Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungojnë ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence.
Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të lagur dhe të paqëndrueshëm terrenin. Mbrëmë ra sërish shi, jo aq i fuqishëm sa ditët e kaluara, por i mjaftueshëm për të rritur shqetësimin mes banorëve.
Në zonat nalore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave.Edhe rruga bregdetare është shkatërruar rëndë dhe mbetet e papërshkueshme.
Ekipe të posaçme të bashkisë, rajonit dhe Ministrisë së Krizave Klimatike kanë filluar inspektimet për të përllogaritur dëmet në infrastrukturë që llogariten në disa miliona euro.
Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e përshkruan situatën si dramatike, me 20 komunitete që përballen me mungesë uji, energjie dhe akses të kufizuar ,ndërsa ka urdhruar qe shkollat të mbeten të mbyllura edhe nesër.
Probleme të rënda raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa në zonat malore kanë rënë flokët e parë të dëborës.
Megjithëse sinoptikanët parashikojnë një përmirësim gradual në orët në vijim, ata paralajmërojnë se nga e marta pritet një cikël i ri reshjesh që do të vështirësojë përditshmërinë e banorëve në pjesën perëndimore të vendit.
Tag: korfuz
-

Moti i keq “pushton” vendin, shumë zona pa energji elektrike/ Shpallet gjendja e emergjencës
-

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Me iniciativën e studiuesit dhe aktivistit Auron Tare, u zhvillua sot gara ndërkombëtare e notit “Butrint – Korfuz”, aktivitet që prej 11 vitesh po shndërrohet në një traditë unike sportive e kulturore në rajon.
Pas suksesit të vitit të kaluar, ku 89 notare nga vende të ndryshme sfiduan ujërat e Kanalit të Korfuzit, këtë herë gara solli një pjesëmarrje edhe më të madhe. 120 sportistë nga 43 shtete të botës përshkuan me not distancën mes brigjeve shqiptare dhe atyre greke, duke mbërritur në gjirin panoramik të Shën Stefanit në Korfuz.
Ky aktivitet nuk mbeti pa vëmendje nga mediat botërore. BBC dhe Kanali Shtetëror Grek i kushtuan hapësira të gjera reportazheve mbi garën, duke e renditur atë mes ngjarjeve sportive me interes ndërkombëtar. Kjo jehonë ndihmon jo vetëm në promovimin e sportit të notit, por edhe në prezantimin e vlerave natyrore dhe historike të Butrintit e Korfuzit.
Sport, kulturë dhe kujtesë historike
Veç dimensionit sportiv, gara mbart një simbolikë të thellë historike. Ajo përkujton shqiptarët e viteve të komunizmit që, të shtyrë nga dëshira për liri, tentonin të kalonin me not kanalin drejt ishullit të Korfuzit. Sot, kjo rrugë e dikurshme shndërrohet në një arenë sporti dhe bashkimi kulturor.Me kalimin e viteve, “Butrint – Korfuz” është shndërruar në një traditë që ndërthur sportin, turizmin dhe historinë. Nisma e Auron Tares jo vetëm që e vendos rajonin në hartën e ngjarjeve sportive botërore, por shërben edhe si një urë lidhëse mes kulturave të Adriatikut dhe Jonit.
Ky aktivitet mbetet një shembull se si sporti mund të tejkalojë kufijtë, duke bashkuar njerëz nga e gjithë bota përmes një gare që ruan në vetvete kujtesën e së shkuarës dhe frymën e bashkëpunimit të së tashmes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Stuhia e fuqishme godet Greqinë perëndimore, përmbytje në Korfuz, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji
Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz, Kostur, Grevena, Kozan dhe Janinë.
Në Korfuz, brenda vetëm një ore ranë 126 milimetra shi, duke e kthyer qytetin në një liqen. Rrugët u përmbytën, dyqane u dëmtuan rëndë në zonën e Spilias, ndërsa rruga drejt aeroportit u bë e pakalueshme për orë të tëra. Probleme të mëdha pati edhe në qarkullimin ajror, pasi 29 fluturime u anuluan ose devijuan në Aktio, Selanik e Janinë.
Ndërkohë, Kasturi u përball me një stuhi të papritur që shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqlsore por edhe në qytet. Era me shpejtësi mbi 100 km në orë shkuli pemë, shkatërroi prodhimin e fasuleve dhe mollëve, ndërsa qindra familje mbetën pa energji për orë të tëra. Disa automjete u dëmtuan kur pemët ranë mbi to, ndërsa rrugë të tëra u bllokuan.
Në Kozan dhe Grevena, një fenomen që banorët e përshkruan si “ciklon i vogël” shkaktoi kaos. Pa shi dhe pa vetëtima, por vetëm me erëra të fuqishme, shpërthyen 9 zjarre. Linjat elektrike u dëmtuan rëndë, duke lënë mbi 38 fshatra pa energji për shumë orë. Shërbimet e zjarrfikësve ndërhynë në dhjetëra raste për të prerë pemë dhe për të shpëtuar shtëpitë që rrezikoheshin nga flakët.
Në Janinë, në sheshin Mavili, një erë e furishme shembi skenën e një koncerti vetëm pak orë para se të fillonte. Për fat, teknikët dhe punonjësit shpëtuan pa lëndime, megjithëse dëmet materiale janë të pallogaritshme. Koncerti u anulua, ndërsa qyteti u përball me dëme të shumta në hapësira publike dhe biznese.
Stuhia e mbrëmshme gjatë së cilës u regjistruan mbi 20000 rrufe në këto zona, tregoi edhe një herë fuqinë shkatërruese të motit ekstrem, duke lënë pas një panoramë të zymtë, me dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe ekonomi lokale.Top Channel
-

