Tag: korçare

  • Ndahet nga jeta Astrit Koçibelli, ikona e muzikës tradicionale korçare

    Ndahet nga jeta Astrit Koçibelli, ikona e muzikës tradicionale korçare

    Astrit Koçibelli, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës tradicionale korçare, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës korçare.

    Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve tradicionale të Korçës, duke sjellë emocionin dhe magjinë e serenatave të vjetra me një stil autentik që preku zemrat e publikut të të gjitha moshave.

    Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale korçare dhe mbeti një frymëzim për brezat e rinj të artistëve që synojnë të vazhdojnë këtë trashëgimi të çmuar kulturore./syri/KultPlus.com

  • Zëri i serenatave korçare, ndahet nga jeta Astrit Koçibelli

    Zëri i serenatave korçare, ndahet nga jeta Astrit Koçibelli

    Është ndarë nga jeta një prej figurave më të dashura të qytetit të Korçës, serenatisti Astrit Koçibelli.
    Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë.
    “Lamtumirë Astrit Koçibelli  Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në njoftim.

    Astrit Koçibelli do të mbetet një emër i paharruar për Korçën dhe për të gjithë ata që e deshën serenatën korçare.

  • Ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

    Ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

    Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 20:36
    Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta. Ai është një nga emrat më të dashur të muzikës tradicionale korçare. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës. ”Lamtumirë Astrit Koçibelli! Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
     

  • U bë pjesë e historisë së serenatës korçare, ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

    U bë pjesë e historisë së serenatës korçare, ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

    Astrit Koçibelli, një nga emrat më të dashur të muzikës tradicionale korçare, është ndarë nga jeta.

    Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës.
    “Lamtumirë Astrit Koçibelli! Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
    Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve korçare, duke sjellë për publikun emocionin e serenatës së vjetër me një stil autentik dhe të dashur për të gjitha moshat.
    Gjatë viteve të karrierës së tij, ai kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore korçare, duke u bërë një figurë kyçe për brezat e rinj të artistëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë këtë trashëgimi.

    Top Channel

  • Fotografia e mjeshtrave korçarë ndriçon mbrëmjen e Lin Festival 2025

    Fotografia e mjeshtrave korçarë ndriçon mbrëmjen e Lin Festival 2025

    Mbrëmja e edicionit të tretë të Lin Festival u pasurua nga një ekspozitë e veçantë fotografike e sjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Nën dritat e festivalit dhe tingujt e muzikës, u prezantuan veprat e mjeshtrave të shquar korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

    Fotografitë, të realizuara në fillim të shekullit XX, sollën para publikut histori, peizazhe, portrete dhe momente të rralla nga jeta e juglindjes shqiptare, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë unike artistike e historike.

    Kjo shënon pjesëmarrjen e dytë radhazi të Arkivave në Lin Festival, një prani që synon të afrojë thesaret dokumentare dhe vizuale pranë komunitetit dhe vizitorëve.

    “Arkivat nuk janë vetëm histori e ruajtur, por frymëzim për brezat,” u shprehën organizatorët, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për këtë udhëtim simbolik në kohë./KultPlus.com

  • Nata e serenatave! Pjesë e MIK Festival në Korçë, interpretimet e artistëve korçarë

    Nata e serenatave! Pjesë e MIK Festival në Korçë, interpretimet e artistëve korçarë

    Me tingujt e serenatave dhe artistë korçarë që iu rikthyen publikut për t’i dhuruar emocione, u mbyll MIK Festival në qytetin e Korçës.

    E konceptuar si nata Retro Passion, mbrëmja u zhvillua në lulishten Themistokli Gërmenji. Zërat e artistëve, nën tingujt e kitarës dhe instrumentave të tjerë, u harmonizuan me gjithçka përreth dhe sollën një natë karakteristike korçare.
    Për artistët pjesëmarrës, mes të cilëve disa që iu rikthyen skenës pas dekadash, por edhe të rinj që ruajnë këtë traditë, serenata korçare mbetet një aset i çmuar.
    Për organizatoren Inva Mula, ky edicion i festivalit solli mbrëmje të veçanta dhe emocione të forta si për publikun ashtu edhe për artistët pjesëmarrës.
    Me nostalgjinë e serenatave dhe emocionin e rikthimit në skenë, nata Retro Passion përmbylli me sukses edicionin e sivjetëm të MIK Festival. Një mbrëmje ku muzika, kujtimet dhe dashuria për Korçën u bënë një.

