e luftës, edhe Edi Rama me po të njëjtën arrogancë dhe papërgjegjshmëri, i majmur nga korrupsioni skizofrenik dhe vjedhjet e përbindshme ndaj popullit të vet, nuk gjendet në detyrë, por në një prej eventeve më luksoze të planetit duke pozuar për revistat e njohura të modës dhe botës rozë.
    E gjitha kjo ndodh ndërkohë që në Shqipëri qytetarët nxjerrin ujin me kova nga dhomat e gjumit dhe qajnë para tokave, serave, bagëtive dhe prodhimeve të përmbytura e të humbura përgjithmonë dhe kur disa nga “veprat e florinjta” të kësaj Qeverie, të ndërtuara me taksat e popullit më të varfër të Euroës, janë shembur si thes kashte nga korrupsioni dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nga dje, rruga e florinjtë Qukës-Qafë Plloçë, që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është kthyer në një varr monumental korrupsioni, një grumbull dherash dhe gurësh që për fat nuk rrezikoi jetën e qytetarëve, shoferëve e pasagjerëve.
    Nga dje, rruga tjetër e florinjtë Korçë-Ersekë, e shembur një vit më parë dhe që kostoi mbi 80 milion euro, u ça sërish duke rrezikuar shembjen për herë të dytë brenda një viti. Nga dje, aeroporti i Vlorës, një tjetër kryevepër korrupsioni e Edi Ramës me vlerë rreth 138 milion euro, noton e gjitha në ujë thuajse jashtë çdo funksioni dhe me çdo investim të deritanishëm të nxjerrë jashtë përdorimi. Nga dje, rruga tjetër e florinjtë dhe jashtë çdo standardi sigurie Kardhiq-Delvinë që u kushtoi shqiptarëve rreth 146 milion euro, u shemb në hyrje të tunelit të Skarficës, si një tjetër tragjedi dhe katastrofë e paralajmëruar më herët se do të ndodhte.
    Vetëm me këto kryevepra korrupsioni, pa përmendur Tunelin e Llogarasë dhe të tjerat, Edi Rama dhe Belinda Balluku u kanë vjedhur shqiptarëve rreth 650 milion euro, të cilat duhet të kishin shkuar për përballimin e emergjencave civile, për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit, pedegagët, mjekët dhe infermierët, për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfincuar të bujqësisë që pas përmbytjeve ndodhet në prag të kolapsit, para që Edi Rama dhe Belinda Balluku i bashkëvodhën përbindshëm për t’i shijuar me udhëtime luksi, shpenzime marramendëse dhe shfaqje mondane arrogance e papërgjegjshmëri si ajo e Kryeministrit në Katar në edicionin e 7-të të Fashion Trust Arabia.
    Korrupsioni i përbindshëm i Edi Ramës nuk po ndalet dhe gjakerdhja e financave të popullit më të varfër të rajonit vijon me shpejtësi skizofrenike sepse drejtësia hesht dhe as guxon të marrë në pyetje e jo më të marrë të pandehur një kryeministër hajdut e të inkriminuar, të cilit i duheshin hedhur prej kohësh çelësat në det e jo më të lihej i lirë për të vjedhur e për t’i shfaqur me arrogancë popullit më të vuajt e më të vjedhur luksin e shfrenuar personal të ndërtuar mbi vuajtjen e tyre. Belinda Balluku dhe gjithë “diellat” e tjera të Qeverisë nuk kanë vjedhur të vetëm dhe vetëm për vete, por të gjithë për vetëm për llogari të Edi Ramës.
    Është kjo arsyeja pse aferat korruptive vijojnë, pse pagesat për inceneratorin fantazmë të Tiranës nuk ndalen dhe vitin e ardhshëm do gllabërojnë edhe 1 miliard lekë nga taksat shqiptarëve, pse dy tigrat rangallë nga Bangladeshi që nuk punojnë paguhen 95 mijë euro në ditë dhe pse rrugët e florinjta po vazhdojnë dhe do vazhdojnë të shtrohen edhe pse Balluku nuk është më dhe nuk do të jetë më Zv/Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës në këtë Qeveri. Të gjitha aferat korruptive të çojnë vetëm te një emer, te Edi Rama, ideatori, pronari “de facto” dhe përfituesi i vetëm i tyre, të cilin kjo drejtësi i ka garantuar pandëshkueshmëri dhe imunitet politik absolut.
    U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, punëtorë e patriotë të ngrihen për të mbrojtur familjet dhe pronat e tyre, taksat dhe ekonomitë familjare, liritë dhe të drejtat më themelore, nga një regjim autoritar, të korruptuar, të inkriminuar e grabitqar, armik të qytetarëve, që ndërton pasuri të paligjshme mbi fatkeqësitë, katastrofat dhe varfërinë e një populli të stërmunduar nga hallet dhe kostot e papërballueshme të jetesës. Asnjë iluzion nuk duhet të ketë te një drejtësi e kapur, që godet vetëm me regji politike, që belbëzon, mbyll sytë e nuk shikon tragjedinë e një populli që vazhdon të vidhet papushim nga një Kryeministër i damkosur ndërkombëtarisht si i korruptuar dhe i inkriminuar deri në palcë.
    Nuk ka më kohë për të pritur dhe as për justifike por është koha për një reagim të fuqishëm mbarëpopullor dhe për llogaridhënie për t’i vënë njëherë e përgjithmonë pikat mbi i një regjimi që është sjellë me qytetarët më egër se çdo pushtues i huaj. Është koha që Rama të largohet dhe sovrani të marrë në duar pushtetin që i takon!

  • Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës para kryeministrisë: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë

    Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës para kryeministrisë: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Kombinatit, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të opozitës.
    Në një postim të shpërndarë pas takimit, Salianji akuzoi qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe theksoi se “korrupsioni ka përmbytur qeverinë” dhe se “koha është për reagim”.
    “Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë! PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.
    Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet! Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!”, ka shkruar Salianji.
    Kujtojmë se nesër opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, e cila synon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandalit me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

  • ‘Qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë’/ Salianji: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë! Protesto nesër!

    ‘Qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë’/ Salianji: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë! Protesto nesër!

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit u ka bërë thirrje këtyre të fundit që ti bashkohen protestës ditën e nesërme.

    Në postimin e tij në Facebook, Saliaji thekson se qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë.

    ‘Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi’, shkruan Salianji.

    Postimi i plotë:

    Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë!

    PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00!

    Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët.

    Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.

    Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi.

    Nuk ka më kohë për të pritur.

    Nuk ka më justifikime.

    Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet!

    Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!

  • “Këto janë rrugët e lëna rrugëve o Narkos”/Noka reagon pas shembjes së aksit Qukës-Qafë Plloçë: Ky është korrupsioni…

    “Këto janë rrugët e lëna rrugëve o Narkos”/Noka reagon pas shembjes së aksit Qukës-Qafë Plloçë: Ky është korrupsioni…

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas shembjes të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Ai theksoi se ky është një lloj korrupsioni që vret, dhe sipas tij, është rrezik kush kalon atje
    “Mjerë kush kalon aty me familjen! Ky është korrupsioni që vret. Këto janë rrugët e lëna rrugëve o Narkos.”, tha Noka.

  • ‘Rrugët e florinjta shemben si kashtë’, Blushi: Aksi Qukës-Qafë Plloçë, një tjetër varr monumental korrupsioni

    ‘Rrugët e florinjta shemben si kashtë’, Blushi: Aksi Qukës-Qafë Plloçë, një tjetër varr monumental korrupsioni

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideron rrugën Qukës – Qafë Plloçë si një varr monumental korrupsioni, që ka kushtuar 260 milionë euro.

    Ai thotë se shembja e këtij aksi rrugor është një provë ulëritëse e korrupsionit me “rrugët e florinjta” që , si thotë ai “rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian”.

    Blushi thekson se “veprat e kësaj Qeverie nuk janë autostradat, tunelet apo urat moderne, por vetëm hapja e gropave të zeza dhe të thella të korrupsioni skizofrenik në çdo sektor, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, në shëndetësi dhe në arsim”.

