Tag: korrik

  • Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Strukturat akomoduese në vendin tonë regjistruan një sezon të mbarë matur nga net-qëndrimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kishte një rritje si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të netëve të qëndrimit në korrik 2025.Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 45,3% dhe rezidentë 11,2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.Net qëndrimet gjithsej pësuan rritje vjetore me 33,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 44,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+50,3%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+41,1%).Në profilin e tregjeve, Kosova vijon të udhëheqë me 21% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6%, ndërsa 45% e turistëve vinin nga vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.Edhe norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele shënoi përmirësim, duke u ngjitur në 52,9% nga 49,3% në Korrik 2024, një tregues i qartë i kërkesës në rritje.Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe përshkruhen në grupe Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin hotele, kompleks turistike, hotele suita, motele.Grupi tjetër “Akomodime për pushime dhe të tjera” përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore. Grupi i tretë i njësive akomoduese përfshin hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.Shqipëria ka pasur zhvillime pozitive në sektorin e turizmit vitet e fundit.Ritmet e rritjes së numrit të turistëve kanë rënë këtë vit, por qëndrimet në hotele po rriten edhe nga formalizmi dhe deklarimi më i lartë i strukturave akomoduese.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë – gati 1 mijë çifte u ndanë në shtatë muaj

    Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë – gati 1 mijë çifte u ndanë në shtatë muaj

     Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po shënon rritje të vazhdueshme. Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, gjithsej 953 çifte kanë dhënë fund martesës së tyre.Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po rritet për çdo ditë. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin janar të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve.Ndërkaq gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E në muajin mars janë regjistruar 123 raste të shkurorëzime.Numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shënuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 për qind krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.Shkurorëzimet muaj pas muaji:Janar 2025 – janë regjistruar 124 raste shkurorëzimesh.Shkurt 2025 – u rritën në 141 raste.Mars 2025 – pati një ulje të lehtë, me gjithsej 123 raste.Prill 2025 – numri u rrit sërish, duke arritur në 140 raste.Maj 2025 – u shënuan 113 raste, një ndër muajt me më pak ndarje.Qershor 2025 – trendi u ngrit përsëri, me 135 raste.Korrik 2025 – arriti kulmin me 177 raste, që paraqet një rritje prej 31% krahasuar me qershorin.ASK thekson se vetëm në korrik është regjistruar numri më i lartë i ndarjeve për këtë vit deri më tani.Shkurorëzimet sipas qyteteve në korrik 2025:Prizreni – prin me 22 raste.Ferizaj – 16 raste.Peja dhe Gjilani – nga 14 raste secila.Rahoveci dhe Gjakova – nga 13 raste.“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.Nga statistikat e muajit korrik, Prizreni prin me 22 raste të shkurorëzimeve.“Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaj me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste”.Përveç ndarjeve, të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe shtim të kurorëzimeve. Vetëm në korrik 2025 janë regjistruar gjithsej 1 236 raste të kurorëzimeve (në Kosovë dhe jashtë saj), që paraqet një rritje prej 45% krahasuar me qershorin.“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Korrik janë 1 236 raste, krahasuar me muajin Qershor ka një rritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për 45 %”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pensionet greke në rënie, shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto

    Pensionet greke në rënie, shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto

    Pensionet mesatare kryesore në Greqi në muajin korrik ishin nën 800 euro bruto, ndërsa edhe pensionet suplementare shënuan një rënie të ndjeshme, sipas të dhënave nga sistemi Helios.

    Ky fakt jo vetëm që thekson nevojën për heqjen e të ashtuquajturës “diferencë personale” që është paralajmëruar tashmë, por edhe nënvizon domosdoshmërinë e monitorimit të vazhdueshëm të sistemit të sigurimeve shoqërore.

    Gjithashtu, kjo shpjegon pse përqindja e pensionistëve në rrezik të varfërisë pas marrjes së përfitimeve dhe pensioneve, sipas të dhënave më të fundit nga ELSTAT për vitin 2024, arrin në 13.6% të popullsisë totale.

    Në fakt, situata duket se përkeqësohet çdo vit, pasi të dhënat si nga sistemi Helios i Ministrisë së Punës, ashtu edhe nga ELSTAT, tregojnë se gjendja e të ardhurave të pensionistëve po përkeqësohet në mënyrë dramatike.

    Plakja e popullsisë, pasojat e krizës financiare dhjetëvjeçare, së bashku me papunësinë e lartë dhe pagat e ulëta, i kanë shtyrë pensionet në Greqi drejt niveleve veçanërisht të ulëta.

    Të dhënat nga sistemi Helios tregojnë se në korrik 2025, pensioni mesatar kryesor ishte 783 euro bruto, krahasuar me 821.99 euro një vit më parë. Në qershor 2025, ai ishte 843.63 euro, ndërsa në korrik 2023 ishte 790.57 euro). Që nga fillimi i vitit 2023, pensionet janë rritur në total me 13.25%, por kjo rritje është aplikuar vetëm për ata që nuk kanë “diferencë personale”.

    Një prirje e ngjashme rënëse vërehet edhe në pensionet suplementare, të cilat nuk rriten paralelisht me pensionet kryesore. Këtë vit, në korrik, ato ranë në 178.51 euro, nga 196.89 euro në të njëjtin muaj të 2024-ës.

  • Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk shënoi rritje në korrik

    Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk shënoi rritje në korrik

    Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk pati rritje në korrik, pas tkurrjes më të madhe të prodhimit në industri në një vit.Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) tha se ekonomia nuk shënoi rritje gjatë muajit, në përputhje me pritshmëritë, pas një zgjerimi prej 0,4% në qershor.Megjithatë, shifrat mujore janë të paqëndrueshme dhe ONS ka deklaruar se tashmë do të fokusohet tek rritja mbi një periudhë tre-mujore. Në tre muajt deri në korrik, ekonomia u zgjerua me 0,2%.Qeveria është nën presion të shtuar për të përmbushur prioritetin kryesor të saj, nxitjen e rritjes ekonomike, përpara shpalljes së Buxhetit më 26 nëntor.Në shpalljen e Buxhetit, Kancelarja Rachel Reeves do të paraqesë planet e qeverisë për taksat dhe shpenzimet, mes spekulimeve gjithnjë e më të mëdha se ajo do të detyrohet të rrisë taksat për të përmbushur rregullat fiskale që i ka vendosur vetes.ONS tha se sektori i shërbimeve u rrit me 0,4% gjatë tre muajve deri në korrik, i ndihmuar nga performanca e mirë e sektorit të shëndetësisë, programimit kompjuterik dhe shërbimeve mbështetëse për zyra.Megjithatë, kjo u kompensua nga rënia e prodhimit në sektorin industrial, që përfshin edhe prodhimin. Vetëm në korrik, prodhimi industrial u tkurr me 1,3%, rënia më e mprehtë mujore që nga korriku i vitit të kaluar.Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u zgjerua me 0,7% në tre muajt e parë të vitit dhe më pas u rrit me 0,3% midis prillit dhe qershorit.ONS tha se shifrat e fundit tregonin se ekonomia kishte “vijuar të ngadalësohej” gjatë tre muajve të fundit. Megjithatë, ajo mbetet në rrugë për t’u rritur gjatë tremujorit të tretë.Të dhënat e fundit gjithashtu vijnë përpara vendimit të radhës të Bankës së Anglisë mbi normat e interesit më 18 shtator, me politikëbërësit që po peshojnë ngadalësimin e rritjes përballë inflacionit të lartë.‘Shenjë e asaj që do të vijë’Reeves pritet gjerësisht të rrisë taksat, por që ngaqë Laburistët premtuan se nuk do të rrisin taksat mbi “punonjësit”, pra tatimin mbi të ardhurat, Sigurimet Kombëtare dhe TVSH-në, spekulimet po shtohen për ndryshimet që mund të bëhen.Kompanitë prej kohësh kanë folur për goditjen financiare nga rritja e Kontributeve të Sigurimeve Kombëtare të punëdhënësve dhe pagës minimale që hyri në fuqi në prill.Disa kanë paralajmëruar se rritjet e taksave për biznesin mund të pengojnë më tej rritjen, duke thënë se po shtyjnë vendimet për punësim apo investime derisa të bëhen të qarta detajet e Buxhetit.Duke iu përgjigjur shifrave më të fundit të rritjes, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha: “E dimë që ka ende shumë për të bërë për të nxitur rritjen, sepse ndonëse ekonomia jonë nuk është thyer, duket sikur ka ngecur.“Kjo është pasojë e viteve të tëra të nën-investimit, të cilin jemi të vendosur ta kthejmë përmes planit tonë për ndryshim.”Kancelari në hije, Sir Mel Stride, tha: “Çdo rritje ekonomike është e mirëpritur, por kjo qeveri është e shpërqendruar nga problemet me të cilat përballet vendi.“Ndërkohë që qeveria endet nga një skandal në tjetrin, kostot e huamarrjes arritën së fundmi një nivel më të lartë në 27 vite, një votë mosbesimi e turpshme ndaj Laburistëve që e bën pothuajse të sigurt rritjen e dhimbshme të taksave.”Zëdhënësja e Thesarit nga Liberal Demokratët, deputetja Daisy Cooper, tha: “Qeveria flet për të ecur me shpejtësi drejt rritjes, por realiteti është se ata e kanë lënë frenin e dorës të ngritur.“Taksat e tyre që dëmtojnë vendet e punës rrezikojnë të boshatisin qendrat tona tregtare dhe refuzimi i ministrave për të reduktuar burokracitë me Europën po pengojnë eksportuesit tanë.” / BBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

    BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

    Kreditë me probleme kanë shënuar nivel të qëndrueshëm në muajin korrik.
    Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin “Treguesit e shëndetit financiar, korrik 2025”, ku evidenton se, raporti i kredive me probleme në korrik shënoi 4,04% nga 4,01 % që ishte në muajin qershor 2025.
    Ky nivel mbetet në trend zbritës krahasuar me një vit më parë kur shënonte nivelin 4,72 % Referuar statistikave të BSH-së, kredia me probleme është luhatur pranë nivelit 4% gjatë  7-mujorit 2025.
    Stoku i kredive me probleme është në vlerën 36,1 miliardë lekë, kundrejt 37,7 miliardë lekëve që ishte në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

  • Vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha, burg përjetë 50-vjeçares

    Vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha, burg përjetë 50-vjeçares

    Erin Patterson, 50 vjeçarja protagoniste e një ngjarje që tronditi botën, pasi vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha në shtëpinë e saj në Australi, është dënuar me burgim të përjetshëm, me të drejtë lirimi me kusht pas 33 vitesh.
    Ajo u shpall fajtore në korrik për vrasjen e prindërve të burrit të saj dhe tezes së tij, si dhe për tentativën e vrasjes së xhaxhait të burrit të saj.
    “Mungesa juaj e plotë e pendimit e ngul më thellë thikën në plagën e viktimave. Serioziteti i veprimeve tuaja justifikon vendosjen e dënimeve maksimale për krimet tuaja”, tha gjykatësi Christopher Beale i Gjykatës Supreme të Viktorias në Melbourne.
    Pas një gjyqi 11-javor, Patterson u dënua në korrik për vrasjen e Don dhe Gail Patterson (prindërve të bashkëshortit të saj), Simon Patterson dhe tezes së tij, Heather Wilkinson. Gjykata gjithashtu e dënoi Patterson për tentativën e vrasjes së bashkëshortit të Heather, Ian Wilkinson.
    Ngjarja ndodhi në një darkë familjare në korrik të vitit 2023 në një qytet të vogël rural në Australinë juglindore. Patterson, një grua me pasion për gatimin dhe gjithashtu për rastet e krimit, kishte shërbyer një specialitet anglez, mish viçi Wellington me kërpudha helmuese. Burri i saj e kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në darkë.

  • A ia vlen të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur s’ka as ujë e qelbet nga aroma e plehrave?

    A ia vlen të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur s’ka as ujë e qelbet nga aroma e plehrave?

    Nga Ola Xama 

    Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik.Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) dhe në vitin 2024 u regjistruan 1.19 milion më shumë vizitorë nga janari deri në muajin korrik me rritje 23%.Për periudhën janar – korrik 2025 shtesa e numrit të vizitorëve të huaj ishte 225 mijë, me një normë rritjeje 3.5%. Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve të huaj, por rënie të ritmit të shtimit të tyre dhe jo pak por me gati 7 herë krahasuar me një vit më parë.Ndaj në vend të konferencave ku flitet se sa sezon të sukseshëm patëm, është mirë që të identifikohen arsyet se përse Shqipëria nuk është një destinacion i qëndrueshëm ku turistët dëshirojnë të kthehen dhe çfarë po u ofrohet vizitorëve.Përpara se të gjejmë arsyet te çmimet e larta dhe operatorët privatë, agjencitë publike do të bënin mirë të analizonin shërbimet minimale komunitare që ka në këto zona.Përgjatë plazhit të Dhërmiut psh, që mbahet si një nga zonat më elitare, kam numëruar gjithsej 4 kosha për mbeturinat, të tejmbushur dhe askush nga bashkia që shkonte të merrte mbetjet. Energjia elektrike ndërpritej sa herë që kishte erë për të mbrojtur linjat nga defektet, ndërsa uji kryesisht ofrohej nga vetë subjektet private që kishin vendosur puse.Kur pyeta disa biznese lokale në këtë zonë, më treguan se paguanin 35 mijë euro tarifë për shfrytëzimin e vijës bregdetare dhe rreth 25 mijë euro taksa lokale bashkisë, për të mos marrë asnjë shërbim. As ujë, as pastrim, as gjelbërim (pemët dhe asfalti përgjatë plazhit ishte bërë me kontribut privat). Po të matësh llogaritë që bizneset pagujanë dy herë, edhe në bashki dhe privatisht për të marrë shërbimet, çmimi për natë do të rezultojë i lartë.Ndaj përpara se qeveria të drejtojë gishtin dhe të fajësojë biznesin se përse nuk kthehet turisti, është mirë të pyesë veten dhe bashkitë e këtyre zonave: A ia vlen që të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur nuk ka as ujë, ndonjëherë as drita dhe qelbet nga aroma e plehrave?

  • Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

    Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

    Nga Ola Xama 

    Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik.Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) dhe në vitin 2024 u regjistruan 1.19 milion më shumë vizitorë nga janari deri në muajin korrik me rritje 23%.Për periudhën janar – korrik 2025 shtesa e numrit të vizitorëve të huaj ishte 225 mijë, me një normë rritjeje 3.5%. Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve të huaj, por rënie të ritmit të shtimit të tyre dhe jo pak por me gati 7 herë krahasuar me një vit më parë.Ndaj në vend të konferencave ku flitet se sa sezon të sukseshëm patëm, është mirë që të identifikohen arsyet se përse Shqipëria nuk është një destinacion i qëndrueshëm ku turistët dëshirojnë të kthehen dhe çfarë po u ofrohet vizitorëve.Përpara se të gjejmë arsyet te çmimet e larta dhe operatorët privatë, agjencitë publike do të bënin mirë të analizonin shërbimet minimale komunitare që ka në këto zona.Përgjatë plazhit të Dhërmiut psh, që mbahet si një nga zonat më elitare, kam numëruar gjithsej 4 kosha për mbeturinat, të tejmbushur dhe askush nga bashkia që shkonte të merrte mbetjet. Energjia elektrike ndërpritej sa herë që kishte erë për të mbrojtur linjat nga defektet, ndërsa uji kryesisht ofrohej nga vetë subjektet private që kishin vendosur puse.Kur pyeta disa biznese lokale në këtë zonë, më treguan se paguanin 35 mijë euro tarifë për shfrytëzimin e vijës bregdetare dhe rreth 25 mijë euro taksa lokale bashkisë, për të mos marrë asnjë shërbim. As ujë, as pastrim, as gjelbërim (pemët dhe asfalti përgjatë plazhit ishte bërë me kontribut privat). Po të matësh llogaritë që bizneset pagujanë dy herë, edhe në bashki dhe privatisht për të marrë shërbimet, çmimi për natë do të rezultojë i lartë.Ndaj përpara se qeveria të drejtojë gishtin dhe të fajësojë biznesin se përse nuk kthehet turisti, është mirë të pyesë veten dhe bashkitë e këtyre zonave: a ia vlerë që të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur nuk ka as ujë, ndonjëherë as drita dhe qelbet nga aroma e plehrave?

  • Rama: Gjirokastra mirëpriti 500 mijë vizitorë nga janari në korrik. Përjetuan magjinë e qytetit

    Rama: Gjirokastra mirëpriti 500 mijë vizitorë nga janari në korrik. Përjetuan magjinë e qytetit

    Gjirokastra ka pasur një numër të lartë turistësh shqiptarë dhe të huaj. Nga janari deri në korrik, Gjirokastra ka pritur të paktën 500 mijë vizitorë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qyteti i gurtë, ndërsa shprehet se mijëra turistë kanë përjetuar magjinë e këtij qyteti.
    “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.

  • “Gjirokastra mirëpriti 500 mijë vizitorë nga janari në korrik”/ Rama: Përjetuan magjinë e qytetit

    “Gjirokastra mirëpriti 500 mijë vizitorë nga janari në korrik”/ Rama: Përjetuan magjinë e qytetit

    Gjirokastra ka pasur një numër të lartë turistësh shqiptarë dhe të huaj. Nga janari deri në korrik, Gjirokastra ka pritur të paktën 500 mijë vizitorë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qyteti i gurtë, ndërsa shprehet se mijëra turistë kanë përjetuar magjinë e këtij qyteti.

    “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.