Tag: korça

  • Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin e shpalljes krahinë autonome

    Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin e shpalljes krahinë autonome

    109-vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, kur Korça u shndërrua në model të vetëqeverisjes, qytetarisë dhe organizimit institucional është përcjellë mes aktivitetesh të shumta.

    Në këtë ditë simbolike Këshilli i Qarkut të Korçës ka organizuar në shenjë nderimi aktivitete të shumta kulturore, historike dhe përkujtimore si një homazh për vizionin e patriotëve korçarë dhe një kujtesë për vlerat e qytetarisë, arsimit dhe bashkimit.
    Në Shtëpinë e Flamurit, godinën simbol të kësaj dite nuk kanë munguar as ekspozimet e dokumenteve dhe dëshmive të kohës të sjella nga Koleksionisti dhe historiani Niko Kotherja
    Çdo 10 dhjetor Korça kujton shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës përmes aktiviteteve që shërbejnë si një urë mes së shkuarës dhe së sotmes, duke nderuar figurën e Themistokli Gërmenjit, por edhe gjithë plejadën e patriotëve që kontribuuan në këtë moment historik.

    Top Channel

  • Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, aktivisti i mjedisit, Imeldi Sokoli, paralajmëroi rritje shqetësuese të ndotjes së ajrit në disa qytete të Shqipërisë.

    Sipas tij, qyteti i Elbasanit shfaq nivele të dyoksidit të karbonit deri në tre herë mbi normat e lejuara, ndërsa dyoksidi i azotit është gjithashtu rreth tri herë mbi normë, duke përshkruar ndikimin e trafikut dhe aktiviteteve industriale.

    Edhe qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri shfaqin vlera mbi normë, duke përfshirë faktorët lokalë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.

    “Jo vetëm qyteti i Tiranës ka shfaqur vlera shqetësuese, mund të themi edhe Elbasani është tre herë mbi normë, s ai përket dyoksidit të karbonit, po ashtu edhe dyoksidi i karbonit është shtatë herë mbi normë, që vjen përsëri nga makinat, por këtu mund të kombinohet edhe me aktivitetin industrial që ka Elbasani. Durrësi po ashtu ka vlera mbi normë, por jo shumë mbi normë, sepse ka detin dhe i jep ajrosje qytetit.

    Shkodra po ashtu paraqet vlera shqetësuese, është shqetësues kryesisht në sezonin e verës dhe të pranverës. Korça, jo e habitshme, është gjithmonë pak mbi normë, ose brenda normave të lejuara, mbetet për t’u parë në dimër. Edhe Fieri është po ashtu pak mbi normë. Një rezultat shqetësues është dyoksidi i azotit që është rreth tre herë mbi normë. Mund të jetë edhe impakti nga zona naftëmbajtëse, që mund të japë një ndotje”, tha Imeldi Sokoli.

  • Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit, qindra qytetarë dhe vizitorë mblidhen në qendër të qytetit

    Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit, qindra qytetarë dhe vizitorë mblidhen në qendër të qytetit

    Mbrëmjen e sotme, qyteti i Korçës ka ndezur në mënyrë simbolike dekorimet festive, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të fundvitit.
    Sheshi i qytetit u mbush me qytetarë dhe vizitorë, ndërsa numërimi mbrapsht dhe ndezja e dritave krijuan atmosferën e parë të festimeve që do ta shoqërojnë Korçën gjatë gjithë muajit dhjetor.
    Në fjalën e tij Sotiraq Filo, kreu i bashkisë, theksoi se Korça është tashmë 100% e rezervuar për të gjitha ditët e festave, ndërsa për periudhën deri në natën e ndërrimit të viteve është përgatitur një kalendar i pasur aktivitetesh dhe një ofertë konkurruese turistike.
    Mbrëmja e ndezjes së dritave u shoqërua me një koncert festiv, ku atmosfera festive dhe pjesëmarrja e lartë e qytetarëve dhanë sinjalin se Korça edhe këtë vit mbetet një nga destinacionet më të kërkuara për fundvitin.
    Qytetarët dhe vizitorët shprehen se atmosfera e sotme ishte tepër e veçantë, ndërsa numri i lartë i njerëzve në shesh tregoi edhe një herë se Korça është shndërruar në një kryeqendër të turizmit të fundvitit në vend.