    Reagimi i Tedi Blushit

    Shembja dhe bllokimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe e hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua sot në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian.

    Nga sot, rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën u deshën 14 vite për t’u ndërtuar dhe që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është një tjetër varr monumental korrupsioni i Edi Ramës, një katastrofë e përsëritur dhe e paralajmëruar që për fatin e mirë edhe kësaj here nuk shkaktoi tragjedi në jetë njerëzish, për qytetarët, shoferët dhe pasagjerët që kalonin aty.

    Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që ndodh pak kohë pas shembjes së një tjetër rruge të florinjtë si Korçë-Ersekë dhe pas shpërthimit të aferës me Tunelin e Llogarasë, ku Rama-Balluku vodhën 50 milion euro me një të rënë të lapsit dhe 25 milion euro me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, është dëshmia e radhë që veprat ‘madhështore’ të kësaj Qeverie nuk janë autostradat, tunelet apo urat moderne, por vetëm hapja e gropave të zeza dhe të thella të korrupsioni skizofrenik në çdo sektor, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, në shëndetësi dhe në arsim.

    Gropa që thellohen e zgjerohen gjithmonë edhe më shumë sa kohë drejtësia hesht dhe mbyll sytë para varreve monumentale të korrupsionit që hap Edi Rama me grabitjen e qindra miliona euro, të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit dhe arsimtarët, apo për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfinancuar të bujqësisë dhe që përfundojnë për ndërtimin e rrugëve të florinjta që shemben pas çdo shiu.

    Sepse çdo rrugë e ndërtuar nga Edi Rama ka qenë dhe mbetet një instrument për të justifikuar grabitjen e taksave të shqiptarëve.

    Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk do të ndodhte nëse drejtësia do të kishte hetuar dhe zbardhur aferën e rrugës së shembur ende pa u inauguruar Korçë-Ersekë.

    Ndaj dhe hetimet e aferës së tunelit të Llogarasë, të përqëndruara vetëm te Belinda Ballaku por jo edhe te Edi Rama, do të thotë se rrugë e vepra të tjera në infrastrukturë pritet të kenë të njëjtin fat.

    Në këtë regjim, ku prioriteti i vetëm është korrupsioni dhe jo interesi publik, Edi Rama është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere të përbindshme korruptive.

    Ndaj edhe të ngjashmit e Belinda Ballukut vijnë e ikin nga Qeveria, por aferat dhe gjakderdhja financiare vijon, sepse të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë vetëm te një emër: Edi Rama.

    Pa hetuar dhe pa marrë të pandehur Edi Ramën askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë vend ka drejtësi të pavarur, madje edhe nëse kjo mund të ndodhë sërish do të jetë vonë.

    Në çdo vend tjetër, drejtësia do t’i kishte hedhur çelësat në det, një kryeministri që vjedh ditën për diell dhe pa maska, me rrugë të florinjta që shemben ose para ose pak muaj pas inaugurimit, por që ende vijon të jetë i lirë edhe pse sot ka një kabinet në liri dhe një kabinet në burg.

    Shqiptarët meritojnë drejtësi për vjedhjen e qindra miliona eurove dhe drejtësi do të nisë vetëm kur Edi Rama të merret i pandehur.

     

     

  • Aleate e Ramës/ Pezullimi i Ballukut për shkak të aferave korruptive, Agjencia AFP: Dyshohet për favorizim në 2 tendera

    Aleate e Ramës/ Pezullimi i Ballukut për shkak të aferave korruptive, Agjencia AFP: Dyshohet për favorizim në 2 tendera