    Top Channel

  • Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës korçare

    Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës korçare

    Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra e Skënderbeut, ka nisur ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Bardhekuqtë kanë zbarkuar në anekset e stadiumit “Skënderbeu” prej orës 18:00, teksa mësohet se pas largimit të Elvis Prençit, kapiteni i ri i skuadrës korçare do të jetë portieri Marko Alia, i cili mesa duket ka vendosur t’i qëndrojë besnik “Ujqërve të Dëborës”.
    Klubi pritet të ndërhyjë edhe në merkato, me afrime të reja që do të ndihmojnë në realizimin e synimit për rikthimin në Superiore. 

    Në këtë seancë të parë stërvitore drejtuesit e Skënderbeut u panë optimistë për të ardhmen dhe rikthimin e shpejtë të skuadrës korçare në majat e futbollit shqiptar. 

  • Rikthehen “Netët e poezisë korçare”/ Edicioni i 29-të me poetë nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Franca

    Rikthehen “Netët e poezisë korçare”/ Edicioni i 29-të me poetë nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Franca

    Festivali Ndërkombëtar Netët Korçare të Poezisë është rikthyer në edicionin e tij të 29 me pjesëmarrjen e poetëve nga Shqipëria, Italia, Greqia, Franca etj.

    Në këtë edicion organizatorët kanë zgjedhur si tematikë Rreze Drite frymëzuar nga vargjet e Asdrenit.  Përgjatë dy netëve poetët pjesëmarrës sjellin krijimtarinë e tyre duke e kthyer qytetin juglindor në një qendër të gjallë të poezisë bashkëkohore.
    Për pjesëmarrësit ky aktivitet është një organizim që jo vetëm sjell në vëmendje poezinë, por edhe  forcon lidhjen mes komunitetit dhe artit, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor në rajon.
    Poeti francez, Pierre Ech-Ardour: “Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri, e sigurisht në Korçë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderues që më kanë ftuar në këtë aktivitet. E vizitova pak qytetin në ecje këtë pasdite dhe më bëri përshtypje që kishte shumë të rinj por edhe shumë të moshuar, si një miksim. Më e rëndësishme për mua është paqja, dhe këtë mesazh dua të jap sot.”
    Në mbyllje të festivalit një juri profesionale do të përzgjedhë 5 krijimet më të mira duke vlerësuar mesazhet më të spikatur të këtij edicioni.

    Top Channel

  • “Netët Korçare të Poezisë”, poetë nga vende të ndryshme të botës bëhen bashkë duke sjellë magjinë e vargjeve

    “Netët Korçare të Poezisë”, poetë nga vende të ndryshme të botës bëhen bashkë duke sjellë magjinë e vargjeve

    Korça është rikthyer mbrëmjen e djeshme në vëmendjen e artdashësve, duke çelur edicionin e radhës të “Netëve të Poezisë”, një event që mbledh poetë dhe dashamirës të fjalës artistike nga e gjithë bota.
    Në këtë edicion marrin pjesë 34 autorë nga vende si Italia, Franca, Izraeli, Monako, Greqia, Kosova dhe Shqipëria.
    Poezitë e tyre sjellin jo vetëm ndjeshmëri dhe mesazhe universale, por edhe ngjyrat kulturore të vendeve përkatëse.

    Mbrëmja u hap me një homazh për poetin korçar Skënder Rusi, një emër i njohur dhe i dashur për letërsinë shqipe.
    “Korça është poezi dhe emri i poetit Skënder Rusi lidhet drejpërdrejt me atë pasion që ka sjellë ka 29 vjet poetët në qytetin e Korçës, për të qenë pjesë e atij vibrimi të çuditshëm që ky poet ka për të ngacmuar dhe frymëzuar krijuesit dhe për të përcjellë ato emocione që poezia di të përcjellë”, tha djali i Skënder Rusit, Eris Rusi.
    Autorët theksuan rëndësinë që kanë këto netë poetike për promovimin e krijimtarisë, si dhe për ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi mes kulturave dhe popujve.
    Zërat e poetëve Valbona Lola, Arjan Kallco dhe Stefania Romito sollën emocione të veçanta për publikun.
    “Netët Korçare të Poezisë” vazhdojnë të jenë një simbol i gjallë i bashkimit përmes artit dhe një dëshmi se fjala poetike mbetet gjithmonë një urë lidhëse mes poeteve./vizionplus.tv

