Tag: korrupsioni

  • Dumani raporton në KLP: 33 ish-zyrtarë të lartë në hetim në 2024, korrupsioni me skema të sofistikuara të pastrimit të parave

    Dumani raporton në KLP: 33 ish-zyrtarë të lartë në hetim në 2024, korrupsioni me skema të sofistikuara të pastrimit të parave

    33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor.

    Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë, tha Dumani.
    “Hetimet e 2024 tregojnë se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sofistikuara si pastrimi i parave apo përfshirja e grupeve kriminale”.

    Top Channel

  • Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

    Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

    Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Korçës.
    Gjatë fjalës së tij, Lapaj tha se Shqipëria ka nevojë të bëhet një vend demokratik.
    Më tej ai tha se korrupsioni duhet luftuar, duke nisur nga ata që janë në krye të shtetit.
    ”Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike.
    Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë buxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së.
    Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale”, tha Lapaj.

  • “Projekti nuk do të jetë për pushtetin e Berishës”/ Kreu i PD-së i drejtohet Ramës: Po përpiqesh kot, i ke dy javët e fundit

    “Projekti nuk do të jetë për pushtetin e Berishës”/ Kreu i PD-së i drejtohet Ramës: Po përpiqesh kot, i ke dy javët e fundit

    “Isha ditë më parë në një treg, gjeta ty njerëz që sakrifikonin shumë. Kalonin 10 orë në kushte shumë të vështira me një barrë fiskale absurde, arbitrare. U merrnin 150 lekë për një metër në trotuar, energjia 18 lek, mbi 140 mijë euro të ardhura u vendosin taksa të rënda, pyeta kasapin si të ecën. Doktor vetëm në ditë festash kemi ato të ardhura që kishim më parë çdo ditë. Një zonjë u përgjigj sa e paguan energjinë, 18 lek tha, 6 lek do ta kesh i thash, buzëqeshi. Këto janë vendim për çdo shqiptar, të majtë të djathë, cilido. Po përpëlitesh kot, i ke dy javët e fundit. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre në këtë mënyrë, jo dhe jo.
    Firmosim Ballkanin e Hapur dhe hapim dyert e Shqipërisë, subvencion për çdo fidan, mbrojtje sezonale për fermerët shqiptarë. Kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët. Mbrojtje dhe subvencionim. Do ndërtojmë Shqipërinë Madhështore, miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër: Pastrimin e Shqipërisë, 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që ka lënë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit është korrupsioni që detyron të rinjtë të largohen nga Shqipëria, dhe zhyt familjet shqiptare. Transparencë maksimale në çdo qindarkë, ju garantoj se korrupsioni do të shpallet vepër penale e rëndë. Pluralizmi do të jetë kryefjala jonë, media të lira, liri politike janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në Europë.
    A nuk ishim ne të cilët e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit. Estonia do të jetë shembulli i frymëzimi të Shqipërisë. Ndaj dhe i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre digjitale të Shqipërisë teknologjisë së lartë do të jenë realitet, do të jenë këta që do ti prijnë të ardhmes. Ky pra është projekti, kemi 29 ditë në dispozicionin sot kërkohet nga gjithsecili prej nesh me këtë projekt në dorë si misionar të trokasim në çdo derë dhe zemër. Tek çdo qytetar të ulemi. Nuk është projekt për pushtetin e Berishës, as për karrige, është për veço për qytetarët, për Shqipërinë për shpresën rininë dhe të ardhmen. Rroftë Shqipëria, fitore!”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • “Shtëpia juaj po digjet nga korrupsioni”/ Falenski mesazh të fortë për Ramën: Ndryshimi vjen me Lulzim Bashën

    “Shtëpia juaj po digjet nga korrupsioni”/ Falenski mesazh të fortë për Ramën: Ndryshimi vjen me Lulzim Bashën

    Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, përcolli një mesazh të qartë dhe kritik ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar mbështetjen e CDU-së për Koalicionin Euroatlantik dhe Lulzim Bashën.
    Në fjalën e tij, Falenski u ndal tek raportet ndërkombëtare që denoncojnë përhapjen e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes në Shqipëri. “Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar,” – tha ai, duke iu referuar raportit të BE-së për Shqipërinë. “Kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë, përballesh me korrupsion. Është bërë një tumor” – tha ai.
    Falenski theksoi se vetë gjuha e përdorur nga BE në dokumentet zyrtare është tregues i një situate alarmante: “Shqetësim serioz” në zhargonin e BE-së do të thotë: “O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet!”. Dhe i vetmi zjarrfikës është SPAK-u – të cilin po përpiqeni ta pengoni.”
    Pjesë nga fjala:
    1. “Korrupsioni në shumicën e fushave… i përhapur” do të thotë në gjuhën e zakonshme: Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar.2. “Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë qendrore dhe lokale dhe institucioneve” do të thotë në gjuhën e zakonshme: kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë dhe autoritetet e saj, përballesh me korrupsion. Një tumor!3. Dhe, kjo e gjitha jep “ende shqetësime serioze”. “Ende”do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama! Po bëni ende shumë pak për luftën kundër korrupsionit!Dhe më pas vjen dhe më keq: “Shqetësim serioz”, shkruan BE-ja në dokumentin e pozicionimit. Kjo është një gjuhë shumë speciale e BE-së. Në gjuhën e zakonshme, do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet! Dhe i vetmi shërbim zjarrfikës që mund ta shuajë zjarrin është SPAK-u, dhe ju po përpiqeni ta pengoni edhe atë në punën e tij! Kjo nuk mund të pranohet!Do të turpërohesha si qeveri, po të nënshkruaja një dokument të tillë pas 12 vitesh në pushtet dhe katër vjet e gjysmë pas vendimit të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit në mars të vitit 2020!Kjo nuk është gjë tjetër veçse një pohim i dështimit!Dhe a mund të rregullohet e gjithë kjo brenda pak më shumë se tre vjetësh, deri në fund të vitit 2027?Për këtë nevojitet një ndryshim politik i plotë dhe forca të tjera politike.Për këtë na duhet një ndryshim thelbësor i politikës këtu, në këtë vend!Dhe madje edhe atëherë, nuk do të ishte e mundur të shpëtohej ky tumor i korrupsionit brenda tre vjetësh sa duhet për të përfunduar negociatat e anëtarësimit.Për të arritur në këtë drejtim, është e rëndësishme që sa më shpejt të ndodhë një ndryshim politik me forca të tjera politike!Dhe një ndryshim të tillë politik e shoh vetëm nën udhëheqjen e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye!I dashur Lulzim! Në Gjermani po ndiqet me shumë vëmendje sa i fortë dhe guximtar je për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që SPAK të mund të kryejë punën e tij pa pengesa. Për këtë të jemi shumë mirënjohës!Dhe gjithashtu po shihet qartë kush nuk po angazhohet për këtë, megjithëse është i detyruar nga pozita e tij qeveritare.Por ju, miqtë e Koalicionit EuroAtlantik, tregoni me fjalë dhe vepra se jeni të vendosur ta luftoni korrupsionin! Faleminderit! Vazhdoni kështu në këtë rrugë!Kush shikon programin tuaj, merr përgjigje bindëse dhe konkrete për mënyrën se si do të luftohet korrupsioni.Sepse ju filloni nga lart: për çdo politikan duhet të ketë një proces verifikimi si për gjykatësit dhe prokurorët. Dhe me heqjen e imunitetit të deputetëve, SPAK do të ketë mundësinë të veprojë kundër korrupsionit atje ku ai është prezent.Kjo është guximshme!Kjo është e drejtë!

  • Basha ironizon sloganin e fushatës së Ramës: “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni dhe largimi i rinisë, sepse…

    Basha ironizon sloganin e fushatës së Ramës: “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni dhe largimi i rinisë, sepse…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sloganin e fushatës të kryeministrit “Vetëm me Edin”. Në një postim në facebook, Basha shkruan se slogani ka një të vërtetë të madhe që vetëm me Edin mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i rinisë, sepse vetëm ai s’ka shkuar ende te shokët tek 313.
    “Slogani “Vetëm me Edin”🤔 ka një të vërtetë të madhe brenda: vetëm me Edin mund të vazhdojë ❌korrupsioni, 🙅🏻‍♂️ varfëria dhe 🚫 largimi i rinisë, sepse vetëm ai s’ka shkuar ende te shokët tek 313…🗳️ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik” – shkruan Basha.