    Agjencia e Lajmeve AFP i ka bërë jehonë pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për t’u larguar nga Shqipëria për shkak të implikimit të saj në një çështje korrupsioni me prokurime publike.
    Belinda Balluku, 52 vjeç, e cila shërbente njëkohësisht edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleate e ngushtë e kryeministrit kujdestar socialist Edi Rama. Sipas kërkesës së SPAK-ut, gjykata “ka vendosur të pezullojë znj. Ballukun nga detyrat publike… dhe t’i ndalojë largimin nga territori shqiptar”, thuhej në njoftim.
    Duke qenë në atë post që prej vitit 2019, Balluku akuzohet për favorizim në dhënien e tenderëve të lidhur me ndërtimin e një tuneli 5.9-kilometërsh në një aks rrugor në jug të Shqipërisë, si dhe një segment të Unazës së Tiranës, sipas deklaratës.
    Ajo mohoi akuzat gjatë një seance parlamentare të mërkurën, duke shtuar se do të bashkëpunojë me autoritetet. Dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së saj janë akuzuar në të njëjtën çështje dhe janë vendosur në arrest shtëpie. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problemet kryesore që e pengojnë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.
    Dy ministra të tjerë të mëparshëm të qeverive të Ramës janë akuzuar për shpërdorim fondesh dhe abuzim me detyrën. Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuza korrupsioni dhe pastrim parash.

  • Agjencia AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera

    Agjencia AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera

    Agence France Presse

    Një gjykatë antikorrupsion pezulloi të enjten zëvendëskryeministren e Shqipërisë për shkak të implikimit të saj në një çështje korrupsioni me prokurime publike, i tha AFP-së një burim gjyqësor.

    Belinda Balluku, 52 vjeç, e cila shërbente njëkohësisht edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleate e ngushtë e kryeministrit kujdestar socialist Edi Rama.

    Sipas kërkesës së SPAK-ut, gjykata “ka vendosur të pezullojë znj. Ballukun nga detyrat publike… dhe t’i ndalojë largimin nga territori shqiptar”, thuhej në njoftim.

    Duke qenë në atë post që prej vitit 2019, Balluku akuzohet për favorizim në dhënien e tenderëve të lidhur me ndërtimin e një tuneli 5.9-kilometërsh në një aks rrugor në jug të Shqipërisë, si dhe një segment të Unazës së Tiranës, sipas deklaratës.

    Ajo mohoi akuzat gjatë një seance parlamentare të mërkurën, duke shtuar se do të bashkëpunojë me autoritetet.

    Dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së saj janë akuzuar në të njëjtën çështje dhe janë vendosur në arrest shtëpie.

    Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problemet kryesore që e pengojnë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

    Dy ministra të tjerë të mëparshëm të qeverive të Ramës janë akuzuar për shpërdorim fondesh dhe abuzim me detyrën.

    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuza korrupsioni dhe pastrim parash.

  • Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit

    Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit

    Ish-ministri i Financave dhe një nga figurat e shquara të Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, duke e konsideruar ngjarjen si një “mësim të rëndë” nga historia e politikës.
    “Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind, por lulëzon,” shkruan Malaj, duke cituar një thënie të njohur. Ish-ministri kujton iniciativën e tij dhe disa ish-deputetëve socialistë për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) brenda PS-së:
    “Kur ne paralajmëronim se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale. Kur ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuesit e PS-së në parlament dhe qeveri po vetë-konvertoheshin në të bindur të verbër, sulmet e ‘armatave digjitale’ nuk pushonin.”
    Malaj thekson se nuk ka qenë kurrë kundër PS-së si parti, por kundër modelit të pushtetit pa demokraci të brendshme dhe pa mendim kritik: “Sot PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.”
    Në fund, ish-ministri sjell pesë citate nga mendimtarë të mëdhenj botërorë, John Stuart Mill, George Orwell, Montesquieu, Václav Havel dhe Thomas Jefferson, për të argumentuar domosdoshmërinë e lirisë së mendimit dhe të debatit si e vetmja mbrojtje kundër pushtetit absolut dhe korrupsionit.

  • “Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ ironizon Koçi: Korrupsioni të ka tjetërsuar

    “Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ ironizon Koçi: Korrupsioni të ka tjetërsuar

    Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Mes ironisë, Koçi, që vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa shton; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”.
    Reagimi i deputetit:
    1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
    2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.
     

  • “Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ Ironizon deputeti: Korrupsioni të ka tjetërsuar

    “Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ Ironizon deputeti: Korrupsioni të ka tjetërsuar

    Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Mes ironisë, Koçi, që vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa shton; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”.
    Reagimi i deputetit:
    1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
    2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.