Tag: korça

  • “Rama, kjo është për ty”, i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

    “Rama, kjo është për ty”, i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

    Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës.
    I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është përdorues i lëndëve narkotike, ka hyrë LIVE në TikTok, me një fjalor të rëndë duke ofenduar kryeministrin Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës, aty ku ai vet banon.
    Të njëjtët burime shtojnë se i riu është identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës

  • “Lumina” – Festivali i muzikës elektronike që ndryshoi atmosferën e Korçës

    “Lumina” – Festivali i muzikës elektronike që ndryshoi atmosferën e Korçës

    Festivali i muzikës elektronike Lumina solli emocion dhe ritëm gjatë dy netëve që kapërcyen çdo pritshmëri.Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme. Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një superatmosferë. Muzika elektronike, natyra dhe të rinjtë u bënë një dhe e ndezën Korçën për dy net rresht.Të rinjtë, vendas dhe turistë, u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.“Kjo është Korça që po ndërtojmë bashkë, një qytet që rreh ndryshe, që jeton me ritmin e kohës dhe që frymëzon të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj përvoje unike”, shkroi kryebashkiaku Sotiraq Filo në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album me pamjet nga mbrëmja e fundit, që e cilësoi si “magji nën yje”/atsh/

  • Festivali i muzikës elektronike Lumina, Filo: Korça, skenë e ritmit dhe dritës

    Festivali i muzikës elektronike Lumina, Filo: Korça, skenë e ritmit dhe dritës

    Korça në verë është një ndjesi e freskët, e qetë, mbushur me aromë lulesh dhe kujtimesh.

    Shtëpitë karakteristike, rrugicat me kalldrëm dhe historia që ndihet në çdo hap e bëjnë këtë qytet gjithmonë të veçantë.

    Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, publikoi në rrjetet sociale pamje nga rrugicat karakteristike të “qytetit të serenatave”, me kalldrëmet e pastra, portat e vjetra që ia shtojnë hijeshinë dhe oborret plot lule që rrëfejnë për vëmendjen e korçarëve ndaj së bukurës. Ai e cilësoi Korçën, një qytet i cili përmirësohet çdo ditë, por pa humbur kurrë shpirtin që e bën kaq të dashur.

    Pikërisht sot, në Korçë, nis aktiviteti i shumëpritur sidomos prej të rinjve, festivali i muzikës elektronike Lumina.

    “Qyteti ynë bëhet skenë e ritmit dhe dritës, aty ku muzika elektronike takohet me natyrën, nën qiellin e hapur të Parkut Rinia”, shkroi Filo duke i rikujtuar korçarëve por edhe vizitorëve të shumtë, këtë ngjarje që do të zhvillohet për dy net rresht 25 dhe 26 korrik dhe ku hyrja do të jetë pa pagesë.

    Me festivalin Lumina, Korça bëhet zemra e ritmit, dritës dhe magjisë, duke ftuar të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, për të përjetuar një atmosferë unike dhe për të zbuluar një tjetër dimension të Korçës./atsh/KultPlus.com

  • Lakrori, gatimi që nuk harrohet! Korça organizon aktivitetin e përvitshëm për ruajtjen e traditës

    Lakrori, gatimi që nuk harrohet! Korça organizon aktivitetin e përvitshëm për ruajtjen e traditës

    Gatimet tradicionale të Korçës janë pjesë e ofertës turistike të qytetit dhe ndër më të preferuarat nga turistët vendas e të huaj është lakrori me dy petë, i pjekur në mënyrë tradicionale, në saç.

    Për të ruajtur dhe promovuar këtë traditë, Bashkia e Korçës organizon një sërë festash dhe eventesh përgjatë vitit, ku më e njohura është Festa e Lakrorit, që zhvillohet çdo vit në fshatin Polenë, pak kilometra larg qytetit.
    Amvisat e Polenës tregojnë për mënyrën e përgatitjes së lakrorit me dy petë dhe shijen karakteristike që i jep pjekja në saç, sipas zakoneve të trashëguara brez pas brezi.

    “Ngaqë bëhet i hollë, edhe saçin edhe kur e bën me dashuri, shijon”, tha një amvisë.
    “Lakrori me dy petë është i kërkuar edhe në verë edhe në dimër, ka edhe të huaj që e pëlqejnë shumë”, u shpreh një tjetër.
    Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë nuk munguan vizitorët nga qytete të ndryshme të vendit, përfshirë edhe të rinj.
    “Jam nga Burreli, unë preferoj shumë lakrorin dhe ndaj erdha edhe në Festën e Lakrorit”, tha një vizitor.
    “Jam nga Shkodra, kam ardhur ndër të tjera edhe për Festivalin e Lakrorit në Polenë. Ishte fantastik, jam gati të vij edhe vitin tjetër”, u shpreh një tjetër.
    Përgjatë sezonit turistik, Korça ofron një kalendar të pasur festash tradicionale, të cilat përveç argëtimit, ruajnë e promovojnë identitetin kulturor të kësaj zone të veçantë të Shqipërisë.
    /vizionplus.tv

  • Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

    Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

    Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, sipas të përditshmes prestigjioze The Globe and Mail. Vlerësimi vjen si rezultat i kontributit të saj të spikatur në fushën e mjekësisë dhe kërkimeve mbi sëmundjet e fëmijëve.

    Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, Miliku shprehet krenare për këtë arritje, duke theksuar se studimet e saj mbi ndikimin e ushqimeve ultraprocesuara në shëndetin e fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare janë kthyer në temë diskutimi në të gjithë Kanadanë. Gjetjet e saj lidhin këto ushqime me shfaqjen e obezitetit dhe astmës në fëmijëri, dy tema që qëndrojnë në qendër të kërkimeve të saj.

    “Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare,” – u shpreh ajo, duke shtuar se puna e saj është cituar në dy publikime të rëndësishme shkencore.
    Nga Korça në Kanada përmes dijes.

    Miliku është formuar akademikisht në Shqipëri, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Rezultatet e shkëlqyera i hapën rrugën një burse studimi nga Komiteti Europian në Holandë, e cila më pas e çoi drejt një karriere kërkimore në Kanada, ku iu ofrua një vend pune në vitin e fundit të doktoraturës.

    Aktualisht, Kozeta është nënë e një vajze trevjeçare dhe thotë se mendimi për t’u rikthyer në Shqipëri i ka kaluar nëpër mendje:

    “Jo për aspektin e vlerësimit, por sepse në Shqipëri i kemi të gjithë.”
    Pavarësisht kësaj, ajo thekson se Kanadaja i ka ofruar gjithçka, si në aspektin profesional, ashtu edhe në jetën personale.

    Kozeta Miliku është një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht për ata që ndjekin rrugën e shkencës dhe kërkimit. Vlerësimi ndërkombëtar i saj tregon se talenti shqiptar mund të lërë gjurmë të thella edhe në skenën globale të shkencës.

  • Ballkani shumëngjyrësh ‘zbret’ në rrugët e Korçës! Dhjetëra artistë të folkut performojnë me kostume popullore

    Ballkani shumëngjyrësh ‘zbret’ në rrugët e Korçës! Dhjetëra artistë të folkut performojnë me kostume popullore

    Korça u shndërrua në qendren e kulturës ballkanike mbrëmjen e së premtes, ku u mbajt edicioni i 7-të i festivalit “Shpirti i Ballkanit”.
    Nata e parë u zhvillua të premten, ndërsa e dyta mbahet sonte (e shtune) ku performojne grupe artistike nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut. Merr pjesë dhe një grup nga Franca.
    Risi këtë vit është pjesëmarrja e shumë bandave muzikore, krahas ansambleve.
    “Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe jemi të lumtur që përfaqësojmë zonën tonë me kërcime tradicionale.”
    “Korça është një qytet mikpritës, me njerëz të mrekullueshëm dhe një atmosferë e paharrueshme”, thane pjesmarrësit.
    Parada u kthye në një mozaik të gjallë kostumesh, gjuhësh dhe identitetesh, duke tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe vizitorëve.
    Në mbrëmje, Pazari i Vjetër u kthyen në skenën e tingujve folk dhe jazz, ku publiku këndoi, kërceu dhe festoi në atmosferën magjike.

  • Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

    Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

    Korça mirëpriti edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një ngjarje kulturore që mblodhi grupe artistike nga Shqipëria dhe rajoni.
    Parada shumëngjyrëshe përshkoi bulevardin “Republika” dhe kulmoi në Pazarin e Vjetër, ku muzika, ngjyrat dhe atmosfera festive u pritën me entuziazëm nga qytetarët dhe turistët.
    Drejtoresha e Kulturës, Zamira Kita, e cilësoi këtë edicion si të veçantë për pjesëmarrjen e gjerë dhe krijimtarinë artistike, veçanërisht në kostumografi.
    Bashkë me karnavalet, Korçë çeli dhe siparin e sezonit turistik.