  • Atmosferë magjike/ Ndizen dritat, Korça nën dekorin festiv të festave të fundvitit

    Atmosferë magjike/ Ndizen dritat, Korça nën dekorin festiv të festave të fundvitit

    Korça është veshur mbrëmjen e sotme me atmosferën magjike të festave të fundvitit, pasi në qendër të qytetit u ndezën dritat dhe dekorimet festive që do të qëndrojnë ndezur gjatë gjithë dhjetorit.
    Pedonalja e qytetit janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe dhe pemët e ndriçuara, ndërsa të pranishëm ishin edhe qytetarë të shumtë.
    Ndërkohë, u zhvillua edhe një koncert me këngë për fëmijë.

  • Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë

    Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë

    Llazar Zai Fundo një nga figurat më të spikatura të historisë politike shqiptare, njeriu që synoi një Shqipëri më të hapur, demokratike dhe që vizioni i tij europian e zëri kritik i kushtuan jetën, pas dekadash heshtjeje, po merr vendin që i takon mes figurave të historisë sonë.

    Në qytetin e Korçës, sheshi përpara bashkisë mban emrin e tij ndërsa kujtimi i Zai Fundos është përjetësuar me një bust. Studiuesi dhe profesori Aurel Plasari e cilësoi monumentin që Korça ka ngritur për të si “një borxh historik, pasi Fundo nuk ishte vetëm viktimë e diktaturës, por viktimë personale e Enver Hoxhës, dhe se ekzekutimi i tij mbetet dëshmi e xhelozisë së pushtetit ndaj intelektualëve dhe mendimit të lirë.
    Në nder të tij, në Katedralen e Korçës u zhvillua më herët një ceremoni përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të vdekjes së Zai Fundos, ku të afërmit e përshkruan si një mendimtar të lirë, të vërtetat e të cilit edhe vetë ata po i njohin më shumë dhe duke lënë pas paragjykimet e trashëguara nga sistemi komunist.
    Sot, kujtimi i Llazar Zai Fundos nuk qëndron më në hije dhe rivlerësimi i figurës së tij nuk është thjesht një përkujtim historik, por një rikthim dinjiteti ndaj një intelektuali mendimtar që i parapriu kohës, me bindje të forta dhe ideale që sistemi i ndëshkoi.
     

    Top Channel

  • Shpërthen qytetari nga Korça ndaj Ramës: Fshati digjet, k..va krihet për Europën

    Shpërthen qytetari nga Korça ndaj Ramës: Fshati digjet, k..va krihet për Europën

    Një qytetar i revoltuar nga Korça denoncon përmbytje të shumta ndërsa Rama fokusohet tek samiti Evropës. Kjo është si ajo shprehja “fshati digjet dhe kurva krihet”, shprehet ai.
    Situata e rënduar nga reshjet e përhershme ka shkaktuar përmbytje të mëdha në qarkun e Korçës. Në fshatin Turan, dhjetëra banesa janë mbuluar nga uji, pas prurjeve të fuqishme të lumit Dunavec, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe vështirësi për banorët. Shumë prej tyre nuk mund të qëndrojnë më brenda shtëpive për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa disa bagëti janë rrezikuar dhe bazat ushqimore janë përfshirë plotësisht nga uji.
    Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku ujërat e vërshuar nga një përrua lokal kanë dëmtuar stalla bagëtish dhe kanë mbuluar një park bletësh. Banorët shprehen të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet nuk ndërpriten.
    Ndërkohë, ndërsa vendi përballet me këtë emergjencë natyrore, kryeministri Rama po përcjell me prioritet samitin e Europës, duke krijuar një ndjenjë të papajtueshme me realitetin lokal.

  • Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT: Në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

    Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT: Në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje  një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

  • Vajza 15-vjeçare nga Korça shpallet e zhdukur, policia nis kërkimet

    Vajza 15-vjeçare nga Korça shpallet e zhdukur, policia nis kërkimet

    Një vajzë 15-vjeçare nga Korça është larguar nga banesa e saj më 21 tetor dhe nuk është kthyer më. Denoncimi është bërë në polici nga motra e saj 19-vjeçare, S.R., e cila raportoi mungesën e së miturës F.R.
    Sipas policisë, e mitura është larguar pa njoftuar familjarët dhe momentalisht po punohet intensivisht për gjetjen e saj.
    “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S.R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025 është larguar nga banesa motra e saj e mitur, shtetasja F.R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
    Autoritetet bëjnë thirrje që kushdo ka informacion për vendndodhjen e vajzës të kontaktojë menjëherë policinë, në mënyrë që të sigurohet kthimi i saj i sigurt.