Kompanitë celulare shqiptare ‘rrjepin’ turistët e huaj në Korfuz: Faturim mbi 300 paund për lidhje me Roaming
Korfuzi
Pushuesit që udhëtojnë drejt Korfuzit këtë verë janë paralajmëruar për një tarifë të fshehur roaming, që mund t’u kushtojë qindra paund, pa zbritur ende nga aeroporti.
Turistët britanikë kanë mbetur të habitur kur, sapo kanë zbritur në aeroportin e ishullit grek, kanë marrë një mesazh mirëseardhjeje nga Shqipëria. Mesazhi vinte nga shërbimi “Rate Advice” i operatorit iD Mobile dhe thoshte:
“Mirë se vini në Shqipëri! Thirrjet, mesazhet dhe të dhënat janë me pagesë dhe nuk përfshihen në paketën tuaj standarde të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse nuk keni blerë një shtesë Roam Beyond, do të paguani 1.50 paund për MB, ndërsa mesazhet kushtojnë 0.60 paund secili. Kufiri maksimal i të dhënave roaming është vendosur në 45 paund për të shmangur tarifat e tepërta.”Mesazhi që iu ka shkuar turistëve britanikë
Pavarësisht se Korfuzi është pjesë e Greqisë, pozicioni i tij në cepin veriperëndimor e vendos shumë pranë bregdetit shqiptar, vetëm 48.2 km nga Ksamilit. Për shkak të kësaj afërsie, sinjali i rrjeteve shqiptare të telefonisë shpesh rezulton më i fortë se ai i rrjeteve greke, duke bërë që telefonat inteligjentë të lidhin automatikisht me rrjetet shqiptare, pa dijeninë e përdoruesit.
“Uau, çfarë mashtrimi!” – turistët ankohen në rrjetet sociale
Disa pushues kanë ndarë përvojat e tyre negative në rrjetet sociale, duke paralajmëruar të tjerët për fatura të larta dhe të papritura telefonike.
Steve Moore nga Chesterfield shkroi në grupin e njohur “ëe Love Sidari” në Facebook: “Mbërrita të dielën, mora mesazhin e zakonshëm të mirëseardhjes në Korfuz me tarifat si në Mbretërinë e Bashkuar – dy ditë më vonë, mesazhi tjetër: ‘Mirë se vini në Shqipëri’. Uau, çfarë mashtrimi. Telefonova kompaninë dhe pas 45 minutash më thanë se rrjeti duhej të kishte kaluar në një antenë tjetër.”
Një tjetër përdorues rrëfeu: “Vetëm nëse shkoni në lindje të ishullit ndodh kjo. Unë bëra atë gabim kur po ngisja motorin me katër rrota dhe përdorja Google Maps – më kushtoi 128 paund thjesht për të lëvizur me makinë.”
Një i tretë shtoi: “Kur u kthyem në shtëpi, kishim një faturë prej 298 paundësh.”Komentet në Facebook
Media britanike ka ofruar edhe këshilla për shtetasit britanikë që shkojnë në Korfuz, sesi të shmangin tarifat e roaming nga Shqipëria.
Ekspertët e udhëtimeve dhe përdoruesit përvojë-të-hidhura kanë disa këshilla të vlefshme:
Çaktivizoni funksionin “Roaming” sapo të zbarkoni.
Zgjidhni manualisht një rrjet grek në cilësimet e telefonit tuaj dhe çaktivizoni “auto netëork selection”.
Përdorni vetëm Wi-Fi në bare, restorante dhe hotele.
Kontaktoni me operatorin tuaj për të sqaruar tarifat dhe nëse është e mundur, kërkoni rimbursim nëse nuk ishit në Shqipëri.
Një përdorues në Facebook sugjeroi:
“Kur mbërrini në Korfuz dhe telefoni lidhet me rrjetin grek, hyni në cilësime dhe çaktivizoni përzgjedhjen automatike të rrjetit. Në këtë mënyrë nuk do të lidheni më me rrjete të tjera. Mos harroni ta riaktivizoni këtë kur të ktheheni në MB.”
Rreziku tjetër: aplikacionet që ‘hanë’ internet pa dashje
Ekspertja Georgia Brivida nga kompania “Sim Local” paralajmëroi për një tjetër rrezik të fshehur: funksioni “autoplay” në aplikacione si Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube. Ky funksion luan automatikisht videot pa kërkesën e përdoruesit dhe mund të harxhojë dhjetëra megabajt brenda pak minutash, duke shkaktuar kosto të mëdha të padukshme në roaming./Zërikorfuzi2jpg
komentetjpg
-

Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e zgjidh dot
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.
“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai.
“Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.”
Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:
– Do mish organik? Ka.
– Do peshk të egër? Ka.
– Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka.
– Do të hash lirë? Mundesh.
– Do të paguash 3.000 euro për një pjatë elitarë? Edhe ajo ekziston.
“Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.
Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:
“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”
Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.
“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”
Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:
“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.” -

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.
“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” thotë ai.
“Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.”
Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:
“Do mish organik? Ka. Do peshk të egër? Ka. Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka. Do të hash lirë? Mundesh.
Do të paguash tre mijë euro për një pjatë elitare? Edhe ajo ekziston.
Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.
Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:
“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”
Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.
“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”
Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:
“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.” -

Lidhja mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit/ Veterineri tregon modelin e Korfuzit për ta bërë funksionale ekonominë e tregut
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.
“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai.
“Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.”
Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:
– Do mish organik? Ka.
– Do peshk të egër? Ka.
– Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka.
– Do të hash lirë? Mundesh.
– Do të paguash 3.000 euro për një pjatë elitarë? Edhe ajo ekziston.
“Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.
Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:
“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”
Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.
“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”
Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:
“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.” -

Vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, një i arrestuar, tre të shpallur në kërkim
Një person ka përfunduar në pranga dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, duke i futur në territorin shqiptar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit: U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.
Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti
Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Korfuz , konkretisht në Kanalin e Dashurisë, kur një turist ra nga një lartësi e madhe, duke rezultuar në lëndime të rënda.
Sipas mediave helene fillimisht ai është dashur të nxirret me barelë nga burrat e zjarrfikësve dhe më pas të transportohet me ambulancën e EKAB-së për në spital.
-

Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë
Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.
Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.
Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.
Fatmirësisht, distanca e hedhjes nuk ishte e lartë.
Ceremonia e thyerjes së enëve prej balte zhvillohet çdo vit gjatë Pashkës Ortodokse në ishullin grek të Korfuzit. Disa thonë se është një refuzim simbolik i shpirtrave të ligë të Judës. Të tjerë besojnë se ka të bëjë me përtëritjen dhe lidhet me një traditë më të vjetër që nuk ka lidhje me krishtërimin. Cilado qoftë ajo, është një justifikim shumë i mirë për të thyer gjëra.