Tag: korabi

  • Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Dy ndeshjet e luajtura dje Besa- Korabi 3-1 dhe Skënderbeu- Lushnja 4-3 pasohen sot nga katër duelet e tjera te Kategoria e Parë për llogari të xhiros së 13-të të saj

    Kastrioti i Krujës përballet me Laçin në “Redi Maloku”, AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues në pankinë pret Apoloninë në Gjirokastër, Pogradeci ndaj Ilirisë në “Gjorgje Kyçyku” dhe Kukësii vendit të fundit ndeshet me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”.

    Të gjitha takimet startojnë në orën 13:30.

    Kategoria e Parë, java e 13-të:

    Sot:

    13:30

    Kastrioti – Laçi (në “Redi Maloku”)

    AF Luftëtari- Apolonia

    Pogradeci – Iliria

    Kukësi-Burreli

    Luajtur dje:

    Besa-Korabi 3-1

    Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • FOTO/ Shoqata ”Korabi” i dhuron spitalit në Laç një inkubator për të porsalindurit dhe pajisje kirurgjikale

    FOTO/ Shoqata ”Korabi” i dhuron spitalit në Laç një inkubator për të porsalindurit dhe pajisje kirurgjikale

    Një akt bamirësie është bërë nga shoqata ”Korabi”, ku spitalit të qytetit të Laçit u dhuruan një inkubator për të porsalindurit si dhe pajisje të tjera kirurgjikale për ndërhyrje urgjente, gjatë një ceremonie që u zhvillua të martën e shkuar datë 25 nëntor 2025.
    Kjo është herë e pestë që kjo shoqatë dhuron pajisje të tilla për spitalet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoqata “Korabi” është krijuar në Bolonjë në vitin 2022 dhe përbëhet nga sipërmarrës e profesionistë shqiptarë dhe arbëreshë.

    Drejtuesit e shoqatës u pritën nga kryetarja e bashkisë Laç, Majlinda Cara, dhe drejtoresha e spitalit, znj. Edlira Lleshi. Kryetarja e bashkisë falënderoi “Korabin” për këtë gjest bujar duke nënvizuar faktin se një pajisje e tillë i mungonte spitalit dhe se prej ditës së sotme, nënat e reja do të ndihen më të qeta për kushtet, në momentet kur lindin fëmijët.

    Në emër të shoqatës, Presidenti i saj, Astrit Poti falënderoi kryetaren për pritjen e ngrohtë dhe u shpreh se qëllimi kryesor i shoqatës “Korabi” është të ndërmarrë akte bamirësie, kudo ku ka nevojë, qoftë në Shqipëri, por edhe në komunitetet arbëreshe në Itali, me një përkujdesje të shtuar ndaj nevojave të fëmijëve.

  • Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mposht Apoloninë, fitojnë edhe Burreli, Kastrioti, Korabi e Lushnja

    Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mposht Apoloninë, fitojnë edhe Burreli, Kastrioti, Korabi e Lushnja

    Sfida Apolonia – Skënderbeu uli siparin e javës së 11-të të kampionatit “Kategoria e Parë”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” përfundoi me fitoren 2-3 të korçarëve.
    Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërsa Korabi dhe Lushnja arritën fitore minimale 1–0 respektivisht ndaj Kukësit dhe Ilirisë.
    Besa dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa Burreli mposhti Pogradecin me rezultatin e pastër 2–0.
    Java 11
    Burreli 2-0 Pogradeci
    Besa 0–0 Laçi
    Kastrioti 3–1 AF Luftëtari 
    Korabi 1–0 Kukësi
    Lushnja 1–0 Iliria 
    Apolonia 2–3 Skënderbeu

  • Kategoria e Parë, renditja/ Laci bën hap të gabuar kundër Besës, Lushnja fiton, Kukësi drejt Kategorisë së Dytë

    Kategoria e Parë, renditja/ Laci bën hap të gabuar kundër Besës, Lushnja fiton, Kukësi drejt Kategorisë së Dytë