  • BE godet premtimet e Ramës: Korrupsioni po vret të ardhmen e vendit, mungon sistemi që bazohet te merita

    BE godet premtimet e Ramës: Korrupsioni po vret të ardhmen e vendit, mungon sistemi që bazohet te merita

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha dje se dialogu social luan një rol në Shqipëri dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit, të cilat janë gjithashtu pjesë e kapitullit numër 3 të grupit që do të hapet shumë shpejt. Gonzato mori pjesë në takimin ‘Dialogu Social në Ballkanin Perëndimor’. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se të rinjtë shpesh shqetësohen për të ardhmen dhe kjo çon në dëshirën për të emigruar sepse kanë pasiguri në punë, e cila mund të vijë edhe nga punësimi informal.
    Gonzato u shpreh se një shqetësim tjetër është cilësia e arsimit, ndërsa theksoi se edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Ai tha se Shqipërisë i mungon një sistem i bazuar në merita. Teksa kryeministri mburret me cilësinë në arsim, teknologji dhe paga të larta të mësuesve, Gonzato i ka prerë hovin Ramës duke i treguar se korrupsioni po vret ëndrrat e të rinjve. Madje në programin e propozuar nga PS, 5 ditë më parë, Rama tha se siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente dhe premtoi transport shkollor falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. “Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numër 3 që do të çelet shumë shpejt. Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin. Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet. Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit.
    Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës. Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë. BE keni në krah për t’ju ndihmuar për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi”, deklaroi Gonzato.

  • “Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjë herë tjetër”, Rama: Jemi unë dhe PS që e kemi sjellë këtë risi historike

    “Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjë herë tjetër”, Rama: Jemi unë dhe PS që e kemi sjellë këtë risi historike

    Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale theksoi se fenomeni i korrupsionit në Shqipëri po luftohet për herë të parë në këto përmasa, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.

    “Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjë herë tjetër. Për herë të parë, po ndodh, që njerëz të lidhur me pushteti politik po thirren nga prokurorë dhe gjykatës të pavarura nga pushteti politik, për herë të parë, kush thotë se kjo s’ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën, jemi unë dhe PS që e kemi sjellë këtë risi historike në jetën shqiptare, që nga 1912. Ky është kulmi i vullnetit për të luftuar korrupsionin”, tha Rama.

    Top Channel

  • ‘Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira’, Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Korrupsioni dhe krimi…

    ‘Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira’, Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Korrupsioni dhe krimi…

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikanë, Mike Lee dhe John Cornyn, ku u diskutua për situatën politike në Shqipëri dhe sfidat që vendi po përballet përpara zgjedhjeve të 11 majit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Mediu bëri të ditur se senatori Mike Lee ka theksuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira janë kërcënimet më të mëdha për demokracinë në çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë.
    “Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar, dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike,” tha Mediu duke cituar senatorin Lee. Ai shtoi se administrata amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s, por gjithashtu kërkon që vendi të plotësojë detyrimet e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj, duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të ndikojnë tek votuesit.
    Nga ana tjetër, gjatë takimit me senatorin John Cornyn, Mediu tha se diskutimi u përqendrua jo vetëm tek zgjedhjet e 11 majit, por edhe tek çështjet e sigurisë në rajon.
    “Asambleja do të ketë grupin e saj të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, për të monitoruar çdo problem në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR,” shkroi Mediu.
    Më tej, ai theksoi se gjatë bisedës me senatorin Cornyn u diskutua për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe largimin masiv të shqiptarëve për shkak të mungesës së shpresës dhe pasigurisë juridike.
    Sipas Mediut, një shqetësim madhor i ngritur në takim ishte kapja e institucioneve nga qeveria dhe shkelja e Kushtetutës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.