Nga muaji i ardhshëm paga minimale pritet të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.
Nga muaji janar 2026, Kosova do të ketë një pagë minimale prej 425 euro bruto, duke shënuar kështu rritjen e parë të ndjeshme pas disa vitesh.
Aktualisht, paga minimale është 350 euro, ndërsa faza e dytë e vendimit parashikon që nga 1 korriku 2026 ajo të rritet më tej në 500 euro bruto.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka rikujtuar këtë vendim të Qeverisë pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat në vend.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka deklaruar Kurti.
Vendimi për rritjen e pagës minimale është marrë nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, me arsyetimin se rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit e kanë bërë të domosdoshme përshtatjen e saj me realitetin ekonomik.
Sipas ekzekutivit, rritja e pagës minimale do të ketë ndikim pozitiv në fuqinë blerëse, në standardin e jetesës së punëtorëve, si dhe në formalizimin e tregut të punës.
Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.
“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka thënë Kurti.
Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.
Tag: korriku
-

Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro
-

Largohet nga banesa 28- vjeçarja nga Shkodra, digjen 2 makina në lagjen “10 Korriku”…
Më datë 08.12.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. D., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 28 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!Post navigation
-

Turizmi, korrik 2025
Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjithë pjesën e parë të vitit.Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%)….
-

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori! Copernicus: Ndali rekordet që u thyen gjatë dy viteve
Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve klimatike.
Në raportin më të ri thuhet, megjithatë, se muaji i kaluar ndali serinë 2-vjeçare të muajve që thyejnë rekordet e pararendësve për nxehtësinë.
Korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius më i nxehtë se korrikët e periudhës para-industrializimit, mes viteve 1850–1900. Korriku i 2024 konsiderohet si më i nxehti i korrikëve, ndërsa ai i 2023-shit ishte i dyti më i nxehtë në historikun për të njëjtën periudhë. Në të dy këto vite u kapërcye mesatarja prej 1.5 gradësh, e përcaktuar nga shkencëtarët e klimës si kufi që, nëse thyhet rregullisht, e fut globin në një rrugë pa kthim të ndryshimeve klimatike deri në shndërrimin në të pabanueshëm.
Ndonëse korriku 2025 ndali thyerjen e rekordeve, shkencëtarët thonë se kjo nuk e ul rrezikun e pasojave të dëmshme të ngrohjes globale. P
asojat kanë qenë të dukshme këtë vit me fenomenet e shpeshta ekstreme të motit, si përmbytjet masive apo zjarret. Zgjidhjen, ata e shohin tek reduktimi i përdorimit të karburanteve fosile, që ndikojnë në rritjen e temperaturave. -

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët
Korriku i vitit 2025 u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.
Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.
Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:
“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar.”
Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900). Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.
Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.
-

‘Spastrimi’ nga varrezat e makinave, Rama: 31 korriku, afati i fundit për largimin vullnetar! Penalizime për…
Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje.
“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama.
Të njëjtën gjë përsëriti dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, e njëherazi zv/kryeministre Belinda Balluku.
Teksa inspektoi aksin rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është një reformë e shtrirë në të gjithë vendin dhe do të shkojë deri në fund.
Sakaq ajo bëri thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve.
“Do të ketë penalizim për ata që kryejnë shkelje. Kjo është një reformë e thellë, është shtrirë kudo, që nga tendat, parkingjet, e duke shkuar deri në akset kombëtare të shtrira nga veriu në Jug. Kjo reformë do shkojë deri në fund dhe ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve pasi indicet vijnë nga ata”, u shpreh Balluku. -

Përmbyllet me sukses festa tre-ditore “24 Korriku” në Qytetin e Roskovecit
Mbrëmjen e djeshme, më 24 Korrik, u mbyll me sukses nata e tretë dhe përmbyllëse e festës së qytetit “24 Korriku” në Roskovec, një traditë e përvitshme që kremton identitetin, historinë dhe bashkimin e komunitetit lokal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
VIDEO
Festa u organizua nga Bashkia Roskovec, nën kujdesin e veçantë të kryetares Majlinda Bufi, dhe u shoqërua për tre netë me radhë nga një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe sportive, që i dhanë qytetit një atmosferë festive dhe të paharrueshme. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Gjatë festimeve, qytetarët patën mundësinë të ndjekin:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Koncerte të mëdha festive, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur dhe grupeve vendase;
Ekspozita kulturore dhe fotografike, me punime artizanale dhe kujtime të vjetra nga Roskoveci;
Turneun sportiv “Kupa 24 Korriku”, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Njësitë Administrative;
Konkursin “Roskoveci në një Foto”, ku të rinjtë sollën pamje të veçanta nga qyteti.
VIDEO
Në një ceremoni të veçantë u zhvilluan nderime dhe vlerësime publike, ku 164 qytetarë u nderuan për kontributin e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, bujqësia, sporti dhe aktivizmi qytetar. Po ashtu, u vlerësuan edhe shumë nxënës të shkollave të Roskovecit për rezultatet e shkëlqyera në mësime, duke u kthyer në model frymëzimi për brezin e ri.Reklama në FieriWeb – “MIMA SOLAR”
Festa e “24 Korrikut” riktheu emocionet e traditës dhe festës në çdo cep të qytetit, duke dëshmuar edhe një herë se Roskoveci është një komunitet energjik, mikpritës dhe krenar për rrënjët e veta.
-

20 Korriku: Dita Botërore e Hënës!
Dita Botërore e Hënës (World Moon Day) festohet çdo vit më 20 Korrik, në përkujtim të zbritjes së parë të njeriut në Hënë, më 20 korrik 1969, gjatë misionit legjendar Apollo 11.
Në këtë ditë, nderohet arritja historike e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, të cilët u bënë njerëzit e parë që shkelën në sipërfaqen hënore, ndërsa Michael Collins qëndroi në orbitë.
Kjo ditë është shpallur zyrtarisht si “International Moon Day” nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 2021.
-

DETAJE / Pallati i konfiskuar në Vlorë, investitor rezulton ish-drejtor i Urbanistikës në bashki
Erion Ahmataj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës gjatë kohës së administratës së kryebashkiakut Dritan Leli, dhe 35-vjeçari me inicialet F. H., janë dy të proceduarit penalisht për “ndërtim të paligjshëm” të pallatit të konfiskuar ditën e djeshme në lagjen “10 Korriku”.
Sipas policisë, në cilësinë e administratorit dhe investitorit të një subjekti ndërtues, ata kanë kryer ndërtime në kundërshtim me kushtet e lejes, në rrugën “Ibrahim Avdullai”, në zemër të lagjes “10 Korriku”.Rasti është referuar në Prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkeljeve dhe përfshirjes së mundshme të institucioneve të tjera.