  • Autorë shqiptarë dhe të huaj në festivalin ndërkombëtar “Netët korçare të poezisë”, që i kushtohet krijimtarisë

    Autorë shqiptarë dhe të huaj në festivalin ndërkombëtar “Netët korçare të poezisë”, që i kushtohet krijimtarisë

    Nga Julia Vrapi
    “Netët korçare të poezisë”, një festival që i skutohet krijimtarisë nis sot në qytetin e Korçës. Në vijim të aktiviteteve dhe veprimtarive të ndryshme që zhvillohen në këtë qytet nis sot edhe festivali ndërkombëtar i autorëve dhe poetëve “Netët korçare të poezisë”, ku marrin pjesë autorë shqiptarë dhe të huaj të letërsisë, si: Angela Valenti Durazzo, Bardhosh Gace, Pierre Ech-Ardour, Helena Halilaj, Albin Lushi, Maklena Nika, Sadik Bejko, Raimonda Moisiu – Sade, Tsvika Nir, Entela Kasi, Vlora Konishevci etj. Festivali 24-25 maj organizohet me mbështetjen e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” Korçë, Bashkisë Korçë dhe PEN Albania. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit që gjithashtu mbështet këtë veprimtari fton për t’u bashkuar në netët e “Netëve korçare të poezisë”. “Ju ftojmë t’u bashkoheni takimeve me autorët dhe aktiviteteve për librin dhe letërsinë”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, për këtë organizim poetik që kontribuon në pasurimin e jetës kulturore. Edhe një vit më parë “Netët korçare të poezisë 2024 u organizuan nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë. Ky edicion në vitin 2024 shpalli fitues autorin Besnik Mustafaj me çmimin “Kurora e Poezisë”. Kjo ngjarje në qytetin Korçës bashkoi shkrimtarë, poetë dhe adhurues të letërsisë nga vendi dhe bota, në dy net të mbushura me poezi, muzikë dhe krijimtari frymëzuese. Në këtë edicion të “Netëve korçare të poezisë” morën pjesë 33 autorë nga vende të ndryshme të botës, ku në fokus ishte krijimtaria.
    “Netët korçare të poezisë”
    Aktiviteti “Netët korçare të poezisë” që prej disa vitesh po zhvillohet në qytetin e Korçës përfshin lexime poetike, prezantime librash, diskutime mbi letërsinë, performanca artistike dhe muzikore, dhe ekspozita arti. Këto aktivitete sipas organizatorëve krijojnë një platformë për poetët që të ndajnë krijimtarinë e tyre dhe për audiencën, që të angazhohet me artin e poezisë në mënyra të ndryshme. Nismëtar dhe organizator i këtij festivali që nga fillimet e tij ishte Biblioteka e Korçës “Thimi Mitko”. Festivali ndërkombëtar i poezisë ndër vite ka tërhequr poetë të njohur dhe të rinj, si dhe studiues dhe kritikë letrarë. Pjesëmarrësit mund të jenë nga Shqipëria, si dhe nga vende të tjera, duke e bërë këtë ngjarje një pikë takimi për shkëmbimin kulturor dhe letrar. Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar Thimi Mitko është krijuar në vitin 1921 nën kujdesin e Federatës “Vatra” dhe ishte vendosur pranë Bashkisë. Në këtë periudhë kjo bibliotekë numëronte në fondin e saj 30000 libra. Në vitin 1975 kjo bibliotekë u transferua në një ndërtesën tjetër të re. Në mjediset e kësaj biblioteke në qytetin e Korçës zhvillohen herë pas here aktivitete të ndryshme. Disa ditë më parë biblioteka publike “Thimi Mitko”, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe Bibliotekën Kombëtare zhvilluan aktivitetin “Thimi Mitko – Ndriçues i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare”, që u organizua me rastin e 205-vjetorit të lindjes së patriotit dhe rilindasit Thimi Mitko (1820-2025).