Tag: korrupsioni

  • Dosja “Partizani”, hidhet shorti! Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës dhe Malltezit

    Dosja “Partizani”, hidhet shorti! Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës dhe Malltezit

    Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
    Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

  • Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.

    Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për burg ndaj ish-drejtoreshës së klubit sportiv “Tirana” dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke ua konvertuar dënimin në disa orë pune në komunitet. Një vendim që bie ndesh me faktet e publikuara nga vetë SPAK që tregonin për një skemë klasike korrupsioni me zinxhir urdhrash dhe veprimesh të koordinuara nga lart poshtë.

    Në dosjen që kishtë përgatitur SPAK kishte prova të mjaftueshme se drejtoresha në fjalë ishte e përfshirë kokë e këmbë në manipulimin e tenderave, duke eleminuar kompanitë e tjera sipas një procedure të qepur posaçërisht për kompaninë “5D” që e menaxhonin në prapaskenë bashkëpuntorët e ngushtë të Veliajt, Maringlen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

    Njësoj si në rastin e inceneratorëve, edhe këtu funksiononte një skemë e përmbysur e procedurave shtetërore, pasi specifikat e tenderit nuk hartoheshin në zyrat e shtetit, por në tryezat e kompanisë private “5D” me administrator Nestor Muhametllarin.

    Nga zyrat e “5D” Nestori i përvishej punës për të kopsitur dokumentat shtetërore në interes të pronarëve të tij, teksa i duhej të sajonte truke të veçanta për ofertën e radhës në mënyrë që të skualifikonte konkurentët e tjerë në treg.

    I tillë ishte rasti i tenderit për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

    Mesazhet në celularët e sekuestruar të Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllari tregojnë se të dy ishin në komunikim gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Fillimisht Deborah Keçi i kalonte Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundësonte hyrjen në sistem, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Në dosje është e provuar se pasi skualifikonin kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë”, shpallej fituese kompania “5D” dhe përçudnimi i detyrës shkonte deri aty, sa që në konsultim me Nestor Muhametllarin i kthehej përgjigje ankesave të kompanive që ishin skualifikuar.

    Dikush mund të thotë se drejtoresha e Veliajt nuk ishte e ndërgjegjshme për dëmin që po i shkaktonte shtetit apo se ishte një punonjëse e marrë peng nga presionet dhe intimidimi i atyre më lart. Por faktet flasin ndryshe. Në mesazhet që u gjetën në celularin e Deborah Keçit ajo duket plotësisht e ndërgjegjshme për shërbimet e paligjshme që po u bënte eprorëve, madje në mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke u shprehur: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

    “Më dilni për zot tani” është fjalia me të cilën drejtoresha e Veliajt e mbyll komunikimin për manipulimin e tenderit, një dëshmi e qartë se ishte duke kryer një krim në shërbim të eprorëve të saj.

    Megjithatë, për Keçin dhe tre zyrtarët e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, gjykata nuk pa asnjë rrezikshmëri, asnjë abuzim të rëndë, madje ka shfaqur mëshirë duke ua konvertuar burgun në shërbim prove, ndonëse në lojë ishin fondet publike dhe një procedurë e qartë manipulimi.

    Pyetja që lind është: A do të vlejë kjo mëshirë edhe për drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës? A do të dështojë SPAK edhe në rastet e tjera të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës?

    Nëse po, atëherë dosja “5D” nuk do të mbahet mend për drejtësinë që dha mbi korrupsionin në bashki, por për luftën e ashpër brenda llojit, që nuk ka fund tjetër, që përdor edhe SPAK me qëllim eleminimin total të kundërshtarit politik./Lapsi.al

  • SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës! Sekuestrohen telefona, dosje korrupsioni dhe krimi

    SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës! Sekuestrohen telefona, dosje korrupsioni dhe krimi

    foto ilustruese

    TIRANË-SPAK ka ushtruar kontrollet dhe sekuestro në Bashkinë e Tiranës, pas dyshimeve për një aferë për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Burime nga SPAK për Weblajm, bëjnë me dije se prej mbrëmjes se djeshme, deri në orën 10.00 të paradites së sotme janë kryer kontrolle dhe janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë Tiranë. 
    Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e Bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj. Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

  • SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn dhe Ajola Xoxen, ju shtohet dhe një akuzë e re! Me urdhër të GJKKO ju sekuestrohen dy pasuri

    SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn dhe Ajola Xoxen, ju shtohet dhe një akuzë e re! Me urdhër të GJKKO ju sekuestrohen dy pasuri

    Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshotrtja e tij Ajola Xoxe, janë marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
    Veliaj dhe Xoxa akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    Ndaj çiftit është shtuar edhe një akzuë e re, ndërsa me urdhër të GJKKO u janë sekuestruar edhe dy pasuri.

    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal. 
    Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.
    Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:
    1.Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
    Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;
    Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.
    Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Juristja, Endlira Bushati, në një intervistë në Syri TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se Edi Rama gënjen kur thotë që Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2030, pasi sipas saj, ai nuk ka hapur ende kapitullin e parë.

    Ajo tha se korrupsioni në vend dhe krimi zgjedhor i 11 majit, e pengojnë qeverinë Rama që të hapë këtë kapitull.

     “Këto janë në vazhdën e gjasës së vetme që di të bëjë Rama, që është shoë. E gjithë media sot me vullnet ose pavullnet, e blerë ose e pabërë. Transmetonte një paradë sikur të ishte dhënia e çmimeve OSCAR, që është vërtet e panevojshme. Pra kush kupton nga politika, nga BE, nga politika e brendshme dhe të jashtme. Ai aktivitet shumë mirë që bëhet në Shqipëri, por ngjyrat që i jep Rama patjetër që janë në funksion, është një ‘one-man shoë’, dhe sidomos 5 ditë pas zgjedhjeve të cilat edhe në raportet e ODHIR kanë të vërteta shumë të thella. Pavarësisht që ne e dimë shumë mirë që gjuha e raporteve është pak më e butë me shkeljet, dhe sido që të jetë nuk është asnjëherë brenda të vërtetës siç i njohim ne zgjedhjet që kanë ndodhur brenda republikës, është pikërisht kjo për ta zbutur pak gjuhën që ai mendon se do vijë në raport me rezultatin e zgjedhjeve. BE nuk e ka mendjen tek ne fare, kush e ndjek dhe politikën e jashtme, lufta në Ukrainë, të BE mbrojtja, raporti i mbrojtjes, raporti me një president amerikan të ri, si Trump që ka vënë kufirin me këto. Kështu, në këtë kuptim, të gjithë liderët e BE e shohin si një formë për të zgjidhur hallet e veta me çështjet e caktuara të tyre të brendshme. Kuptohet këtu që Edi Rama tregohet i pakursyer për të plotësuar çfarëdolloj dëshire, për sa kohë ata i thonë që demokracia këtu funksionon, zgjedhjet janë mirë e të tjerë. Nëse ne pranojmë që të jemi magazina ose një depo plehrash në mes të Evropës, t’ia themi shqiptarëve ta kemi të ditur që ne do të kthehemi në një vend ku të gjithë plehrat në kuptimin metaforik vijnë këtu dhe për këtë kemi si kosto pushtetin e Edi Ramës. Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë, dhe shqiptarët ta pranojnë. Por sigurisht që kjo hap një temë tjetër se si do të procedohet në vazhdim, qoftë nga opozita qoftë nga faktorë të tjerë. Kush e njeh mirë procesin e integrimit në BE, janë kapitujt njëri pas tjetrit që hapen dhe mbyllen. Lëre ç’thotë Edi Rama, hapet i katërt, hapet i shteti e të tjera. Nuk ka anëtarësim në BE nëse nuk mbyllet kapitulli i parë, dhe kapitulli i parë e ka bazën tek ndërtimi i sistemit demokratik, korrupsioni dhe zgjedhjet. Çfarë ndodhi me zgjedhjet, me korrupsionin dhe me sistemin e rendit politik në tërësi.” tha Bushati.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

    Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

    Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit.
    Para drejtuesve politikë, kryedemokrati Berisha tha se vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Në kushtet më të vështira votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin. Votuan kundër një regjimi që në traditën më anti-demokratike dhe anti-kombëtare ka shndërruar krimin në faktor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim.
    Një mirënjohje për të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që përballen prej tre ditësh me presione të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve.
    Një falënderim për strukturat të angazhuar në këtë proces që pati si rezultat final, grabitjen dhe plaçkitjen me të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizimit politik shqiptar.
    Në këto zgjedhje, u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme sesa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra rrethi vicioz i krijuar në këtë narko shtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, pati në këto zgjedhje propocione të paparë ndonjëherë më parë.
    Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet më 11 maj, nuk e bëri këtë fshehtas, ai e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Ai shpërndau dhuratë për votë 70 mln euro, 716 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48% të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedente. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një mega krim elektoral, një blerje e hapur publike e hapur e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose nuk ka abc më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.
     

  • “Reuters” demaskon propagandën e Edi Ramës: Vendi dominohet nga krimi dhe korrupsioni, inceneratorë që nuk punojnë…

    “Reuters” demaskon propagandën e Edi Ramës: Vendi dominohet nga krimi dhe korrupsioni, inceneratorë që nuk punojnë…