    Në ditën e sotme janë zhvilluar katër takime në Kategorinë e Parë. Korabi ka arritur të fitojë ndaj Kukësit duke thelluar akoma më shumë krizën e verilindorëve. Kukësi gjendet me pikë në vendin e fundit dhe me këtë ritëm, duket i rënë në Kategorinë e Dytë. Nga krahu tjetër Lushnja ka fituar ndaj Ilirisë 1-0.
    Një fitore e madhe e djemëve të Bicajt që mundin Ilirinë, duke e hequr akoma më shumë nga dy vendet e para. Besa ka ndalur Lacin në barazimin 0-0, me kurbinasit që nuk përfituan dot nga gabimi i Pogradecit për t’u shkëputur në vendin e dytë. Kastrioti fitoi ndaj Luftëtarit 3-1, për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit. /Sport Ekspres/
    Besa-Laci 0-0Kastrioti-Luftëtari 3-1Korabi-Kukësi 1-0Lushnja-Iliria 1-0

  • E Para/ Besa pret Laçin në Luz, Lushnja pa Bicajn në timon

    E Para/ Besa pret Laçin në Luz, Lushnja pa Bicajn në timon

    Besa- Laçi kryesfida e ditës së sotme zhvillohet në Luz të Vogël (Kavajë) por Kategoria e Parë ka në program për javën e 11-të të saj dhe 3 takime të tjera. Ato nisin të gjitha në orën 14:00.

    Në kalendar Lushnja pa Bicajn (pezulluar nga Disiplina) në pankinë, pret Ilirinë një tjetër skuadër e fortë. Duel me karakter mbijetese shihet ai i Peshkopisë me Korabi- Kukësi ndërsa ndeshja tjetër i përket përballjes Kastrioti- AF Luftëtari. Takimi Apolonia- Skënderbeu zhvillohet të dielën në orën 14:00.

    Java e 11-të:

    14:00

    Besa-Laçi

    Lushnja- Iliria

    Kastrioti- AF Luftëtari

    Korabi- Kukësi

    Apolonia- Skënderbeu të dielën

    Burreli- Pogradeci 2-0 (luajtur të premten)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

    Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

    Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mposhti Korabin 3-2, në duelin e javës së 10-të në Kategorinë e Parë.
    Skuadra korçare e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Nasr në minutën e 20-të dhe Vangjelit në minutën e 22-të.
    Pavarësisht avantazhit, vendasit nuk arritën ta menaxhonin rezultatin. Korabi reagoi në pjesën e parë me golin e Morinës në minutën e 35-të, duke ngushtuar diferencën. Në fraksionin e dytë, dibranët vazhduan të kërkonin barazimin, që erdhi në minutën e 76-të me anë të Markut.
    Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vulosi takimin. Foti Çuçka shënoi në minutat e fundit, për t’i dhënë fitoren korçarëve.
    Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Korabi renditet i shtati me 10 pikë.

  • Besa provë e madhe në Korçë, inferiorët në dy ditë

    Besa provë e madhe në Korçë, inferiorët në dy ditë

    Kavajasit brenda apo jashtë objektivit për dy vendet e para? Përgjigja vjen këtë të premte nga…Korça

    Krahas Superiores ndërsa java e tetë nis nesër, avancon edhe Kategoria e Parë. Drejtoria e Garave në FSHF ndryshe nga edicionet e kaluara ka programuar të njëjtat javë, data e gjithëka lidhet me dy nivelet më të larta thuajse në unison me njëra tjetrën.

    Kështu e ndarë në dy ditë akti i tetë në inferiore nis neser me tre takime. Fillimisht në orën 14:00 duelet; Iliria-Korabi e Lushnja- Apolonia dhe më pas takimi emocionues i Korçës.

    Aty ku Skënderbeu – Besa do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Një takim i dy skajeve të tabelës por që pritet të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të skuadrës kavajase e cila shpesh ka dominuar në fushë por i kanë munguar golat.

    Ndërkaq të shtunën në orën 14:00 tre ndeshjet e tjera.

    Kategoria e Parë, java e 8:

    E premte:

    Iliria – Korabi 14:00

    Lushnja – Apolonia 14:00

    Skënderbeu – Besa 17:00

    Të shtunën ora 14:00

    Pogradeci – Kastrioti 

    Kukësi – AF Luftëtari 

    Laçi – Burreli /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • E Para/ Gjashtë sfida të ekuilibruara, debutojnë Çela e Devolli

    E Para/ Gjashtë sfida të ekuilibruara, debutojnë Çela e Devolli

    Nëse ka një javë e gjitha për t’u eksploruar ajo përkon me këtë raund të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajnë jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024). Aty ku askush nuk di të thotë se si mund të shkojnë.

    Pa harruar Ilirinë e Fushë Krujës që ka po aq pikë sa kurbinasit, 10-të. Në kalendar edhe ekipi i Dritan Smajlit figuron udhëtues mirpo paraprakisht ata luajnë në shtëpi pasi derbin me Kastriotin e luajnë në stadiumin e tyre.