  • Denoncohet neglizhenca në QSUT: 90-vjeçari nga Korça rrezikon jetën, familjarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Denoncohet neglizhenca në QSUT: 90-vjeçari nga Korça rrezikon jetën, familjarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Një rast i rëndë denoncohet nga familjarë të një 90-vjeçari, i cili prej mbrëmë ndodhet në Urgjencën e QSUT-së, në kushte të rënda shëndetësore, por sipas tyre, pa marrë asnjë kujdes nga mjekët e turnit.
    Të afërmit e të moshuarit kanë kontaktuar JOQ, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse, pasi, siç pretendojnë, “asnjë prej mjekëve nuk po e prek me dorë” pacientin që lëngon nga dhimbjet dhe temperatura e lartë.
    “Aq shumë dhimbje ka, sa ka filluar të flasë me veten përçartë. Mjekët kanë ardhur, marrin lekët dhe ikin. Gjyshi 90-vjeçar është me temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Ka ardhur nga Korça për trajtim më të specializuar, por prej 24 orësh nuk i është bërë asnjë shërbim, përveç një serumi”, – shprehet i afërmi i tij.
    Sipas denoncuesit, pacienti vuan nga bllokimi i kanalit të tëmthit për shkak të gurëve, duke rrezikuar seriozisht jetën. Analizat, sipas familjarëve, kanë dalë shumë keq, por pavarësisht kësaj, stafi mjekësor nuk ka marrë asnjë masë për ta stabilizuar.
    “Na thonë ta çojmë në shtëpi dhe ta sjellim nesër, sepse nuk kanë vende. Por në të njëjtën kohë pranojnë që është rast i rëndë. Askush nuk vendos dorë. Ne kemi ardhur nga Korça dhe nuk dimë çfarë të bëjmë më”, – shton familjari në mesazhin e tij.
    Ky rast ngre sërish alarmin për mungesën e kujdesit bazë në spitalet shtetërore, veçanërisht në shërbimet e urgjencës, ku çdo minutë mund të jetë vendimtare për jetën e pacientëve.

  • Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

    Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

    Korça, qyteti i njohur për artizanatin dhe trashëgiminë e pasur kulturore, ka tërhequr këtë herë tri vajza të huaja, të cilat po mësojnë mjeshtërinë e thurjes së qilimave.
    Njëra prej tyre vjen nga Turqia dhe ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Nëna e saj është me origjinë nga Korça, ndërsa babai turk, dhe për këtë arsye ajo e ndien thurjen e qilimave jo vetëm si një pasion, por si një rikthim tek rrënjët e familjes.
    “Jam Burxhu, jetoj prej 8 vitesh në Shqipëri. Jam me orgjinë nga Korça. Mami nga Korça e babi nga Turqia e unë jetoj në Tiranë tani. Unë e kam qejf të bëj punëdore e të mësoj diçka shumë ndryshe, kjo është hera e parë për mua. E pëlqeva shumë, është shumë tradicionale. Nuk e di nëse jam mirë por unë kam filluar sot e të shohim, mund të provoj më shumë për projekt më të madh.”

    Krahas saj, një vajzë nga Tajvani dhe një tjetër nga Anglia, të dyja të tërhequra nga bukuria e traditave shqiptare, kanë zgjedhur të mësojnë këtë zanat shekullor.
    Ato tregojnë se janë dashuruar me motivet, ngjyrat dhe simbolikat e qilimave shqiptarë
    “Përherë e pyesja veten a mund të bëj një qilim të bukur kur e pashë për herë të parë te Pazari i Vjetër në Korçë dhe jam shumë e lumtur që po mësoj tani. Me pëlqen tradita shqiptare. Në qoftë se bëj një qilim, do e marr me vete në Tajvan.”
    “E pamë online këtë mundësinë dhe përherë kam dashur të mësoj të thur qilima. Erdha kastile nga Tirana në Korçë për të mësuar. E dua traditën shqiptare. Po mësoj sepse jam e interesuar t’i bëj vet një ditë.”
    Kjo iniciativë ka nisur nga një sipërmarrje në Korçë, ku vajzat e reja kanë mundësi të mësojnë dijebërjen e qilimave të vjetër çdo javë në Qendrën Rinore, ku tingujt e tezgjahut bashkohen me frymën rinore dhe gjeneratave./vizionplus.tv