Tag: korridori

  • Balla/ Korridori VIII, arritje strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

    Balla/ Korridori VIII, arritje strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, theksoi rëndësinë strategjike të projektit të Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore dhe gjeopolitike të dekadave të fundit për Shqipërinë.
    Balla kujtoi se Komisioni ka pasur një traditë të mirë bashkëpunimi për këtë projekt që nga vitet 2001–2005, kur deputetë nga qarqe të ndryshme të vendit mbështetën nismat për zhvillimin e këtij korridori, që lidh Porto Romanon me Varnën. Ai u shpreh se tashmë “jemi në fazën e konkretizimit të ëndrrës së shumë brezave, duke i dhënë jetë një korridori me rëndësi të madhe ekonomike, tregtare dhe ushtarake për vendin dhe rajonin”.
    “Lidhja hekurudhore Porto Romano–Varna është një arritje e madhe strategjike, jo vetëm për transportin e mallrave, por edhe për mobilitetin e logjistikës ushtarake në kuadër të zhvillimeve të reja në Europë pas shkurtit të vitit 2022. Porti i Porto Romanos, në një pjesë të tij, do të shërbejë si port ushtarak i NATO-s, duke u lidhur drejtpërdrejt me portin e Varnës,” – theksoi Balla.
    Kryetari i Grupit Parlamentar shtoi se qeveria italiane, nën drejtimin e Kryeministres Giorgia Meloni dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, është një prej mbështetëseve kryesore të konkretizimit të këtij korridori, duke nënvizuar se në javët në vijim pritet zhvillimi i takimit të katër ministrave të jashtëm – të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – kushtuar Korridorit VIII.
    Në këtë kuadër, Balla propozoi që Kuvendi i Shqipërisë dhe veçanërisht Komisioni për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme të organizojnë një takim në nivel parlamentar me homologët e katër vendeve, duke vazhduar traditën e bashkëpunimit ndërparlamentar për projektet strategjike rajonale.
    “Është koha që Shqipëria të flasë me një zë për projektet strategjike kombëtare. Pavarësisht nëse je në pushtet apo opozitë, për çështje të tilla madhore duhet të ketë konsensus dhe vizion të përbashkët. Korridori VIII është simbol i këtij vizioni europian për integrim, siguri dhe zhvillim ekonomik,” – deklaroi Balla.
    Në përmbyllje, ai vlerësoi se Shqipëria tashmë ndodhet në një nivel të ri të transportit hekurudhor, me standarde të përputhshme me ato europiane, dhe se ky projekt do të forcojë ndjeshëm rolin e vendit në infrastrukturën paneuropiane të transportit dhe sigurisë.

  • Itali, hapet për herë të parë për vizitorët pasazhi sekret në Koloseum

    Itali, hapet për herë të parë për vizitorët pasazhi sekret në Koloseum

    Një kalim dikur sekret në Colosseo, i ashtuquajturi “Korridori i Komodusit” – i emëruar sipas perandorit famëkeq romak – është hapur për publikun për herë të parë.

    Korridori u lejonte perandorëve të hynin diskret në arenë, pa qenë pranë spektatorëve. Koloseu u përfundua në vitin 80 pas Krishtit dhe kalimi sekret konsiderohet një shtesë ndaj dizajnit origjinal.
    Korridori dikur sekret u zbulua në shekullin e 19-të dhe ishte i lidhur me Perandorin Komod sepse, sipas historianëve, ai i mbijetoi një atentati në një tunel nëntokësor. “Lidhja ishte e pashmangshme”, tha për Reuters arkeologia Barbara Nazzaro, e cila mbikëqyri punimet e restaurimit përpara se korridori të hapej për publikun.
    Dekorime prej gipsi që përshkruanin skena mitologjike, duele dhe akrobaci në arenë ishin shtuar në muret e mermerit.
    “Ky pasazh tani është i hapur për publikun për herë të parë. Kështu që vizitorët do të jenë në gjendje të imagjinojnë se si ishte të ishe perandor”, tha Nazzaro.

    Top Channel

  • Risia në Dubai, “korridori i tapetit të kuq”, kontrolli ne aeroporte nga Inteligjencë Artificiale

    Risia në Dubai, “korridori i tapetit të kuq”, kontrolli ne aeroporte nga Inteligjencë Artificiale

    Dubai mban një sërë rekordesh botërore, nga ndërtesa më e lartë te pishina më e thellë. Por tani do të ketë një kalim kontrolli pasaportash, ku udhëtarët nuk kanë nevojë të ndalojnë dhe të dorëzojnë dokumentet.
    I quajtur “korridori i tapetit të kuq”, kalimi ka Inteligjencë Artificiale, kamera biometrike dhe të dhënat e fluturimeve për të dalluar pasagjerët apo bagazhet e dyshimta. Kjo do të thotë se nuk duhet të paraqitet pasaporta apo lejekalimi dhe udhëtarët mund ta kryejnë procedurën e sigurisë për 6-14 sekonda.
    Në të mund të kalojnë njëkohësisht dhjetë persona duke e bërë perfekt për familjet apo grupet, por nevojitet që të dhënat e pasaportës të jenë regjistruar dhe të jenë dërguar me foto paraprakisht. Kjo risi mendohet të përmirësojë përvojën e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.
    Për momentin, tuneli teknologjik është vetëm në terminalin 3 të fluturimeve Business Class, por së shpejti do të gjendet edhe në pikat e tjera.
    Aeroporti i Dubait njoftoi në shkurt 2024 se do të ndërtonte tunelin dhe fillimisht u mendua se do të përfundonte brenda vitit. Singapori ka gjithashtu një sistem të ngjashëm.
    Në tetor 2024, aeroporti Changi zbuloi konceptin “pa pasaportë” që sërish funksionon falë IA dhe të dhënave biometrike. Udhëtarët duhet të paraqesin pasaportën kur mbërrijnë, por mund ta përdorin sistemin në nisje të fluturimit.

  • Korridori kontrovers E1 në lindje të Jerusalemit, çfarë është dhe pse Gaza ka shumë rëndësi për Izraelin

    Korridori kontrovers E1 në lindje të Jerusalemit, çfarë është dhe pse Gaza ka shumë rëndësi për Izraelin

    Eshtë një sipërfaqe prej afërsisht 12 kilometrash katrorë në të cilën, sipas qeverisë izraelite, do të ndërtohen mbi 3,400 njësi banimi për kolonët. Ndërtimi i vendbanimeve konsiderohet i paligjshëm nga bashkësia ndërkombëtare.

    Një Bregun Perëndimor i ndarë në dy pjesë, i ndarë nga një pjesë territori që nga njëra anë bashkon Jerusalemin Lindor me vendbanimin e kolonëve të Maale Adumim, në buzë të Shkretëtirës Judeane, dhe nga ana tjetër ndan rajonin e Ramallahut nga ai i Betlehemit. Ky është blloku E1 (Lindja 1), korridori kontrovers i projektuar në vitet 1990 në lindje të Jerusalemit.

    Qëllimi është të parandalohet në mënyrë efektive krijimi i një zone të gjerë metropolitane midis Ramallahut dhe Betlehemit, një rajon që do të bëhej zemra rrahëse e një shteti të ardhshëm palestinez. Në vend të kësaj, zona do të popullohej nga dhjetëra mijëra kolonë që do t’u bashkoheshin afërsisht 40,000 banorëve që tashmë jetojnë në vendbanimin e Maale Adumim.Projekti u ngri në vitin 2012 për shkak të presionit ndërkombëtar – Projekti E1 u pezullua në vitin 2012 për shkak të presionit të madh mbi qeverinë e dytë të Netanyahut nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Plani u pa si një kërcënim real për procesin e paqes që ata po përpiqeshin të çonin përpara. Tani, ambiciozët në qeverinë e Netanyahut e kanë rikthyer projektin, përfshirë Ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, i cili njoftoi dritën jeshile për zgjidhjen e re.
     

    Çfarë janë vendbanimet – Vendbanimet janë komunitete të banuara nga qytetarë izraelitë në territoret palestineze të pushtuara në mënyrë të paligjshme që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Këto vendbanime janë të pranishme në Bregun Perëndimor të pushtuar (pjesë e zonës administrative të Judesë dhe Samarisë), kryesisht nën administrimin civil izraelit, dhe në Lartësitë e Golanit, të aneksuara nga Izraeli në vitin 1981. Ndërtimi i vendbanimeve izraelite konsiderohet i paligjshëm nga bashkësia ndërkombëtare.

  • Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

    Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

    Një Breg Perëndimor i ndarë në dy pjesë: Nga njëra anë, një territor që bashkon Jerusalemin Lindor me koloninë e Maale Adumim, në skajet e Shkretëtirës Judeane dhe një hapësirë tjetër që ndan rajonin e Ramallahut nga ai i Betlehemit.

    Ky është i ashtëquajturi blloku E1 (East 1), korridori kontrovers i projektuar që në vitet 1990 në lindje të Jerusalemit, por që duket vetëm tani po mendohet të vihet realisht në jetë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej afërsisht 12 kilometrash katrorë në të cilën, sipas planeve të qeverisë izraelite, do të ndërtohen mbi 3,400 njësi banimi për kolonët hebrenj.
    Qëllimi është të parandalohet në mënyrë efektive krijimi i një zone të gjerë metropolitane mes Ramallahut dhe Betlehemit, e cila të mund të kthehej në kryeqendrën e një shteti të ardhshëm palestinez. Izraeli duket kërkon ta parandalojë një gjë të tillë.
    Në vend të kësaj, zona do të popullohej nga dhjetëra mijëra kolonë të cilët do t’u bashkoheshin afërsisht 40,000 banorëve që tashmë jetojnë në vendbanimin e Maale Adumim.
    Interesi strategjik i Izraelit është i qartë, me mbështetësit e qeverisë që theksojnë hapur qëllimin e operacionit: të parandalojnë përfundimisht krijimin e një shteti palestinez, duke minuar kështu propozimin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare, atë të “zgjidhjes me dy shtete”, që pretendohet të garantojë një bashkëjetesë paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.
    Projekti u bllokua në vitin 2012 për shkak të presionit të madh ndërkombëtar që u ushtrua mbi qeverinë e atëhershme të Benjamin Netanyahut, teksa u pa si një kërcënim real për procesin e paqes. Tani, janë po njerëz pranë Netanyahut që e rikthejnë idenë, përfshirë Ministrin e Financave Bezalel Smotrich, i cili njoftoi dritën jeshile për vendbanimin e ri.
    Vendbanimet janë komunitete të banuara nga qytetarë izraelitë në territoret palestineze të pushtuara në mënyrë të paligjshme që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967.
     

    Top Channel

  • Kryeministri Rama bën prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Kryeministri Rama bën prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Përmrs një publikimi të bërë në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotogalere, ka bërë prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Korridori VIII – Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë ku po punohet për ndërtimin e veprave të artit, bokse dhe nënkalime.
    Loti 7 është pjesë e një segmenti strategjik që përshpejton lidhjen midis Elbasanit dhe pikës doganore Qafë Thanë, duke shkurtuar distancën drejt Maqedonisë së Veriut.
    Ka ndikim të madh në zhvillimin turistik të zonës juglindore, përfshi Pogradecin dhe Korçën, si dhe fuqizimin e rolit të Portit të Durrësit si nyje ndërkombëtare .
    Ndërvepron me projekte të tjera infrastukturore si bypass-i i Elbasanit, autostrada Tirana–Elbasan–Kashar–Lekaj, etj.

  • Izraeli rrethoi qytetin Rafah dhe krijoi korridorin Morag, ndan Gazën në tre pjesë

    Izraeli rrethoi qytetin Rafah dhe krijoi korridorin Morag, ndan Gazën në tre pjesë

    Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka përfunduar rrethimin e qytetit Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe ka krijuar një zonë të re sigurie, të quajtur Korridori Morag, i cili ndan Rafahun nga Khan Yunis. Sipas njoftimit të IDF, krijimi i këtij korridori është përfunduar gjatë 24 orëve të fundit dhe ka shërbyer për eliminimin e dhjetëra “terroristëve”, si dhe shkatërrimin e tuneleve nëntokësore dhe infrastrukturës të lidhur me Hamasin.

    Korridori Morag është pjesë e një operacioni të gjerë që ka zgjatur rreth dhjetë ditë dhe ka pasur si qëllim shkatërrimin e elementëve të Hamasit në këtë pjesë të Gazës. Me krijimin e këtij korridori dhe përfshirjen e korridorit Netzarim më në veri, Rripi i Gazës është tani i ndarë në tre pjesë të ndryshme.

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, e ka përshkruar këtë territor të pushtuar si “zona sigurie” që do të shërbejnë për sigurinë e Izraelit. Ky aksion është pjesë e operacioneve ushtarake që kanë nisur pas sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 izraelitë dhe rreth 250 persona u morën peng.

    Ky zhvillim është një tjetër hap në përshkallëzimin e konfliktit, që ka shkaktuar humbje të mëdha si për Izraelin, ashtu edhe për Gaza, ku numri i viktimave vazhdon të rritet.

  • Nga ardhja e LaCivitta tek ‘Korridori i Kujtesës’/ Hapja madhështore e fushatës së PD, Mustafaj ndan detajet

    Nga ardhja e LaCivitta tek ‘Korridori i Kujtesës’/ Hapja madhështore e fushatës së PD, Mustafaj ndan detajet

    Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj, dha detaje për SYRI TV në një lidhje direkte nga sheshi “Nënë Tereza”, ku po zhvillohen përgatitjet për hapjen e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

    Ai theksoi se aktiviteti do të nisë me një pjesë simbolike, të quajtur “korridori i kujtesës”, përballë Presidencës, që do të ndërthurë elemente vizuale si video, foto dhe banera për të kujtuar arritjet e PD. Mustafaj u shpreh se përmes këtij korridori do të thyhet “muri i propagandës” dhe qytetarëve do t’u kujtohet roli i PD në ndërtimin e Shqipërisë moderne. Sipas tij, përgatitjet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe janë në funksion të një eventi madhështor.

    Ai përmendi gjithashtu se Criss LaCivitta, strategu që ndihmoi Donald Trump në SHBA, do të sjellë teknika moderne të PR në ndihmë të demokratëve. Mustafaj vlerësoi programin e PD si një plan konkret për përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ekonomisë, sigurisë dhe rendit. Ai shtoi se sfida kryesore është përballja me kontrollin e qeverisë mbi rrjetet sociale dhe mediat, ku LaCivitta pritet të luajë rol kyç.

    Andi Mustafaj: Ne kemi ardhur me një grup të anëtarëve Brain Gain për të ndihmuar gjithë ekipin që ka ardhur që në mëngjes, që dje faktikisht ka filluar me montimin e skenës, sepse ne kemi menduar veçanërisht me një pjesë që do të jetë përpara sheshit Nënë Tereza, që do të jetë tek bulevardi përpara Presidencës, që ne e kemi quajtur korridori i kujtesës.

    Është ideja që ne kemi biseduar gjithmonë bashkë, për mënyrat si mund të thyhet korridori i propagandës dhe ne kemi menduar që në mënyrë simbolike për këtë hapje të fushatës murin e propagandës e thyen korridori i kujtesës, një korridor që do ndërthuri nëpërmjet elementeve video, foto dhe banera të ndryshëm, historikun e PD dhe të gjithë arritjet e Partisë Demokratike.

    Të gjithë qytetarët që do të vijnë në shesh për hapjen zyrtare të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2025 të kalojnë tek ky korridor, që edhe atyre t’u kujtohet edhe një herë që të gjitha arritjet më të qenësishme të Shqipërisë moderne janë arritur nga PD.

    Që ne për të arritur këtu ku jemi sot, pas një lufte të gjatë që siç e dimë të gjithë na është bërë nga kundërshtari ynë që të na asgjësonte politikisht dhe realitetin që ne përfaqësojmë, në Shqipëri, ne jemi akoma këtu, të pamundurën e kemi bërë të mundur.
    Dhe pra është një rrugëtim simbolik për të gjithë qytetarët dhe për zotin Berisha kur të vijë më pas që të kalojmë këtu drejt 2025, drejt sfidave që do kemi përpara.

    Criss LaCivitta ka arritur që një person pak a shumë në një situatë të ngjashme me zotin Berisha ta nxjerrë fitimtar në SHBA, që ishte zoti Donald Trump, kështu që kjo i jep sigurisht një hov dhe një lloj energjie të re demokratëve.

    Ai sjell teknikat moderne të PR që ç’është e vërteta në Shqipëri nuk i njohim doemos.

    PD themelin e ka, arritjet i ka, edhe programin e kemi, sepse programi i PD nëpërmjet paketës së emergjencës, nëpërmjet elementeve kryesor sa i përket ekonomisë, sigurisë, rendit, ja përmirëson në mënyrë të ndjeshme jetën qytetarëve shqiptarë, mirëpo ndoshta nëpërmjet teknikave moderne të PR, edhe sepse qeveria kontrollon në një masë të madhe rrjetet sociale dhe mediat, ne nuk arrijmë të depërtojmë siç duhet, dhe kjo është një sfidë që LaCivitta do të na ndihmojë.