    Një ndër agjencitë më prestigjioze ndërkombëtare, “Reuters”, ka ekspozuar në një artikull fytyrën e vërtetë të Shqipërisë nën sundimin e Edi Ramës: një shtet i mbërthyer nga korrupsioni, i mbytur nga plehrat dhe i manipuluar nga propaganda. Artikulli zbardh skandalin kolosal të inceneratorëve, ku qindra milionë euro janë zhdukur për projekte që nuk funksionojnë, ndërsa malet me mbetje po përmbytin qytete si Elbasani. Ish-ministri i Mjedisit është në burg, ish-zv/kryeministri në arrati, ndërkohë që qytetarët mbyllin dritaret për t’u mbrojtur nga era e qelbur.
    Në këtë sfond të errët, Rama vazhdon të shesë ëndrra për integrimin në Bashkimin Evropian deri më 2030, ndërkohë që realiteti është një vend i boshatisur nga emigracioni, i shkatërruar nga krimi, dhe i zhytur në një krizë të thellë besimi. Artikulli i “Reuters” i jep një goditje të fortë imazhit të kultivuar prej vitesh nga kryeministri, duke e paraqitur Shqipërinë si një shembull të dështimit institucional, kapjes së shtetit dhe degradimit moral të pushtetit.
    Artikulli i plotë i “Reuters”
    Ilir Rranci u zhvendos në një fshat jashtë qytetit të Elbasanit për të parë majat e mbuluara me borë dhe një kopsht mjaftueshëm të madh për pemë frutore, pula dhe gjela deti. Megjithatë, sot peizazhi përreth është i bllokuar nga një mal shumëngjyrësh me mbeturina nga një landfill ngjitur. Mbeturinat duhej të futeshin në një incenerator të ri për të prodhuar energji elektrike, por projekti është prekur nga probleme operative dhe grumbulli është rritur, thonë banorët. Është një nga tre vende të tilla me vlerë qindra miliona euro në zemër të një skandali korrupsioni në të cilin prokurorët pretendojnë se kontratat për inceneratorët u dhanë në mënyrë të paligjshme, ministrat pranuan pagesa dhe kontraktorët falsifikuan fatura për punë që nuk u krye kurrë. Pamja nga shtëpia e Rrancit nxjerr në pah ndikimet e vazhdueshme të korrupsionit endemik në vendin ballkanik me 2.4 milionë banorë, ku kryeministri Edi Rama po kërkon rizgjedhjen për një mandat të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e 11 majit me premtimin se Shqipëria do të përmirësohet dhe do t’i bashkohet Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.
    Nuk është e qartë se si kjo dhe skandale të tjera korrupsioni do të ndikojnë te Rama në zgjedhje, të cilat do të përfshijnë rreth 250,000 votues të regjistruar nga diaspora për herë të parë. Sondazhet e tregojnë atë me një epërsi të madhe ndaj një opozite që i ka përballuar vetë akuzat për korrupsion. Por analistët thonë se kjo mund t’i kushtojë atij vende në parlament nga Partia Socialiste dhe të ulë shanset për t’u bashkuar me BE-në brenda pesë viteve. Në të vërtetë, shumë ekspertë janë skeptikë në lidhje me afatin kohor të Ramës për në BE, duke pasur parasysh se sa kohë u është dashur vendeve të tjera në rajon për të përmbushur kushtet për anëtarësim. “Rasti i incineratorit tregoi se çfarë nuk shkon me sistemin shqiptar. Të gjitha masat mbrojtëse dështuan, dështuan verifikimet e duhura”, tha Andi Hoxhaj, një ekspert i Ballkanit në King’s College London. Pas hetimeve nga prokurorët e anti-korrupsionit të Shqipërisë, të njohur si SPAK, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u burgos për akuza korrupsioni në lidhje me marrëveshjet e inceneratorit.