  • Korça çel verën me një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh, karnavalet rikthejnë magjinë e festës së stinës festive

    Korça çel verën me një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh, karnavalet rikthejnë magjinë e festës së stinës festive

    Albert Vataj
    Korça u vesh me ngjyra, muzikë dhe maska mbrëmjen e djeshme, duke çelur zyrtarisht sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të qytetit. Kryebashkiaku Sotiraq Filo, përmes një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, e përshkroi atmosferën si një “energji e jashtëzakonshme”, duke theksuar rolin e festivalit në promovimin e Korçës si një destinacion kulturor dhe turistik të klasit të parë.

    “Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme! Mbrëmë Korça çeli sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit”, – shkruan Filo.

    Trupa artistike nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca mahnitëse, duke kthyer bulevardin kryesor të qytetit në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë – një vepër arti. Me kostume të larmishme, koreografi të kuruara dhe ngjyra të ndezura, parada e karnavaleve u bë një spektakël që mbërtheu vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të shumtë.
    Atmosfera festive ishte ndërthurje e artit, trashëgimisë kulturore dhe shpirtit të gjallë të komunitetit. Qindra pjesëmarrës, të të gjitha moshave, u bënë pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme, që si çdo vit tejkaloi kufijtë lokalë dhe u shndërrua në një ngjarje ndërkombëtare.

    “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës,” – përfundoi Filo, duke lënë të hapur premtimin për edicione të tjera po aq mbresëlënëse.

    Korça, qyteti i serenatave dhe kulturës, edhe një herë dëshmoi se di të festojë me stil dhe pasion, duke e kthyer verën në një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë përjetime autentike dhe gëzim të pastër. Karnavalet nuk janë thjesht një traditë – janë një manifestim i shpirtit të këtij qyteti që nuk ndalet së rrezatuari jetë, ngrohtësi dhe mikpritje.

  • Meta komenton nga qelia mbylljen e fushatës në Korçë: Sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj

    Meta komenton nga qelia mbylljen e fushatës në Korçë: Sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndjekur nga qelia fushatën përmbyllëse të opozitës në Korçë. Për të, nga Korça u dha lajmi i fitores së madhe që është shtrirë në çdo skaj. ”Korça me votën e saj plebishitare do të nderojë sakrificën e jashtëzakonshme të deputetit Ervin Salianji, që u përball si luan me Narkoshtetin pa ju trembur asnjë sakrifice. Nga Korça, sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj të Shqipërisë, sepse 11 Maji është dita e çlirimit të çdo shqiptari nga banditët, plaçkitësit dhe tradhëtaret e kombit të Narkoqeverisë. Faleminderit Korça”,-shkruan Meta.
    Postimi i plotë

    E shkëlqyer Korça, që vulosi sot fitoren dhe ndryshimin me mitingun e saj të mrekullueshëm të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Mijëra qytetarë të Korçës treguan sot me vendosmërinë, atdhetarinë dhe qytetarinë e tyre, se nuk pajtohen kurrë me Narkoregjimin dhe se e duan Korçën Madhështore, ashtu sic ajo e meriton të jetë.
    Korça do të votojë në mënyrë plebishitare ndryshimin dhe fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, sepse është dhe mbetet simboli i kulturës dhe patriotizmit dhe nuk mund të pajtohet kurrë me banditizmin, mediokritetin dhe amoralitetin e Narkoqeverisë. Korça do të votojë me bindje Gentian Çalën, mjekun humanist duarartë, qytetarin e shkëlqyer, prindin e bashkëshortin shembullor, njeriun e shtruar dhe zemërmadh që i gjendet gjithmonë pranë çdo qytetari në nevojë.
    Korça me votën e saj plebishitare do të nderojë sakrificën e jashtëzakonshme të deputetit Ervin Salianji, që u përball si luan me Narkoshtetin pa ju trembur asnjë sakrifice.
    Nga Korça, sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj të Shqipërisë, sepse 11 Maji është dita e çlirimit të çdo shqiptari nga banditët, plaçkitësit dhe tradhëtaret e kombit të Narkoqeverisë. Faleminderit Korça!

  • “4 ditë nga ndarja e dy epokave”/ Berisha takim nga Korça: Përjetuam 12 vite narkodiktatrë, korçarët u plaçkitën

    “4 ditë nga ndarja e dy epokave”/ Berisha takim nga Korça: Përjetuam 12 vite narkodiktatrë, korçarët u plaçkitën

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral në Korçë, ku tha se pas 4 ditësh, ‘Shqipërinë e ndajnë dy epoka’.

    “4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër. Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.
    Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.
    Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.
    Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën. Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën. Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.
    Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë. Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan. Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?
    Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj. Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund. Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.

    Top Channel