    Sfidë interesante edhe ajo ndërmjet Apolonisë dhe Burrelit me skuadrat që ndahen me vetëm një pikë. Po me një pikë diferencë përballen në Peshkopi, Korabi me Lushnjën.

    Ndërkohë kryesifda, nëse do kërkohet një e tillë, zhvillohet në Luz të Vogël të Kavajës. Besa e Shpëtim Duros pret Pogradecin që nga kjo ndeshje drejtohet nga Emiljano Çela. Ndoshta shansi i fundit për kavajasit për të qëndruar në ‘garë’ e për t’u afruar me skuadrat e kreut. Verdhezinjtë gjithë pretendime, ende pa fitore.

    Kategoria e Parë, java e 7-të:

    14:00

    Apolonia-Burreli

    AF Luftëtari- Skënderbeu

    Kukësi- Laçi

    Besa- Pogradeci

    Korabi- Lushnja

    Kastrioti- Iliria/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

    Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

    Rigels Tepshi, ardhur vetëm në verë nga Teuta tek Korabi, si një element me potenciale pritshmërish të mëdha në sulm rishfaqet shumë elokuent e fin në fushë sot në sfidën e sotme për Kupë ndaj Veleçikut. Pas një periudhe rikuperimi dhe akumulimi energjish, Tepshi shfaq atë që duhet të demonstronte prej vitesh në fushat tona, por që nuk kishte hapësirën dhe mundësinë ta bënte. Një djalë shumë fjalëpak dhe me forcën e shpërthimit në vetëvete tregon fare pak nga arsenali i tij, në sfidën e sotme me Veleçikun për Kupë, duke shënuar jo vetëm golin e avantazhit dhe zhbllokimit të sfidës pas barazimit momental 1-1, por edhe ecurisë së mëtejshme në lojë në ndihmë të skuadrës.
    Një element që forcon ndjeshëm për sezonin dhe kampionatin sektorin ofensiv të Korabit, aty ku vete Rigelsi mjafton të ketë hapësirën e mundësinë në fushë për të bërë atë që ai vete ka angazhimin dhe sfidën personale të bëjë, golat. Për disa sezone te Teuta në Superiore nuk e pati mundësinë në fushë të dëshmonte disa prej karakteristikave të tij. Tashmë me ardhjen e tij te Korabi gara është e hapur dhe arma e tij më e fortë është puna dhe disiplina e ku natyrisht edhe sfida me vetveten për të rritur standartin e tij në fushë si një golashënues rrace. Aktivizimi i tij në rritje e në vijim është një domosdoshmëri për forcimin e sulmit dibran për sfidat në vijim që e presin Korabin. Natyrisht, duke mbetur sërish në vëmendjen dhe radarin e klubeve të tjera. Për momentin ai mbetet i fokusuar te Korabi, ku premton një sezon alla-grande, për tu bërë vërtetë problem i mbrojtjeve të tjera rivale. /Sport Ekspres/

    Goli që bëri sot kundër Velecikut për Kupë

  • Kupa/ Laçi e Korabi në turin e dytë, nesër 14 sfida të tjera

    Kupa/ Laçi e Korabi në turin e dytë, nesër 14 sfida të tjera

    Laçi dhe Korabi janë dy skuadrat e para të cilat kalojnë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë edicioni i 75-të.

    Kurbinasit pritën në takimin e vlefshëm për turin e parë Këlcyrën me të cilën luajtën sipas formulës më një takim në Ahmetaq ndërsa dibranët u përballen me Veleçikun e Koplikut në kompleksin ”Internacional” në Pezë-Helmes.

    Skuadra bardhezi e Senigaliezit fitoi lehtë 3-0 me Këlcyrën dhe formoi ‘C2′. Golat u shënuan ng Kalaj 2′, Myrta 38′ dhe Muhamad në të 69’.

    Ndërkohë Korabi e mbylli 4-1 ndeshjen me koplikasit me gola të shënuar nga Kuka në të 17′, Tepshi 51′, Goga 66′ dhe Halilaj 78′. Për ekipin e Dulit goli u shënua nga Banushaj në të 27′. Korabi formoi C10.

    Kështu Laçi pret fituesin e çiftit AF Luftëtari- Oriku ndërsa Korabi në turin e dytë peshkon njërin mes Pogradecit ose Delvinës. Nesër të gjitha takimet e tjera të këtij turi në orën 13:30./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin