Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Korreshi në një intervistë për “A Show” në SYRI TV, tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
“Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
Vazhdojnë këtu dhe hedhin lekë pa fund. Kemi një makineri votash, një makineri makinash, makina shtetërore me sirenë që premtojnë leje ndërtimi, premtojnë çfarëdo lloj gjëje që mund të ekzistojë përbrenda ministrive të tyre, emërime të panumërta, kontrata 3-mujore. Po të marrësh listën e gjendjes civile se kush janë regjistruar, të gjithë ata që janë delegatë, të deleguar dhe të nëndeleguar nga Tirana, që punojnë në funksione shtetërore sot, i ke të regjistruar në gjendjen civile dhe do të votojnë në Lushnje.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, sepse nuk besoj se asnjëri nga ata, pas këtyre 3 muajve, do të vijojë të flejë apo të jetojë në Lushnje. Kanë bërë ato kontratat fiktive sa për dy muaj, që ta kenë dhe votën, ta sjellin këtu në favor të PS-së.
Tashmë ata i kanë harruar të metët. Po ta shikosh, të gjithë deputetët i kanë degdisur marrëdhëniet me bashkinë, këta i kanë zhveshur komplet të gjithë dhe të zgjedhurit e tyre. Janë me një arrogancë, i kujtojnë bukën e kalamajve gjithsecilit në çdo takim, i shkojnë nëpër shtëpi, i zënë derën dhe i marrin tepsinë. E gjithë makineria shtetërore, drejtorët dhe të gjithë me radhë… Po të vish këtu, nëse ka një SPAK për të verifikuar, edhe gjatë orarit të punës i ke këtu në Lushnje,” tha Korreshi.
Tag: korreshi
-

“Po i zënë derën qytetarëve”/ Korreshi: PS po regjistron fiktivisht persona për të votuar në Lushnje
-

Korreshi denoncon manipulimet zgjedhore në Fier: Zyrtarë po përdorin makinerinë shtetërore për vota
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi, ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Në një intervistë për një emision televiziv, ai tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
Korreshi:Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
Vazhdojnë këtu dhe hedhin lekë pa fund. Kemi një makineri votash, një makineri makinash, makina shtetërore me sirenë që premtojnë leje ndërtimi, premtojnë çfarëdo lloj gjëje që mund të ekzistojë përbrenda ministrive të tyre, emërime të panumërta, kontrata 3-mujore.
Po të marrësh listën e gjendjes civile se kush janë regjistruar, të gjithë ata që janë delegatë, të deleguar dhe të nëndeleguar nga Tirana, që punojnë në funksione shtetërore sot, i ke të regjistruar në gjendjen civile dhe do të votojnë në Lushnje.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, sepse nuk besoj se asnjëri nga ata, pas këtyre 3 muajve, do të vijojë të flejë apo të jetojë në Lushnje. Kanë bërë ato kontratat fiktive sa për dy muaj, që ta kenë dhe votën, ta sjellin këtu në favor të PS-së.
Tashmë ata i kanë harruar të metët. Po ta shikosh, të gjithë deputetët i kanë degdisur marrëdhëniet me bashkinë, këta i kanë zhveshur komplet të gjithë dhe të zgjedhurit e tyre. Janë me një arrogancë, i kujtojnë bukën e kalamajve gjithsecilit në çdo takim, i shkojnë nëpër shtëpi, i zënë derën dhe i marrin tepsinë.
E gjithë makineria shtetërore, drejtorët dhe të gjithë me radhë… Po të vish këtu, nëse ka një SPAK për të verifikuar, edhe gjatë orarit të punës i ke këtu në Lushnje.
-

Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë
Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.
“Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.
Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.
Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në. -

Korreshi i bindur: PD është 3,7% më lartë se 4 vite më parë
Saimir Korreshi, kandidat i PD për deputet në listën e mbyllur në qarkun e Fierit, thotë se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë. Për të PD do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.
“Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.Po ashtu thotë se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. ”Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.
-

“Byrekun ia pagoi shoferi”, historia e Korreshit i vë “vulën” Lul Bashës
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur për kolegët dhe ish-kolegët e tij demokratë. I pyetur në podcastin “Flak Fare”, se cili nga politikanët është më kavalier, Korreshi është shprehur se në vendin e parë qëndron kolegu i tij, Dashnor Sula. Ai gjithashtu ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë se gjatë kohës që ai ishte kreu i PD-së dhe shoqëroheshin bashkë asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.
Madje, Korreshi është shprehur se “edhe byrekun që bleu, ia pagoi shoferi dhe asnjëherë nuk ka nxjerrë një 2 mijë leksh nga portofoli”.
“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë. Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë. Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.Mesa duket “shpirtkopracia” qenka dhe një ves i keq për Lulzim Bashën. Kjo duhet të jetë dhe arsyeja përse nga lider i opozitës është kthyer në një meme interneti tashmë në “mbijetesë” me reklama për mbjellje qimesh e flokësh./ZËRI
kor bapng
saimir korreshi dhe lulzim bashapng