    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u akuzua gjithashtu, por është larguar nga Shqipëria. Avokati i Kokës nuk pranoi të komentojë. Reuters nuk mundi të kontaktonte Ahmetajn. Banorët vendas jashtë Elbasanit thonë se impianti nuk ka funksionuar për muaj të tërë. Eco-Elb, një kompani që drejton projektin në emër të bashkive lokale, nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Në deponi, zogjtë kërcasin mbi mbetjet e kalbura. Kur fryn një erë jugore, banorët mbyllin dritaret kundër erës së keqe. Të pyetur nëse do të votonin për Ramën, ata qeshin. “Unë nuk do të votoj kurrë për të tani,” tha Rranci. “Kështu janë gjërat në Shqipëri,” tha një banor tjetër, Besim Stafa. “Ata shpenzojnë shumë para për asgjë.”
    Dera e Evropës ‘e hapur’
    Mbështetësit e Ramës thonë se ai e ndihmoi Shqipërinë të linte pas të kaluarën e saj të vështirë të epokës komuniste, në të cilën sundimtari i hershëm Enver Hoxha e mbylli vendin larg botës për dekada të tëra. Në kryeqytetin e Tiranës sot, banesat e shëmtuara të epokës sovjetike ngjiten pranë pallateve të reja elegante të apartamenteve dhe restoranteve e kafeneve të zhurmshme. Një pistë e re në aeroportin e Tiranës mund të ofrojë së shpejti fluturime direkte për në Nju Jork. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në, një bum turizmi dhe prodhimi i fortë i energjisë hidroelektrike, i tejkaloi vendet e tjera në Ballkan, thotë Banka Botërore.
    Investitorët e profilit të lartë përfshijnë dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, kompania e të cilit planifikon të ndërtojë një vendpushim luksoz në një ishull të pabanuar pranë bregdetit Adriatik, duke shqetësuar disa vendas. Vendi u hoq nga lista gri e Task Forcës Globale të Veprimit Financiar në vitin 2023 për punën e tij në luftën kundër pastrimit të parave. Kjo është pjesërisht për shkak të SPAK, i cili u themelua në vitin 2019 dhe që atëherë ka konfiskuar 200 milionë euro nga veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rama ka fituar mbështetjen e Perëndimit duke pranuar emigrantë nga Italia dhe duke strehuar afganët që presin përpunimin e vizave për në Shtetet e Bashkuara. Në tubimet e kësaj jave, Rama ngriti flamujt e BE-së. “Jemi në derën e përparme të Evropës dhe ajo derë tani është e hapur për ne”, u tha ai mbështetësve në qytetin lindor të Pogradecit.
    Korrupsion, trazira
    Kritikët thonë se Rama ushtron shumë pushtet, nuk ka arritur të çrrënjosë korrupsionin dhe është përpjekur ta heshtë opozitën me akuza të sajuara për korrupsion, të gjitha akuza që Rama i mohon. Standardet e dobëta të jetesës dhe papunësia e lartë nxitën emigrim të plotë: popullsia u tkurr me 420,000 nga viti 2011 deri në vitin 2023, tregojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë. Trazirat shpërthyen vazhdimisht vitin e kaluar për shkak të akuzave kundër udhëheqësit të opozitës Sali Berisha të Partisë Demokratike, i cili u vu në arrest shtëpiak. Berisha, i cili ka punësuar një firmë lobimi në SHBA pjesërisht për të përmirësuar imazhin e tij në Uashington, ku zyrtarisht konsiderohet “persona non grata”, thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.
    Ekspertët thonë se vendi mbetet një qendër për bandat kriminale që kërkojnë të pastrojnë miliarda euro të fituara nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën. Kjo shpjegon përhapjen e Range Rover-ave dhe blloqeve të reja apartamentesh me shkëlqim, por shpesh të zbrazëta, thonë ata. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë tregojnë se rreth një e treta e banesave në Shqipëri janë të pabanuara, shumë më tepër se në shumicën e vendeve të BE-së. “Shqipëria është një studente e mirë në letër, por i mungon zbatimi”, tha Jorida Tabaku, një deputete nga Partia Demokratike. “Ne duam që standardet të përmirësohen për njerëzit, standardet në jetën e përditshme, qoftë ekonomia… shkollimi, arsimi dhe shëndetësia.”

  • Sali Berisha në një hall të madh, Romeo Kara tregon si kontrata prej 6 milionë dollarësh për lobimin në SHBA do t’i…

    Sali Berisha në një hall të madh, Romeo Kara tregon si kontrata prej 6 milionë dollarësh për lobimin në SHBA do t’i…

    Elmas Bogdani
    Skandali i kontratës shumëmilionëshe për lobim në Shtetet e Bashkuara ka vënë në pozitë të vështirë Partinë Demokratike dhe liderin historik të saj, Sali Berisha. Juristi Romeo Kara ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të demokratëve për të mohuar një dokument tashmë zyrtar, që sipas tij, e provon qartë marrëveshjen e nënshkruar nga vetë zyrtarët e lartë të PD-së. “Qenkan vërtetë në një hall shumë të madh, përderisa duan të mbrohen në këtë mënyrë,” shkruan Kara, duke akuzuar PD-në për mashtrim publik dhe përpjekje për të fshehur gjurmët e një marrëveshjeje të dyshimtë.
    Ai thekson se demokratët po mohojnë një kontratë zyrtare që më parë e kishin pranuar publikisht si të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Mul Noka. “Saliu dhe PD e paskan bërë realisht autogolin e lobimit. Game is over,” shprehet juristi. Qëndrimi i tij erdhi pasi  drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, reagoi së fundmi ndaj kësaj kontrate, duke i hedhur poshtë këto akuza dhe duke sqaruar se nuk ekziston asnjë provë për një transaksion të tillë nga PD. Në një intervistë televizive, Këlliçi ka theksuar se kontrata e lidhur, e cila ka filluar më 4 prill 2025, ka një pagesë fikse mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 24-mujore. Ai shpjegoi gjithashtu se kontrata parashikon mundësinë e ndalimit të shërbimit pas muajit të tretë.
    Korrupsioni
    Për juristin me të gjitha sqarimet jo të qarta nga PD, kontrata është rast i pastër korrupsioni. “Kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni dhe pastrim parash dhe fondacioni është krijuar vetëm pak ditë para se të firmosej kontrata. Për mua nuk ka bazë që ky fondacion ka dhënë prova që është fondacion nga shqiptarët, nuk shpjegon se nga është burimi i parave. Për mua është kontrata më e shtrenjtë dhe më e madhe e lobimit që mund të jenë bërë nga shtetet jo më nga individë. Mendoj se kjo shifër do të përbëjë shkak që kjo të hetohet edhe nga vet departamenti i drejtësisë në SHBA, duhet që të dihet se kush është burimi i parave. Është një nga skandalet më të mëdha. Përfshirja e një fondacioni këtu është për të fshehur gjëra të tjera.
    Politikisht dhe juridikisht, kjo parti nuk mund të thotë se nuk mbaj përgjegjësi, këta kanë përfituar nga ky donacion, por duhet që të bëhet transparencë. Këtu kemi një pagesë. Kjo duhet që të jetë subjekt i një hetimi edhe nga SPAK”, tha ai. Juristi tha se Berisha kërkon që të marr peng drejtësinë amerikane.  “SPAK duhet që të veprojë. Këta kanë hedhur para të paligjshme në sasi dhe në burim. Këta kanë dhënë këto para dhe u kapën, po si mund të funksionojë kur zbulohet krimi dhe nuk dënohet. Unë them se ky është krim. Gërdeci dhe ‘97 nuk shbëhen më dhe këta duan që këto mëkate ti mbulojnë me mëkate të tjera. Me politikën e Berishës u vranë shumë njerëz, ai vetëm në Tropojë varu 200 e ca njerëz me politikën e tij, i iku koha. Dhe ai do të rrijë aty akoma. Ai do të marr peng drejtësinë amerikane. Këto 6 milionë janë kot këta kanë biliona”, tha ai.
    Mesazhi
    Gjithashtu juristi ka reaguar dhe për një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë që doli së fundmi në media, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.  Duke komentuar këtë zhvillim, Kara shkruan: “Sado ujëra të rrjedhin, sado prioritetet të ndryshojnë, sado që regjimet e vjetra të bien e të rejat të ngrihen, egoizmi për pushtet i ‘Madhështorit’ nuk ndryshon. Jetojmë që Ai dhe vetëm Ai të na sundojë në jetë të jetëve. Ne jemi terapia e egos së tij dhe të të ngjashmëve me të për pushtet. Zoti na hapte sytë e mendjen për çfarë jemi e çfarë po bëjmë me fatin tonë!”, thotë ai.

  • Kaso: Korrupsioni, kr!m, dr@g, pastrimi i parave, fytyra e regjim!t të Ramës

    Kaso: Korrupsioni, kr!m, dr@g, pastrimi i parave, fytyra e regjim!t të Ramës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “O me drejtësinë,o me politikanët që duan të shpëtojnë njëri-tjetrin nga burgu”,Basha:Mbështetja me vepra për SPAK-un..

    “O me drejtësinë,o me politikanët që duan të shpëtojnë njëri-tjetrin nga burgu”,Basha:Mbështetja me vepra për SPAK-un..

