Skënderbeu, shansi për arratinë, Besa, Lushnja, Kastrioti dhe Korabi skuadrat që ende nuk kanë fituar këtë edicion.
Kampionati i 78 i futbollit në Kategori të Parë në këto javë të luajtura po tregon rivalitet të madh thuajse te të gjitha performancat sportive të gjvilluara deri më tani. Përjashto Skënderbeun i cili vijon të dominojë me pikë (13 në 5 javë), të tjerat janë tërësisht të padeshifruara.
Barazimi i bardhezinjëve dje në fushën e tyre ndaj Apolonisë (1-1) por dhe fitorja e Luftëtarit në Pogradec me skuadrën vendase 2-3, dëshmojnë më së miri se skuadrat e këtij edicioni janë të paparashikuara duke bërë lëmsh objektivë të ndryshëm. Ndërkohë sot në orën 14:00 do të zhvillohen katër duelet e mbetura të këtij raundi.
Ndeshja me pritshmëri të lartë luhet në Fushë Krujë aty ku Iliria pret Besën e Kavajës. Rritja e skuadrës së Dritan Smajlit dhe gjëndja e rënduar te kavajasit (3 pikë në 5 javë) gjithë pretendime, e bëjnë sfidën mes tyre mjaft luftarake. Ndërkaq Skënderbeu kryesues përballet në stadiumin “Skënderbeu” me Kukësin i cili largoi trajnerin Pajaziti duke mbetur në vorbullën e vështirësive organizative dhe rrezikut të një sezoni të dështuar.
Në Lushnjë debuton trajneri Ditmar Bicaj ndërsa vetë lagunarët pas 5 barazimëve në po aq takime kërkojnë fitoren e parë. Përballë ka krutanët e Ndreut të cilët mbetën larg pritshmërisë së klubit.
Histori tjetër përballja e “Liri Ballabani”-t teksa sot derbi rajonal Burreli- Korabi ka shumë për të treguar. Ndalesa e Laçit dje mund të kthehet motiv i shtuar për matjanët pasi një fitore do ta ngjiste skuadrën e teknikut Samuel Nikaj në vend të dytë. Për Korabin, pikët janë emergjencë. Aktualisht 1 pikë larg fundit të ftohtë.
Java e 6-të Kategori e Parë 2025/26
Sot ora 14:00
Ilria- Besa
Skënderbeu- Kukësi
Lushnja- Kastioti
Burreli- Korabi
Luajtur dje:
Laçi- Apolonia 1-1
Pogradeci- AF Luftëtari 2-3
Vazhdo leximin