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të profesioneve të lira në tiranë, ku theksoi se korrupsioni është problemi më i madh që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    Në fjalën e tij, Basha deklaroi se mungesa e transparencës dhe shkatërrimi i institucioneve që duhet të mbikëqyrin qeverinë, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë çuar në abuzime që kapin shifrën e 7 miliardë eurove. Këto fonde, sipas tij, do të mjaftonin për politika ambicioze sociale dhe ekonomike.
    Ai theksoi mbështetjen e plotë për SPAK-un, duke e konsideruar si një nga institucionet e pakta që funksionon me standarde perëndimore dhe nuk ndikohet nga politika. Basha tha se angazhimi i forcës politike që drejton është për rritje të fondeve, burimeve njerëzore dhe infrastrukturës ligjore për SPAK, që sipas tij mbështetjen e ka treguar dhe me vepra me propozimet që ndodhen në Parlament për vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit parlamentar, si hapa të domosdoshëm për të larguar korrupsionin nga politika.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Prodhimi më i keq i regjimeve hibride është korrupsioni. Mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies, mungesa e innstitucioneve që mund ta bëjnë këtë. Shkatërrimi i institucioneve që mund ta bëjnë këtë, duke filluar me KLSH-n. E cila vit për vit nxjerr raportin e abuzimeve nga administrata shtetërore që kanë arritur në shifra prej 7 miliardë euro. Është një shifër e mjaftueshme për të kryer politika më ambicioze që nga rritja e pensioneve, tek subvencionimi i fermerëve, tek ulja e taksave, tek ndihma sociale, tek investimet për rininë jo për katër por për tëtë vite. Korrupsioni është problemi kryesor. Ne besojmë tek politika me fytyrë njerëzore. Ne besojmë se institucionet i takojnë qytetarëve, jo politikës, se roli i tyre është zbatimi iligjit në dobi të qytetarëve. Dhe se vetëm kështu mund të kemi një zhvillim të vërtetë ekonomik, luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Kjo është arsyeja pse mbështesim SPAK-un. SPAK-u ka treguar se për një kohë të shkurtër arrin të veprojë si një institucion pothuajse perëndimor. Nuk merr komanda politike, që ka ligjin dhe zbatimin e ligjit mandrën e vet në punën e vet të përditshme, që nuk ka frikë nga të pandëshkueshmi e deri sotëm dhe që në këtë mënyrë të paktën deri më sot, ka kryer një shërbim të madh jo thjesht duke vendosur të korruptuarit aty ku e kanë vendin.
    Angazhimi ynë kryesor në raport me shoqërinë por që prek drejtpërdrejtë interesat tuaja si shtresë e mesme është që SPAK-ut t’i japim edhe më shumë fuqi. Si? Më shumë financa, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që problemi numër 1 i Shqipërisë, korrupsioni që është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik për integrimin europian, të marrë goditje sa më vdekjeprurëse. Pa i shkuar deri në fund kësaj asgjë s’ka për t’u zgjidhur, Kush premton se mund të zgjidh problemin e urdhrit të inxhinierit apo niveli i taksave, apo informaliteti, apo problemeve të tjera të ngritura sot këtu, pa luftuar problemin e korrupsionit thjesht dhe vetëm gënjen, mashtron.
    Ne qëndrojmë në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit dhe jo me fjalë. Ne jemi të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi çuar në Parlament amendamentet për t’i dhënë SPAK-ut më shumë fonde, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë ligjore, siç e kërkoi para Parlamanetit por po e bëjnë veshin e shurdhët. Sepse nuk duan t’ia japin. Sepse njëri e krahason me sigurimin e shtetit sapo i kapet kryebashkiaku i Tiranës bashkë me gjysmën e kabinetit që i ka të shpërndarë tek 313-ta dhe burgjet e tjera të Shqipërisë. Dhe tjetri pretendon se do luftojë korrupsionin duke bërë deputet Ilir Metën. Vettingu i politikanëve, është një masë për t’i dhënë fund praktikës së trajtimit të politikës si biznes, apo si streh kundër drejtësisë. Si, kontroll të përvitshëm të aseteve të çdo politikani, familjes së politikanit, rrethit të tij shoqëror, kontakteve të papërshtatshme, përgjim preventiv të telefonit, absolutisht. Edhe ky ligj është në Parlament, nuk e sjellin. Heqja e imuniteteit të parlamentarëve, barazi. Pse një inxhinier mund të arrestohet siç edhe duhet të arrestohet nga ligji me dyshimin dhe me bazën ligjore dhe me kërkesë të prokurorit dhe me urdhër të gjykatës, por një politikan jo, sepse duhet të marr konsensusin e kolegëve të vetë. Pra, kolegët e vet janë gyjykatë mbi gjykatat?! Pse që t’i japim kohë që të arratiset si Arben Ahmetaj?
    Pra, e para dhe kryesorja është mirëfunksionimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe këtu unë pres dhe kam bindjen se kam tek shtresa e mesme shqiptare, te profesionistët shqiptarë mbështetje pa kusht. Nuk ka profesionist të lirë, sipërmarrës të ndershëm t’i thotë jo kësaj.